Braçe: U shpërbë “banda elektorale” e Policisë së Tiranës

4 Shkurt 2012, 15:12Politika TEMA

Pas shkarkimeve në Policinë e Tiranës ka reaguar edhe deputeti socialist, Erion Braçe. Sipas këtij të fundit, sot u shpërbë “banda elektorale” në policinë e kryeqytetit, e cila punoi për fushatën elektorale të Lulzim Bashës, duke qenë se u emëruan në detyrë nga ky i fundit. Sipas Braçes, këto shkarkime u bënë shumë vonë dhe me pasojë të rënda për qytetarët e Tiranës.

“Një vit e pak muaj më parë, për nevoja të zgjedhjeve në Tiranë, Lulzim Basha në cilësinë e ministrit të Brendshëm emëroi në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, S.Muçën, D.Muçën, Gj.Jorgon, F.Hoxhën e disa oficerë të tjerë, Të gjithë njohje personale e tij e pa ndonjë aftësi profesionale.

Ata të gjithë u përfshinë në zgjedhjet e 8 majit në Tiranë. Më herët, të gjithë u përfshinë në dhunën barbare pas shpërndarjes së demonstratës së 21 janarit.

Sot u larguan të gjithë nga detyrat që mbanin. Por, me kosto shumë të madhe. Të vrarë e të plagosur pa fund në mes të kryeqytetit, mbi të gjitha vrasës të lirë dhe në aktivitet.

Për të fituar Lulzim Basha u favorizuan kriminelët, ndërsa rendi dhe qetësia publike në Tiranë mori fund”, shprehet deputeti socialist.

16 komente në “Braçe: U shpërbë “banda elektorale” e Policisë së Tiranës”

  1. bracja nga parlamenti says:

    Qe kur u ktheve ne parlament brace, spo di saliu ku te iki. Keta vrasin keta vjedhin, ti akoma ne parlament brace.
    Cfare po pret. Po pret qe te marri saliu presidentin? Po pret qe saliu te nxjerri prendin te pafajshem? S’te mjaftoi iliri qe doli i pafajshem?
    Apo po pret zgjedhje te lira me saliun?
    Boll ndejte ne parlament brace. Dil qe aty, e pastaj na trego per saliun.
    Ska opozite qe te rri ne parlament kur e quan vrases kryeministrin.

    1. armand says:

      Shikoni kete pedron e fotografise,e qullosi policen me shikimin e tij te lagur.

    2. Florenci says:

      Zoti apo zonja Brace e ke bere kete koment.

  2. Ka ngel ai i policise bashkiake says:

    Drejtori i Tiranes, Sajmiri edhe kushuri i pare me drejtorin e policise bashkiake.
    Ky ka zaptuar te gjithe gjasme parkingjet publike dhe grumbullon paret e miletit. Jane minimum 6 parkingje qe i shfrytezon ky personalisht duke fillu nga mbrapa pallatit te kultures e deri tek ai i Stadiumit Qemal Stafa.

    Dilni dhe hudhini nje sy.

    Po e ben balte. Shikoni si jane ndersyer policet bashkiake duke vendos gjoba ( kercenojne ) te tipit te Al Kapones.
    Shikoni c`bejne karrotrecat qe grumbullohen nga 4-5 dhe ne vend te pastrojne rrugen nga makinat qe parkojne gabim, zaptojne rruget.

    Tirana eshte bere e rrezikshme per te jetuar. Nese do punohet me keta njeres me keq do shofim.

  3. JUZEFIDHJA says:

    NUK SHPARTALLOHET KOLLAJ KEJO FAR E KEQE,PA PI EDHE PIKEN E FUNDIT TE GJAKUT TE POPULLIT SHQIPTAR…

  4. fule says:

    Mire e ke Erjon, po sot shperbehet nje bande po deri te zgjedhjet e tjera krijohet nje e re, akoma me besnike…

    si do dilni nga kjo spirale?

  5. BARO CORROGJAFI says:

    E KA MBJELLE FAREN E KEQE! RRENJET I KANE MBETUR ! NESER PRAPE SAIMIRI ME KOMPANI E DREJTON BANDEN ELEKTORALE.FARA BERISHIANE ESHTE FARE E KEQE-

  6. tironci says:

    krimineli lul basha do pergjigjet nje dite

    1. beni says:

      ikin ca cera dhe vijn ca cera te tjer….vetem ate floririn hoxh mos nderoni se eshte bur shteti,,,,si ja mblodhi asaj gruas i beri krah qaf e tuc ne shesh…ky eshte bur shteti

  7. beni says:

    iken merxenaret e bashes cerat shume i mbajti….duhet rotacion ikin ca cera dhe vije ca cera tehkuni tjer…..ramplolua junor i xhaxhit enver e shkundi cibukun babai madh prandaj u lancua dhe ky posht keta neo komunist sultanista..

  8. tani says:

    Banden e kontrollon kryebanditi Sali Shpellari.Ndaj mos u gezoni per “shperberjen” e bandes!!!!

  9. Devolliu says:

    Nuk shterrin bandat e Salih Shpellarit; ikën ca kuliçër vijnë kuliçër të tjerë më maskarenj e më kriminelë se të parët.

  10. Soel says:

    Si qytetar Amerikan e Shqiptar me vjen turp qe kam nje Ambasador te tille ne Tirane. Vetem dipllomaci nuk ka ne kete deklarate. E pare ne te gjitha aspektet, kjo eshte nje gje kaq e trashe, sa ndjehesh i ofenduar. Cfare pret mor amabasador ta besh Shqiperine si ne 1997 apo si Siria?. Mos ndodhte kurre!

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=228280#.Ty1oP8S0Q-g.gmail

    Ambasadori Arvizu: Duket sikur ka qenë shumë i zënë. Përpara se të hyja në studio, e pamë – dukej si intervistë në VOA. U takova me të javën e kaluar, përpara se të largohej, dhe e di që e priste me kënaqësi vizitën. Ka qenë në Uashington për disa ditë. U takua me Ambasadorin Fil Riker, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretari përgjegjës për Ballkanin, përfshi Shqipërinë. Më duket është takuar me disa miq të vjetër nga koha kur ka qenë Ministër i Jashtëm, apo edhe kur punonte në Kosovë rreth vitit 1999. Mbajti një fjalim në Universitetin Xhon Hopkins, i cili ka një shkollë shumë të famshme për studimet mbi çështjet ndërkombëtare. U takua me kryebashkiakun e Uashington, DC dhe më pas më duket shkon në Nju Jork, në mos gaboj, nesër ose sonte. Duket sikur ka një axhendë mjaft të plotë. Ka shumë përvojë, edhe pse është relativisht i ri, si Ministër i Jashtëm. Mendoj që disa njerëz e shohin si yll në gjitje në qiellin politik shqiptar. Më vjen mirë për të. Pres me kënaqësi të flas me të kur të kthehet e të dëgjoj direkt prej tij disa nga përshtypjet nga vizita në Shtetet e Bashkuara

  11. Bravo policis se tiranes,ka punuar me devtshmeri dhe ndershmeri.Po provokimet e politikes se mbrapsht qe ka 21 vjet qe e kan vene policin ne pikepyetje per zbatimin e ligjit nuk eshte faji i policis.Njerez vriten ne cdo vend te botes,ku me arme zjari,dhe ku me mjete te forta.Po te kishte pune,dhe gjykatat te jepnin denimin e merituar,policia do ishte ne rregull,po ketu policia kap autor te ndryshem qe kryejn krime,gjykata mer leke dhe pasurohet.E c’fare te beje policija,kur krimineli del nga burgu?Dhe sa police jane vrare sepse kane kapur kriminel,dhe hajdut.Te gjithe ne duhet ta ndihmojme policin,dhe te respektojme ligjin.Atehere dhe policija do ta ket me te lehte per te zbatuar ljgjin.Me respekt per te gjithe ju dhe mendimet tuaja.

  12. REALISTI/KOM NR 3 TIRANE says:

    Zoti Brace ka te drejte qe thote bande: pasi Drejtoria e Policise se Tiranes pas emerimeve te Zotit Basha veproi si kurre me pare si nje trup i vetem per te zbatuar ligjin dhe per te garantuar zgjedhje te lira SI DHE JU THYEN HUNDET KRIMINELEVE TE KUQ me 21-janar, por harron te permendi per bandat e krimineleve te 1997 te cilet ai i drejtonte.
    Te jeshe i sigurte se ajo e Tiranes nuk ishte bande por oficere profesioniste,shikoni tani si do te degjeneroje situata kriminale ne tirane.

  13. Realisti says:

    Z.Brace me te vertete thote se u shperbe banda elektorale por nuk e din akoma se do te rikompozohet prape por jo si bande po si strukture edhe me pozicione me te larta dhe do ti shohi ne enderr keta te ashtequajtur bandite ne zgjedhjet e 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje