Hammarberg: Garda s’duhet të qëllonte më 21 janar, edhe nëse protuestuesit ishin të dhunshëm

29 Janar 2012, 17:21Kronika TEMA

Një vit pas ngjarjeve të 21 janarit, Këshilli i Evropës shprehet se Garda e Republikës nuk duhet të kishte përdorur armët ndaj protestuesve, edhe nëse ata do të ishin të dhunshëm. Në një intervistë ekskluzive për “Vizion Plus”, komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, shkon edhe më tej madje duke thënë se Garda nuk duhej as që t’u drejtonte armët protestuesve, por duhet të tregonte maturi. “Armët nuk duhet të përdoreshin, si dhe nuk duhet t’u drejtoheshin demonstruesve, edhe nëse ata bëheshin të dhunshëm, që ndoshta ndodhi edhe në rastin në fjalë. Është shumë e rëndësishme që sjellja e policisë dhe Gardës të jetë e matur në këto raste, sepse kjo do të bënte që forcat policore të përfshiheshin në dhunë dhe kjo e përkeqëson situatën,” shprehet Hammarberg. Ashtu si një vit më parë, kur vizitoi Shqipërinë pas 21 Janarit, Hammarberg ka përsëritur apelin që palët politike nuk duhet të ndërhyjnë në hetimet e Prokurorisë. Sipas tij, çështja duhet hetuar deri në fund dhe në Shqipëri duhet të ç’rrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë. “Jemi të zhgënjyer nga ndërhyrjet politike në hetimet e Prokurorisë. Ne kemi shpresuar se palët politike do të lejonin një hetim të drejtë, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa presione. Nëse palët do të duan të reagojnë, ta bëjnë këtë pas raportit përfundimtar. Ajo që ne duam të evitojmë është një situatë pandëshkueshmërie, ku vrasjet që ndodhin për çfarëdo arsye, nuk hetohen në thellësi, dhe kjo nuk është një përgjegjësi vetëm e drejtësi, kjo është e papranueshme,” vijon Hammarberg. Komisioneri i lartë i KiE-s ishte më se i qartë në deklaratat e tij kur tha se hetimet për 21 Janarin duhet të arrijnë në një përfundim, para se Shqipëria të marrë drejtimin e Këshillit të Evropës në maj të këtij viti. “Unë shpresoj që Shqipëria ta ketë zbardhur këtë çështje para se të marrë drejtimin e Këshillit të Evropës në maj të këtij viti. Drejtimi i Këshillit të Evropës e vë Shqipërinë në një pozitë të madhe përgjegjësie për të gjitha vendet e Evropës,” thekson ai. Hammarberg tha gjithashtu se përgjegjësia duhet të bjerë së pari tek drejtuesit e Gardës dhe më pas tek gardistët e thjeshtë. Sipas tij, pyetja kryesore që duhet të marrë përgjigje është se kush është përgjegjës për ngjarjet, edhe pse palët vijojnë të fajësojnë njëra-tjetrën. I pyetur për performancën e qeverisë, Thomas Hammarberg nuk dha një vlerësim të saktë, por theksoi se nëse ka vullnet, çdo administratë mund të bëjë që vendi të shkojë shumë përpara.

7 komente në “Hammarberg: Garda s’duhet të qëllonte më 21 janar, edhe nëse protuestuesit ishin të dhunshëm”

  1. LORA says:

    Deklarate pe dobici.Palet,palet,,,,,,,asnjehere nuk e ndajne palen kriminele nga pala viktime.Ju desh nje vit ketij kurvarit “te te drejtave te njeriut” te na prallise me palet dhe te na vere gishtin vetem tek garda dhe ushtaret e saj??????.
    Vellezer e motra keta soj kurvaresh i kemi ne xhep,tash e 21 vjet,kane te drejte te perdridhen e te rrotullohen se po ndjejne se po u mbyllet rubineti.E kemi vete ne dore te gjithe pergjegjesine e presionit te domosdoshem,per drejtesi ne shtepine tone te perbashket.E nese ne i marrim e i ushtrojme,ne menyre skrupuloze pergjegjesite tona sovrane,i japim fund epokes se shkerdhimit (me ndjeni per termin por nuk gjej me te pershtatsehem) te te drejtave tona ne Atdheun tone.

  2. Horri i bulevardit says:

    Edhe ky me siguri do te jete pjese e grupit pucist.
    O Sali Rom Berisha, po kaq hajvan je si ske turp qe i kopjo te tjeret edhe ne veprime edhe ne shprehje, por shprehja e preferuar e Enver Hoxhes, ka qene: Grup Pucist, ose Grup Armiqsor.
    Kaq shume mbresa te ka lene sekretari i pare i PPSH-se, sa nuk mund te ndahesh dot nga retorika e tij?
    Me siguri Hysni Milloshi me partine e tij, ka devijuar ne revizionizem, se je vetem ti dhe partija juaj, qe keni marre persiper te coni ne vazhdimesi diktaturen qe zbulon pucist.

    1. Mike says:

      Te dyja palet kane pergjegjesi, dhe socialistet te mos i bejne presion prokurorise.Fajtoret e kesaj mini kryengritje, dhe ketij mini revolucioni duhet te dalin para drejtesise.Komunistet duhet te kuptojne dhe te zbatojne ligjet e shtetit ligjor demokratik.Ne pushtet vihet me vote dhe jo me revolucion si me 97.

      1. Shefqet Cela says:

        Moj Mike, sa shume dike? Sa shum gjera dike ti? “te dy palet kan pergjgjesi. S’paska nevoje per hetim! Faji qenka jek e jek! Ca andej e ca ketej. Sigurisht ti je andej, nga ana e ATIJ.
        Po as me thua: kjo opozite çfar fuqije ka qe ti beje presion prokurorise? Mua me del se te gjitha fuqite i ka mazhoranca ne qeveri: ka fuqine ekonomike, ka policine, ka ne dore ta heqe fare; ka e çnuk ka. Opozita ka vetem llafollogjine moj Mike.
        Nga llafet mund te trembet prokurorija? Me llafe mund ta shkarkoje?
        Paç shendet e kesmet moj Mike simpatike!

  3. tironci says:

    kur sali berisha e lul basha te shkojne me hekura ne duar para drejtesise ,
    atehere fillon germa e pare e DEMOKRACISE NE SHQIPERI..
    POSHTE DIKTATURA berishiane ..

  4. bushi says:

    Ku jetojne keta ko(qe)misionere, qe zgjohen pas nje viti nga ngjarja tragjike dhe marrin guximin te shprehen… E tuprshme per zyrtare evropiane te paguar me dhjetera mijera Euro ne muaj…

  5. adi says:

    Afermendsh qe shume lexues online kane deshire per te hedhur gjykimet e tyre per nje ngjarje a fenomen. Deri ketu gjithçka eshte mese normale. E keqja qendron ne faktin se ka nje kategori shoqerore qe mundesine e pjesemarrjes ne komunikimin online e shfrytezojne qellimisht per t’i sherbyer padroneve. kjo kategori ose eshte e instruktuar, ose sherbimin e kryer e ofrojne per perfitime te gjithllojshme. Kategoria me fosile eshte ajo pjese e shkruesve qe japin mendime taksative duke qene plotesisht alifmatrake ne temat qe trajtojne. Qe te shkruash per 21 Janarin duhet nje formim i shumllojshem, pasi gama e gjere e problemeve te kesaj ngjarjeje kerkon aftesi ne disa fusha njeheresh. Pa rene dhe vete ne nivelin e njeriut medioker kerkoj mirekuptimin e gjithe lexuesve qe kete ngjarje ta shikojne ne dy plane: 1. Menyra e organizimit dhe e zhvillimit te protestes, motivet e saj dhe 2. Menyrat, format dhe metodat e parashtruara per t’u perdorur ne perballimin e çdo situate. Ne fund te fundit marrja e jetes se njeriut dhe sidomos ne kushtet se si ndodhi ne 21 Janar 2011 eshte e pafalshme dhe e pajustifikueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje