Ambasada e SHBA paralajmëron sërish qytetarët e saj: Protesta mund të bëhet e dhunshme

20 Janar 2012, 21:17Kronika TEMA

Ambasada amerikane ka rifreskuar sot informacionin e dhënë një javë më parë për qytetarët e saj në Shqipëri në lidhje me mitingun e opozitës me rastin e 21 janarit.

Në njoftim paralajmërohen qytetarët se protesta mund të kthehet në të dhunshme. “Megjithëse demonstrata të mëdha paqësore janë zhvilluar edhe më parë në Tiranë, një demonstratë më 21 janar 2011 u kthye në të dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, përfshirë edhe policë. Mitingjet pasuese kanë qenë të qetë dhe kanë tërhequr mbi 10 mijë njerëz, sipas të dhënave të besueshme. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe demonstratat që kanë për qëllim të jenë paqësore, mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikuara. Ju duhet t’i shmangni ato me sa të mundeni,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, mitingu do nisë në orën 10:30 dhe do zgjasë deri në orën 14:00. Njerëzit do të mblidhen përpara selisë së PS dhe do marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ndaluar përpara selisë së kryeministrisë. Ambasada paralajmëron se mund të ketë probleme me celularët pasi rrjeti mund të ngarkohet. Po ashtu mund të ketë probleme në arteriet kryesore të qytetit.

14 komente në “Ambasada e SHBA paralajmëron sërish qytetarët e saj: Protesta mund të bëhet e dhunshme”

  1. us says:

    na asht bo ky arvizuja si fatorinat e trenit shkodres kur thonin:arritem ne stacjonin efundit ju rikujtojme plackat dhe grate..eh medet

    1. Aishja prej Sauku says:

      Arvizu m’ka keqkuptu.Un i thash se kom me shku n’Demustrat me NALLANE ,ene n’ven qi t’thot se do bohet e Zhurmshme thot do bohet e dhunshme.Me cadra-……siluruse ene stilolapsa-….katjushka,pa harru thikat me….. telekomandim.Ah mre Arvizu qi ma plase shpirtin.Un them shif ku osht Sali-Trapi,ti m’thu,…… futu ke dollapi.

  2. elez piperaj says:

    KAM BERE NJE KOMENT TE ZERI AMERIKES POR NUK MA BOTUAN..NE FAKT KETE
    STACJON KAM MUAJ QE E KAM ABANDONUAR SE KA CENSURIM NQS I KRITIKON BERISHEN.. nje stacjon qe jep lajme dhe kur nusja e lul bashes hypen ne minare e sahatit te tiranes per “zhvillim turizmi”…

  3. populli says:

    Na plasi ka….rri per pseudo Amerikanet!! Le te shkojne ne Bahamas per pushime per 21 Janarin, sepse as prishin dhe as ndreqin ndonje gje ketu ne Shqiperi!!

    1. shkopi says:

      Rrofte SHBA ..PA TOM RIDGE,DAMIR FAZLLIC,NIKOLLAQ GEIXH, F.WISNER ..DHE PA CANTAT E ZEZA TE FARI BALLIUT……

      1. NYC says:

        shkopi… mos fut ne nje list me Tom Ridge me nje katunar qesharak si fahri balliu

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Afrohuni ne menyre paqsore pastaj vazhdoni sulmin … ”
    Me qarte se keshtu nuk mundet te flase Ambasada Amerikane.
    ” Kujdes ne udhekruqe se ka snaiper ”
    Pra snajperet jane zhvendos nga Kryeministria neper rruget dhe udhelryqe e Tiranes. Ndiqni keshillat e Ambasades Amerikane.

  5. Enough is Enough says:

    Thoni ishalla gjendet nafte ne sarande qe te nderhyjne keta ,se po nuk pati nafte as e kane rrujt as kane per ta rrujt ndonjeher per Shiperine keta.

  6. Albana says:

    Nuk me duket shume e arsyeshme qe te behen perseri mitingje ne Tirane. Kjo mund te gjeneroje dhune nga te dy palet. Shqipetaret e mencur duhet te largohen nga keto skena. Vetem ne rruge demokratike duhet te zgjidhen konfliktet. Ambasada Amerikane me te drejte paralajmeron se mitingu mund te kthehet i dhunshem nga precedencat e meparshme. Nuk e di si nuk po zeme mend nje here, qe te bejme gjerat ashtu si duhen, por vetem gjullurdira duam. Edukohu popull shqipetare me vlera demokratike. E habitem edhe boten me zullumet qe bejme, pa lere per vehten tone qe e groposim thelle e me thelle.

  7. misionari says:

    Ne fakt demostrata e dhunshme duhet bere ne Lushnje, qe krimineli Sali Berisha te mos kete vend ku te futet.

  8. Tirana Re says:

    nuk ja mban malokut te hedhi asnje fisshek manover po mos e rruni trapin..bulevardi ka blloqe asfalti sa te duash

  9. fshatari says:

    Mendimi im eshte se 21 janari i 2011 ishte i gabuar!Per faktin se do te rrezohej Berisha per te ardhur Rama,kurse 21 janari i sotem 2012 duhej te ishte per te rrezuar te gjithe qeverine per te shperndare parlamentin dhe per te zgjedhur nje qeveri pa keta figura politike qe jane sot.E di qe nuk mund te realizohet por mendoj se eshte e vetmja rruge.Do te ishte perseri gabim te rrezosh Berishen per te sjelle Ramen me trupat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje