Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për bandën e Cërrikut.
Trupi gjykues ka dënuar me burgim të përjetshëm Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Sotën (Xhepexhiun), ndërsa ka dhënë 23 vjet burg për Tomorr Buzanin, 22 vjet burg për Llazar Bicjan, Alban Toskën dhe Entel Gashin, 21 vjet për Skënder Canin, si dhe 8 vjet burg për të penduarin Bujar Buzani.
Masakra e Cërrikut ka ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikes, si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit.