Bulqizë, 17 vjeçari vret me thikë një 21 vjeçar, plagos rëndë një tjetër

25 Janar 2012, 19:17Kronika TEMA

Qyteti i Bulqizës është tronditur nga një ngjarje e rëndë në orët e para të mbrëmjes. Një 17 vjeçar ka masakruar me thikë një 21 vjeçar, ndërkohë që ka lënë të plagosur rëndë një person tjetër. Viktima është Elton Koçi, kurse i plagosuri është Andi Sulka. Ngjarja ka ndodhur në një bilardo të qytetit. I riu ka nisur të godasë dy personat me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka shpallur në kërkim autorin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shkak për krimin mendohet të ketë qenë një grindje në bilardo.

3 komente në “Bulqizë, 17 vjeçari vret me thikë një 21 vjeçar, plagos rëndë një tjetër”

  1. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    O shqiptar mos vritni njeri-tjeterin, por shkatrroni Berishen.

  2. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    O shqiptar mos vritni njeri-tjeterin, por shkatrroni Berishen. Kjo eshte papunesia qe krijon krim.

  3. elinor says:

    Injorance + hormone = rrezik per shendetin…e te tjereve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje