Luftë me policinë, vritet i kërkuari në Laç

19 Dhjetor 2011, 14:43Kronika TEMA

Një i kërkuar nga ana e policisë është vrarë gjatë mesditës së sotme në Laç nga ana e uniformave blu. Viktima është 40-vjeçari Alfred Prendi.

Sipas burimeve të policisë, vrasja e tij ka ardhur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale RENEA. Prendi ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë për vjedhje.

Për momentin ende nuk janë bërë të ditura detaje nga ky operacion, që ka përfunduar me vrasjen e 40-vjeçarit.

19 komente në “Luftë me policinë, vritet i kërkuari në Laç”

  1. Lorenc says:

    Paska vdek si trimat :p

  2. Shefqet Cela says:

    Xhandaret e Saliut s’e kane per gje te shtien ne mish njeriu!
    A nuk mund te izolohej dhe te negociohej per dorezim, me kete njeri, qe ne fund te fundit, nuk paska qene as terrorist por vetem hajdut?
    Ndjejme keq ardhje per ate jete te humbur, pa shkak te forte, por edhe per mungesen e profesionalitetit te disa kuadrove te policise.
    Shpresojme te mos bejne alibi: jo ja hoqi vetes, jo e vrau dikush me stilolaps pistolete e terci merci, si ne 21 Janarin zi.

    1. karaduzi says:

      Boll o shefqet se le nom

      ku ta gjejme te shkrije policia ca nga keta cubelat e Lacit se po na behen si te paprekshem
      bile policia ti shfarosi gjithe rracen e kriminelave qe levizin si pa u hyre gjemb ne kembe

      1. Aqifi says:

        Shefqeti ka te drejte ne parim. Policia nuk mund te vrase nje person te kerkuar per vjedhje. Ne qofte se personi ka patur arme, ja ka drejtuar policise, apo aq me keq ka shtene kunder policise, normal qe policia te qelloje, fillimisht per ta plagosur dhe, po te vazhdoje te qelloje, edhe per ta vrare.

        Ajo qe duhet pare eshte edhe pse dergohet Renea per te arrestuar nje hajdut. Hajdutin e arreston polici i lagjes, apo maksimumi polici i qytetit. Vend leshi jemi bere qe nuk merr vesh i pari te dytin…

    2. Antitalebani says:

      Ti o Shefqet i ngaterron gjerat. Ne si dime rrethanat se si eshte vrare ai person. Nese ka qene hajdut, kriminel dhe i ka rezistuar forcave te policise, aq me teper forcave renea, i bie qe ka qene vertete i rrezikshem. Mbetet te hetohet se si eshte vrare e te nxirren rezultatet.

      Po te ishte treguar i zgjuar ishte dorezuar lakuriq e kishte shpetuar, se ste qellojne kur je lakuriq. Ska te drejte policia te te vrasi nese zhvishesh, se zben rrezikshemri per jeten, nese nuk te shikojne qe ske objekte neper trup apo duar.

      Po keshtu si kane ardh punet, qe po te vjedhin edhe celularet me revole ne koke e te dalin nga burgu per dy dite, spranohet. Ta hajne disa qe tu futet frika te tjereve.

      O Shefqet mos i fut te tere ne nje thes. Ato jane forca te trajnuara dhe ste vrasin nese nuk perben rrezikshmeri te larte nje person. Ne qe shkruajme ketu se duam Sali Berishen, por edhe te thuash per forcat RENEA qe jane xhandaret e Saliut seshte normale dhe i bie ose je nje njeri qe ske informacionin e duhur ose je aq shume militant sa eshte e frikshme te te mendosh ty ne strukturat e shtetit.

      Iku nje njeri dhe te vjen keq per kete, por nese ja ka bere borxh shoqerise, e ka merituar dhe kur te shkoje per gjykim, ZOTI do di cte beje me te, nese kjo bote ka nje gjykues te drejte si ZOTI, gjithmone.

      Hajde tung

    3. Arben NY says:

      Z.Shefqet Cela…kjo qe thoni ju eshte menyra se si operon policia ne nje vend demokratik..ki parasysh ketu flitet per nje vend te botes trete nen diktature anadollake, me nje kryeminister dhe qeveri kriminale ,dhe polici ku mesatarja e arsimit eshte 2.4 klas shkolle…po ske pse shqetesohesh..kjo eshte larje hesapesh midis malokesh..ne duhet ti nxisim keto deri sa te mos ngelet kokerr nga kjo fare e keqe..nqs vertet te dhimset Shqiperia …kategoria e ketyre malokve eshte ne shenjester te FBI dhe ketu ne NY..dihet fare mire qe keta jane ne gjendje te Neanderthalit

    4. Shefqet Cela says:

      Me vjen keq Qerim. Mllefi te ka bere te humbesh llogjike: ne vend qe te me shfrysh mua si Shefqet, i shfrym Qerimit, duke e quajtur cub.
      Une kur them negocim, me perpara kam parasysh izolimin e keq beresit dhe pastaj tentative negocimi. Keshtu vepron bota e qyteteruar ku duam te vemi. Aspak nuk me shkon mendja te harrohet vetembrojtja. Jeta e policit eshte akoma me e shtrenjte, se kryen njje detyre te shenjte, ruajtjen e rregullit dhe qetesise.
      Me 21 Janarin tragjik u qellua ne mish njeriu, megjithse demonstrata ishte afer fundit. Vendet demokratike nuk veprojne keshtu. Nuk po zgjatem me tej sepse ke pare kronikat.
      NDERIME!

    5. Antitalebani says:

      Ti o Shefqet qenke nje cope k….

      Habitem qe ditke te perdorke internetin me keto qe thua.

      Cpune ka 21 Janari me kete gje?! Ai eshte nje kriminel qe rendonin 10 hetime te ndryshme te pakten. Pra 10 krime. Pse su dorezua? Nje njeri qe e do jeten dhe qe mendon se ska bere krime, mund te dorezohej. Te zhvishej dhe te dilte i zhveshur perpara policise. Ste vret policia nese shikon qe sperben rrezikshmeri jete ne momentin qe te ka rrethuar.

      Te vjen keq qe iku nje njeri, e vertete, por te lidhesh kete vrasje me 21 Janarin, nuk shikoj llogjike te menduari. Po shikoj llogjike militanti qe eshte shume i rrezikshem.

      Po ti o Shefqet je nga ata njerez qe kriminelet i barazon me te mjeret qe u vrane ne 21 Janar. Kjo eshte nje e keqe shume e madhe qe ka njerez qe mendojne keshtu gjerash.

      Kane dal kriminelet e po vjedhin celularet e kuletat duke te vene rovolen ne koke. Problemi eshte te shteti qe su jep mundesi njerezve te gjejne pune e te jetojne, por qendron edhe te individi qe per te jetuar shkel rregullat e shoqerise. Dhe ne kete bote ku ligji i xhungles shikohet nga disa njerez si e vetmja menyre jetese duhet te marresh parasysh pasojat e rregullave qe ka vene njeriu. Jane ligjet e shoqerise. Kjo bote seshte e drejte, kete e dime te gjithe dhe sejcili mundohet te pershtatet ne te me format e veta. Ne mundohemi te jetojme me rregullat e vena te tjere mundohen mundohen me rregullat e veta dhe shoqeria ka rregullat e saj se si duhet te veproje.
      Ne hoqem denimin me vdekje dhe po dalin njerezit nga burgu me pak vite, mbas shume krimesh te bera. Kjo seshte e drejte, po edhe te akuzojme Forcat RENEA qe jane forca te trajnuara per kete pune dhe qe kane vrare nje kriminel me dhjte gjynahe ne kuriz edhe kjo seshte e dejte.

      O Shefqet, thirri mendjes e mos i ofendo njerezit ku te mundesh e pa llogjike.

    6. Lezhjani says:

      Z.Shefqet nuk eshte asnjehere kenaqesi te marresh jeten e dikujt por nese ky akt sjell siguri per shume qytetare te tjere eshte i nevojshem.

      Te jesh i bindur qe ekzekutime nuk jane bere ndonjehere.Eshte vepruar ne baze info te sakta dhe me plan operacional.Ne baze te rrezikshmerise se personit qe duhet te kapet eshte bere plani,rrethuar vend-ndodhja,pozicionuar grupi i nderhyrjes dhe bere thirrje per dorezim pa kushte.Personi ne fjale flitet te kete qene killer,ka dale me synimin te caje rrethimin me nje granate mbrojtese ne dore.Granata eshte arme luftarake sic e di dhe ne rast detonimi sjell vrasjen e pjesetareve te Reneas.Ligji ne kete rast eshte zbatuar,si pasoje reagimi ka qene i barazpeshuar me kercenimin.Gjera qe ndodhin.

      Edhe boll me 21 Janarin,merruni me politiken jo me policet.Renea me 21 janar nuk ka shkrehur nje arme,as ka rrahur kend,doni apo s’doni ju.

      1. Shefqet Cela says:

        Zoti Lezhjani! Deri tani une nuk kam informacion se ka qene serial killer i vrari. Po te ishte keshtu, ndryshonte pake puna. Megjithate mund te plagosej, per tu bere i pa rrezikshem per sulm. Koha do ta tregoje ne se ka tentuar te perdore arme, apo bombe kunder policise. Ketu justifikohet vetembrojtja.
        Une e kuptoj dhe e ndiej ne lekuren time epidemine e hajduteve, qe po na hyjne bankave, dyqaneve dhe shtepive edhe me kobure ne dore.
        Ketu nuk bej fajtore vetem policine, por sidomos kete fare drejtesije qe kemi. Me korrupsionin dhe pa aftesine e vet i ben gangsterat te hedhin vallen kobzeze, qe nuk dime ku kemi koken.
        Ne radhe te pare bej fajtore politiken e shtetin, qe jane bastioni kryesor i grabitjeve, me marifete me te sterholluara. Ketu e ka burimin krimi dhe pasigurija tek ne.
        Sa per 21 Janarin ai nuk eshte harruar dhe nuk do te harrohet kurre. Duhet te dalin para ligjit ata qe kane urdheruar dhe ata qe kane shtene ne mish njeriu. Po ashtu edhe ata qe e zvarritin kete ngjarje absurde kriminale. Une e di fare mire qe RENEA nuk ka gjynahe ne kete ngjarje. Une kam ndjekur me interes edhe nje rrast qe ju kerkua RENEse te nderhynte ne nje ngjarje qe u takonte te tjereve dhe nuk mori ata pergjegjesi, qe i takonte politikes. Kjo me ndolli rrespekt, per kete rrast.
        Une e di ngjarjen tragjike te kriminelit Dajti ne Durres, me kater viktima por po degjoj zera se edhe ndonje drejtues i larte policije nuk qenka pa gje. Kjo ndjell nje keqardhje te thelle, po qe keshtu.
        Besoj se me kupton “policija” qe “nuk flas nga shtepija”, por jam pjese e katrahures ku jetojme, me kete pasiguri. I kuptoj telashet qe kane, por nuk mund ta quaj profesionalitet kur degjoj qe nje OFICER policije ne Pogradec i thote arbitrit ” do te var”, ne vend qe ti behet mburoje, sepse po dajakosen gjithandej ne krye te detyres.
        SHENDET!

  3. Policia says:

    Ti Shefqet paske shkuar dem . Ma merr mendja kete punen e negociatorit te policise e ke mesuar ne TV te DigiAksion!
    Eshte e lehte te flasesh nga shtepia si kritik. Do ishte mire te merrje pjese me ndonje aksion te policise … te negociosh me 15 plumba ne sekonde qe vijne ne drejtimin tend.

    1. AMT says:

      Ti o shoku polic mire e ke qe me 15 plumba ne sekonde nuk negocion dote ..po kur eshte puna per te kapur e per te vrare cuba pushteti qe e shkelin ligjin ne mes te dites e keni kollai te negocioni me leket qe u japin,ose me shkelmat qe u fusin edhe rrini si gore…keto peralla tregoja vetes qe e mban me te mira por ne realitet jeni te shtypur me kembe edhe genjeni veten qe te keni moralin lart…ndonjeher jeni si puna e mutit “mut jam por ere skam ama”kjo eshte perkedhelja qe i beni vetes..hajd shendet

      1. Policia says:

        Zoti ose Zonja ATM! Komenti im ishte ne lidhje me ate te Shefqetit. Megjithate mendoj se ti je thesht dikush qe merret me fjale dhe perpiqet me menyra patetike te shprehe mendime te marra borxh nga tregu Gabi. Gjithe te mirat

    2. taulant says:

      une jetoj ne gjermani -policia me te vertet nuk abuzon dhune por kur dhunohet i gjithe populli politika bejne namin po te linde nevoja edhe ligj ndryshojne vetem per te forcuar policine- qe ne shqiperi nuk kane frike nga ligji e qe nuk i zbatojne eshte dicka qe se kemi ne kulture-vetem nga frika -ketej eshte ndryshe -nuk di si ta shpjegoj..

  4. ylli i shamunaqes says:

    Mos e dhisni kot muhabetin; ata policet qe e vrane lacjanin thjesht kane bere detyren e tyre, asgje me teper, edhe ku pa, ne Lac, haleja e Shqiperise. Shyqyr qe e tregon shteti fytyren njehere ne mot. Ai me siguri do kete qene ndonje nga ato pjellat e keqia qe te gjen belaja kur ferkon makinen. Mire t’i behet palles. Kush ben si karderr le te haje kar

  5. xhevit says:

    sikur nuk shkon kjo pune keshtu te vriten njerzit per nje vjedhje ka metoda te tjera per ta arrestuar sot gjendja ekonomike eshte e keqe qeveria duhet te krijoje vende pune te tjera dhe jo te pasurohet per vete dhe te vrase te tjeret

  6. Perralla me Mbret says:

    Sipas verzionit zyrtare te Policise se Shtetit, i shumekerkuari ne momentin kur i eshte bere thirrje per tu dorezuar tentoj te sulmon Policine me nje granat dore!Ca ka ktu per keqardhje me te vrarin!Ka rregulla Policia per raste te tilla dhe nuk ka nevoj per urdher,c’jane kto komente koti!

    1. X says:

      bejne keto komente keta se nuk ju djeg bytha se kur ju djeg bytha vrasin dhe vllane per nje cop toke.

  7. sa per ket tem policia ka arrit me vram me snajper se ka 4 vjet qe e ndjek edhe nuk ka arrit me kap .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje