Lavrov nuk i hap telefonin Hillari Klintonit...

1 Shkurt 2012, 20:20Politika TEMA

Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara ishin në prag të një lufte bërthamore në vitin 1962. E gjithë bota mbante frymën. Një vit më vonë, Uashingtoni dhe Moska kishin vendosur një linjë direkte komunikimi, e cila kontrollohej rregullisht për të mos pasur probleme. Por çfarë të duhet një linjë e tillë kur dikush në anën tjetër të receptorit nuk do të të përgjigjet? Ka ndodhur kështu me Hillari Klinton dhe Sergej Lavrov. Sekretarja e Shtetit, Klinton, një nga gratë më të fuqishme në botë, ka tentuar të telefonojë Lavrov për 24 orë rresht dhe ai thjesht nuk ia ka ngritur telefonin. Siç raporton Spiegel, në qendër të bisedës do ishte çështja e Sirisë. SHBA po tenton të zbusë Rusinë në qëndrimin e saj të prerë kundër një rezolutë dhe çdo ndërhyrje në Siri. Vetë zëdhënësja e Klinton konfirmon jo pa çudi se Klinton është përpjekur për 24 orë për të telefonuar homologun rus. ‘Sinqerisht është përpjekur shumë,’ tha zëdhënësja Nuland. Por Lavrov, i cili ndodhej për vizitë në Australi, ka shkuar më tej me cinizmin, duke thënë se është fyerje të shkëputej nga takimet dhe të fliste. Çfarë do të thotë kjo fyerje për Klintonin? Ajo tregon se Rusia është shumë e vendosur në qëndrimin për Sirinë, të vetmin aleat që ka tani në rajon. Mbi 20 miliard dollarë janë investimet ruse në Siri. Shto këtu një bazë detare. Sergej Çemesov, shef i gjigantit shtetëror Rostechnologij, është një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi. Ai thotë se nuk ka shans që të tërhiqen nga Siria. Dhe e di shumë mirë njeriu që ka nën varësi mbi 500 sipërmarrje e fabrika, mes tyre edhe për armatim. Çemesov i druhet efektit domino. Nëse Siria bie, Rusia humbet ndikimin mbi çdo klient tjetër.

13 komente në “Lavrov nuk i hap telefonin Hillari Klintonit…”

  1. john says:

    kot si ka cuar sms

  2. tomori i beratit says:

    Ta kete gje vella nga babai ky rusi Spartak Brahon????????

    1. arrori says:

      jane vellezer binjake,o tomori beratit.

  3. plaku says:

    Djema, une sot ne stacjonin televisiv shteteror gjerman ARD te ores 13.00 pashe se perfaqesuesi i Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB foli me tone ” TE MODERUARA ” persa i perket vetos se Rusise ne lidhje me Sirine. Kjo sepse Moska pa se kete radhe Lidhja e vendeve arabe eshte shume unike dhe e vendosur ne lidhje me masat qe duhet marre per mos vazhdimin e vrasjeve ne Siri. Ne se Lavrov nuk i hap telefonin Klintonit, mendoj se kjo eshte nje debolese dhe problem me Rusine. Kuptohet se Rusia ka interesa ne Siri por nga ana tjeter ajo duhet te shofi edhe faktin se Lidhja e vendeve arabe eshte shume unike dhe e vendosur per te kerkuar masa rigoroze nga ana e Keshillit te Sigurimit te OKB. Une kam mendimin se nuk duhet marre nje fakt dhe ky te fryhet si tullumbace. Fakt eshte ( e peshe dhe e degjova vete ) ate qe tregova me siper. Mos harrojme se, Rusia nuk eshte me ajo e disa viteve me pare dhe duhet te ruaje bythen e vet nga nja bote e bashkuar e cila kerkon me te drejte qe te pengoje nje diktator qe te vrasi popullin e vet. Mendoj se fakti qe perfaqesuesi i Rusise ne OKB i “RELATIVISOI” ( zbuti veton ruse ) tregon se edhe rusi ka me teper interesa ne tere vendet arabe se sa vetem ne Siri. Harta gjeopolitike e botes ka ndryshuar dhe rusi e di kete.Mos harrojme se edhe lufta qe u be me Serbine nga Amerika dhe Nato NUK u miratua nga Keshilli i Sigurimit dhe te gjithe e dime ( Lavdi Zotit ) se si Amerika dhe Nato e detyruan Miloshevicin te pranonte kushtet e Rambujese. Shkurt muhabeti rusin dhe kinezin nuk i pyeti njeri. Hiqeni nga mendja, rusi nuk ka me dhembe te kafshoje. Rusi ka marre fund. Per sa i perket Kines, Hindise, Brazilit etj. eshte pune tjeter.

    1. eleftheriskepsi says:

      Plaku, Mqs dini Italisht, lezojni.Makari te jete e vertete.

      http://www.stampalibera.com/?p=40178

      1. plaku says:

        eleftheriskepsi,
        E lexova linkun tend dhe mund te them keto gjera :
        – Soros ishte ne Davos dhe une kam lexuar nje interviste ne shtypin zvicerjane sipas se ciles ai deklaroi se nuk merrej me me spekullime.
        – Le linkun tend thuhet :
        “Adesso il mister Soros ha poco spazio per continuare i suoi sporchi giochi con la speculazione che ha messo in ginocchio tutto il sistema finanziario mondiale, sempre in collaborazione dei Rothschild / Rockefeller ed altri sciacalli.”
        Perkthimi:
        “Tani zoti Soros ka pak hapesire per te vazhduar lojrat e tija te ndyra te spekulimeve qe kane vene ne gjunje te gjithe sistemin financjar boteror, gjithmone ne bashkepunim me Rotshild/ Rokfeller dhe ujqerit e tjere.”
        Me vjen keq por une nuk kam mendimin se Soros eshte kaq i fuqishem. Ai para disa vjetesh, m.q.s Pfundi anglez ishte i mbivleresuar ne treg, arriti qe te fitoje miliarda duke shfrytezuar kete anomali te tregut.
        Me poshte ne linkun tend thuhet :
        “e l’Interpol Europea hanno emesso un “Red Notice” che corrisponde all’arresto immediato non solo nei confronti di Soros, ma anche contro gli Squali della Finanza, Bush, Clinton organizzazione criminale, Marc Rich e la sua ditta che si…”
        Perkthimi :
        “Interpoli europian ka leshuar nje “Shenim te kuq” qe i korespondon arrestimit te menjehereshem jo vetem kunder Soros, por edhe kunder pashkaqeneve te finances, Bush, Klinton, March Rich ….”
        Ketu dua te kujtoj se March Rich eshte cifut qe jeton ne Zvicer( e ka shitur firmen e tij qe merrej me tregetine e lendeve te para dhe tani gezon pensionin ne Kanton Zug ) dhe ai eshte i denuar nga autoritetet amerikane dhe ne se hyn ne teritorin amerikan arrestohet. Me duket budallallek fakti qe, gjoja Interpoli europjan te kete urdheruar arrestimin e Bushit dhe Klintonit. Nuk ma merrte mendja nje budallallek te tille nga ana e Putinit dhe jam i sigurte se kjo gje nuk eshte e vertete.
        Eleftheriskepsi, mos harro se ne bote ne mediat boterore ka shume rryma te ndryshme politike, ekonomike, financjare etj. Sic duket edhe ky materjal eshte njeri prej tyre, prandaj mendoj se keto materjale duhen lexuar me kujdes.Pershendetje.

        1. eleftheriskepsi says:

          Plaku ! Soros luajti nje loje shume te keqe kunder Grekeve ,me ndihmen e Papandreut.Per kete do flitet ne ditet e ardheshme .
          Ju uroj gjithe te mirat

    2. Thana says:

      SI SHUME LART E NGRITE PAZARIN. ANALIST I POLITIKES GJITHEPERFSHIRESE BOTERORE.
      FAJ NUK KE. I KA PLEQERIJA KETO!

  4. loni says:

    Sergej me te drejte,,edhe ju shikoni enteresat tuaja,,ashtu si edhe ata legenat americake,,ashtu si amerika qe mbron izraelin per interesat e veta,,ashtu edhe ju mbroni interesat e juaja per rusine,,nuk eshte se po i dhem shpirti amerikane per popullin sirian,,por thjesht per te rrezuar assat,,qe te vejne nje kukull ashtu sic e duan ata,,per ineteresat e tyre kuptohet,,ta largojne rusine,,eshte vete amerika qe i mbjedhe keto dhoj sistemesh,,dhe kur nuk i dalin ashtu sic i do ajo,,fillon me lloj lloj intrigash,,me justifikimin qe demokracia nuk fuksionon,,prsh,,sadam hyseinin,i vendosur nga amerikanet,mubaraku i egjiptit,nga amerikanet,ben ali nga francezet,sali berisha nga amerikanet,etj etj,,dhe kur ja kthejne pllaken pasi marin postet,,atehere americanet me intrigat e tyre duan ti rrezojne,,nuk ju vjen keq ju klinton per popullin fukarenj,,por per interesat qe nuk ju dalin ashtu sic i llogarisni,,prandaj kam nje mendim,,nuk i ncirrni ato rraketa ju bashke me ate rusi dhe shkofshit qe te dy mu ne gopin tuaj…ti shohim edhe ne te tjeret cfare dreqin jane keto arme shkatarruese..

    1. Dean says:

      Akoma me mesimet e Enverit,o Loni???????????
      Po ik ereeeeee Loni,ik.

  5. Blendi says:

    Tani situata ne Siri u fut ne ate rrugen qe nuk ka me kthim. Dmth u derdh kupa. Historia tregon qe as Rusi e as Amerikani nuk ka c’te beje kur arrihet kjo pike.
    Ata mund te zgjasin apo shkurtojne agonine e Asadit a si i kane emrat ata qe qeverisin atje, por fundi eshte i pashmangshem.
    Kur vritet frika e nje populli, eshte veshtire t’a fusesh ne vathe prape. Dhe vendimtar per fatet e nje vendi eshte populli qe jeton atje e jo faktoret e jashtem.

    Tung,
    Blendi

    1. genc says:

      Shume e vertete.

  6. Sefer Daja says:

    pune rusesh..skane bythe keta evgjite te merren me USA… jetoin akome me deliret e sistemit komunist dhe efektet e Vodkes..spjerdh njeri per keta … eshte thjeshte diplomaci… ca fuci te vjetra qe ata i quajne arme berthamore jane komplet outdated dhe jashte funksioni..USA eshte e shqetsuar vetem nga ndonje shperthim i pa kontrolluar i tyre ..saper Sirine ..asgje nuk kthehet mbrapsht dhe Rusia kupton qe po izolohet nga dita ne dite me shume ..se ska treg armesh..dmth ska Cash …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje