Ministria e Jashtme në krah të Thaçit: Thirrjet e Vetëvendosjes si ekstremistët serbë

12 Janar 2012, 15:18Politika TEMA

Ministria e Jashtme shqiptare ka dalë në krah të kryeministrit Hashim Thaçi, duke i cilësuar ekstremiste planet e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e kufirit me Serbinë.

“Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon”, thekson në një deklaratë për shtyp MPJ-ja.

Sipas saj “përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës”.

“Shprehim besimin se energjitë e këtyre forcave politike duhet të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

15 komente në “Ministria e Jashtme në krah të Thaçit: Thirrjet e Vetëvendosjes si ekstremistët serbë”

  1. Vlora says:

    po cfar mund te presim tjeter nga dy pro-serbet thaci-berisha……..

    1. AK says:

      MPJ QENKAN BASTARDE ME NE KRYE SALEN. POSI NUK DOLEN DHE NE KOMUNIKATE PER SHTYP PER DEKLARATAT ASNITSHQIPTARE TE TADIC NE DECAN POR SOT DALIN E FLASIN KUNDER ALBIN KURTIT. PTUUUU FARE E KEQE.

  2. Genti says:

    Haxhipordha kerkon te fitoje pike tek perendimoret ne kurriz te Vetevendosjes.

  3. ''evgjitngrenesi'' says:

    merre merre thuaj,pse nuk e shkrine fare kete ministri.le te beje here pas here ndonje ndonje deklarate fazllici dhe jemi ne rregull

  4. alban says:

    Nje popull qe mbron te drejtat e tija ne token e tij eshte me se normale , por nje qeverri qe nuk mbron dot as kufijet e tije eshte anormale . Sa gje e ulet per ata qe te kane dhene voten e te behesh deputet!!!

  5. Besi says:

    Hugo Chavez i del ne krah Ahmadinexhadit.

  6. Treviso says:

    Per mua nuk asht nje çudi vendimi i ministris se jashtme.Ka vendos babaxhani sali Berisha per te ndihmuKosoven siç e ndihmoj para lufte me naft dhe a…..

  7. qytetar says:

    pordhet e tua nuk shkojn te nderkombetaret.
    jeni katandis te merni kredite nga partit kosovare
    ne kurriz te kombit.
    kontrabandistet mbeshtesin kandrabandistet edhe ata serb
    por jo reciprocistet shqiptar.

  8. Albanische- deutch says:

    ne qeverine shqiptare dhe ate kosovare ligjin e bejne kelyshet e serbit dhe grekut..fatkeqsisht ne qeveri eshte futur llumi i shoqerise shqiptare qe shesin dhe breket e nenes tyre per pare…ky Thaci eshte figure me e ndyre se Berisha

  9. albanian eagle says:

    Duhet Abdi Baleta minister i jashtem.Dhe shikojeni Shqiperine pastaj.

  10. ivani i madh says:

    keta dy pseudo pariote berisha e thaci tregohen gjela me te tyret dhe pula me te huajt kur ky zotri na permend kushjtetuten pse nuk vepron kundra serbeve qe bllokojne ruget e rezik te ndroje ruge kur i dalin perpara ata .Sa per 21 janarin qe na permend eshte thelluar apo po ben lojen e sales se me kete po na mbush mendjen se ne zgjedhjet vendore e sidomos per bashkine e Tiranes rezik te kete gisht me dergimin e kontigjentit te tij ne ndime te lulit te berishes.MUND TE THEM SE NGA NJERES TE TILLE DUHET SHUME KUJDES SE KETA SE KANE PER GJE TE TE BEJNE GJEMEN PER INTERESAT E TYRE E TE PADRONVE QE I DREJTOJNE sa per pjesmarje ne lufte eshte e dyshumte se perse kane mare pjese kete le tja leme ta gjykoje historia me fakte e dekumenta reale .Sa per A. Kurti e Vetvendosjen ic te mos kete frike nga keta sherbetore te sllaveve se kane mbeshtetje nga mbare kombi shqiptar e diaspora mbare. Poshte tradhetaret e kombit kudo qofshin lart e me lart flamuri yne kombetar me shkaben dykrenare

  11. deni says:

    Per albanian eagle
    Bashkohem me sugjerimin tuaj per nje minister te jashtem si z.Baleta, por, une do te shkoja me tej duke sugjeruar qe te kishim nje levizje qe do te udhehiqej nga nje person qe te kishte nje begraund te Baletes, por, natyrisht te ishte me i ri se personi ne fjale. Gjithsesi, komplimente per gjetjen e bere nga ana juaj, prsh.

  12. mali says:

    Ju duhet ta mirekuptoni Haxhipordhen, tekstin dhe butonat ja shtyp sali-serbi. Dhe sali serbi i shkrete nuk ka çfare te beje,serbet e kane dosjen e saliut sa nje dyshek,(ja kane zene ko… me dere) ashtu si saliu i ka te tere ministrat e vet me dosje.

    Te dy klyshet andej dhe kendej kufirit bejne duet se duan te ruajne pushtetin

  13. Mallakastrioti says:

    ..po kete “Evgjitin” Haxhinaston, kush i tha te beje Komente per Vetevendosjen??
    Apo mori urdher nga Serbia, mbase edhe nga Sali Vicidolli, ose mbase edhe nga te dy te fundit..
    Shiko se c´fare fytyrash te Shplara qe kemi ne Politike si ne kosove si dhe ne Shqiperi..
    MJSH-se pse nuk bene Deklarata per Mitrovicen qe e mbajne te Pushtuar Bandat Serbe??dhe vete Serbet qe jane “Demikrate” pse nuk i heqin por Qeveria serbe, Investon Miljarada doll…Ngrihet Spiuni i serbeve dhe u thote Shqipetareve Terrorist…nuk ka me ku te shkoj….Ne Shqipot kemi tre Besime Fetare..por neve edhe zoti na ka kthyer Shpinen duke na sjelle Berishe Vicidollin ne krye…rrofte Shqipja ETNIKE…

  14. labi ziko says:

    Sa te neveritshem jane politikanet tane ketej e andej kufirit.
    Si munden te armiqesohen me nje pjese te popullit te vet me kesisoj qendrimesh, sado te jete ajo? Kur do ta kuptojne ndonjehere dukurine e veprimit e kunderveprimit te dukurive e fenomeneve dhe ne nje shoqeri.
    Te veprosh keshtu si lypin keta soj politikanesh do te thote qe te mos kesh kurre te shkuar e as te ardheme. Do te thote te mos kesh dinjitet si komb.Interesat e serbeve, e grekeve e te tjereve po jane qe te na tkurrin akoma si territor dhe si komb dhe pse u dashka qe ne te rrime duarkryq? Sa larg e miope po eshte kjo soj politike e jona prej interesave te popullit te saj dhe te kombit te ve! Mjere ne!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje