Mesatarisht çdo shqiptar shpenzon 178 dollarë në vit në lojëra fati, sa mesatarja e BE. Por kur krahason të ardhurat për frymë, atëherë vendosim rekord
Ndërsa shumë industri përballen me pasojat e krizës ka një degë të ekonomisë, e cila lulëzon dhe është ajo e lojërave te fatit.
Pikat e basteve sportive, kazinotë dhe sallat e lojërave të fatit të përhapura në çdo lagje janë dëshmia më e mirë e hovit që ka marrë industria e lojërave të fatit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2010, tregu formal i lojërave të fatit ishte 184 milionë dollarë dhe në vetëm dy vjet është rritur me mbi 12 për qind.
Të dhënat tregojnë se aktualisht çdo shqiptar shpenzon në bixhoz mesatarisht rreth 6570 lekë në vit. Por ky është vetëm tregu legal i lojërave të fatit. Vlerësime jopublike nga Ministria e Financave tregojnë se industria reale e kumarit në Shqipëri është mbi 2.5 herë më e madhe nga ajo që tregojnë shifrat zyrtare, përafërsisht rreth 500 milionë dollarë ose 5 gati 5 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Sipas kësaj shifre rezulton se çdo shqiptar shpenzon mesatarisht 178 dollarë në vit në lojërat e bixhozit, një shifër kjo gati e përafërt me mesataren e Bashkimit Europian. Por nëse krahasohet me të ardhurat për frymë, rezulton se shqiptarët luajnë në bixhoz shumë më tepër se sa qytetarët e pasur të BE-së. Ekspertët e cilësojnë kumarin si sëmundja e vendeve të varfra, ku individë të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike joshen nga lojërat e fatit.
Kjo bën që kostot sociale të jenë të larta. Madje në shumë raste, rezultati është tragjik. Familje që rrënohen apo edhe më keq, individë që të zhytur në dëshpërim shkojnë deri në ekstrem duke i dhënë fund jetës. Bixhozi është një shërbim i veçantë dhe ndryshe nga sa ndodh me produktet apo shërbimet e tjera në treg, kërkesa për të nuk ndikohet nga politika fiskale. Në vetëm dy vjet taksat e bixhozi janë rritur me disafish. Në 2010-ën, qeveria arkëtoi nga kumari 54 milionë dollarë taksa ose gati 2.5 herë më shumë se në vitin 2008. Por sërish kjo nuk e ka tkurrur tregun, i cili vazhdon të rritet me ritme të larta./TCH
Bente mire Enveri qe e kishte te ndaluar me
ligj kete krim ndaj personit dhe familjes.
Per ata qe nuk e dine, duhet ti bej me dije
se ka me qindra mijra individe dhe familje
ne bote qe vuajne pasojen e rende te bixhozit.
Ne Shqiperi hyri ne kohen e Nanos dhe u kosolidua
si biznes i Familjes se Barbarit kur ky erdhi ne
pushtet per se dyti. Ka shume gjynahe ky me shqiptaret.
E cfare jane 178 usd per 8000 usd per fryme qe marrim ne vit. Hic! Kaq i fitojme nga taksa e sheshte ?
E kuqe apo e zez, shtype, phu ja q… nonen, mi hongri.
O shoku ke ndonji lek me vete se e kom gati.
Sa ?
sa tkesh ti jap mas nji ore
Merri!
E kuqe apo e zez, shtype, phu shkerdhat automat, motren.
Mos luani me statistikat dhe mesataret e gabuara qe i bejne te gjithe “bixhoscinj”
Ata qe lujane bixhoz (95% e tyre) jane “kapot” e mishit te bardhe dhe te mallit.
Jane ata qe kane trasheguar prona pa pasur as deftese 8 vjecareje..dhe rrine neper kazino sepse nuk kane as zanat dhe as deshire te punojne.
Po te shkosh neper Kazino…shef te njejtat fytyra. me qar del vetem Kazinoja. Te gjithe humbin aty!
Ne baste sportive eshte krejt tjeter.
Nuk ka se perse te krahesohen ata qe vene baste te vogla, me “fatkeqe” te Shqiperise!
Bixhozi, prostitucioni, fallxhoret e kane shoqeruar njerzimin ner shekuj.
Ca te keqe ka ketu?
Që është i dëmshëm bixhozi, kjo dihet, por a s’më thua o Arsen, ku është dobia?
Dobia eshte qe te kuptosh cfare eshte me e dobishme.
Me duket se fola per statistika te “analizuara” me mesatare republike….Jo ore vella…jo!
Nuk ka mundesi qe te futen te gjithe ne nje thes!
E gjithe ajo shume prej 178 Euro, perbehet ne ate te 95% kriminele, mafjoze, bossa droge e prostitucioni, trashegimtare fatlume dhe vetem 5% nga njerez te thjeshte, adoleshente dhe pensionista qe besojne se me 200 lek do fitojne miliona neper baste sportive.
Mos haro’! E dhena eshte ajo qe “raportohet” nga tatimet,… po ajo qe fshihet??
Eshte edhe nje here po..aq.
Montecarlo dhe Las Vegasi jetojne nga ky zanat. Asnjeri nuk detyrohet me zorr te shkoje atje.
Cfare te keqe kishin firmat piramidale? Njerezit me deshire i futen parate!(logjika perverese e jo pak shqiptareve)
Shteti prandaj eshte qe te mbroje njerezit nga dobesia dhe injoranca e tyre.
Nga kjo dobesi nje punetor shkon dhe le rroge me baste por atij do t’i duhen para per te shtyre muajin; do marre borxh pas borxhi derisa e pamundur te mos beje nje krim si vjedhje (te prones tende po flas) apo ndonje vrasje.
Kjo eshte shenje e keqe , por eshte nje semundje qe ka infektuar te gjithe boten . Para nje jave isha ne itali dhe aty bixhozi ishe bere i modes.Perveç lokaleve qe ishin apostafat per bixhoz , makinetat i gjeje ne çdo bar dhe ç’eshte me e forta ishin gjithmone plot.
te luash bixhoz ne shqiperi dmth te japesh pare malokut vucidolit per te vrare dhe shtypur shqiptaret
bixhoz dmth te japesh pare dy kreaturave te peshtira shkelzen dhe argita berisha…bixhoz luajne injorante dhe te pashpreset ne shqiperi..nqs do te luash kalo adriatikun dhe futu ne kazino me rregullat e nje shteti demokratik jo ne ato te ngritura nga nje malok vucidoli qe dhe me sapunin u prezantua kur erdhi ne Tirane
Cdo loje fati eshte ne sherbim te njerezve te caktuar qe te marrin edhe shpirtin nese nuk paguan…
—
Maide: 90,
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
—
Kjo eshte strategji e qeverise, e cila e justifikon duke thene se shqiptaret kane para dhe i harxhojne edhe ne bizhoz. Kush luan lumar? Ai qe ka para? Kush ka para aq shume ne Shqiperi? Nje pakice njerezish qe kane zaptuar kete vend dhe e kane blere e shitur per interesat e tyre. Me kujtohet para disa vitesh, ish-zevendesministri i finacave Shehrefedin Shehu (sot deputet i Saliu), humbi nje shume te majme ne kazino. E ku i gjejne keto para? Ia vjedhin popullit. Tani do shesin dhe pyjet e monumentet se, mesa duket, duan te mbushin xhepat perseri. Dhe mbasi mos te kene lene gje pa shitur, do te dorezojne pushtetin. A ka me bir apo bije nene ta rregulloje kete vend?
GODO