Prej disa ditësh në mediat italiane flitet për një zënkë të mundshme mes drejtorit sportive të Lacios, Igli Tares, që është edhe numri dy në këtë ekip, pas presidentit Lotito dhe sulmuesit gjerman, Miroslav Klose.
Zërat dolën para ndeshjes me Milanin dhe mendohej se Klose nuk luajti pikërisht pas zënkës me Taren. Sipas mediave italiane, Klose ishte kundër merkatos së bërë nga Tare, duke shprehur pakënaqësi për largimet nga ekipi dhe afrimet e pakta dhe jo shumë cilësore.
Por, agjenti i futbollistit kryesor tek Lacio, Alexander Schutt, i intervistuar nga Bild për këtë ngjarje, ka hedhur poshtë të gjitha zërat e ngritur, duke thënë se nuk ka pasur asnjë sherr mes Tares dhe Kloses.
“Nuk ka pasur asnjë përplasje mes Kloses dhe Tares. Janë shpikje dhe nuk ka asnjë burim të besueshëm. Miro nuk luajti me Milanin sepse kishte pësuar një dëmtim në këmbë”, ka thënë agjenti i sulmuesit gjerman, duke dashur kështu të shaujë çdo zë që fliste për një përplasje mes Tares dhe Kloses.
Tare në fakt njihet për karakterin e tij të ashpër, pasi edhe më parë është përplasur me lojtarët e Lacios. Më shumë se një vit më parë, ai kishte kapur për fyti sulmuesin Zarate, pasi ky i fundit kishte kundërshtuar zëvendësimin gjatë një ndeshjeje.
Duhet ta kuptojne te gjithe tek Lazio se me nr 2 te ekipit nuk behet shaka, jo per gje, por eshte nje djale me origjine nga Bolena e Vlores dhe kur thote po eshte po dhe kur thote jo eshte jo…rruge te mesme s’ka, e kete me mire se kushdo e ka kuptuar Presidenti i ekipit Lotito dhe trajneri Reja qe mbeshteten tek Igli Tare e keshillohen me te…se dihet ne boten e futbollit Tare bën perjashtim per kulturen qe ka ne krahasim me te tjeret ne klub e jo me per Klose, nje fshatar nga Polonia i konvertuar ne gjerman(eshte lojtar i mire)por vetem kaq.Urime ne punen e tij Iglit dhe suksese me Lazio.
o bolena qe te flasesh per klose duet te mendoesh mie mor burr.sepse eshte lojtar me fame boterore,jo si tare nga bolena qe po e thua vete,qe gjithmon ka lozur per ekipe te dores te 3 dhe ne to ka qene rezerve.ku klose ku tare jane shum larg
po ky bolena do me krahasuar klosen me taren??????o te kripsha trute o…..