Luis Suarez, zëvendësuesi i Del Pieros tek Juventusi

3 Shkurt 2012, 14:04Sport TEMA

Drejtuesit e Juventusit prej muajsh janë duke kërkuar një zëvendësues të denjë për kapitenin Alesandro Del Piero, për të cilin ky është viti i fundit që luan me bardhezinjtë.

Dhe, duket se të gjitha gjasat janë që pasuesi i legjednës bardhezi të jetë uruguajani Luis Suarez. Kjo bëhet e ditur nga ana e “Daily Star”, që pohon se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur sondazhet për sulmuesin e Liverpulit.

Suarez mund të vendosë të largohet nga Liverpuli në fund të këtij sezoni, duke qenë se nuk është duke kaluar një periudhë positive, për shkak të fyerjeve raciste ndaj Patris Evra. Ai është pezulluar me tetë javë, por pritet që ta ketë shumë të vështirë kur të rikthet në fushë, pasi do të përballet me fishkëllimat e ekipeve kundërshtare, pas gjestit antisportiv të tij ndaj Evra.

Megjithatë, për Juventusin nuk pritet të jetë një operacion i thjeshtë, duke qenë se kartoni i Suarez kushton 36 milionë euro. Bardhezinjtë ndërkohë janë duke djekur me kujdes edhe dyshen e Realit, Higuain-Benzema, me të parin që është i preferuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje