Fluks emigrantesh drejt pikave kufitare

25 Dhjetor 2011, 19:23Kronika TEMA
Fluks emigrantesh drejt pikave kufitare

Festat e fundvitit kanë rikthyer radhët në pikat kufitare, ku është vënë re një fluks tepër i lartë udhëtarësh. Vetëm sot pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit 8 tragete me 6500 udhëtarë, si dhe 2 mije automjete. Në portin e Durrësit janë në shërbim 35 sportele.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri tani kanë hyrë rreth 7827 persona me 3562 automjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele kurse ajo greke me 3.

Fluks i lartë edhe në portin e Vlorës, ku vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 1740 pasagjere me dy tragete të linjës Brindizi-Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje