Hetimet e 21 janarit, mbërrin përgjigja e FBI

18 Janar 2012, 21:11Politika TEMA

Pa kaluar 48 orë nga deklarata e kryeprokurores Ina Rama, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur përgjigjia e FBI-së për gjithçka që nevojitet për hetimet e prokurorisë.

Por jo vetëm kaq. Edhe një deklaratë e fortë mbështetëse e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend. Disa muaj pas kërkesës zyrtare, Ina Rama duket se ka marrë atë që priste, përgjigjen e FBI me të gjitha detajet në funksion të hetimeve për 21 janarin, për ekspertizën balistike të 14 gëzhojave dhe për atë që konsiderohet si një tjetër çështje kyçe, dyshimet për ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga burime të besueshme pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se përgjigjet kanë mbërritur dhe se materiali tashmë po përkthehet.

Burimet u treguan tepër të rezervuara për të treguar detaje të tjera për përmbajtjen, sidomos për serverin ka regjistruar pamje filmike përreth kryeministrisë ditën e demonstratës së 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë e dhjetëra të tjerë të lënduar.

Ditët në vijim duket se do të jenë vendimtare për hetimet dhe do t’i japin një kthesë të fortë hetimeve lidhur me dyshimet për gjithçka, për ato që lidhen me urdhrat e dhënë, për dyshimet e tjera për ndërhyrje në server me fshirjen e pamjeve dhe nëse po, a ja kanë dalë ekspertët amerikanë të gjurmojnë dhe t’i rikthejnë këto pamje.

Burimet konfirmuan se tashmë kjo përgjigje është tepër vendimtare dhe së shpejti mund të ketë veprime të rëndësishme në funksion të hetimeve, veçanërisht për vrasjet ende të pazbardhura, atë të Faik Myrtos, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. I vetmi i arrestuar për një vrasje, atë të Ziver Veizit është gardisti Agim Llupo.

Ndërkohë që nëse për serverin e kryeministrisë, në qoftë se amerikanët kanë vërtetuar dyshimet e hetuesve shqiptarë se pamjet filmike të kryeministrisë janë fshire duke dëmtuar kështu provat e vendngjarjes së 21 janarit, pritet që të ketë të pandehur./TCH

54 komente në “Hetimet e 21 janarit, mbërrin përgjigja e FBI”

  1. skeptiku says:

    Do ishte fitorja me e madhe per drejtesine dhe popullin shqiptar qe vrasit e herronjve te 21 janarit te vihen perpara pergjegjesive te tyre.
    Mendoj se do jete fitorja me e madhe per drejtesine ne historine e shtetit shqiptar sepse per here te pare do jete e pavarur nga pushteti autoritar i hoxhes apo i kriminelit nga vicidolli.

    1. Aqifi says:

      Per cfare nevojitet pergjigja e FBI-se???!!! Ne kemi ekspertet e Kokelopes nga fusha e druve me talent per pergjime, balistike, servera, per gjithcka…

      Shiko kur gjykata tua ngarkoje kete pune atyre dhe te dale se garda nuk ka faj, se balistika tregon qe kane shtene socialistet me stilolapsa pistolete, apo cadra kallashnikov…

      1. Dean says:

        E mo ”Aqif” si jane keto pune.Po njeni nga ata kishte edhe
        Kafe-Internet si prone te veten.Pak ”Eksperience” te duket ty kjo??????????????

      2. lashi says:

        me pelqen kokelop dhe e ka pak

    2. Vlora says:

      per cilen drejtesi e ke fjalen per ate te gjykates se larte me shpresen ne krye te saj ???????????///ajo do te jete fitore ?????????

      nuk e kupton qe ceshtja do te shkoje perseri ne gjykate dhe atje do te mbyllet ?????????

      sado qe prokuroria te beje punen e saj vendimin e ka shpresa ne dore………..

    3. SEPTIKU says:

      mos u nxito
      as vitin tjeter nuk mbaron gjyqi ta keshte qarte .
      vetem 21 janari 2012 i zgjidh problemet:
      -o berisha me dy kembet perpjete
      -ose skllever moderne te berishes perjete
      habitem si eksitohen shume njerez te nderuar me kete lajm me “porosi”

    4. Sandri says:

      Po e pati bërë ekspertizën ai që na ndihmoj për të zbuluar ishte apo nuk ishte aksident rasti i Kostës jemi në rregull.

    5. Dyrrahu says:

      JO, NUK I PRANOJMË HETIMET E F B I-së.

      Ne do ta formojmë ekipin me ekspertë shqiptarë, të cilët do t’i paguajmë më shumë sesa ata të F B I-së.
      Kështu vepruam me videon e zoti Meta, i cili dukej duke u munduar që të “punojë ndershëm” dhe na shkrepi.
      Amerikanët janë në grup me puçistët dhe janë të pakualifikuar për t’i hetuar veprimet e shqiptarëve, të cilët vrasin, vjedhin dhe dalin të paprekur nga ligji.
      Përpara shqiptarë, me Sali Berishen bajraktar, që të kthehemi në Feudalizëm.

  2. G.Jakupi says:

    Shqiperia o hyn ne rrugen e ndershmerise,barazise para ligjit,drejtesise se pa varur nga politika,o ndryshe nje shtet katraure s’e ndihmon askush.

  3. DuaPune says:

    Jam i sigurt qe videot e protestes kane qene akoma prezente ne Hard-drive e serverit. Per ata qe marrin vesh pak nga informatika, informacioni nuk fshihet dot kollaj nga disku aluminit brenda hard drive it. FBI ka teknologji qe i skanon sektoret e diskut dhe eshte totalisht e mundur qe informacioni i fshire te rekuperohet kollaj, por shkon gjate si proces. Them se kjo vonese ka qene pikerisht nxjerrja e materialit nga sektoret e diskut. Tani cdo gje eshte ne duart e prokurorise. Shpresoj qe te tregohen agresiv dhe gjyqi mos te degjeneroje sic ndodhi me Ilir Meten. Nuk e di kush eshte gjykatesi/sja e ceshtjes por i uroj suksese Ina Rames te sjelli para drejtesise bosin qe dha urdherin per te qelluar mbi protestuesit me plumba te vertete.

    1. mendimi i lire says:

      Lind pyetja: A jane treguar Ata te Amerikes te sinqerte me materialin qe kane sjelle??? Shpresojme ne mrekulline qe Zoti do beje per ne,se ne si popull jemi nenshtruar shume,vetem mllef me veten tone jemi ne gjendje te bejme…

      1. DuaPune says:

        Nuk besoj se FBI eshte aq e paskrupullt sic eshte Sherbimi i Brendeshem i Policise Shqiptare. Edhe sikur te genjejne, do te thote qe ata kane per nje pune dhe jane paguar kot pa dhen rezultate. Nuk besoj se do rrezikonin vendin e punes dhe ndjekjen penalisht per te fshehur provat e vrasjeve qe ben ne bulevardin e Tiranes nje Vucidols Tropoje, nje Mafioz psikopat, nje Njeri i Degjeneruar ku as vdekja si e ajo e Gadafit nuk do i bente hajer.

        Kete eshte ta terheqesh zvarre nga shpia e vet ne Vucidol deri te ballkoni ku ngrit flamuri i Kombit tone, dhe atje ta bejn kurban sic ben ata katunaret e Kamzes dashin te dera e Bashkise.

    2. LOLA says:

      o DUA PUNE mos deshe gje pune ti??????

      1. DuaPune says:

        Kam gjetur pune Lola, por per korrektese mbaj nickun e dikurshem.

        1. LOLA says:

          aha ok jo thashe se kerkoje gje pune une te jem si ty e nderroj nikun e bej KAM GJETUR PUNE megjithate pune te mbare

  4. fatmiri says:

    Kot e keni. Gjykata do te kerkoje experte shqiptare se jane me te specializuar nga ata amerikane dhe vendimi 5:0 ne favor te krimit dhe krimineleve. Mos prisni me drejtesi si dhelpra qe priste ti binin topet dashit kur i shikonte qe tundeshin. Ngrihuni dhe bjeruni, katundare e punetore, qe nga Shkodra gjer ne Vlore.

  5. usa men says:

    jam 100% i sigurte qe ky lajm eshte nje “show” i rradhes.jetoj ne amerike
    dhe ndjehem me shqiptar ketu ne amerike se ne shqiperi por nuk kam me besim
    te dipllomacia amerikane ne shqiperi sidomos pas vitit qe shkoi.
    perse vetem 2 dite nga pervjetori i 21 janarit vjen “ky haber” nga amerika?
    SHQIPTARE MOS U MASHTRONI .DIPLLOMACIA AMERIKANE NUK E LESHON SALI BERISHEN
    DHE LUL BASHEN PARA VITI 2013.
    KUSH KA NDERMEND LE TE SHKOJE TE SHESHI TE SHTUNEN DHE TE MOS LARGOHET PA DOREHEQJEN E BERISHES.
    MOS BESONI NE PERRALLAT E FBI DHE ARVIZUSE…THE GAME IS OVER

  6. Virginia slim says:

    drejtesi shqiptare duhet te filloj me heqjen e kesaj femre idiote ,shoqen e Argita Berishes ..Ina Rama ..eshte vertet femer e neveritshme

  7. LORA says:

    DISA lajme te mira sot.Pas nje viti ne erresire po vjen drita.Ndjej
    ere te mbare per fatin e vendit tim.

  8. elinor bahiti says:

    Jam i sigurte se, nga ngutja, naten e 21 Janarit, serverat e kryeministrise jane thjeshte formatuar. Duke pase parasysh se hard disqet e ketyre serverave duhet te jene mjaft te medhenj ne volum, kushdo qe i ka formatuar, e ka bere ate vetem nje here (keshtu shpresoj) ngaqe duhet shume kohe (disa ore) dhe aq me teper nuk kane mendu se do te futet prokuroria aq ne thellesi ne keto disqe. Po te jete keshtu, informacioni ne ato disqe rikuperohet kollaj; perndryshe, nqs disqeve u eshte bere nje “low level format”, i cili e kthen ne gjendjen sic e ka nxjerre fabrika, atehere nuk e besoj se disqet jane te rikuperueshme. Sidoqofte, dikush duhet te mbahet pergjegjes dhe, nga vete fakti qe personat pergjegjes per serverat jane urdheruar t’i asgjesojne informacionet e regjistruara, kryeministrit duhet t’i kerkohet me ngulm doreheqja. Opozita nuk duhet ta leje kete plage te rende tonen te kaloje lehte kesaj radhe!

    1. eksperti says:

      Asnje hard disk nuk eshte formatuar. Per te gjithe ata qe kane patur rastin te shohin nje server ne jete, e dine qe serverit i hiqen harddisqet sikur heq kapaket, pra shume thjesht vetem duke i terhequr nga doreza. E verteta eshte qe ata debilat e kryeministrise i kane fshire njehere serverat pa hequr hard disqet dhe kete e verteton log file i veprimeve qe jane kryer dhe kete informacion ka edhe FBI. Pra me date, ore, min provohen te gjitha veprimet e kopjimit ne nje hard disk tjeter dhe me pas fshirja e tyre, por filmimet qajini. Kur mesuan me vone nga rasti i Dritan Priftit se qenka e mundur rikuperimi i te dhenave edhe pse te fshira (apo edhe ne hard disk te formatuar qofte edhe me low level format), thjesht i kane hequr fizikisht nga serverat hard disqet me filmimet.

      1. elinor says:

        Dakord, jane ato qe quhen NAS dhe disqet jane “hot swappable”; pra hiqen dhe vihen pa e shuajtur serverin. Por, meqe sipas logjikes tende ato jane te rikuperueshme edhe po t’u behet nje low level format, atehere pse t’i qajme filmimet? Mos ndoshta ti mendon se prokuroria ka marre te tjere hard disqe ne dore dhe se ata te vertetet qe u perdoren ate dite jane shkaterruar ne menyre qe te zhduken gjurmet?

      2. DuaPune says:

        E vetmja menyre qe te fshehin provat eshte ti magnetizonin ato disqet e serverave duke i afruar ndonje magnet afer qe te polarizonte informacionin brenda ne hard drive.

  9. analist says:

    Gjithshka eshte nje Show me synim tulatjen e popullit para dates se rendsishme 21 Janar! Gjithshka eshte vetem nje mashtrim i radhes!
    Shifni veprimet e Berishes qe vazhdon i pandikuar nga asgje rrugen e tij si me rastin e komisionit hetimor anti-K.Spahiu.
    Berisha nuk mbahet ne rrugen e tij banditeske,sepse ka shpatulla te ngrohta nga Amerika jone e dashur demokratike. Ka shpatullat e ngrohta per sa kohe qe ky opull budala fle akoma!

  10. analist. says:

    Gjithshka eshte nje Show me synim tulatjen e popullit para dates se rendsishme 21 Janar! Gjithshka eshte vetem nje mashtrim i radhes!
    Shifni veprimet e Berishes qe vazhdon i pandikuar nga asgje rrugen e tij si me rastin e komisionit hetimor anti-K.Spahiu.
    Berisha nuk mbahet ne rrugen e tij banditeske,sepse ka shpatulla te ngrohta nga Amerika jone e dashur demokratike. Ka shpatullat e ngrohta per sa kohe qe ky opull budalla fle akoma!

  11. Sorkadhja says:

    Me keqardhje, por asgje te re nuk do te na sjellin hetimet edhe pse F.B.I ka sjell dicka andej!!! Sa te jet Berisha, ketu nuk zgjidhet asgje !!! Kete e ka treguar e kaluara e ketyre viteve te lodheshme per kete popull. Ketu , Prokuror, Gjykates, Hetues, e Avokat eshte vetem Saliu e permbi te nuk ka, c’do gje eshte vetem humbje kohe.Ai ta fut e ai ta nxjer !!!!!!!

  12. Donjet Liridoni says:

    Po të evokojme nje skene nga filmat shqiptare, ku luan aktori i famshem Ndrekë Luca, do te thoshim: “Po kjo eshte loje!”. Eshte truk amortizues! Le te rikujtojme 21 janarin e vitit te shkuar. Ishte shfaqur skena me kompromentuese e nivelit te larte “olimpian” shteteror: Ilir Meta i ben presion ministrit te vet dhe behen pazare tenderash! Populli e pa me ze e figure se c’ngjau ne zyrat e shtetit nga banditet e tij. Po pas nje viti? Ilir Meta IDIOTESISHT (pa le ka kurajon dhe del si dhi e zgjebosur) thote se ka fituar 5:0??! Po IDIOTESISHT kerkon inversin e vet, kerkon beteje, aty ku u nis ne Fiks-Fare, me Edin, me nje kasete! Neveritese! Nderkohe Bujar Les(c)kaj po germon si Tarja, per te gjetur qofte dhe nje fill, ku te merren me Edin “ e bashkise” se leshuar me procedure e tolerance (?!) Po pas nje viti? Zemerata popullore po zien si asnjehere tjeter: edhe tenderalist, edhe fitues 5:0??! Kur? Para pervjetorit te pare, pra, te zbutin a amortizojne goditjen e pashmangshme e me te ashper se 21 janari i shkuar, te kene besim, kesaj radhe te FBI, si per Kosta Trebicken e ndjere, te Prokuria e Pergjithshme (e cila dha “denimin”-pretencen per 2 vjet burg e ca milione dempshperblim). Kjo eshte nje loje e ndyre. 21 janari dhe post 21 janari s’jane me te opozites. Zemerata dhe kriza e tmerrshme qe po kalon populli, nuk mund te kalojne më permes shtrunges (lexo: kontrollit kalkulues)se opozites. PARA KRYEMINISTRISE ME 21 JANAR PACKA SE KA BLERE (SALUSHI) helikoptere dhe makina te reja shihedhese a si quhen. Albin Kurti dhe Albinet e tjere trima treguan si si luftohet per kauza te drejta ndaj neodiktaturave te kozmetizuara dhe qe gjendet perhere ne …vend te pare ne nivelet e zhvillimit!

  13. tomori says:

    Si mendoni o popull se rezultatet e fbi do te bejne diçka .ASGJE.Vrasesit do ta marin pergjigjen e merituar vetem kur ky palo popull qe jemi te NDERGJEGJESOHEMI se vetem ne mund ta shpartallojm kete rregjim vrastar.

  14. mergim tari says:

    NUK KA RENDESI CFARE VJEN NGA FBI-ja, CIA, ISH KGB-ja, CIA, LESHI A KU TA DI UNE.

    UNE THJESHT PUYES DHE NUK DI KUSH MUND TE ME PERGJIGJET.
    KY LLUPUA QE KA VRARE DIKE A ESHTE MARRE NE PYETJE.
    A MUNDET QE PROKURORIA TA PYESE:
    TI ZOTERI QELLOVE SE ASHTU TA DHA TRURI APO MORE URDHER.
    NESE QELLOVE PA URDHER PROKURORIA MUND TE KERKOJE PER KETE KRIMINEL BURGIM TE PERJETSHEM SEPSE KA VRARE ME QELLIM NJEREZ TE PAFAJSHEM.

    NESE KY PERSON BASHKEPUNON DHE TREGON SE KUSH URDHEROI QE TE QELLOJE, CFARE UDHEZIMESH KISHIN KUR MOREN POZICIONET E LUFTIMIT, KUSH UA SHPERNDAU MUNICIONIN LUFTARAK, PSE E PRANUAN MUNICIONIN LUFTARAK, KU KANE VENE FIRMAT PER TE MARRE MUNICIONET LUFTARAKE ATEHERE KETIJ TI JEPET MUNDESIA E TE QENIT BASHKEPUNETOR I DREJTESISE DHE TI ULET DENIMI.. GJITHMONE ME KUSHT QE TE TREGOJE. NESE NUK TREGON …. NE TE SEMES OSE MOTRES SE TIJ VAFTE..

    PRA KJO ME SHQETESON. PSE NUK MERRET NE PYETJE KY VRASES PER TE MESUAR SE KUSH E URDHEROI PER TE KRYER KRIMIN, POR PRITEN NGA SHBA-ja ANALIZAT BALISTIKE TE PLUMBAVE DHE NDERHYRJET NE SERVERIN E MINMISTRISE.

    NUK E KUPTONI O SHQIPTARE QE ME VIDEO, ME ZE DHE FIGURE ATA THANE QE AJO NUK PERBEN PROVE PER LILIR MUTEN, DHE JU DONI QE TE SHKOJNE GJERAT TEK SERVERI QE GJYKATA QE TANI KA GATI 100 EKSPERTE TE TJERE.

    EDHE NE GERDEC E NJEJTA GJE…. NUK PYETEN ATA QE E NDERTUAN GERDECIN, ATA QE FIRMOSNIN PER TE CUAR ARME NE GERDEC, ATA QE FITUAN TENDERIN PER TE NGRITUR GERDECIN (F. BALLIU BASHKE ME SH. BERISHEN ETJ…) POR MERREN NE PYETJE USHTARAKE QE NUK KISHIN AS TE DREJTE FIRME PER GERDECIN…
    E KUPRONI QE EDHE PROKURORIA ESHTE PJESE E FELLIQUR E SISTEMIT TE RENUAR TE DREJTESISE SHQIPTAE…

    GJITHSESI A KA NJERI TE ME PERGJIGJET PER ATE ME SIPER…

    1. petrit bani says:

      O Mergim .ari edhe armen luftarake edhe municionin luftarak ia jep ligji gardes se republikes o pall…ca pret ti te kene arme lodra..,e kur ta jep ligji ta thot edhe se kur duhet ta perdoresh e ska nevoj te te urrdheroj kush..,

  15. elinor bahiti says:

    Donjet; me pelqen analiza juaj dhe jam dakord me te ne pergjithesi. Nga ana tjeter, hetimi i FBI-se nuk e besoj se ka lidhje direkte apo indirekte me afrimin e 21 Janarit dhe me deklaratat e ambasadoreve per mbeshtetjen e hetimeve te asaj dite te nje viti te shkuar. FBI eshte nje organ shteteror amerikan prestigjioz dhe nuk mund te turperohet thjeshte nga loja e disa politikaneve ne nje vend kaq te vogel si Shqiperia. Nuk eshte se amerika ka interesa aq te medha ne Shqiperi sa te mbaje me cdo kusht saliun ne pushtet.
    Jam dakord me ate qe deklaratat e Arvizut ne mbeshtetje te hetimit te 21 Janarit koincidojne ne menyre te dyshimte me mberritjen e materialeve nga FBI dhe me afrimin e 21 Janarit. Pra, per mendimin tim, kjo eshte nje loje thjeshte e ambasades amerikane pa qene FBI-ja e perfshire ne te.

  16. Treviso says:

    Mos denimi i Ilir Metes eshte nje fitore per popullin Sh

  17. Shefqet Cela says:

    KUSUR PER SALINE QE TE VEJE TE PIJE NJE KAFE DHE TE HAJE NJE DARKE NE SHTEPINE E ZYRTARIT, QE KA MANIPULUAR DHE FSHIRE PROVAT E KRIMIT.
    Shpresojme se hetimi i F B I ka qene i sakte, sepse une nuk kam aspak dyshim, qe jane bere keto maskaralleqe, qe jane normale ne ate fole mafjozesh.
    Sidoqofte Saliu e ka gjetur zgjidhjen praktike per te dale i pa lagur: Nje darke me “vere te mrekullueshme” tek i akuzuari i mundeshem, nje kafe te nesermen dhe gjykatesit do te dridhen nga frika.

  18. Edor says:

    Ekskluzive/ FBI riprodhon serverin e fshirë nga Kryeministria të 21 Janarit
    Byroja Federale e Investigimit jo më kot mban këtë emër dhe si më e mira në botë. Për shkak të fondit të pakufishëm në buxhetin amerikan, teknologjinë më moderne dhe ekspertët më të mirë. Ky ka qenë shkaku që ambasada e SHBA-së me njëherë pas ngjarjes së 21 janarit kërkoi ekspertim nga FBI për çdo gjë që i nevojitej prokurorisë shqiptare. Ambasadori Arvizu mbështeti që në fillim Ina Ramën dhe këtë e bëri dhe dje, pak orë para se të konfirmohej mbërritja e ekspertizës.
    Burime të sigurta i thanë agjencisë AMA, se ndryshe nga ç’pritej ka një zhvillim surprizë. Ai është riprodhimi me teknologjinë më të fundit të pamjeve nga serveri i Kryeministrisë shqiptare. Dikush i kishte fshirë gjatë orëve të natës pamjet dhe urdhrat hyrës-dalës në radiomarrëse, por edhe në korridoret e godinës. Por ja që ekspertët kanë riprodhuar gjithçka në 100 për qind të saj dhe Prokuroria e Përgjithshme ka fatin ta zbardhë gjithçka të plotë dhe me emrat përkatës. Nga ana tjetër për të konfirmuar këtë fakt mjafton të hysh në faqen e FBI-së, http://www.fbi.gov për të parë arritjet e tyre teknologjike, se si hetojnë dhe zbulojnë krime të ndryshme. Një prej tyre është Hi-TECH dhe metodat e fundit të riprodhimit të pamjeve të fshira nga hard-disqet kompjuterike apo serverat. Mjafton t’ju kujtojmë se dhe një video të Dritan priftit të fshirë nga lap-topi, e kanë riprodhuar edhe pse ishte e fshirë në hard-disk. Dhe u prodhua ajo që u prodhua nga dora e FBI-së. Megjithëse gjykata video-përgjimin kundër Metës nuk e mori parasysh të vërtetë, të bie në sy fakti se vetë Meta këmbëngulqë video tjetër Prifti-Beqiri është e vërtetë, kurse e tija jo!!!. Burime po të sigurta i thanë agjencisë se tashmë ka edhe një krim tjetër, që është fshirja e serverit të kryeministrisë. Për këtë përgjegjësinë e mban Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që duhet të tregojë se cili nga sektorët, drejtoritë apo teknikët ndërhyri në server, nga e mori urdhrin për fshirje dhe për çfarë arsye. Tashmë është e kotëtë mohohet fshirja e pamjeve, pasi ato janë riprodhuar.
    Me këtë riprodhim Ina Rama dhe grupi hetimor, që po merren me përkthimin e të gjithë ekspertizës dhe përgjigjes së mbërritur me postë të shpejtë, kanë në dorë emrat e personave që gjendeshin brenda dhe jashtë godinës, do bëjnë identifikimin e tyre nëse kishin autorizim të ishin aty, nëse janë pjesë e Gardës dhe Policisë. Pikerisht me faktin se teknologjia moderne kërkon kohe, lidhet edhe vonesa e ekspertizes. Duke ngritur nje tymnaje per kryeministrin Berisha, per t’i tërhequr vëmendjen, se pamjet ishin fshire, prokuroria e ka futur ne kurth, sepse ne te vertete FBI riprodhoi gjithçka dhe tashme kryeministri gjendet me shpatulla per muri. Po kështu dhe urdhrat në radio mes tyre për të mësuar se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. Po këto burime sqaruan për AMA se tashmë misteri është i zgjidhur plotësisht dhe kjo dosje do të jetë shumë e vështirë të dështojë më në gjykatë, siç ndodhi rëndom me rastet e para Basha, Mediu, Meta….
    http://www.ama-news.al/2012/01/ekskluzive-fbi-riprodhon-serverin-e-fshire-nga-kryeministria-te-21-janarit

    1. mergim tari says:

      I DASHUR EDOR,

      KUR SERVERI DHE GJITHCKA TE SHKOJE NE GJYKATE, GJYKATA DO TE MARRE 3, 13, OSE EDHE 330 EKSPERTE SHQIPTARE NGA BATHORJA PER TE RIVERTETUAR ATE QE KA ZBARDHUR FBI-ja.

      NE FUND DO TE DALIN DISA MOSPERPUTHJE NE SEKONDEN E 11-te MIDIS ZERIT DHE FIGURES, DHE KESHTU QE REZULTATI I FBI-se DO TE JETE NUL PER GJYKATEN, PASI DO TE MERRET PARASYSH ANALIZA E EKSPERTEVE NGA BATHORJA.

      EDHE ARVIZU DO TE THOTE QE NE NUK NDERHYJME NE GJYQESOR SE AI ESHTE I PAVARUR, NE KETE LINJE DO TE JETE EDHE AI FYTERE PEDJA I OSBE-se, PO KESHT EDHE AI SQEPI A SEQUI (SI JA THONE) DHE KESHTU DO TE DALE QE NJEREZIT KANE VRARE NJERI TJETRIN ME CADRA, STILOLAPSA. ETJ….

      A NUK E KUPTONI SE SA TE JETE NE PUSHTET DOKTORI I BISHAJVE NUK KA ZBARDHJE TE ASNJE KRIMI….. SI MUND TE ZBARDHEN KRIMET ME ATE NE PUSHTET KUR PER SHUMICEN E KRIMEVE GISHTI DREJTOHET TEK AI:

      VITI 1996 MASKARA ELEKTORALE
      VITI 1997 SULMI NDAJ JUGUT, VRASJA E MBI 2000 SHQIPTAREVE, DEPOT ETJ..
      VITI 1998 PUCI I SHTETIT
      VITI 2004 TAKIMI ME MILLOSHEVICIN, ME PAS DERGIMI I NAFTES SERBISE
      VITI 2009 VJEDHJET E ZGJEDHJEVE
      VITI 2011 VJEDHJET E ZGJEDHJEVE NE TIRANE
      VRASJET
      REMZI HOXHA
      AZEM HAJDARI
      21 JANARI
      GERDECI
      VITI 1997
      TRADHETITE KOMBETARE
      SHITJA E DETIT (PER MUA ESHTE TRADHETI KOMBETARE, NESE NUK ESHTE ME FALNI)
      POR ME KRYESORJA QE ASNJE NUK E KUPTON ESHTE PERCARJA E SHQIPTAREVE.
      KRIM KOMBETAR ESHTE EDHE SHKATERRIMI I PLOTE I SISTEMIT GJYQESOR (KRIM PARESOR)

      VJEDHJET DHE SHKATERRIMET
      VJEDHJA MILIONESHE TE RRUGA E LESHIT
      SHKATERRIMI I SHQIPERISE, SHKATERRIMI I MJEDISIT,
      HYRJA E SERBEVE SI FASLLIC NE EKONOMINE SHQITARE
      KA SHUME KY BASRTARD PER TU PERGJIGJUR, AQ SA NUK SHKRUHEN DOT TE GJIHTA PRANDAJ DHE NUK MUNDET TE MENDONI SE DO TE KETE DREJTESI ME ATE NE KRYE..

      1. Edor says:

        mergim tari

        ke shume te drejte dhe faktet qe afron jane mese realitet i hidhur, por ka akoma me shume qe nuk jane bere publike…

        fajtor!?! …jam un qe skam bere me shume, ndoshta,
        por, un jam Ligji, Shteti, Prokuroria…

        fajtor…, jemi te gjithe

        me Respekt
        uroj dhe shpresoj qe te me kuptosh

      2. mirdita says:

        ka dhe shum te tjer qe jan vrare , ne shkoder , ne vlor dhe shum vende te shqiperise nga shteti , i enverit dhe i gramoz rucit , si thoni ju , te njejten ngjur ka gjaku , 4 djem te ri ishin dhe ata te shkodres ne 91…apo ska problem se ata ishin te djatht , nese mendon dikush keshtu , ashtu po e lejm dhe asnjeher nuk do dale e verteta.

  19. beso says:

    Nuk besoj se do dale gje nga kjo tollumbac i ri.Pse?Sespe serverat nuk permbajne urdhera te thene nen buze,psh nga saliu tek truproja,nga truproja tek dy qites snajpere te marre jashte rregjistrit te forcave qe duhej te ishin brenda kryeministrise.Cfare do hetoje FBI,se ka emer te madh dhe sugjestionon,por mos harrojme qe analizon materialet qe ti i çon dhe aq.Mund ta benin RIS te Parmes(Itali)po ti therrisje brenda 2 oresh.Qe u vrane nga brenda kryeministrise do saktesoje FBI-ja?Si mendoni ju,qe kamerat e instaluara nga ministria e rendit fokusonin pozicionin e snajpereve mbi tarrace(apo pas qosheve te nderteses)apo demonstruesit?Jam plotesisht i bindur qe eshte shume zhurme per asgje.Ina Rama nuk eshte fajtore per moszbardhjen e dinamikes se 21 janarit,por mund te dorehiqej sesa te beje nje gjysmehetim.Te me fali zonja,po ate qe pane shqiptaret Live ajo s’do arrije dot kurre ta vertetoje me akuza te bazuara,jo FBI te marre(pas nje viti),por edhe dreqin me te birin.Mos te presim gje nga drejtesia,se edhe sikur prokuroret te bejne ndonje gje,do dale gjykata qe do ti nxjerre te pafajshem.Ky sistem drejtesie ka vdekur!

  20. Treviso says:

    Mos denimi i Ilir Metes, eshte nje fitore per popullin Shqiptar.
    Pafaqsia e Ilir metes, detyroi nderkombetaret, qe te ndihmojne,
    per zbardhjen e 21 Janarit 2011.Ndihma nga Amerika arriti ne
    prokurori. Gjykata e Larte tani eshte perball sali Berishes dhe e gjithe Botes.Gjykata o te shkoj me saliun o me gjithe popullin shqiptar.

  21. pelivan says:

    Edhe une ashtu si z.beso,s’po jam optimist, edhe pse e lexova me endje prap po me duket se po na joshin nga qe po afron 21 janari dhe druhen per perkeqsim te situates… Sepse ky lajm supriz dhe njehershi ambasadoret ne mbeshtetje te prokurorise… me bindin per sa me larte! Gjithesesi,lajmi eshte nje shprese madje e madhe.

  22. alban says:

    Me duket qe trinomi Edi-Bamir-Ina po pergatisin slenarin tjeter te pucit.Vendimi ndaj Metes,faktet per 21 janarin e shume te tjera te lene te kuptosh kete gje.

  23. SKENDER BEU I VJETER says:

    AMERIKA DUHET TE NDIHMOJE JO VETEM ME HETIMIN POR DHE ME USHTARE DHE POLICE PER TE ARESTUAR QEVERINE.NESE KY PLAN NUK ECEN DUHET TE FUTET NDONJE I08 QE TA LIKUJDOJE PAQESISHT TULLEN E PARE TE KESAJ QEVERIE TE SHTREMBER.

  24. Albann says:

    Akoma ju besoni ne ndeshkime???S ju mjaftoi,Mediu,Basha,Pango,dhe Meta???.Do ia shihni hairin edhe 21 janarit…Saliu i doli zot te gjithe atyre me larte dhe mos i dale vetes,apo Bashes, per te cilin investoi aq shume per ti dhene karrigen e kryetarit te Bashkise?…Ajo vera e Metes i paska dehur te gjithe.Filloi me Saliun,pastaj me gjykatesit dhe duket se po kap dhe opoziten…..Ulni koken dhe punoni per 2013 ate beni.Shkoni ne votime 100% dhe jo 40 %.Vetem me pjesmarje masive mund te hidhet poshte Saliu dhe te ndeshkohet edhe per 21 janarin…

  25. misionari says:

    Berishen e denon vetem Gjykata e Hages. Atje do te shkoje ky kriminel ne gene, po qe se SHBA-te e kane seriozisht kete radhe ta benojne Agjentin Yll te tyre.

  26. halo says:

    Mos harroni se ngarja e te ndjerit Trebicka nuke eshte shume large a nuk ishte kjo FBI qe fshehu nje te vertet? kam frike se e njejta do te ndodhi edhe kesaj rradhe sidomos kur i paraprin deklarata e arvizuqkes edhe ai surrat shpelari i OSBEse

  27. shqiponja says:

    Si mund te mendoni se Amerika do te ndeshkoje nje “BURRE Shteti”; apo Europa nje mbrojtes te kushtetutes dhe Shtetit Ligjore. A nuk qe raporti i “EUROPES PLAKE” qe shprehu me shume kenaqesi SE FUNKSIONOI PER BUKURI SHTETI LIGJORE NE SHQIPERI,per 21- Manarin; 8 Majin; vidio pergjimin; shitjen e detit?…. Keto jane testime qe bota po i bene shqiptareve. Ndoshta jane kelkulime matematikore per sa force dhe mjete monetare, ushtarake dhe genjeshtra me Nastradine u duhen, per te perballuar “rrevolten” e NDARJES SE SHQIPERISE, DHE FSHIRJEN E IDENTITETIT TE KOMBIT TONE. Se kot nuk i thone UJKU QIMEN E NDERONE PO ZAKONIN SE HARONE. Sa per klasen poolitike, ne opinionin tim: jane te gjithe te korruptuar,moluske te nje ngjyre “MAVI”.Ju e dini te dashur miq, Fut-bolli luhet me by porta, e heth Ina e pret Shpresa, E hedh Sala e pret Edi, E hedh Tosi e pret Topi…. tE GJITHE TE SHESHI; SHQIPERINE E BEJNE VETEM SHQIPTARET;dhe;JO MYSAFIRET E NDERKOMBETARET.

  28. albani says:

    Sali Berisha nuk pyet as per FBI dhe as per agjenci te tjera me te specializuara te botes. Kete njeri e ve perfund vetem vdekja. Per popullin shqiptar nuk ka shpresa per sa kohe qe ky kryevrases te jete gjalle.

  29. mirdita says:

    ketu nuk merret vesh , dikush beson ne zot , por nuk i beson fare dhe atij , ju them un , kur neo komunistet te distancohen nga krimet e 50 viteve , te denohen publikisht terrori masakrat , vrasjet pa gjygj , internimet , dhe te gjitha padrejtesite e bera ndaj pjeses se madhe te shqipetareve , atehere do zbardhen te gjitha dhe fajtoret do te dalin perpara drejtesise , athere kur njerz me mentalitet te ri do udheheqin vendin, dhe jo njerz qe kane nostalgji per bemat e enverit me shok , dhe e mbrojne ate dhe sot publikisht, eshte 97 per tu zbardhur, ku njerzit vrisnin dhe masakronin kufoma dhe i perdhunonin per se vdekuri siq ndodhi ne vlor , qe nje femer socialiste i nxori syt per se vdekuri kufomes , nje punonjesi shtetror , vetem se ishte nga tropoja , pra ne nuk urrejm dike , por nuk jemi kurre me shtetin , me ligjet , vetem na pelqen kaosi , te bejm te vuaj dike qe nuk pajtohet me ne , te vrasim dike qe nuk esht nga krahina qe preferojm ne , te sulmojm dike qe nuk kemi ne simpati , pavaresisht nese esht i dobishem apo jo , nuk nigjova te flase dikush per ish kryministrin e asaj kohe A MEKSIN , pse , si ka mundesi , kete bejani pytje vetyes, un jam kundra cdo lloj padrejtesie , kushdo qe ti ket bere , veqse duhet tju japim te gjitheve hakun ne dore , se gjaku i njerezeve te 21 janarit ka te njejten ngjyre me gjakun e djemve te shkodres ne fillim te viteve 90-91, apo jo , ateherte keto gjera keshtu do shkojne zingjir, asnjeher nuk do dale e verteta , derisa te mos kete paragjykime partiake dhe, krahinore , dikush duhet te udheheqe nga nje vend i shqiperise do te jete , nga vlora apo nga tropoja , korca apo gjirokastra , durresi apo shkodra , rendesi ka qe ana pozitive te jet shumic per secilin nga keta qe drejtojn vendin ne kohe te ndryshme .

  30. Antitalebani says:

    Une mendoj se prokuroria sa do pune te beje, ska per te arrit qellimin e saj. Une dyshoj totalisht per te gjitha strukturat e shtetit. Duke filluar qe nga Qeveria, Presidenca, Prokuroria, Gjykatat (e te gjitha niveleve) edhe Keshillin e Larte te Drejtesise, qe do perfundojne nen yqmin e Sales edhe ne Qeverine e 2013. Ky popull akoma se ka kuptuar qe ka hyre ne nje diktature te re dhe po nuk u ngrit e ta hedhi me dhune kete pushtet, ska per te ngrit koke.

    Nuk jam nje revolucionar i deshtuar, po jam nje shqiptar qe mendoj se gabimin qe bene stergjysherit, gjysherit dhe baballaret tane duke ulur koken, sduhet ta vazhdojme ne dhe femijet tane. Po nuk ditem te demostrojme mbi te drejtat tona, skemi per te hec ndonjehere. Sala do provoje te rri ne pushtet deri sa te vdesi ne ate karrige. Harrojeni se iken me zgjedhje. Ka formuar nje klase me interesa ekonomike shume te medha, qe do japin miliarda qe ai te rri ne pushtet.

    Hajde tung

  31. loni says:

    asgje nuk do ndryshoje,,,mos prisni kote nga America o SHqiptare,,,ke vend rregulloj America qe i ngeli SHqiperia per te ndrequr,,me thoni ndonje vend ne bote,,europa u ndertua vete,,kurse nga shtete qe dolen nga cizmja e Bashkimit Sovjetik nuk ka rregulluar asnje shtet brenda 22 vjeteve,,qe nga ajo kohe e deri me sote,,prandaj ata nuk ndreqin por vetem flasin dhe prishin nga anet e tjera,,kot vetem per tu habur bythve jane,,se atje ku i preket interesi atyre ta plasin pa asnje lloje frike,,jan kot sa per interes sa per te thene ne e beme tonen folem,,tani vendos gjykata juaj,,duke e ditur qe gjykata jone nuk ka fuqi te beje punen e vete,,kurse Sadamin qe i kishte prishur pune gjithmone vajten e kapen ne shtepine e vete,,sepse ishte interesi,,kurse tek ne ata nuk kan interes dhe thone ne nuk fusim hundet ne punet tuaj te bremshme,,ja keta jane Amerikanet,,ata nuk kane nje gjuhe me te gjithe diktatoret,,

  32. i says:

    Nuk besoj se do ket drejtesi.
    Ka merre fund drejtesia ne Albania.
    Duhet nji rrevolucion qe ta marri vesh saliu dhe Brigada tij e Hajduterrve se ka nji popull qe ja u qin ropt juve ku ti keni.
    Kjo eshte drejtesi pa hesap kjo duhet dhe do te ndodhi ne Albania se ndryshe e ka marre lumi miletin ,
    besoj se do jete kjo vere nji vere e nxehte dhe me zhvillime te habitshme .

  33. Islam says:

    Katrahuren e 20 viteve ne Shqiperi e shkaktuan komunistet, me Sali Berishen ne krye, prandaj per shpetimin e Shqiperise, ne zgjedhjet e ardhshme asnje kembe komunisti nuk duhet te egzistoje ne Kuvendin Shqiperise ose ne Qeverine e Shqiperise. Vetem ky do te jete shpetimi per te gjithe popullin shqiptar

  34. Atdhetar USA says:

    Eshte e dhimbeshme pore e vertete qe ne shqiperi drejtesia ka vdekur. Nuke kemi asnje lloje shprese se ekspertiza e FBI do vere para pergjegjesise dhe drejtesise urdherusit Sali Berisha dhe Lulezim Basha, per vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem dhe paqesor me 21 janar. Eshte e turpeshme ,pore e vertete kure shikon nje hajdut e trafikant si Iliri Meta te dale e te bej moral se ka fituar 5 me 0, Vendimi i gjukates te larte ka njgjallur indinjate te madhe ketu ne SHBA. Nga ky vendim i turpeshem qe deshmoje mesemiri se ne shqiperi ska drejtesi, sa te jete Sali Berisha ne krye te shtetit shqipetare. Kure te denohet e te qerohet nga skena politike ky komunist enverist athere do shpetoje shqipeia dhe shqipetaret. Tere pushtetet jane nenkembet e Berishes me keq se ne Rusi, ukraine, e hungari.

  35. Great write-up upon each one of the basics.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje