Një 15 vjeçar nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të kalojë tre vite në një qendër riedukimi pasi u kap duke puthur dy motra.
Babai i dy vajzave 13 vjeçare thirri policinë pasi e kapi djalin në shtëpinë e tij në Abu Dhabi.
Adoleshenti tha se vajzat e kishin lënë vetë të hynte brenda. Ai tha se kishte qenë edhe herë të tjera aty dhe ishte puthur me vajzat me dëshirën e tyre. Por në gjykatë vajzat refuzuan tu përgjigjen pyetjeve. Gjykatësi tha se ai do qëndrojë në riedukim derisa të mbushë 18 vjeç.
Ky vend fetar njihet për ligjet strikte. Vjet një çift britanik u burgos një muaj pasi u kapën duke u puthur në restorant.
kesaj i them une shoqeri e qyteteruar hahaha.
prit kur te vene grate ne stadium atehere grate ne arabine saudite s’kane me arsye te ankohen per mungese te drejtash…
ka me keq.
Informacioni per ciftin britanik nuk eshte fare i vertet, sepse ata u burgosen pasi u kapen duke bere seks naten, ne nje plazh publik. Dhe nga seksi me te puthuren ka dallim te madh. Per me shume kur dhe ne angli ndalohet te behet seks ne vende publike, pse valle duhet te lejohet ne Emirate Arabe. Apo pse jane angleze le te lene kokrren e namit ne gjithe boten, dhe pastaj te shkundin fort passaporten.