Furtunë në Policinë e Tiranës pas vrasjeve, shkarkohet Saimir Muçaj

4 Shkurt 2012, 14:02Politika TEMA
Furtunë në Policinë e Tiranës pas vrasjeve, shkarkohet

Saimir Muçaj

Ashtu siç pritej, vrasjet e fundit të ndodhura në Tiranë, të paraprira nga disa vrasje të tjera dhe krime të rënda, kanë sjellë shkarkime, duke nisur që nga kreu i Policisë së Tiranës, Samir Muçaj.

Mësohet se në vend të këtij të fundit, në krye të Policisë së Tiranës është emëruar Bernard Çaushaj. Ky i fundit ka qenë në krye të Policisë së Korçës deri në këto momente.

Gjithashtu, janë shkarkuar edhe dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës, Dorjan Muho dhe Gjergji Jorgo. Në vend të tyre janë vendosur Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj.

Shkarkimet vijnë në kohën kur kriminaliteti ka marrë përmasa frikësuese në Tiranë, aq sa reaguan edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

31 komente në “Furtunë në Policinë e Tiranës pas vrasjeve, shkarkohet Saimir Muçaj”

  1. arsen says:

    Nuk behet kjo pune me shkarkime!
    Gjysma e policeve duhet te futet ne burg! Nuk punon. Eshte e korruptuar.
    Gjysma qe mbetet duhet te fitoje besimin e popullit!
    Nuk ka nevoje per mijra injorante te veshur e ushqyer me taksat tona!
    Policia duhet te bashkepunoje me popullin ne identifikimin, lajmerimin dhe denoncimin pa frike te ciltdo qe nuk i trembet ligjit.

    1. Aqifi says:

      Mos ja fusni kot! Policia eshte pjesa me e mire qe i ka mbetur shtetit te korruptuar shqiptar. Mos e barazoni policine me policet e trafikut qe dihet c’jane.

      Fajin e ka perseri politika qe reflekton vetem agresivitet dhe mosbesim ne popull. Prokurorine e quajne lavire bulevardi, gjyqtaret – no comment – atehere normale qe kush mundet do t’i drejtohet vete-gjyqesise me aq sa i peshon mendja…

  2. prokurori says:

    Po Bujar Nishani? Me te pakten doreheqje.

    1. armand says:

      E sakte.Desha vetem te shtoje qe Nishanin ta bejme komandant te gardes revolucionare dhe si minister te brendshem te marrim Ylli Pangon.Me ardhjen e Pangos minister do na mbushen rradhet e policise me vajza te reja dhe keshtu do ulet agresiviteti i policise.Me kete veprim reforma ne rradhet e policise mund te quhet e kryer.

    2. Vila says:

      Mos flisni kot per doreheqje te Nishanit se ai doren te hequr e ka, Nishanit i thone te jape kembeheqjen ose mustaqeheqje.

  3. Avni Rustemi says:

    Eshte bere nje gjendje me te vertete dritheruese.Por faji u be qyrk e askush nuk kerkon ta veshe sipas mases se vet.Sigurisht rritja e krimeve te renda ne rruget e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise flasin edhe per dobesite e policise shqiptare,te cilet duhet t’i kapin fajtoret.Por fajtori i vertete eshte regjimi dhe drejtesia e shitur,shkelje e ligjit prej te cileve behet me te dy kembet dhe ne menyre te hapur.Pse valle krimin do ta luftojne shefat e rinj,pasuesit e rradhes te ketij ministri apo nje tjetri?Policet e varfer,qe s’jane ndoshta te zotet t’i kapin te gjithe kriminelet e hajdutet,i zene disa,i cojne ne burg,por i lirojne gjykatat,atehere krimi merr pushtet dhe ne Shqiperi sundon krimi dhe vetegjygjesia.Ligjet jane(kopje konforme me ato te BE-se),kurse kualifikimi e stervitje u behen,mjetet moderne te kriminalistikes e te luftes kunder krimit te organizuar po u vihen gjithnje e me shume ne dispozicion.Tani perpara se krimi te marre dhene e te behet “mbret”,t’i kapim prej “zhelesh”(s’kane xhele por veshjet e fundit te modes “firmato fare” dhe veturat me te shtrenjta e luksoze)te gjithe gjykatesit e korruptuar dhe te behen zgjedhje te verteta te gjykatave ne teresi me debate e zgjedhje nga populli,dhe te vihet ne praktiken e gjygjeve tona praktika amerikane me gjykates por edhe me juri popullore! Tani jo hajduti apo krimineli,por gjykatesi “te kapet” i pari!Por para se gjithash te vihet pas murit politika e politikanet qe praktikojne e nxisin hapur shkeljen flagrante te ligjit dhe korruptojne e “kapin” gjykatat dhe tani i kane drejtuar dhembet edhe ndaj “Prokurorise se Pergjithshme”.Ketu qendron ABC-ja e luftes kunder krimit,t’i ndalet dora politikes se shitur qe po blen cdo gje!

  4. mondi says:

    policia eshte e korruptuar e njerezit kane frike te bashkepunojne me policine mbasi te gjitha çka dikush mund te denoncoje ne sekret e merr vesht shume shpejt krimineli dhe hakmerret.policia nuk ruan sekretin mbasi ne kete detyre jane njerez te papershtatshem,jo vetem qe nuk jane specialiste por edhe te inkriminuar.

  5. juzefidhja says:

    Na ka pllakosur INJORANCA ne cdo istutcion shtetror,nje llum dhe nje pa aftesi e pa pare,nje varferi e tejskajshme,po nje gje me ben pershtypje me shqiptaret se nga gjaku jane populli me i eger ne ballkan,pse kaq te heshtur???????????dhe pa buk dhe ne gjum,si ju ze gjumi o populli im kur nuk shikoni asnje drite jeshile per jeten dhe te ardhmen e femijve tuaj,pse bini preh e POLITIKES,qe eshte zhgenjyese per 22 vite me rradhe?????????perse bini preh e premtimeve te ketyre HORRAVE qe po ju mashtrojne cdo dit e me shum??????????mos u genjeni me premtimet qe ju behen 2 muaj para zgjedhjeve,se njesoj do e pesoni,si 22 vite me rradhe,keta horra jane vetem per xhepat e tyre…..

  6. Tutu says:

    Te gjithe kriminelet dhe hajdutet jane nen mbulesen e kujdesjen e policise bile nje pjese e uet policise jane njerez me te kaluar te erret kriminale jane bandat qe ministrat kriminele krijuan per te vjedhur zgjedhjet qe me pas u dhane per honor sigurine e shtetit nuk besoj se ka patur ky vend ndonjehere qeveri me te inkriminuar qe nga kryeministri e deri te zyrtari me i ulet me nje fare statusi juridik e pastaj gjykatesit qe jane prinder shpirterore te cdo krimineli o zot ky vend duhet te nise nga e para

  7. LORA says:

    Duhet ta keni vene re korrelacionin e kapjes ligsht te pushtet-shtetit me me rritjen e krimit apo me ringjalljen e “hakmarrjes per drejtesi”. Nuk duhet ta heqim shenjestren nga burimi i gjithe anormalitetit llahtarises ne vend,qe gjeneron e legjitimon cdo paudhesi
    ne kurriz te njerzve e ardhmerise se tyre;gjithmone e me larg standarteve europiane qe aspirojme.
    Sa per kete show-n e rradhes,te shkarkimeve ne polici,nuk shoh asnje arsye te qene te komentoj.

  8. tarrrasi says:

    Po eshte shum normale te vriten shqiptaret me nje-tje se policia qe e ka detyre ti ruaj ka dale me bllok ne dor dhe vetem ve gjoba gjoba gjoba…..se skifteri zi thot un nuk ngrej taksa dhe ka gjet rrugen tjeter qe dhe arken e mbush dhe te gjith faren e malokve e puneson

  9. inf says:

    Policia eshte njish me Mafien made in ALBANIA kane ndryshu zyrat por jo punen kane kaluar neper reparte te tjera me mbulu hajdutlliqet qe kane bere dhe po bejne,vazhdon akoma rri ne detyre Kuliçi i salih lirijes vazdhdojne e rrine horra ne Policine e shtetit pa pik vlere dhe dinjiteti
    50% e tyre te korruptuar deri ne palce te gjithe me vjedhje me vrasje me kerrcenime me droga me çdo gje ,Qyli e ka mbuluar drejtorine e Policese shtetit Qyli vazhdon dhe po rrjep miletin nga te kater anet te vishesh Polic duhet te pagush 10.000 EURO si per fillim ne dore te pare te vihesh ne deyre ne Trafik nji perqindje qe do japesh te shefi qe te ka fut aty ose iken per lesh ,te punsohesh ne kufi ke nji Takse qe do e lash çdo muaj se iken per lesh qe aty .
    Kjo levizje eshte nji Taktike Kamuflazhi per te then qe ja morem masa asnji i shkarkuar asnji i pandehur asnji ne Pranga asnji ne Burg.
    kjo tregon se Polica eshte kthyer ne Monopol ku shefat dhe Policet e thjeshte bejne çfare te duan me njerzit .
    Ky eshte nji sistem Rrotonde qe nuk sjell asnji ndryshim ,por vazhdon akoma te vidhet te rrifet te grabitet Qytetari ne te gjthe territorin ALBANIA ,,, Kjo eshte e verteta dhe Realiteti i qeverise Berisha .

    1. beso says:

      mos eshte gje i biri i Aqif Muçes ky?

  10. roland says:

    vetem enver hoxha ua mbushte koken me plumba ketyre mutsihaneve!

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    VINI NJE SHERIF NE ZONE ME TE DREJTA TE PLOTA TE MOBILIZOJE NJEREZ TE BESUAR NE NEVOJE PER TE LUFTUAR KRIMIN,DHE BEJENI VENDOSJEN E SHERIFIT ME ZGJEDHJE NGA POPULLI DHE DO TE SHIKONI SI IKEN KRIMI PER NJE JAVE.TE DREJTEN E ZGJEDHJES PER SHERIF DUHET TA KENE ATA QE KANE MBARUAR ARSIMIN JURIDIK DHE KANE MARE PJES NE AKSIONE KUNDER KRIMIT.OSE KANE NJE EKSPERIENCE NE LUFTE ME KRIMIN SI GJYQTARE PROKURORE HETUESA POLICE DHE OFICERE USHTRIE.PER NJE JAVE VENDOSET RENDI DHE QETSIA JU A SIGUROJ ,ME KONDITE TE ME BENI MINISTER TE BRENDSHEM.

  12. alushi says:

    ne Elbasan,e plote e plote te tjere,me synimin e lojes koruptive,duke mos ndjekur asnje kriter,apo aftesi profesionale,kur duhet vetem ligji dhe perkushtimi,se po te jene te pa njohur me njeri tjetrin,kur i bashkon detyra,nuk ka gjasa korupsioni,se kane frike nga njeri- tjeteri po eto jane vetem,maja e azbergut,duhet te vazhdohet me tej,te ikin te gjithe qe ka mare me vete Sajmir Muca,te shkarkohet me nje here shefi i sektorit te luftes kunder krimeve te renda Arjan Hasani,benjamin i Muces,ky person u pezullua vite me pare kur ishte shef krimesh ne Peqin,se fallsifikoi notat ne diplomen e shkolles se mesme,imagjinoni se kush e drejton policine,ai ishte per burge,dhe jo me polic.Ne Shqiperi eshte bere e rruges sa here emerohet ndonje drejtor,me vrap mer stafin e ti,mer stafin qe te vjedhe e te koroptohet lehte,sa erdhi Sajmiri ne Tirane mori me vrape Sefulla Metkon,qe kishte me pare komisar ne Elbasan,kete Arjanin qe permenda me larte,edhe ate e kishte te shkelin ligjin,por kjo ketu nuk ndodhe,se mer drejtori stafin e tije te hajdutve,ndaje edhe Shqiperia eshte ne vaje……

  13. Treviso says:

    Policia ne shum vende te botes nuk kuptojne rrolin e tyre. Nuk kuptojne pse quhen polic. Nuk kuptojne cfar interesash duhet te ruajne dhe pse duhet ti ruajne ato interesa.Nuk kuptojne se nga kush paguhen, vetem dine te shprehen se na paguan qeveria dhe duhet me e mbrojt.
    RRoli i policise eshte si rroli i sindikatave. Sindikatat mbrojne puntoret nga padrejtesite e punedhansit. Policia mbron te gjithe qytetaret dhe fshataret se nga ato paguhen.Deri tani nuk shkruajta per policin shqiptare, se Shqiperia nuk ka as polici as ministra,por ka vetem mercenar te Berishes e Metes.Keto jane te paguar nga taksat e populli plus bagshishet qe i japin dy padronet kur kryejne emisjone speciale ne favor te tyre.

  14. ismeti says:

    KOKA MIXHO ASHT E QELBUR,i vjen era KRIM

  15. tomori says:

    Eshte shume e DHIMBESHME por sot POPULLI SHQIPTAR NUK KA BESIM te kjo e ashtuquajtur polici e shtetit qe ka ne krye nje tuf GANGSTERASH

  16. haskoduka says:

    Me Benard Çaushin politika ka vënë pikën mbi “i” në policinë e Tiranës. …Bir Selman i nënës kë të qaj më parë…

  17. bama says:

    Ky Samir Mucaj duhet marre ne pergjegjesi penale per pengim te drejtesise , per mos arrestimin dhe ekzekutimin e urdherave te Prokurorise per gardistet .

    Ku eshte prokuroria ?

  18. Bujari says:

    Edhe policia ka pjesen e bete te fait ne mos kontrollin dhe kapjen e krimineleve por me shume eshte fajtori Nishani ky minister qe di vetem te mbaj fjalime por me shume di te shesi detyra dhe te mbaje rreth vehtes nje grup kri minal……me thoshte nje miku im inspektor per policine se ministri Nishani te gjitha informacionet qe ai bente mbas kontrolleve dhe kur ne to kishte propozime per shkarkime dhe ndjekje penale per drejtues policie te korruptuar, Nishani ja u jepte atyre, natyrishte kundrejte shumave te aprave dhe i ngrinte ne detyre, dhe per kete inspektorin natyrishte do te kishtekercenime dhe ne nje fare mase, terheqje nga puna ne kryerjen e detyres……me kete dua te them se e keqja me e madhe eshte ky lloi minister qe ve ne detyra te tilla si kete saimir mucen, nje …po te them budalla nuk bej keq, apo mucet e tjere qe e kane mbushur policine e shtetit sepse jane te aferme te Muces derjtues te fese islame…….perfundimet dihen…shume te vrare dhe te pa kapur…..

  19. Qitesi says:

    Kjo polici e ndertuar ne qelize me tropojan kudo asqe behet fjale per te bere shtet,sepse ata ne shumice nuk njohin permbajtjen e ketij termi,shkurt e gjithe Shqiperia po paguan taksa vrastare per te mbajtur gjalle ne pushtet sali kermen dhe dallkaukun Historik per nga krahasimi,hidhni pak syte nga nje studim i bere ne krye te administrates shteterore jane 90% nga tropoja,qarkullimi rrugor 99.99%.Ne Ushtri 99% ne grada madhore N/KOL dhe Kolonel jane po nga tropoja ??????????????????
    Nuk ka nevoj me per komente.Enveri i kishte perzjer pak perqindjet,por ky qene e ka bere gjendjen e padurushme,duke krijuar hapur URREJTJE POPULLORE DHE NDASI KRAHINORE.

  20. Albann says:

    S ka faj policia kur edhe ata qe kap ne flagrance bredhin te lire me vendim gjykate.Duhen varur per gjuhe gjykatesit….Te gjithe e shohim qe ata jane super te korruptuar…..Gjykatesit ne burg,vetem kjo e ringjall Shqiperine dhe ve ne pune edhe policine edhe prokurorine…

  21. beni says:

    Nuk ka police te keqij por ka vetem drejtues te keqinj,Hidhni nje sy perciptazi drejtuesve te policise ne qender dhe deri dhe ne baze do te shihni se kush ka grada te larta dhe kush eshte pergjegjes per punen e policise, jane te gjithe njerez qe ne jeten e tyre nuk e kane bere nje pune vete, nuk kane ndaluar apo arrestuar ne jeten e tyre nje person, dhe si mund te drejtoje policine persona te tille, per te mos e zgjatur te gjithe qe jane ne drejtimet kryesore mund te jene te mire per partine ne pushtet por kurrsesi per ate cfare ka emision policia e shtetit nuk mund te jene.

  22. shaban says:

    kush tha te japin dorheqjen ministri nishani e ju thaft goja tuj shkarku oficera te kulifikum. ministri na duhet per musteqet e bukra

  23. tourkofagos says:

    pune korrakesh…..

  24. joni says:

    Gjithe policet rugore kane punuar per keta plerat, duke mbledhur para.

  25. Mark Gjonaj says:

    NUK KA FAJ POLICIA!
    Nuk di se cfare bene sindikata, policet kane kushte te paplotsuara sherbimore dhe nje trajtim mizerabel financiare nga qeveria. Policet shkoillimin e tyre nuk e gjejne ne terrenin e sherbimit; ndryshe mesohen, ndryshe trajtohen. Policia ka kushtet ma te dobta strehimi. Ne vitet 92-93, nga nje studim i bere me kerkesen e keshillit bashkiak, dilte se nje batalion ishte pa strehe, ose te detyruar per te fjetur ne kasollat e arrixhinjeve nga bregu i Lumit. Si mund te ndeshet me kriminelin nje police qe nuk plotsonte gjumin, pa asnje kusht rehatie?. Kur u raportua ne keshillin bashkiak, shtremberune hundet ata te djathtit dhe bene pyetje qe raportuesit mos i kishte ardhe koha te lirohej. Ne radhet e demokratikes ishte mbushur linja me rrugac saqe jo nje shef drejtorie, por dhe nje minister mund ta shkarkonin nga detyra. Imagjinoni te merret kryeministri me shefat e policise se rajoneve ose drejtorin e Tiranes. Berisha duhet t’u plotsoje kushtet e sherbimit, ndersa kompetenca te beje rregullimet brenda per brenda. Ministri Nishani para pak ditve deklaroi se policia eshte top. Une mendoj se Drejtori i Policise se Tiranes duhet te jete nomenklature e kompetences se larte(shtet qeveri). Drejtoria e Tiranes eshte njesia me e madhe sigurimit publik ne Shqiperi dhe drejtori i policise duhet te kete graden te pakten gjeneral brigade, perarsyese, eshte ne rang Korpusi dhe nuk duhet te kete komandanti i Gardes graden gjenaral brigade me nje njesi prej 4 batalioneve dhe nje njesi qe duhet ta kete rezerve. Deyrat qe zgjidhe drejtoria e Tiranes mbulon te gjitha fushat e zbulimit dhe te parandalimit te krimeve qe kapin nje popullsi qytet e fshat njemilion banore. Kerkesat e ngritjes profesionale dhe te performances policeske jane me te larta se sherbimet e Gardes te cilat jane pothuajse baras me nje rrepart ushtrie qe ruan objekte te rendesise se vecante(ORV). Eshte konstatuar prej kohesh qe kryeministri e don gjendjen as mish as peshk; ai ka afruar krere te policise te politizuar dhe u fol se per Tiranen duhej ky qe shkarkohet sot, perarsyese duheshin bere e mbrojtur manipulimet e Berishes per zgjedhjet e * majit 2011-te. Tani nuk i duhet gje Saimir Muca se e kaloi lumin. Ne kohe fushatash policia drejtohet nga Berisha dhe jo nga ligji. Policia duhet ta kuptoje se Berisha sa here i preket pushteti i tij me vota te vjedhura, ai ndersen policine. Shikoni cfare makiavelisti eshte Berisha kur i preken interesat. Vuri ne levizje SKB-ne, per te spiunuar e ndeshkuar oficerat e policise se hetimit se gjoja kane mbyllur dosjet e hapura per pucin e shtetit te organizuar. Prandaj fut duart ne polici Berisha. Mendoj se Oficerat e larte te drejtorise duhet t’i drejtohen Presidentit dhe gjykates(keto te fundit i drejton Berisha), me perjashtim Gjykaten Kushtetuese.

  26. Jevi says:

    Prisni dhe pas ndryshimeve do te vihet rregull kudo.Ne keto 21 vjet tranzicion c’do gje ka shkuar mire,vetem ca te vrare qe nuk e dime sa jane permenden.A presin shqiptaret gje nga keta police bastard qe c’do pisllek e bejne vec ligjin nuk e zbatojne.SHqiperia eshte kthyer ne shtet i horrave,i krimineleve,ibanditeve e ite gjithe te zezave qe ka kjo bote.C’far do te behet kur qeverisin kriminelet?Si mund te flasesh per drejtesi kur kryeministri i ben karshillek ligjit,e deklaron se arestimet evrasesve i ndalova une.Ne ciln vend demokratik nje deklarat e tille nuk do te sillte marrjen e tij ne pergjegjesi penale.Ligji te denon per deshmi te rreme e jo per veprimete tilla.Pra asgje mos prisni per aq kohe shtetin e drejton krimi.

  27. nigo says:

    Zoterinj te gazetes TemA
    Ju lutemi na botoni fotot e ketyre personave qe t`ju shmangemite pakten. Kjo kerkese eshte bete edhe me pare nga persona te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje