Veliaj: FRESSH, një hapësirë për të rinjtë

12 Janar 2012, 19:44Politika TEMA

Erion Veliaj,  Sekretar për Rininë dhe Emigracionin ka prezantuar dje projektin Re:Fressh për ditën e 15 janarit, kur PS feston 20  vjetorin e krijimit të forumit rinor dhe kërkon ta hapë më shumë këtë forum ndaj të rinjve. Sipas tij, çdokush që kërkon një hapësirë ku të dëgjohet mendimi i tij për politikat arsimore dhe më gjerë, edhe pse nuk mendon si të rinjtë socialistë, është i mirëpritur të thotë idetë e tij.

Veliaj ka sqaruar publikisht se në datën 15 janar veç aktiviteteve të shumta, do të jetë dhe një takim për programin, për të treguar që  të rinjtë socialistë nuk dinë të thonë vetëm kush e ka gabimin, por dinë të tregojnë edhe se si mund të bëhet më mirë, sa duhet të shpenzohet për buxhetin e arsimit apo si duhen punësuar të rinjtë.

“Ky do të jetë një moment për t’u rifreskuar, nga vetë slogani ynë re:Fressh. Duke qenë se është aktiviteti i parë i PS për këtë vit, do të jetë një rifreskim, do të jetë një mënyrë për t’i filluar gjërat nga e para me këtë vit të ri. Do të jetë një moment për t’u hapur ndaj djemve dhe vajzave të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj lëvizje. Ka disa të rinj të cilët ndoshta nuk besojnë në çdo gjë që ne besojmë, por nëse ka vetëm një çështje në programin tonë, qoftë ky buxheti arsimit, qoftë ky punësimi i të rinjve, qoftë kjo mbrojtja e mjedisit, në qoftë se ka të rinj që të paktën në një nga këto ide bashkohen në këtë pikë, ju lutem mirëpritini dhe tregoni që janë mëse të mirëpritur në Partinë Socialistë dhe në FRESSH”, deklaroi Veliaj.

1 komente në “Veliaj: FRESSH, një hapësirë për të rinjtë”

  1. Tauland alla says:

    Po kjo qe thuati z,veliaj ,eshte e vertet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje