Relacioni i PLOTE i policisë: Prokuroria të pezullojë hetimet për organizatorët e protestës më 21 janar

1 Shkurt 2012, 14:24Politika TEMA

Zbulohet relacioni i Policisë së Tiranës që kërkonte pezullimin e hetimeve për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Në datën 11 korrik 2011, policia i sugjeronte Prokurorisë që të pezullonte hetimin ndaj demonstruesve dhe deputetëve të PS-së, pasi nuk kishte prova që kishin nxitur protestuesit për të qëlluar godinën kryeministrore. Gazeta “Shqip” ka siguruar një kopje të kësaj kërkesë të policisë. Dokumenti i është dërguar edhe Parlamentit, bashkëlidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetëve Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi. Më poshtë është dokumenti i plotë:

 

Zhvillimi i protestës

Në datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, është zhvilluar një protestë e dhunshme, ku si pasojë e dhunës së ushtruar nga një grup protestuesish janë dëmtuar një numër i madh punonjësish policie të planëzuar me shërbim për mbarëvajtjen e kësaj proteste si dhe janë djegur katër makina policie, janë dëmtuar disa të tjera si dhe është dëmtuar fasada e Kryeministrisë etj. Për zhvillimin e kësaj proteste është kërkuar leje nga Partia Socialiste e Shqipërisë në datën 19 janar 2011, ku citoheshin edhe kërkesat. Protesta ishte paqësore dhe arsyeja ishte demonstrimi para Kryeministrisë për disa probleme të qeverisjes. Citoheshin vendgrumbullimet në të gjithë Tiranën dhe marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kërkesa u firmos nga deputeti Besnik Bare. Policia i ka kthyer përgjigje dhe angazhohet për garantimin e zhvillimit normal të tubimit. Më pas, Policia e Tiranës ka hartuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011, ora 14:00, në Tiranë.

Policia ka pasur të dhëna/informacione se persona me precedentë kriminalë do të ishin pjesë e protestës së datës 21 janar 2011 dhe se mund të kryenin edhe veprime të dhunshme. Duke u nisur nga ky fakt, për menaxhimin e kësaj situate si dhe për mbajtjen në kontroll të elementëve me precedentë kriminalë për të cilët kishte të dhëna/informacione se do të ishin dhe objekt i dhunës dhe të vjedhjeve të pasurisë në qytetin e Tiranës, gjatë protestës nga ana e Policisë së Shtetit janë planëzuar me shërbim edhe disa punonjës policie të ardhur nga drejtoritë e policive në qarqe si Korça, Vlora, Shkodra, Peshkopia, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri etj. Menjëherë me grumbullimin e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para dhe në krah të Kryeministrisë, një pjesë e tyre fillimisht kanë provokuar kordonin e policisë dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të tyre me sende të forta si shkopinj, gurë, çadra dhe sende të tjera. Me gjithë paralajmërimet e bëra nga ana e policisë se do të ndërhynte me forcë për të shpërndarë turmën nëse vazhdonin të ushtronin dhunë ndaj policisë, turma jo vetëm që nuk është ndaluar, por është acaruar edhe më tej duke shtuar dhunën ndaj policisë. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë duke përdorur në fillim ujë dhe më pas gaz lotsjellës. Me gjithë mjetet e përdorura nga policia, dhuna ka vazhduar duke u shpërndarë në të gjithë zonën përreth Kryeministrisë, deri në atë masë sa është hapur me dhunë porta kryesore e Kryeministrisë, u dogjën pemët në murin rrethues të saj, u thyen xhamat e fasadës si dhe u dogjën dhe u dëmtuan një numër i konsiderueshëm makinash policie dhe makina civile. Me qëllim gjetjen e provave dhe të fakteve, nga ana e policisë janë sekuestruar CD me pamje filmike të marra nga protesta e datës 21 janar 2011, ku dallohet qartë dhuna e ushtruar nga një numër i madh personash si Gjin Ndreu, Lin Ndreu, Bledar Tusha, Rakip Tosku, Feta Mataj, Jetmir Prenga, Liman Derti, Ferdisi Hasa, Lavdim Balla, Pashko Curri, Jak Margjonaj, Ardian Kriri, Brahim Elezaj etj., një pjesë e të cilëve ende të paidentifikuar, mjetet që ata kanë përdorur etj. Gjithashtu, nga ana e policisë janë administruar raporte shërbimi të përpiluara nga punonjësit e policisë, të planëzuar me shërbim fillimisht nëpër pikat e grumbullimit të protestuesve dhe më pas në vendin e zhvillimit të protestës, ku pasqyrohet dhuna e ushtruar nga persona të ndryshëm si dhe lidhjet e tyre me disa politikanë. Në të gjitha pikat e grumbullimit të protestuesve është vërejtur prania e deputetëve të Partisë Socialiste dhe protestuesit kanë ardhur pothuajse nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

 

Detyrat e policisë

Në bazë të materialit të dërguar nga policia, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr.285 të vitit 2011. Më datë 17.02.2011, nga ana e prokurorëve të çështjes, z.Ervin Karanxha, Olsi Dado dhe Bujar Hoxha, dosja hetimore nr.285 i është deleguar Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku janë lënë detyrat si me poshtë: Të administrohen në dosjen hetimore pamjet filmike dhe video të pjesëmarrësve në miting. “Të ekzaminohen fotot dhe pamjet filmike. Të evidentohen personat që kanë organizuar mitingun; të përcaktohen personat që kanë goditur me sende të forta forcat e rendit dhe kanë djegur makinat në datën 21 janar 2011; të pyetet çdo person apo shtetas pa kufizim, që ka qenë në vendin e ngjarjes dhe jep të dhëna të rëndësishme për hetimin; të pyeten personat të cilët, në bazë të pamjeve filmike ose videove, rezultojnë se kanë qenë në vendin e ngjarjes. Nga policia gjyqësore e shërbimeve të policisë në gjashtë komisariatet e Tiranës si dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar shumë protestues në datë 21 janar 2011. Të merren akte nga dosjet hetimore në ngarkim të këtyre protestuesve, me qëllim për të hetuar në drejtim të organizatorëve, personave që kanë djegur automjetet si dhe kanë goditur me gurë në drejtim të forcave të rendit dhe sigurisë. Pasi të evidentohen personat që kanë kryer vepër penale, të kryhet ekspertim i fotove dhe videove me qëllim për të përcaktuar nëse janë këta persona që kanë kryer vepër penale e cila dokumentohet nga videot dhe pamjet filmike; të bëhet çdo veprim tjetër i nevojshëm, që çmohet i nevojshëm nga policia gjyqësore për zbardhjen e çështjes si dhe pyetje dëshmitarësh, personash që kanë qenë të pranishëm në miting ose persona të dëmtuar, sekuestrim dokumentesh ose prova shkresore, dhe çdo veprim tjetër që do të dalë nga dinamika e hetimit. Të administrohen në dosjen hetimore çdo dokument që çmohet i nevojshëm nga policia për zbardhjen e rrethanave të hetimit. Çdo ditë të hënë, ora 09:00, të merret kontakt me grupin e prokurorëve me qëllim për të parë ecurinë e veprimeve hetimore si dhe për të parë se çfarë veprimesh të tjera do të kryhen, veç atyre që përcaktohen në urdhrin e delegimit të veprimeve hetimore; për çdo problem gjatë hetimit të komunikohet me prokurorët e çështjes dhe në përfundim të afatit, të mbahet relacion nga oficerët e policisë gjyqësore mbi mënyrën e përfundimit të hetimeve të procedimit penal nr.285 të vitit 2011. Këto veprime hetimore do të kryhen nga oficerët e policisë gjyqësore, Dorian Muça dhe oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, deri në datë 31.03.2011.

 

Dëshmitarët e pyetur

U kryen këto veprime hetimore dhe procedurale, ku u studiua dosja hetimore e deleguar nr.285, e vitit 2011 ku u nxorën të gjitha deklarimet e personave të arrestuar, sendet që atyre u janë sekuestruar, numrat e telefonave si dhe u studiuan deklarimet e dëshmitarëve. Janë pyetur dhjetëra dëshmitarë. Policia ka kapur disa sms që i drejtoheshin deputetit nga Librazhdi. “Gersi. Taulanti jam, po ju kërkoj kudo, me ço një sms kur ta hapësh”, ishte një mesazh që Balla i dërgonte një protestuesi. Përgjigjja e tij ka qenë: “Taulant çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?”. Megjithatë, gjatë pyetjeve, protestuesi pohon se është simpatizant i PS-së dhe ka marrë pjesë me dëshirë në protestë. Ndërkohë, një protestuesi i është sekuestruar një krehër pistolete me tre fishekë kalibër 7.62 mm. Ai sqaron se ka gjetur një këllëf brenda së cilit ka qenë një krehër pistolete me disa fishekë dhe e ka futur në xhep. Ai pranon faktin se ka qëlluar disa herë me gurë ndaj policisë në kohën që edhe të tjerët po gjuanin në drejtim te tyre. Policia evidentoi rreth 12 persona që mund të ishin organizatorë të demonstratës së 21 janarit, mes të cilëve edhe deputeti Taulant Balla.

Ndërkohë, në datë 13 mars 2011, nga ana e prokurorëve të çështjes, z. Ervin Karanxha, Olsi Dado dhe Bujar Hoxha është deleguar procedimi penal ku janë lënë për t’u kryer disa veprime hetimore. Në datën 22 prill 2011 është bërë zgjatja e afatit të hetimeve deri në datën 22.07.2011. Është bërë e mundur pyetja e rreth 60 dëshmitarëve të mëposhtëm: Armand Çarku, Arban Murçaj, Gëzim Koca, Gazmend Selimi, Agron Ozuni, Aldi Lleshi, Medis Dosti, Igers Vangjeli, Taulant Mema, Ardit Blloshmi, Marius Golemi, Dorian Zharri, Taulant Burrja, Mario Koxhaku, Romeo Beqo, Fatbardh Shata, Pavlin Cubi, Enis Mata, Median Ibrahimi, Mario Rustemi, Dritan Pjeçi, Haki Koçi, Kudret Kurtish Salkurti, Ferdis Idriz Hasa, Liman Sait Derti, Lavdim Balla, Jak Margjonaj, Pashko Curri, Lin Ndreu, Jetmir Prenga, Ardian Kiri, Rakip Tosku, Arjanit Mataj, Feta Mataj, Bledar Tusha, Gjin Ndreu, Behar Muja, Hasan Manja, Sali Muça, Shyqeri Velia, Fadil Isufi, Ramazan Deda, Gëzim Saliu, Viktor Çervanaku, Kastriot Begaj, Genci Lulla, Keti Bazhdari, Xhevat Mollca, Zyhdi Dajti, Festim Shatrolli, Frrok Gjini, Sulë Cara, Ardit Sadiku, Lulash Zefi, Lekë Fusha, Ndue Zefi, Naim Gashi, Zamir Latka, Medar Vinçani, Jani Haska, Bujar Maksuti, Sokol Cubi, Klevis Fjerza dhe Hysni Çanaku.

U është dërguar fletë-thirrje deputetëve Taulant Balla dhe Gjovalin Kadeli. Asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime.

 

Vëzhgim demonstruesve

Për shtetasit e sipërpërshkruar janë kërkuar tabulatet telefonike për numrat e tyre të telefonave celularë për periudhën kohore nga data 7 janar 2011 deri më datë 4 shkurt 2011 dhe është administruar përgjigjja e shkresave dhe nga analizimi i tabulateve rezulton se protestuesit kanë pasur zhvillime bisedash midis tyre në masë të vogël, sipas njohjeve që ata kanë pasur me njëri-tjetrin, por në asnjë rast nuk rezulton që komunikimet e bëra midis tyre të jenë të përqendruara në një numër telefoni celular të vetëm. Në analizimin e tabulateve të përpiluara nuk pasqyrohet qartë koha e zhvillimit të bisedave telefonike midis personave, nëse këto biseda janë kryer ditën e protestës më datë 21 janar 2011, apo në intervalin kohor nga data 07.01.2011 deri më datën 04.02.2011, kohë për të cilën janë kërkuar dhe tabulatet për numrat e telefonave celularë të poseduar nga shtetasit e sipërpërshkruar. Është bërë këqyrje e jashtme e disa prej shtetasve si të dyshuar në dhunën e ushtruar gjatë protestës së datës 21 janar 2011, disa prej të cilëve janë shtetasit Medis Dosti, Romeo Beqo, Mario Koxhaku, Lirim Hasani, Bujar Maksuti, Zamir Latka, Medar Vinçani, Ahmet Fari Bruskoli, Jani Hasko, si dhe janë administruar tabulatet e tyre. Nuk u bë e mundur këqyrja e jashtme e shtetasit Enis Mata, pasi nuk u bë gjetja dhe shoqërimi i tij.

U kërkuan certifikata e lindjes për shtetasit nën hetim si të dyshuar për kryerjen e akteve të dhunës gjatë protestës së datës 21 janar 2011 dhe është bërë administrimi i tyre.

Nga ana e Prokurorisë së Tiranës janë sekuestruar CD-i me filmime të bëra nga institucione të ndryshme, në lidhje me protestën e datës 21 janar 2011 dhe nga këqyrja e këtyre CD-ve nuk u bë e mundur gjetja e provave që implikojnë ndonjë prej shtetasve të sipërpërshkruar që të kenë qenë organizatorë të dhunës. Nga këqyrja e CD-ve duken grumbullime njerëzish, ndër të cilët theksojmë atë midis deputetit Tom Doshi dhe disa protestuesve të tjerë, ndër të cilët janë dhe shtetasit Gjin Ndreu dhe Ardian Kiri, të cilët hedhin poshtë faktin se janë organizuar nga deputeti për të kryer akte dhune dhe në deklarimet e tyre, ata sqarojnë se në bisedën që kanë bërë me deputetin, ai u ka thënë që të qetësonin turmën protestuese dhe të mos i lejonin ata që të kryenin akte dhune. Nga këqyrja e CD-ve duket dhe pjesëmarrja e deputetëve të tjerë Taulant Balla, Saimir Tahiri, Preç Zogaj (nuk është deputet, shën. red.) etj., në mes të protestuesve por që nuk është bërë mundur që të gjenden prova dhe fakte se ata janë organizatorë të dhunës. Nga deklarime të dëshmitarëve del qartë se deputetët e opozitës u kanë bërë thirrje protestuesve që të mos cenojnë rendin kushtetues, të mos cenojnë institucionet, policinë apo të dhunojnë pronën.

U pyetën punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim për mbarëvajtjen e protestës së datës 21 janar 2011, si dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë raportet e shërbimit apo kapjen në flagrancë të protestuesve më datë 21 janar 2011 dhe asnjë prej tyre nuk identifikon ndonjë person nga shtetasit e sipërpërshkruar që të kenë ushtruar dhunë ndaj tyre, pronës apo të ketë organizuar dhunën gjatë protestës së datës 21 janar 2011.

Janë administruar shkresat e lejes për protestën, dërguar nga ana e subjektit politik, Partia Socialiste.

Është administruar plani i masave dhe i dislokimit të miratuar nga institucioni Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës për vendosjen e forcave të policisë ditën e protestës së datës 21 janar 2011. Në dosjen nr. 285, të vitit 2011, ndodhen raportet e shërbimit, të dhënat/informacionet e përpiluara nga punonjësit e Policisë së Shtetit, në lidhje me personat e dyshuar si autorë të kryerjes së dhunës ndaj policisë dhe pronës, mjetet që ata kanë ardhur nga rrethet për në Tiranë, personat që dyshohen se kanë qenë organizatorët e protestuesve, të cilët kanë bërë grumbullimet dhe drejtimin e ardhjes së tyre deri në pjesëmarrjen në protestën e datës 21 janar 2011, si dhe të personave që dyshohet se kanë organizuar dhunën gjatë protestës së datës 21 janar 2011.

 

Disa demonstrues, të dehur

Gjithashtu është bërë analizimi i të gjitha deklarimeve të sipërpërshkruara, nga ku rezulton se protesta e datës 21 janar 2011 është njoftuar nga subjekti politik “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe se njoftimi i bërë nga ana e saj zyrtarisht ka qenë për një protestë paqësore. Protestuesit nga rrethet kanë ardhur një pjesë e madhe te tyre me autobusë dhe furgonë, të cilët kanë qenë falas dhe se pranë tyre janë dukur deputetë të Kuvendit të Shqipërisë apo drejtues partish por, nuk u bë e mundur të identifikohen personat që i kanë paguar këto mjete. Gjithashtu rezulton se një pjesë të protestuesve rrugës ju është servirur alkool me qëllim që të humbisnin vetëdijen gjatë protestës dhe që të ishin më të dhunshëm, por nuk dihen autorët e kryerjes së këtyre veprimeve. Po ashtu ka pasur thirrje për dhunë gjatë protestës nga elementë të caktuar, të cilët nuk janë identifikuar nga ana jonë. Personat si të dyshuar në organizimin e dhunës deklarojnë se nuk kanë bërë në asnjë moment thirrje për dhunë dhe nuk kanë paguar persona për të kryer akte dhune, thjesht kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë për të protestuar. Nga tërësia e hetimeve të kryera nga ana jonë nuk është bërë e mundur gjetja e provave dhe fakteve të mjaftueshme si fotografi, pamje filmike, gjetja e dëshmitarëve, të cilët implikojnë ndonjë prej personave të sipërpërshkruar si organizatorë të dhunës së ushtruar gjatë protestës së datës 21 janar 2011. Protesta e datës 21 janar 2011 ka qenë e organizuar nga Partia Socialiste, por dhuna e ushtruar në këtë protestë ka qenë individuale, kjo vërtetohet edhe me gjetjen e provave dhe fakteve për 12 persona, dosja e të cilëve ka kaluar për gjykim, ku disa prej tyre e pranojnë se kanë kryer dhunë, ndërsa pjesa tjetër e mohon një fakt të tillë.

 

Lidhur sa më sipër, në mbështetje të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale.

Sugjeroj: 1. Pezullimin e hetimeve të dosjes penale nr. 285 të vitit 2011. OFICERI I POLICISË GJYQËSORE, Rustem Dervishi.

Demonstrata e PS-së, e rregullt

Për zhvillimin e kësaj proteste është kërkuar leje nga subjekti politik “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në datën 19 janar 2011 me lëndë: “Mbështetur në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2011 ‘Për tubimet’, ju njoftojmë se anëtarët dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, në datë 21 janar, do të tubohen në një demonstrim popullor paqësor, me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Protesta është në mbështetje të pakënaqësisë qytetare lidhur me korrupsionin e madh që ka përfshirë administratën e shtetit dhe veçanërisht qeverinë aktuale, si dhe mungesën e transparencës dhe demokracisë në vend. Motive proteste janë gjithashtu, papunësia e madhe, gjendja shumë e rënduar ekonomike, kapja e sistemit të drejtësisë nga segmente të korruptuara të qeverisë, kriminaliteti në rritje, mungesa e perspektivës për qytetarët dhe veçanërisht për rininë, presioni ndaj mediave të pavarura, si dhe manipulimi i zgjedhjeve dhe bllokimi transparencës së tyre nga qeveria. Organizimi i protestuesve do të fillojë në orën 13:00 dhe do të ketë disa vend-grumbullime tubimi. Në këto vend-grumbullime protestuesit tanë, krahas demonstrimit në këto mjedise do të lëvizin edhe në drejtim të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’ju bashkuar qytetarëve protestues të pranishëm në këtë tubim. Në respekt të ligjit dhe në vazhdim edhe të përvojës së krijuar, ne vlerësojmë bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe kërkojmë mbështetjen e tyre për zhvillimin paqësor dhe konform ligjit të këtij tubimi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Besnik Bare”. Policia e Tiranës shprehu angazhimin për garantimin e zhvillimit normal të tubimit.

13 komente në “Relacioni i PLOTE i policisë: Prokuroria të pezullojë hetimet për organizatorët e protestës më 21 janar”

  1. muco bregu says:

    keq muhabeti, dolen edhe policet puciste……..

    1. Mike says:

      Shume e vertete eshte, plus qe ate dite nuk shtine as me pushke.
      Jo bolsheviket e keni shume te fuqishme propaganden. Nga USA ne Evrope i keni kthyer te gjithe ne pucista kunder pushtetit popullor.

  2. BERISHA LARGOHU SEPSE PO SHKATRRON SHQIPRINE ME MAFIEN QE KE KRIJUAR! says:

    Prokororia duhet te filloje hetimet tek kriminelat dhe ti jape fund me hetimin e organizatoreve. Hetimet kane filluar mbrapsht duke e bere te veshtire per te hetuar krimin e Berishes dhe te Bashes.

  3. Ardhmeri says:

    Ka ardhur koha Berisha te beje doreheqjen, ka deshtuar si njeri dhe si qeveri, tradhetoi demokracine dhe 21 vite vetem trazira e frenim te zhvillimit

    1. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

      o mik te ishte per doreheqje ai kishte dhene shum kohe me pare. Ai nuk ka frike nga doreheqja por nga kokeheqja. Ka shume borxhe per te paguar ai dhe familja e tij. Vetem nese i ofrojne azil padronet e tij ne beograd dhe athine meqe u ka sherbyer me nje sukses te jashtzakonshem duke shkaterruar nga themelet kete vend.

  4. Horri i bulevardit says:

    Po ca legeni paska qen ai luli jot Argit
    po jo mo babi ai esht djal i mir cfare ke ti me ate
    si ckam se ai asht pergjegjs per kta polic hajvan
    pse cka ngjare babi
    po na kan dal kunder moj Argit pak te duket ty kjo gja
    po luli eshte ne uashington ai sdi gje cbehet ketej
    pastaj ai ska pune me policine eshte ai Nishani
    po jo moj e mira Argit se Lulzimi mka dhan fjaln se do ti shtyp dhe do ti vras dhe sdo tna hyj gja mkamb, tash na del se policia i ka mbyll hetimet per pucistat e Rams
    po anulloja vendimin qe kane marre o babi
    jo tja anulloj por do ti shpall socjalista e pucista
    shume mire babi ja ku e gjete zgjidhjen biles une them qe ti kerkojme ndihme Damirit se ai ka njofje te gjera ne Beograd, te thone ata dicka te mire per Ramen dhe socialistat dhe keshtu populli yne dhe ai i Kosoves, i shpall spiune te shkijeve, biles ta shfrytezojme dhe viziten e Rames ne Luginen e Presheves, te themi se pervec disa spiuneve te Serbise, takoi dhe nje gjeneral serb qe ka bere masakra ne Kosove.

    Po moj e mira Argit, edhe ate e bajm, por duhet tani te mbyllim kte problem me ata horrat se na jan ven tgjith te hujt, mkan blloku asnji thirrje per vizita dhe kte po e shfrytzon ai Ram komunisti.
    Po edhe ti o babi ke qene komunist, biles ne u kenaqnim kur na sillje cokollata qe blije ke dyqani bllokut mua shoqet me shifnin me zili, me afroheshin kur i thoja se babi im esht doktori personal i udheheqesit te partise.
    Argit lene ate kohe se ka qen koh e zeze, qe edhe sot po me shkaterron karrieren time
    Po lere Lulin o babi se ai eshte djale i mire
    ai esht ashtu po skeni faj ju femnat se ju behet qejfi kur dikush ju imiton
    Bujar tmi heqesh tgjith ata polic dhe hetusa qe jan kunra vendimeve tpartise dhe grat tja u qesesh prej pune, se meritojn se kemi shum cuna e goca treja qe kan besim ne kauzen ton, ti shperblejm me poste transishme
    Si urdheron zoti Sali me ate pune do te merrem, sa te mbaroj do ti sjell propozimet.
    Shum mir do tbajsh, po tpres.

    1. odiseu says:

      hahah sa kam qesh, e ke ba dialogun sikur je ul ke nje cep i oxhakut te kulles tyre e po mban shenime… shume e forte dhe therese si imagjinat por qe ngjet me kete realitet qe po na vret perdite..

  5. elinor says:

    Shyqyr qe dikush nga ne i kerkon berishes doreheqjen, se ai qe duhet t’ja kerkoje eshte shume i zene me “cicerime”!

  6. tironci says:

    gjithe keto vrasje ,, gjithe keto rremuja . gjithe keto siklete qe kalon vendi jone ..
    dhe arsyeja e vetme eshte ..
    se DIKTATORI sali berisha e ka kthyer vendin ne gunglen me te peshtire ne EUROP..
    POSHTE DITATORI sali berisha ..
    POSHTE QEVERIA FASHISTE E sali berishes..
    kur ti vihen prangad ne dore sali berishes e lul bashes ..
    Atehere gjykimi shkon ne rruge te drejte ..
    Atehere fillon germa e pare A e DEMOKRACISE

  7. Vizioner says:

    Llogjike:

    Ato persona qe ushtruan dhune mbi Policine, akoma pa filluar mire Demostrata, ishin peresona te PAGUAR, te ARDHUR nga Kosova (gje qe e bente te pamundur Identifikimin e tije si person) nga Sali Krimineli, Basha dhe Garda e Shtetit.
    Ato pak persona qe filluan ushtrimin e dhunes ndaj Policise PA U MBLEDHUR mire te gjithe Demostruesit, kishin per qellim te prishnin-shkaterronin Demostraten pa filluar mire.
    Une, dhe cilido qe e ndoqi Live Demostraten qysh nga minuta e pare, e pa qe para Kryeministrise, ne ato momente te fillimit te dhunes ndaj Policise, ishin mbledhur vetem “nje grusht” njerzish-populli dhe, te paret qe arriten (ose me sakte ishin me kohe ate), ishin bashibozuket e paguar te Sali Kriminelit me qellimin e vetem, shkaterrimin e Demostrates qysh pa filluar!
    Cilido i pa keto individe te maskuar, edhe pse Deputete te PS-se (por jo vetem ato), mundoheshin ti ndalonin qe te ushtronin dhune, ato nuk ndalonin sepse, urdheri nga zyra e Kriminelit ishte i qarte.
    Llogjikisht qe ketyre Individeve iu bashkuan dhe Demostrante (te rinj) te tjere te cilet, ne ato momente te fillimit te dhunes, nuk MUND te llogjikonin se FILLUESIT ishin te paguar.
    Duke u ndodhur ne kete situate te re, te pamenduar, sigurisht qe, edhe organizatoret e kishin te veshtire te vepronin, te ndalonin keto Individe.
    Ky plan, ishte pregatitur me kohe nga Krimineli. Plani per eleminimin e Demostrates, termin “Puc” dhe eleminimin e Kryetarit te Opozites qe, sipas mendjes-planit te tije, do te shkonte ne burg per organizim Puci.
    Por, hesapet, krimineli i kishte bere jo mire, i kishte bere pa Nderkombetaret. Edhe pse Ambasadori Amerikan e cilesoji ate=Kriminelin si “Burre shteti”, gje e cila na irritoji te gjithve NE, ajo shprehje pat ne mbrendesi Taktike. Edhe pse kjo taktike ne ate moment e deri sa erdhi raporti i FBI-se, i humbi repotacion Ambasadorit ne popull, Ai, e bente cdo gje te kalkuluar, ku ne ate menyre mbante ne “zap” per momentin Kriminelin me fjale te embla.
    Here pas here Ambasadori me veprimet e tije tregonte se nuk ishte ne krahun e kriminelit. E tregonte duke drekuar apo darkuar me kryetarin e Opozites, takime me Presidentin si dhe sefundmi, qe ishte shfaqia-paraqitia me domethenese, ne krah te Krye/Prokurores mbas ardhjes se Raportit te FBI-se. Ate dalie nuk ia imponoji njeri atije POR, ia “imponoi” qendrimi i tije Demokrat karshi te vertetes, karshi qellimit te tije te mire per Popullin shqiptare dhe Demokracine ne Shqiperi.
    Cilido nga NE, cilido nga Ambasadoret ne shqiperi te cilet ndoqen ngjarjen Live me 21 janar 2011 eshte i vetedijshem se kush jane oraganizatoret e vertete te dhunes, se kush jane Vrasesit.

  8. Lugat says:

    ja ku e keni dhe linkun qe klani e ka hequr nga faqja e tij, persa i perket intervistes se Ina Rama tek Opinion.
    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4162#

  9. Bujari says:

    Keshtu eshte perdorur gjithmon policia si po perdoret ky polici gjyqesor qe ka bere kete relacion……por ky i shkreti nuk ka cfar te bej se urdherin e ka marre mga drejtori i tije qe vetem se eshte i nipi i kreut te fese islame me te cilin ka disa lidhje te dyshimta Luli i Bashajve dhe prandaj eshte bere drejtoti i Policise per Tiranen….kur inspektoret e Lulit pasi e kontrolluan per nje afere korruptive ne Elbasan, e propozuan per ta liruar nga policia. Luli minister e beri drejtor ne tirane…..keshtu i bejne punet berishianet dhe tani dalin zbuluar si mos me keq….por jane vrare kater njerez mor matuf, si duhet te mos behet hetimi????keta jane me te vertet shume te trashe dhe mendojne se do te fshihen mbrapa gishtit……

  10. qytetar says:

    Relacioni i policisë e pezullon hetimet për organizatorët e protestës më 21 janar.
    Por ç’thote partia.
    Ç’thote udheheqesi yne largpames.
    Po organizata baze a’eshte thelluar.
    Ne duhet ta gjejme se sben armikun e partise.
    PO NUK U HOQ EDHE KOMUNISTI I FUNDIT NGA DREJTIMI KY VEND NUK BEN HAJER.
    Shikoni qendrimin thellsisht “parti shtet” ne shprehjet “garda jone””policia jone”
    ZOTERI ATO JANE ORGANE TE SHTETIT SHQIPTAR
    NUK JANE PRONE E ASNJE QEVERIE
    NUK JANE PRONE E ASNJE PARTIE

    MENDIMI JUAJ ESHTE THELLSISHT KOMUNIST.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje