Reali i Madridit mund të ketë humbur dominimin në Spanjë gjatë viteve të fundit në favor të Barcelonës, por vazhdon të mbetet një prej skuadrave më të kërkuara në botë për ndeshje miqësore.
Si rrjedhojë, madrilenët kanë një listë relativisht të gjatë kërkesash, të cilat janë publikuar nga gazeta “La Tribuna de Honduras”. Kjo gazetë e ka siguruar listën nga klubi vendas Olimpia, që kërkoi madrilenët për një miqësore me rastin e 100 vjetorit të klubit. Ja përgjigja që erdhi me faks nga klubi madrilen:
1) Dy milionë euro me taksa të paguara;
2) Pesë lojtarë në konferencë për shtyp para ndeshjes;
3) Prania e logove të katër sponsorëve të saj kryesorë në ambientet e stadiumit dhe spotet publicitare gjatë ndeshjes (Adidas, Bwin, Emirates dhe Audi);
4) Stadiumi dhe fusha stërvitore duhet të jenë me bar natyral dhe të pajisura me palestër;
5) Delegacioni i Madridit: 75 persona;
6) Udhëtim çarter pa ndalesa me 50 vende të klasit të parë dhe 25 të klasit të dytë, i parapaguar nga organizatorët;
7) Akomodim në hotel me 5 yje i paguar nga organizatorët;
8) Dy autobusë me ajër të kondicionuar;
9) Tre limuzina Audi me shofer;
10) Dy furgonë me minimum kapaciteti për 6 pasagjerë;
11) Një mjet të madh për të transportuar materialin sportiv;
12) Roje private sigurie.
Ky është çmimi minimal që duhet paguar për rreth 24 orë “aktivitet” me një nga ekipet më të mëdha në historinë e futbollit./lajmeshqip
kur erdhi ne shqiperi qe u fiken dritat e stadiumit sa pagoi thaqi oil?
4 000 000 euro