Bukuroshja Helena pozon me veshmbathjet e firmës “Triumph Essence”.
Me pozimet e saja, Helena duket e mrekullueshme dhe shumë sensuale. E të mendosh se është 43 vjeçe! Modelja super seksi dhe trupi i saj i rafinuar janë shumë mbresëlënës teksa pozon për “Triumph Essence”.
Veshmbathjet janë të bëra me materiale të lehta dhe me detaje që bien shumë në sy, ku shkëlqimin më të madh ja jep Helena me rrezatimin e saj.
Gjithsesi ky nuk është bashkëpunimi i saj i parë me këtë firmë shumë të njohur veshmbathjesh.”Kam qënë pothuajse një adoleshente kur kam pozuar për Triumph, por megjithatë kemi patur bashkëpunime për disa projekte të ndryshme. Ndjehem sikur jam pjesë e kësaj kompanie, pasi nuk është hera e parë që pozoj për to. Koleksioni i ri është thjesht një kryevepër.”