Ditë grabitjesh, vidhet zyra e kolaudimit të automjeteve në Vlorë dhe një bankë në Tiranë

21 Dhjetor 2011, 16:11Kronika TEMA

Dy grabitje të rënda janë shënuar ditën e sotme në mes të ditës nga persona të armatosur. Fillimisht, në orët e para të ditës së sotme është grabitur filiali i një banke në Tiranë. Kjo është vjedhja e disatë e bankave në vend, ndërkohë që autorët, si në shumicën e rasteve, kanë mundur të largohen.

Pasdite ndërkohë, dy persona të maskuar kanë grabityr zyrat e kolaudimit të automjeteve në Vlorë. Mësohet se dy personat e maskuar dhe të armatosur me pistoleta kanë qëlluar në drejtim të rojes së këtij institucioni.

Më pas, ata janë futur në ambientet e zyrës dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arkat të paktën 2 milionë lekë të reja e janë larguar me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje