"Ngrin" konsensusi për ligjet mes PS-së dhe PD-së

12 Janar 2012, 17:28Politika TEMA

Dy muaj pas arritjes së marrëveshjes për reformen zgjedhore, reformen e rregullores dhe miratimin e ligjeve me 3/5, konsensusi mes demokratëve dhe socialistëve ka ngrirë.

Konferenca e Kryetareve, ku u arrit dhe marreveshja, nuk ka mundur te miratoje me konsensus kalendarin e punimeve te parlamentit, pasi ne kete kalendar ishte perfshire rishqyrtimi ne komisioneve e disa ndryshimeve ne ligjet qe kerkojne 3/5 e votave, ne Kodin Civil, Kodin Penal dhe ligji per Gjykaten Administrative.

Pika e parë e marrëveshjes së 14 nentorit kërkonte që “Projektligjet me shumicë të cilësuar, të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend në grupe, me kalendarë trejavore, sipas miratimit të Konferencës së Kryetarëve dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”.Por socialistet nuk kane pranuar qe keto projektligje te perfshihen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit.

Mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, megjithate mesohet se kryetari i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci ka kerkuar qe keto projektligje te hiqen nga kalendari, me argumentin se opozita kerkon me shume kohe. Ne nje njoftim zyrtar Kuvendi i Shqiperise thote se “kjo kerkese u percoll me shqetesim dhe se qendrimi i Partise Socialiste rrezikon seriozisht zbatimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011”. Pas miratimit pa konsusus te kalendarit, zoti Ruci nuk dha asnje detaj per kete qendrim te papritur, ndersa demokratet shprehen shqetesimin e tyre per terheqjen e socialisteve nga marreveshja per rishqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar deri ne mars.

“Zoti Ruci kërkoi në Konferencë heqjen nga kalendari të ligjeve me tre të pestat. Për ne përbën shqetësim sepse në bazë të marrëveshjes që është realizuar më 14 nëntor është kërkuar që këto kode te kalojnë”, thotë deputeti demokrat Edi Paloka.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit thote se “me shumicë votash, Konferenca vendosi që projektligjet me shumice te cilesuar të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje marrëveshjen e arritur 2 muaj me pare”. Te henen parlamenti mblidhet ne seancen e pare per kete vit dhe atje do te vendoset me vote ky kalendar pa konsensus. Të hënën do të behet me e qarte nese marrëveshja eshte vetem e ngrire apo ka deshtuar. /TCH

4 komente në ““Ngrin” konsensusi për ligjet mes PS-së dhe PD-së”

  1. populli says:

    s’behet stan me lepuj, populli.

  2. Argita_B says:

    Nuk ka patur kurre koncesus ndermjet te majtes dhe te djathtes shqiptare.
    Te dyja palet fatkesisht luftojne per interesat e tyre.

  3. olid says:

    Po keta ti votojne ligjet dhe ata te vjedhin. Por jo more jo derisa te zhduket kjo race e keqe qe eshte ne pushtet.

  4. qytetar says:

    PO
    s’behet stan me lepuj,
    se duhen burra dhe trans
    te quajtun burrnesha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje