Deklaratat e plota të Volfart për Spahiun

19 Janar 2012, 14:23Kronika TEMA

Pyetje: Sot, në komisionin e ligjeve duhet të shqyrtohej i pari kod që kërkon 84 vota. Nuk u arrit as të votohej, as të shqyrtohej. Mendoni së është vërtet i rrezikuar konsensusi që partitë arritën në nëntor të vitit të kaluar ose të paktën ka ngrirë?

Ambasadori Wollfarth: Konsensusi dhe deklarata për të vazhduar punën mbi bazën e atij konsensusi, nga fundi i vitit të kaluar drejt përgatitjes së të ardhmes, duhet të vazhdojë. Ai është i nevojshëm për përgatitjen e rrugës së mëtejshme që Republika e Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian në rrugën e saj të integrimit të mëtejshëm në strukturat evropiane. Kushtetuta është shumë e mençur. Ajo thotë, në terma të përgjithshëm, se konsensusi është i nevojshëm për vendime themelore dhe Shqipëria, përmes zyrtarëve të saj publikë, e ka bërë gjithmonë të qartë se ajo dëshiron të bëhet pjesë e botës demokratike dhe perëndimore. Dhe për këtë çështje është shumë e rëndësishme të ketë një konsensus të gjerë, duke filluar nga populli, nga njerëzit, dhe ky konsensus të reflektohet edhe në nivelet më të larta politike. Pra, në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme që hapat themelore, vendimet themelore dhe ligjet kryesore të miratohen me mbështetjen e shumicës dhe të opozitës. Kështu që në këtë kuadër, unë do të doja ta përsërisja ftesën për liderët politikë që ata të bëjnë maksimumin për ta gjetur këtë konsensus. Ai është i nevojshëm. Vendi juaj ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për ju, njerëzit kanë nevojë për ju. Vendimet duhet të merren sa më shpejt pas – dhe ky është një element i rëndësishëm – diskutimeve të shëndosha.

Pyetje: Zoti Ambasador, në lidhje me shkarkimin e zotit Spahiu, që është kërkuar nga maxhoranca. Cili është mendimi juaj. A mendoni se po shkelet ligji ndërkohë që Kreshnik Spahiu vetë miratohet me anë të Presidentit dhe jo me anë të maxhorancës?

Ambasadori Wollfarth: Nga një zyrtar publik, në çfarëdo pozicioni qoftë, do të prisja që t’ia kushtojë gjithë kohën detyrës në të cilën është emëruar. Është jo vetëm legjitime, por është edhe shumë e rëndësishme që pyetjet e rëndësishme të bëhen dhe përgjigjet e nevojshme të jepen në mënyrën e duhur në Parlament, sepse Parlamenti është vendi i duhur për këto pyetje. Një detyrë publike, që mbahet me paratë e taksapaguesve, duhet të respektohet dhe sjellja duhet të jetë e përshtatshme. Kur ngrihen pikëpyetje mbi sjelljen, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të larta zyrtare, Parlamenti është një vend shumë i mirë, vendi më i mirë, dhe ndoshta i vetmi vend për ta bërë këtë. Institucioni më i rëndësishëm që ka një vend është parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili duhet të respektohet.

Pyetje: Nuk përbën kjo përplasje ndërinstitucionale, duke pasur parasysh se çështja mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese? Si e shikoni qëndrimin e opozitës?

Ambasadori Wollfarth: Unë jam i sigurt se opozita u përmbahet rregullave demokratike. Nuk kam parë ndonjë shenjë se opozita ndryshon nga shumica në këtë pikë. Respekti demokratik për institucionet demokratike është thelbësor në çdo demokraci. Unë nuk shoh ndonjë problem. Dhe, meqenëse më pyetët për opozitën, unë nuk kam parë kurrë askënd në PS që të mos i përmbahet Kushtetutës.

16 komente në “Deklaratat e plota të Volfart për Spahiun”

  1. Tirona says:

    Me 21 janar gjate protestes te mbahen postera dhe te hidhen edhe thirrje per largimin nga shqiperia e ambasadorit Wollfarth.Ta dije dhe populli Gjerman se po paguajne nga taksat e tyre nje ambasador pijanec dhe qoftexhi . I nderuari zoti Mero, bej nje artikull te forte dhe dergoja per botim shtypit Gjerman qe ta dije dhe opinioni atje, se po paguajne me taksat e tyre nje ambasador qe nuk po ben punen e tij,por po rrin gjithe diten duke pire.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Me 21 Janar te gjitha forcat dhe energjite duhen perqendruar tek Berisha dhe tek Meta dhe mos hidhni ide te tilla Mister-Tirona.21 Janari eshte dita qe ti kujtohet Drejtesise per te vend ne vend vrasjet e 4 njerzve te pafajshem.PS dhe Edi Rama duhet ta marrin situaten ne dore dhe te dali ne krye te demostruesve dhe jo si para nje viti.Fajin ta kerkojme tek ata qe ne i kemi zgjedhur vete dhe jo ata qe kujdesen per ne.Per Herr Volfart mund te kemi rezervat tona por me 21 Janar nuk eshte as vendi as koha.Prandaj tregohu i matur me thirrjet qe ben.Mos bej politiken e Berishes se ate kerkon ai qe ne te dalim dhe kundra Europes.Keto gjera ti them sinqerisht.Duhet MATURI dhe PERGJEGJESI kur i fton njerzit te rikujtojne deshmoret e DEMOKRACISE,te vrare dhe nga dora gjakatare e atij qe sot drejton Bashkine e Tiranes.

  2. albani says:

    ja ke fut kot ja ke fut kot plako,

    vetem kld e shkarkon zvkryetarin e kld,

    pse pd nuk i thote ministrite te drejtesise ta kerkoje ne mbledhje shkakrkimin, pse duhet te futet parlamenti ne ket histori,

    apo do bejn show ca dite si me 21 janarin

  3. rexha10 says:

    PO juve ,A JU PAGUAN KUSH QE TE VENDOSNI DEMOKRACI NE SHQIPRI ‘? ,APO JU PAGUAJNE QE TE BENI ANARSHI ,DHE TI SHERBENI KUSHE TE AFRON ME SHUME BIRRA E VRUSTEL
    JU NUKE KENI ASE DHE DINJITETIN ME KRYESORE TE NJERIUT ,ATE HUMAN.

  4. teni says:

    “Nuk kam parë ndonjë shenjë se opozita ndryshon nga shumica në këtë pikë!!!” po mire, meqe braktisja e komisionit dhe deklarata se gjithcka eshte nje farse nuk mjaftokan, ca duhet te beje valle opozita qe ta kuptoje dhe Wolfi qe nuk eshte me nje mendje me shumicen ne kete pike?

  5. Tan_Tironci says:

    Charlie Chapplin dikur thoshte: “Me jep nje Polic dhe nje Park, te te jap nje Film”…..
    Une, sot them: “Me jep nje Wolfarth dhe nje Top Muti, te te jap nje Sal Berishe”…

    Kaq.

  6. Shefqet Cela says:

    Ky KOPUK AMBASADOR eshte po kaq i urryer ne popull edhe vete SALIU:
    DO BENTE PUNE ME MEND NE SE QARKULLON ME BODIGARDE DHE JELEK ANTIPLUMB SI SALIU.
    Na e ka sjelle ne maje te hundes me poshtersite e tije!
    Te qerohet sa me pare!

  7. DEBATIKU says:

    shporroni o injorante e maskarade te mafjes qe ju financon…shko talluni me ndonje popull tjeter injorante …paska patur te drejte i madhi Enver….jashte nga shqiperia…jasht….popull ngrihuni kunde3r ketyre te blere e te financuar nga fashisti sali…

  8. DEBATIKU says:

    shporroni o injorante e maskarade te mafjes qe ju financon…shko talluni me ndonje popull tjeter injorante …paska patur te drejte i madhi Enver….jashte nga shqiperia…jasht….popull ngrihuni kunde3r ketyre te blere e te financuar nga fashisti sali…jua kemi pare sherrin ngatrrestare injorante///JASHTE,JASHTE….

  9. ilir says:

    Ju jeni nje diplomat shume legen dhe kete legenllek e keni treguar me shqiptaret. Gjynah qe i thoni vetes perendimor!

  10. Bardhi Tolabi says:

    Po si ambasador i OSBE-se,detyren ben kur nuk le panair qoftesh dhe kernacesh pa marre pjese?Po kur vriten 4 njeres para kryeministrise apo hidhen ne ere fshatra te tere e vriten 26 vete dhe ti nuk ndermer asnje qendrim,kryerje detyre eshte?Se si e kalon kohen e lire Krshnik Spahiu ty cfare te duhet,perse nderhyn ne lirine e personit?Ty te pyet njeri se ku shkon te shtunave dhe te djelave?Po kur sokellin,sikur eshte ne maje te malit,pikerisht ne sallen e Parlamentit apo ne mbledhjen e qeverise ky dallkauk kryeministri yne,ty nuk t’a vrasin veshin keto dhe te besh edhe ndonje deklarate si kete par Spahiun?Ka shume pyetje per ty ambasador i qofteve dhe birres,por ty nuk te bejne pershtypje.Ty te ka perzgjedhur Grosruck-u dhe sa te jete ai ne OSBE,ty nuk te gjen gje ne se ben vetem nje pune:Te mbrosh Berishen dhe te sulmosh Presidentin dhe opoziten.Shqyrtimi i qendrimit te Kreshnik Spahiut eshte kompetence e KLD-se qe drejtohet nga Topi.Ty kush te lejon te besh presion mbi te?

  11. tirona says:

    nuk jeni asgje tjeter vecse nje legen juve jua kemi pare hajrin perher njeri thote se kryeministri eshte burre shteti pasi vrau kater vete ky debili tjeter na thote kete tjetren ka ardhur koha qe te nderrohen keta te pa udhe se po na ngaterrojne ne punet tona .

  12. Mos abuzoni me Shqiperine dhe shqiptaret says:

    Shikojeni ne fytyre kete tip. Vetem fytre diplomati nuk ka.
    Ka fytyren e nje matrapazi dhe qylaxhiu te thekur, vetm nga ky soj diplomati nuk mund te presesh asnje mendim ose keshille serioze dje te sinqerte. Mendja e tij punon vetem per te zhvatur dhe per te bere qejf.
    E ka te shkruajtur ne balle ky sharlatan perendimor qe na u be peshqesh!

  13. ALBAN DEGA says:

    LETER PA ZARF PER AMBASADORET E EVROPES SE BASHKUAR NE TIRANE

    EDHE LIBIA, ZIMBABVEJA, KOREJA E VERIUT …. EDHE IRANI JANE KOMBE

    – Hidhni parullen ” Ta bejme Evropen si Shqiperia” qe tu besojme Zoterinj ambasadore!

    – Pse nuk jepni te njejtat keshilla edhe per keto vende Zoterinj ambasadore !
    – Mos valle do te na bindni qe edhe kusaria qe pate me syte tuaj eshte demokraci!?
    – Mos valle Shqiperia eshte e denje vetem per despote si Enver Hoxha, si Sali
    Berisha
    – Cfare do te thote per ju fjala demos dhe vote e tij Zoterinj ambasadore..!?
    – A mund te jete demokraci nje shtet ku ” mbi nje e treta e votave u numeruan keq ose
    shume keq ” sipas perfaqesusve tuaj zyrtare e ligjore te ODHIR-it ne Raportin
    Perfundimtar per zgjedhjet e 28 qershorit 2009!?
    – A mund te quhet e vleresohet si demokraci nje qeverisje kusare si e Sali Berishes qe
    vodhi ne mes te dites ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te
    monitoreve dhe te ju ambasadoreve mbas 14 majit 2011 kur u numerua edhe vota e
    fundit !?
    – Mos valle Shqiperia dhe interesat e saj kombetare kerkojne sakrifica e vetmohim vetem
    te opozites dhe te liderit te saj Edi Rama dhe jo edhe te pozites dhe kryekusarit te
    dhe Muamar Kadafit te Shqiperise, Sali Berisha!?
    – Mos u beni qesharake dhe mekatare edhe ne syte e femijeve shqiptare Zoterinj
    ambasadore ose kerkoni nga qeverite tuaja te zbatojne parullen ” Ta bejme Evropen
    si Shqiperia!” qe tu besojme se me te vertete e keni seriozisht!?
    – Ne e filluam levizjen demokratike te uzurpruar nfa fanatike komuniste si Sali Berisha e
    Co, e tij e kusareve me parullne aspirate mbare popullore : E duam Shqiperine si e gjithe
    Evropa! E duam Shqiperine si Amerika demokratike !”
    – Me ato parulla do ta vazhdojme dhe tani kunder kusareve te votave, kunder kusareve te
    pasurive dhe djerses se popullit shqiptar, kunder kusareve dhe vrastareve te demokracise
    shqiptare!
    – Ka vetem nje rruge te na bindni per te kunderten: kerkoni nga qeverite tuaja te hedhin
    dhe zbatojne parullen ” Ta bejme Evropen si Shqiperia!” qe tu besojme se me te vertete
    e keni seriozisht!?
    – Ndryshe: mos u beni qesharake dhe mekatare edhe ne syte e femijeve shqiptare Zoterinj
    ambasadore. Historia nuk do tua fale dyfytersine, standartet e dyfishta, keshillat e
    mbrapshta kunder mbrapshtanit me te madh ne politiken shqiptare, Sali Berishes dhe
    bandes se tij te kusareve !

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 8 KORRIK 2011

  14. xhoni says:

    Si nuk kemi degjuar te thone nje fjale ne favor te OPOZITES keta ambasadoret e huaj,por sa thote nje fjale Berisha,keta gati kane deklaratat e tyre tinzare!!!Si nuk e ka kritikuar ,qofte edhe nje here Berishen keta ambasadore te SHITUR E TE BLERE,kur ai ka bere krime nga me monstruozet????Doemos do te jene BASHKLEPUNTORE TE TIJ!!!TE SHPORREN NGA SHQIPERIA!!!!PO DALIN FJALET E ENVER HOXHES SE OSBE-ja DHE PERENDIMI JANE ARMIQTE E SHQIPERISE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje