Rama: Berisha dha mesazhe për arkivimin e çështjes së Metës. Pas 100 vitesh pavarësi, ne nuk kemi barazi para ligjit

13 Janar 2012, 13:40Politika TEMA

Kryetari i PS bën apel për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Rama kritikon mënyrën se si ka zgjedhur qeveria të festojë për 100 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se opozita ka një plan të sajin. Rama: Pas 100 vitesh shtet ne nuk kemi fituar akoma votën e lirë. Në fund Rama bën thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në homazhet e 21 janarit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë vit, dha mesazhe për çështjen e Metës, foli për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë dhe për 21 janarin.

Fillimisht ai u shpreh ashpër kundër gjesteve të fundit të kryeministrit Berisha, i cili po jep mesazhe ndaj drejtësisë që të mos dënojë Ilir Metën. “Kryeministri dëshmoi egërsinë ndaj pushtetit të drejtësisë në intervistën e parë për këtë vit. Ai ka goditur me një gjuhë mafioze prokurorinë dhe ka paralajmëruar arkivimin e çështjes.

Ne kemi mbajtur qëndrimin e çdo force politike evropiane. Tani është koha për të thënë se pas 100 vjetësh pavarësi, Shqipëria nuk ka asnjë barazi para ligjit dhe është ngritur kultura e pandëshkueshmërisë.

Ne jemi të vendosur ta udhëheqim Shqipërinë në rrugën e Europës,” tha Rama.

Kreu i PS deklaroi se pas 100 vitesh shtet, shqiptarët ende nuk kanë fituar votën e lirë. Për këtë arsye, Rama tha se ky vit do i dedikohet luftës për votën e lirë.

“Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa ndaj luftuam dy vite me mundim e sakrifica për votën e lirë. Koha dhe vjedhja në dritën e diellit e votave në Tiranë na dhanë të drejtë. Jemi rikthyer në rrugën e ndërtimit të një politike të re. Tek zgjidhja e problemit të zgjedhjeve shikojmë vijën ndarëse mes Shqipërisë dhe Europës,” tha Rama.

“Nëse në 100 vjet shtet nuk kemi arritur të mos japim të drejtën e votës, ne do e kthejmë këtë vit në vitin e ndarjes nga zgjedhjet e vjedhura. Duam reformën zgjedhore që të adresojë çdo rekomandim dhe të realizohet brenda afateve. Duam të zgjidhet problemi që të mos votohet disa herë nga një person.”

Rama ka kërkuar që Berisha të pranojë kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Duam një reformë zgjedhore që të adresojë rishikimin e sistemit. Me këtë kuptojmë përmirësimin e tij, qoftë duke prekur Kushtetutën. Palës tjetër i kujtoj se ka deklaruar se do pranojë çdo propozim të opozitës për sistemin. Unë i bëj sot apel për ta marrë parasysh ndryshimin e sistemit,” tha Rama.

Ndërsa duke folur për ligjet me 3/5-at, Rama tha se opozita kërkon që të përgatiten ligje cilësore, jo arnime.

“Draftet e përgatitura nga qeveria janë si batanije të vjetra ushtarake të mbushura me arna. Spikeres së Kuvendit i them merre shtruar. Mos keni merak se po prishim marrëveshjen me ju, se ne marrëveshjen nuk e kemi me ju, por me shqiptarët që duan Europën,” tha Rama.

Lideri i opozitës po ashtu foli për situatën ekonomike në vend.

“Ky 100 vjetor e gjen Shqipërinë në krizë ekonomike. Pasuria kombëtare sulmohet çdo ditë nga një qeveri grabitqare e dalë nga vota e vjedhur. Ky vit simbolik është viti i programit për të rimëkëmbur ekonominë. Ne do ua tregojmë gjatë gjithë vitit se si do e rimëkëmbim ekonominë. Do bëjmë që kush fiton më shumë, paguan më shumë. Duam të tregojmë se çfarë kemi mësuar nga gabimet tona të së shkuarës. Ne do ua tregojmë të gjitha këto me zemër të hapur e modesti,” tha Rama.

Kreu i PS ka rezervuar kritika për mënyrën se si ka zgjedhur qeveria të festojë 100 vjetorin, duke thënë se po festohet si në komunizëm.

“Do kontribuojmë për festimet e 100 vjetorit me një plan tonë, kur të shohim sa qesharake e komuniste janë festimet e qeverisë,” tha Rama.

Në fund Rama ka bërë ftesë për shqiptarët që të marrin pjesë në homazhin e 21 janarit. “Mos harroni 21 janarin. Ne nuk do e harrojmë derisa të bëhet drejtësia, derisa të lehtësohen plagët e atyre familjeve. I përsëris apelin prokurorisë që të mos tërhiqet nga dhënia e drejtësisë, pavarësisht kërcënimeve dhe gjurmëve apo provave të fshira. Vrasësit janë të lirë dhe urdhëruesit vazhdojnë të sundojnë. Për këtë 21 janar ne do bëjmë ceremoninë e përvjetorit të parë të ndarjes së tyre nga jeta, një homazh ku janë të mirëpritur të gjithë. Natyrisht edhe në kujtim të drejtësisë së munguar,” tha Rama.

24 komente në “Rama: Berisha dha mesazhe për arkivimin e çështjes së Metës. Pas 100 vitesh pavarësi, ne nuk kemi barazi para ligjit”

  1. anticensurë says:

    ““Do kontribuojmë për festimet e 100 vjetorit me një plan tonë, kur të shohim sa qesharake e komuniste janë festimet e qeverisë,” tha Rama.

    ti je debil i lindur o edi rama!dhe ti vazhdon akoma të lidhësh çdo gjë të keqe me komunizmin!ky i çmëndur që kemi në krye është thjesht një diktator,përdor kartën e antikomunizmit për të tërhequr budallenjtë pas!
    ti si i “zgjuar dhe europjan”,po përpiqesh të shkosh në gjurmët e tij!përmënd të njëjtat gjëra!thjeshtë sikur jeni duke luajtur ping-pong!që të dy keni rraketat tuaja por topi i lojës është “komunizmi”!
    edi rama jo vetëm që je një frikacak,adoleshent,mëndjemadh por tashti po shkon në rrugën e mediokritetit!këtë mediokritet po e kopjon keq nga sali berisha!ashtu si saliu u bë një kopje e keqe e enverit,ashtu po bëhesh dhe ti një kopje e keqe e saliut!

    1. Aishja prej Sauku says:

      Ke te drejt mre Anticensur,po ky Edush-lepurushi nuk mushet me men.I flet hunda para gojes.Pra ka nuhatje te modhe se Qeveria ka ne plan me e festu nryshe 100 vjetorin e Pavarsise ene ky do i bon kankurenc,pra do me bo sisteme paralele si serbet e Mitrovices ne Kosove.Ne vend qi ta detyroje Salushen qe te zbatoje ligjet qe jon te miratume ne Kushtetut per te respektu historin tone,Edushi vepron si kalamajt e kopshtit…..-Po s’me dhe akullore me luleshtrydhe do e boj shurren ne brek……Munohet me po presion pra kshtu bohet opozit ne Shqipni.Kta trapa si Salushja ene Edushi jon bo aq te neveritshem,njoni i bie ciftelis tjetri mandolines,ne populli osht bo rrumpall.Varfnia osht ul kam-kryq ne vatrat tona ene zot na boj dermon.I tha Arvizu dje kur drekun bashk,-para se ta nxjerresh llafin nga goja Edo,menoje mire i tha.Po Edushi e ka kuptu nryshe.Vazhdon qi gazrat e mbledhuna ne kok prej vjitesh ti nxjerri prej goje ene e ka vu upuziten ne gjume prej 2005.Ca me t’thon une e shkreta,…. ju luta Arvizut qe te me boje mu presidente,… sic boni Atifeten ne Kosove,… ene kom me ju dhan te gjithve cdo mgjes ka nji got tamel falas

      1. Luan Kavaja says:

        eje moje Aishja prej Sauku ti po thue te verteten….Une themse se: (Salen-Edin-Bashen) ti lidhem te tre byth me bythe ketu ne Skenderbeu dhe ti leme derisa tu dale shpirti nga bytha,C’fare thua ti moja Aishja?

        1. raimondi says:

          Edi ze ne goje Komunizmin -O Edy, don’t beat you beat dead horse …..

          Po ca lidhje kame me komunizmin keto qe ben Sala mor aman ?

          O Ediiii! Komunizmi me Salen kane nje ndryshim thelbesor qe shte :

          -Komunizmi 50 VJET NDERTONTE……

          Sali 20 VJET po SHKATERRON …….

          E kutpon tani ndryshimin midis Komunizmit dhe Sales

          –Sa per metodat komuniste ,ato mos i zer me goje se nuk i kutpn dot
          se ato metoda po perdor Kina qe eshte Superfuqia e se Ardhmes dhe vendi dyte ne bote sot

          –Ndaj mos u merr me Komunzimin se na hape barkun dhe tregon nje nivel intelekti qe le shume per te deshiruar…….

          Po c’eshte kjo pike e zeze mor aman ! –Nqs ti nuk ke respekt per ata njerez
          qe per 50 vjet luftuan me shprit e me zemer per ndertimin dhe mbrojtjen e Shqiperise-

          Atehere trego pakez rrespekt per ne qe jemi elektorati jot dhe qe kemi
          respektin me siperor per ata njerez heroik dhe te jahstezkonshem
          qe sakrifikuan jeten e tyre dhe te femijeve te tyre qe nga lufta partizane dhe deri ne ndertimin e Shqiperise moderne industrialo-agrae
          –Shqiperi te cilen ti dhe shoket e tu politkane e kthyet ne nje ground zero..
          Ti ke rene ne gracken e Sales,thote mire Anticensura

    2. fadilhasa says:

      Kurse ti qenke kokrra e intelektualit. Po keto idiotizma mendon ti ndash me ne te tjeret? Ik vill andej nga te kane vjelle edhe ty, se ju jeni ca kerma qe hani ate qe leshoni nga pas. Mbajeni fort Meten eeee, se pastaj ju fluturuan te gjitha! Kur i vjen fundi e ndjen dhe qeni thone, po ju qenkeni komplet cyryke, nuk doni te ikni pa qelbur dynjane.

    3. gentozoari says:

      Jeni bere patetike deri ku nuk mban me. Me ca ofendime mendoni se do ia hidhni shoshen siper diellit e do mbulohet cfare po ndodh ne ket vend. Zoti mos ju dhente tu bien ne koke ato qe u bien shqiptarve per hise nga ky pushtet. PS do fitoje ne keto zgjedhje, po te pakten mos kini merak, juve, komentuesve me porosi nuk do tua vjedhe kush identitetin.Do mbeteni po ata plehra

  2. dritani says:

    2,850,000 banore dhe 3,000,000 zgjedhes!

    Kete sqaro Z.Rama se te tjerat shkojne vete ne vendin e tyre.

  3. arrori says:

    edi,je gjenial fare,e hodhe tuc [email protected] kujdes,kur te dilni per homazhe ,mos beni zhurme,se saliu do jete duke punuar per planin 5 vjecar te BE-se.te paska instruktuar mire Arvizu dje me keto lloj keshillash.e paska tallur mire bythen dje ai me ty.apo s’e ka dhe te zeze.

  4. olti says:

    Kujdes mos hidhni domate e molle te prishura ndaj Kryeministrise se pergjigjet me karamale Garda Heroike. Vertet a te ka dhene besen Salia qe sdo qis pushke prej kulles??????

    Megjithate te pushkatuarit e 21 Janarit jane turp i popullit Shqiptar kudo qe ndodhet.

  5. ana frank says:

    keto blegerimat e k/opozitarit jane:
    REPORTAZH ME “ARVIZU” NE GRYKE”
    zoti rama 21 janari 2012 eshte shansi i fundit per ju..
    asnje here nuk kerkove:
    1-te shpallesh deshmore te vraret e 21 janarit.
    2-doreheqjen e berishes
    3-nje monument per Ata para kryeminstrise.
    21 janari 2012 ….OSE ME POPULLIN OSE TRADHETAR
    I TYRE

  6. luis says:

    Ku jeni trima komentues qe doni revolta masive per te zhdukur Berishen.
    Rast me te volitshem se me 21 janar ne diten e perkujtimit nuk keni.
    Neqoftese vertet jeni te tille mbusheni Tiranen ate dite dhe mos u largoni deri sa qeveria te jape doreheqje dhe vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme,ose perndryshe heshtni e mos jepni leksione kur as prakun e shtepise nuk e kaloni per interesa madhore.

    1. babloku says:

      Ku je mer Dak? Ide te bukura keto – po ti do vish po dolem ne? Se dhe vjet ne ket kohe aty ishim, po ca njerez kane vetem qejf kritikat, kurse ca te tjere kane b… me dale ne shesh. Berisha eshte rruges per ne vendin e mbrekullushem te cdo dikatori, e per kete e ka patur perballe Ramen qe diten e pare. Ca kane nderruar rruge, e xhepa, e jane mire sot, po shumica nga ne jo, ndaj une do jem aty per shesh a vote, tubim a protest, se sot armiku im, dhe i te gjitheve, sidomos atyre te mjereve qe jane ne krahun e tij, eshte vetem Sali berisha Them dhe atyre qe jane ne krahun e tij, se po u soll keshtu edhe ndonje i krahut tjeter pas Berishes i piu e zeza ?

  7. Shpetimi says:

    Me 21 Janar le te dalim te gjithe para Kryeministris dhe te marim masa per vetembrojtje.Nuk kemi pse te presim te na organizoj Rama, perkundrazi mos ti pranojme ata midis nesh.

  8. Nuri says:

    O Edo si te tha Arvizu dje: Mos e hap gojen deri me 2013 e te kerkosh zgjedhje te parakohshme.Pastaj shohim e bejme, nqs sillesh mire te bejme kryeminister, nqs jo ketij populli bageti i ngjeshim Salen edhe per nje 8 vjecar. Ne popull kot jemi po ama edhe ti nuk je me i mire se ne. Te ka fut Sala dru e te ka sha me rrenje e me dege e ti rri kokelur para tij me keq se ne.

  9. deni says:

    Per Shpetimin,
    Jam plotesisht dakort me komentin tuaj, vetem nuk pajtohem me daten.
    Dua ta argumentoj pse jam kunder kesaj date: Kjo date simbolizon nje re volte te organizuar nga opozita, dhe duam apo s´duam ne, ato e kane monopolizuar kete date. Une mendoj se koha per protesta eshte me aktuale se kurre, por, perderisa nuk kemi nje levizje me njerez qe nuk kane qene pjese e opozites apo mazhorances, nuk do ta kemi kurre shansin per ndryshimin e kesaj situate qe kane ofruar ne keto vite qofte PD ose PS.Gjithsesi ju falenderoj per idene qe keni.

  10. O POPULL I SHQIPERISE QE VOTON ME SHUMICE OPOZITEN DHE TA VJEDH VOTEN DYSHJA MALOKE BERISHA+META ME PAKICEN QE KA NGA PAS E QE PO PASUROHET SI ASKUSH TJETER PAKICE NE EUROPE (PAKICAT JANE GJITHMONE NE OPOZITE DHE JO NE PUSHTET SI NE SHQIPERI), ASGJE TJETER MOS BE O POPULL I DENUAR PREJ SHEKUJSH TE VUASH SA NGA TE HUAJT E SA NGA PJELLAT E KEQIA TUAJA, NGRIU E MOS PYET ME PER AMBASADORE A SHEFA AMBASADORESH QOFSHIN AMERIKANE APO EUROPIANE DHE BEJ ATE QE BERI POPULLI LIBIAN, ME SHUME KOSTO E DHIMBJE POR SHPORRI TIRANIN ME GJITHE FAMILJE DHE PUSHTETIN E KETIJ TIRANI-GADAFIN, SDO VONOJE SHUME DITE O POPULL SAPO TE NISESH REVOLTEN NGA JUGU NE VERI DHE KE PER TE PARE SE SI BERISHA+META ME FAMILJE BIOLOGJIKE E POLITIKE KANE PER TE PERFUNDUAR NE EKZIL (ME SIGURI NE VENDET ARABE OSE AMERIKO-LATINE) DHE PO KETA TE HUAJ AMERIKAN E EUROPIAN DO THONE: “ISHTE QEVERI MAFIOZE DHE RREGJIM DIKTATORIAL E PER KETE NE JEMI ME POPULLIN SHQIPETARE SI GJITHMONE, E REVOLTA JA ARRITI QELLIMIT DHE SHPETOI SHQIPERINE NGA MAFIA-PUSHTETI”, KESHTU KANE PER TE THENE TE GJITHE, SEPSE PERPARA FORCES SE NJE POPULLI NE REVOLTE NUK KA TE HUAJ QE TE SILLET NDRYSHE, MENJEHERE BEHEN ME KRYENGRITESIT APO NUK SHIKONI RRETH E RROTULL. O POPULL SHPETIMI GJITHMONE VJEN NGA SHPERTHIMI, REVOLTA, REVOLUCIONI DHE JO NGA MASHTRIMI: THOTE NJE MENDIMTAR SKOCEZ.

  11. Besa says:

    Eshte gjithmone e me terheqes fakti qe po te shikosh mesataren e komenteve tek te gjithe artikujt e Temes, ajo qe del eshte nje mase e madhe popullore kunder mazhorances, ndersa po te shikosh artikujt ku permendet Edi Rama, na dilkan ca opozitare kunder opozite. Turp per ata qe merren me kete pune, po ne kete kohe te maskarenjve ku jetojme, ju ka ardhur dita te ngrini koken. EDI RAMA do te jete kryeministri i ardhshem i ketij vendi, jo vetem se do ai, por ne kete pike ku kemi arritur ne, nuk ka njeri tjeter qe na ben derman!

  12. Gysi says:

    Qenkan sulur ujqerit e Saliut ketu, kaq shume ju paska djegur takimi Rama – Arvizu sa bejne te ditur, se gjoja e dijne se cfare Arvizu i paska lene porosi Rames. Po se kane fajin as te huajt e as Rama per sa kohe ka njerez kaq te ceket qe manipulohen nga deklaratat boshe, te cekta dhe te genjeshtra te SAliut dhe llojit te tij. Komentoni vetem Ramen, po ju qe jeni kaq te zgjuar s’dini ti vini nje emer darkes se pushetit Beirsha – Meta?! Hapni syte o njerez, dalloni ndryshimin mes asaj qe ju thone e realitetit.

  13. Erinda says:

    Festimet e 28 Nentorit te ketij viti, po ndodhen sipas formules se Saliut, i bie qe dhe Ismaili te perfundoje si shoqerues i heronjve te Vigut. Doktori eshte lodhur, ne fakt i lodhur ka qene perhera. Tani qe i ka strapacuar te gjithe, kerkon te zhduke dhe heronjte, se per te ka qene vetem ai dhe ndoshta, po pak fare ama, edhe Fevzo, pa merzitur Sandrin e Mulin. GO RAMA! Shpresoj qe zgjedhjet te jene sa me shpejt qe ti tregojme vendin gomarit qe mendon se nuk e zbresin dot nga kali.

  14. Blera says:

    Ej po qenka terbu PD-ja?
    Pa merak, ne nga Vlora nuk e kemi me merak Saliun, eshte me i vogel se ulliri, e dihet qe ulliri kur shtypet mire e nxjerr ndonje pike vaj, mgjs ky lloj ulliri Sali, eshte me shume arror, pra koqe arre.
    Paranteza mbaroi, pavaresia u shpall ne Vlore, e po te doje le ta festoje ne Vicidol arrori, nuk e heq dot. Edi degjo mua, hajde ne Vlore ti ne date 28, se ta tregojme ne si festohet pavaresia, pastaj me te mbaruar pavaresohemi dhe nga ky lugat ishkardiomunist qe mendon se do mbahet mend. Do e mbajne mend si mbahet mend flama qe ka rene para 200 vjetesh, medemek do trembin kalamajte me te. SSHHHSSsshhht pusho se te zuri Saliu.

  15. bardhoshja says:

    Nuk ia hedh dot kokelopa kete here, edhe po ulen bishtin gjykatesit e ambasadoret. Thuaja Edi, se mendojne se do ia hedhin. Me ate koke qe ka Ilir pastaj, duhet hequr nga jeta politike se te thyen ekranin.

  16. Artemis says:

    Ky pushtet me nuk durohet. Duhet shume pune, po ne fund do i beni nje sherbim te madh ketij vendi duke larguar keta te mjere nga ku mund te bejne dem.

  17. antigomari says:

    Sa kamikaze paskan hedh si fishekzjarre ketu mer ti. Kaq tu kete djeg nje dreke? Se bene dhe darke, po si duket nuk i ka dale mire gjella. Arvizu te filloje te beje ato qe thote, ne te mire te shqiptareve nuk eshte ai buburreci i shtetit, po ky ketu. Nuk mbahet me ne kurriz cdo teke e ish sekretarit dhe partnerit te tij te seks-erit. Meta-Berisha apo kungulli i shartuar me pras.

  18. gentozoari says:

    Tani po na shitet anti kombetaria si patriotizem i madh fort. Kunder vetevendosjes, kunder Ismail Qemalit, kunder shqiptareve te thjeshte ne 21 JaNAR, ke perfaqeson ky Sali Dushmani? Po keta legena qe duan ta mbulojne vjedhjen me budallallqe online? Te GJITHE BASHKE KUNDER HAJDUTEVE. RAMA do fitoje e bashke me te te gjithe shqiptaret e thjeshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje