Gjykata e OKB: Gjermania nuk duhet të paguajë më reparacione

3 Shkurt 2012, 13:34Politika TEMA

Gjykata më e lartë e OKB-së ka vendosur në favor të Gjermanisë në një çështje për pagimin e dëmeve për krimet që kanë kryer nazistët. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se Gjermania ka imunitet ligjor nga akuzat që mund të ngrihen në gjykata të huaja nga viktimat e luftës.

Gjermania ka paguar dhjetëra miliardë dollarë reparacione që nga viti 1950. Por qeveria gjermane u detyrua të apelojë në GJND për shkak të vendimeve të gjykatave italiane. Në thelb të gjykimit ishte nëse persona privatë mund të padisin një shtet në gjykatën e një shteti tjetër. Natyrisht që gjykata vendosi se gjykatat italiane nuk kanë njohur imunitetin shtetëror të Gjermanisë.

Në këtë proces ishte e përfshirë edhe Greqia për shkak se të mbijetuarit grekë nga krimet e nazizmit kishin hedhur sytë nga gjykatat italiane për këtë çështje.

Vendimi është një fitore e madhe për Gjermaninë për shkak se në fund të fundit bëhej fjalë për shuma gjigante parash. Në rast të një vendimi kundër, Gjermania do duhej të përballej me padi individuale të pafundme.

34 komente në “Gjykata e OKB: Gjermania nuk duhet të paguajë më reparacione”

  1. Horri i bulevardit says:

    Se di sa do ndikoje tek ne taksapagues, ky vendim, por eshte nje vendim qe duhet te pershendetet.

    1. elinor says:

      Ja wohl, Herr Horri i trotuarit

      1. Horri i bulevardit says:

        Danke schön du schweinehund

        1. elinor says:

          S’ka perse, po pse ate fjalen e keqe??

          1. Horri i bulevardit says:

            Sipas ksaj radakes teme, e kuptoj me kunj repliken tate, por ne qofte se megjithmen nuk e ke pas me ironi, te kerkoj falje, se kom problem.

            1. elinor says:

              OK, maan! Kein problem…jo mor s’ishte me kunj, por nuk prish pune gjithsesi. E mora me shaka.

              1. Horri i bulevardit says:

                Mann

                1. elinor says:

                  Mos u llasto shume tani, Horri…une e shkruajta ne anglishten xhamaikane, jo ne gjermanisht!

                  1. Horri i bulevardit says:

                    Shaka lali shaka, mos u merzit, masnej shum larg paske shku, deri ne Xhamajk, hallall ta boft zoti.

                    1. elinor says:

                      Jo mor vlla, s’kam shku ne xhamajke se s’me ka henger qeni i terbu, po me vjen te qesh me theksin qe ata kane…klm

  2. Sem Luma says:

    Vendim i arsyeshem. Pas 70 viteve u ka rene nder mend italianeve dhe grekeve te kerkojne demshperblime dhe reparacione nga Gjermania. Puna e reparacioneve ndermjet shteteve ka perfunduar qe ne vitet 1950-1960-ta. Vendimi i viteve te fundit i gjykatave italiane dhe atye greke ka te beje edhe me nje klime anti-gjermane, pra, inate dhe smiresi ndaj Gjermanise dhe fuqise se saj ekonomike. Poashtu edhe angazhimi i forte i Gjermanise per te forcuar rregullat e stabiliteti financiar, ka peshen e vet ne kete anti-gjermanizem italo-grek.

    1. Landi- Sverige says:

      Po te persekutuarit politik perse kerkojne demshperblime shtetit ne Shqiperi? A nuk eshte e drejta e tyre per te kerkuar keto demshperblime?
      Reparacionet gjermane u paguan vetem per vende te vecanta, por fatkeqesisht per vendet e jugut nuk u be e njejta gje. Kjo u justifikua nga qeveria gjermane me marrjen e emigranteve grek e italian ne vitet 1950-1960 ne Gjermani. Por gjermanet ne ate kohe perfituan dhe nuk humben nga emigracioni sepse kishin nevoje per fuqi punetore per zhvillimin e ekonomise se tyre. Dhe faktikisht sot kjo ekonomi eshte me e forta e Europes dhe ndoshta dhe ne bote. Ne kete zhvillim nuk mund te mohohet puna dhe djersa e mijra e mijra emigranteve. Mos harojme gjithashtu se forcat gjermane kur u larguan nga keto vende, pervec shkaterrimeve dhe krimeve ne njerez rrembyen gjith pasurite bankare sic vodhen arin nga Banka Qendrore e Greqise. Jeta e nje greku apo italiani ka te njejte vlere me jeten e nje anglezi apo francezi dhe nuk mund te ket justifikime.

      1. Edi Detroit says:

        Paskan luftuar edhe xanxiqit, ha ha, e forte kjo xanxiqet paskan bere lufte me gjermanet.

        1. Landi- Sverige says:

          Po te mesosh pak histori do e kuptosh se Greqia ishte i pari vend ne Europe qe shkaktoj humbjen e pare forcave fashiste italiane dhe ca bashkepunetoreve te tyre ne dimrin e viteve 1940-1941 duke i shkaterruar ata plotesisht. Po ashtu me forcat e shumta gjermane qe u futen ne Greqi nga Bullgaria ne veri dhe nga Afrika ne jug si ne ishullin e Kretes ne vitin 1941, jan zhvilluar disa nga luftimet me te ashpra te Luftes se II Boterore. Pushtimi i Kretes nga Luftwaffe gjermane ka qene nga me te veshtiret per ta, me humbje te medha, duke detyruar Hitlerin te mos perserisi me sulme te tilla me parashutist gjat gjth Luftes se II. Pushtimi i Kretes zgjati sa pushtimi i Frances, Hollandes e Belgjekes se bashku. Per mbrojtjen dhe clirimin e vendit te tyre dhan jeten rreth 1 milion ushtar dhe civil grek duke u rreshtuar ne vendet e para ne bote per demet e pesuara ne njerez dhe materiale.

          1. ardi says:

            Po pse pritet deri tani ti kerkoni keto demshperblime, Greqia nuk ka pasur te njejtin fat si ne, pra keni pasur mundesira, apo thate te hanit njehere ne kete menyre, dhe tani qe u mbaruan te filloni nga demshperblimet?

          2. tironsi i keq says:

            Ore Landke kush ti ka treguar ty kto pralla qe greket paskan luftuar kunder trupave gjermane ma do mendja se ke lexauar librat e historianeve sharlatane greke qe jane te mbytura me “lavdite”e grekve apo me “territoret”qe ju”takojn” grekve pra thjesht e ke lexuar vetem greqisht te keshilloj ta lexosh edhe nje here gjermanisht dhe do te mesosh se kush luftoj ne te vertete kunder gjermaneve ne tokat greke do te mesosh se si “greket”e tu hodhen pushket e shkua ne shtepi kurse ne front kunder gjermanve mbeten trupat e Zelandes se re e te Australise nen komanden angleze ku gjermanet nepermjet artopolandeve ju kerkonin te derzoheshin sepse ato qe ishin zot shtepie ja kishin mbath kembeve kjo eshte e verteta more Landke ju te grupit te mercenarve do benit mire ta zgjeronit pak me teper horizontin se sa vetem me librat e historianeve sharlatan greke perndryshe do te beheni gajasi botes

            1. eleftheriskepsi says:

              Keni “te drejte”. Winston Churchill ,nuk tha shprehjen :

              “Ketej e tutje,nuk duhet te themi se Greket luftojn si heronj,por heronjt luftojn si Greke”.

              Sa inferior jeni mor zoteri.Perralla jan keto qe ju shkruani,dhe madje ju vjen as turp te ofendoni.

              1. Vasil Gjika says:

                Qe luftuan “Greket ashtu po eshte fakt.
                Nuk jam Anti-Grek si disa ketu…perkundrazi…
                Po e verteta eshte,,,a e dinte Churchill qe keta heronj…shumica e tyre ishin ARVANITAS…

        2. eleftheriskepsi says:

          Po Eduart …nuk kan ngren vetem xaxiq,dhe nuk han vetem xaxiq.
          Por,mqs ju keni alergji dhe jeni te mbytur me prokatalipsis,
          ja edhe nje vertetim nga Franca.

          http://archives.lesechos.fr/archives/2011/lesechos.fr/06/22/0201458716889.htm?texte=Jacques%20Delpla

          1. Edi Detroit says:

            Eleft…, si ka mundesi qe e di emrin tim, po qe se e ke thene per mua, emri im eshte vertet Eduart, sa per xanxiqin me shume ishte per shaka, por si greku kane luftuar te gjithe vendet e pushtuara, pra lufte pertizane, Gjermania e pushtoi Greqine per 2 jave.Vetem Rusia, Anglia dhe USA luftuan dhe ndalen hitlerin. Mos harrojme vetem Polonia humbi rreth 4 milion.

      2. eleftheriskepsi says:

        Vendimi qe sot doli ,kundrejt Distomos, nje fshat i tere i cili u masakrua , fatkeqesisht nuk mbaron ketu,por sapo filloi.
        Gjithashtu,fatkeqesisht klasa politike Greke e shitur ne periudha te ndryshme,u mundua ta “mbyti” te drejten e popullit kundrejt demshperblimeve qe Gjermania ka kundrejt Greqis( te vetmit vend qe nuk ju pagua asnje deshperblim lufte,edhe pse jo nje here , por plot nente here ju drejtuan parlamentit Grek.Askush nuk e di se Gjermania Naziste detyroi Greqin me kredi etj etj lezoni me poshte….

        Sot u derezua ne Parlament http://taxalia.blogspot.com/2012/02/9_03.html
        Eshte ne Greqisht dhe mqs shume dine Greqisht as e lezojn.

        As te kene parasysh ashtu edhe sikurse ,

        Spiegel shkruan midis te tjerash: “Greket po te duan na marrin edhe te mbathurat”.

        ..http://www.spiegel.de/wirtschaft/soziales/0,1518,769052,00.html

  3. Dasareti says:

    Gjermania i ka paguar reparacionet e demeve qe ka bere ne luften e dyte boterore.Tani e ka rradhen Serbia te paguaje! Cuar munt te n’a thote Gjykata e OKB’se per kete te fundit? Apo kjo(serbia)ka imunitet per krimet e saj?

  4. loni says:

    po shume mire gjykata e OKB,,,,,,sipas jush kjo do te thote,,,te shkuara dhe te harruhara,,,,,mjer ata qe vdiqen,,,per deshiren e nje gjermanie te madhe,,,po pse mos ti paguaj moj gjykate,,,tere jeten te punoj gjermanet per ti shperblyer viktimat e luftes,,se nuk i kishin ndonje borxh gjermanise per endrat exstreme qe kishin nazistet gjermane,,,po kjo bote eshte e ndyre,,vrit sa te duash se nje dite do falesh,,vendimet e gjykatave kurva,,,,me keto veprime qe bejne gjykatat nderkombetare sjellin ne mendje shprehjen,,qe historia do perseritet,,dhe shum shpejt nga keto falje te pa drejta,,,kjo histori do perseritet,,,sepse te gjithe te fortit nuk ka kush ti denoj,,,,,,sic thoshte vet djalli HITLER,,,,,ne nuk bejme oferta paqe,,,ne jemi me te FORTIT,,dhe i FORTI ka gjithmone te drejte,,dhe populli gjerman ne nje goje dhe mendje bertiste i teri me zemer,,per barbarosje,,,shfarosje,,zoti i denofte te gjithe pushtuesit…..

  5. demokrati says:

    Krimi nese lihet pa ndeshkuar, perseritet. Europa e pagoi me gjak dy here rresht cmendurine gjermane, tani eshte radha e gjermaneve te paguajne me para demet e bera. Shoqeria gjermane ka cepa te shoqerise se saj teper te rrezikshme dhe te padenazifikuara. Megjithese jam nje gjermanofil, mospagimi i reparacioneve ndaj Shqiperise eshte vetem vazhdim i qendrimit nihilist te Bismarkut ndaj kombit shqiptar. Perkrahja e Gjermanise ne luften e Kosoves,ka qene me teper e kushtezuar dhe qendrimi ndaj proceseve ne Shqiperi ka qene as mish as peshk. Borova kullon akoma gjak, mjere ata qe harrojn te kaluaren dhe nuk mesojne nga ajo.

  6. acari says:

    Shume drejt Landi-Sverige, Loni, Demokrati, kjo ishte me e pakta qe mund tu kerkohej gjermaneve, jo per smire dhe inat, por kjo eshte drejtesia qe kaq shume i mungon POPUJVE.

  7. kici says:

    Cuna delikat keta italianet dhe greket,menduan se do ia hedhin lehte me gjermanin.

  8. plaku says:

    Djema, une sot ne oren 13.30 pashe emisjonin televiziv italjane RAI uno. Ne kete emisjon u fol edhe mbi vendimin e gjykates se OKB ne lidhje me Italine. Ne kete emisjon u be shume e kjarte se, behej fjale jo per reparacjone ( demshperblime te luftes )midis shteteve, por per demshperblimin e familjeve te 154 gra dhe femijeve itlajane te cilet kishin bere nje padi ne gjykaten italjane per keto vrasje te gjermaneve ne nje qytet italjan ( nuk me kujtohet emri ). Familjaret e viktimave italjane e kishin fituar gjyqin italjan dhe kishin bere padi prand gjykats se OKB. Pra edhe nje here, sic e kuptova une, ketu nuk behej fjale per demshperblimet e luftes midis shteteve por per demshperblimet e familjareve te 154 viktimave qe kishin vrare gjermanet gjate lufte se dyte boterore.
    Per sa i perket demshperblimeve te luftes kundrejt shtetit italjan ne gjykatene e OKB qeveria gjermane paraqiti nje dokument te firmosur edhe nga qeveria italjane ne vitin 1960, sipas te cilit Italia i quan te mbyllura problemet e demshperblimit me Gjermanine.

  9. Homer Simpson says:

    Une kam nje pyetje po per Boroven a kane paguar gjermanet valle???

  10. Sem Luma says:

    Disa komentues me apo pa vetedije po i perziejne gjerat. Askush nuk thote se krimet naziste te Gjermanise se Hitlerit duhen harruar apo nuk duhen gjykuar. Ketu kemi te bejme me akuza, pra kerkesa te qytetareve grek, italian etj. per demshperblim financiar nga Gjermania per viktimat e shkaktuara nga gjermanet. Gjykatat e ketyre shteteve (Italise dhe Greqise) ka disa vite qe kane filluar te pranojne lendet per keto ngjarje dhe madje shpesh u kane dhene te drejte pretendimeve te shtetasve te tyre. Mirepo keto vendime gjykatash jane hedhur poshte nga shteti dhe drejtesia gjermane me argumentin se keto gjera jane te rregulluara me marrevshje ndershteterore qe nga vitet 1950-1960-ta, ku Gjermania pagoi reparacione lufte ndaj shume shteteve europiane. Duhet pranuar se keto reparacione nuk kane qene te larta. Gjermania mbeshtetej (nga SHBA, GB + F) ne rrugen e saj drejt integrimeve evropiane, poashtu edhe ekzistenca e Bllokut sovjetik ka luajtur nje rol qe te sforcohet dhe pershpejtohet integrimi i RFGJ-se ne Evropen Perendimore te pasluftes. Pra, eshte pranuar dhe vendosur qe ceshtja e reparacioneve dhe demshperblimeve eshte pune e kryer dhe e perfunduar. Dmth. pas shume viteve qetesie ne kete “front”, italianeve dhe grekeve na u doli gjumi dhe u ra ndermend qe dikur politikanet e tyre te pas-luftes paskan qene te bute ndaj Gjermanise dhe filluan me keto kerkesa per demshperblime. Kjo “dalje gjumi” per mendimin tim, ka te beje perpos me deshiren per demshperblim financiar (Para) edhe me njefare ndjenje anti-gjermane ne keto shtete, vecanerisht keto 2-3 vitet e fundit. Nje gje duhet pasur parasysh: Gjermania ka perfituar shume nga mbeshtetja dhe ndihma qe i kane dhene shtetet evropiane rruges se saj per integrime ne strukturat evropiane. Ky eshte fakt. Mirepo, fakt eshte gjithashtu qe Gjermania eshte nje nder shtetet e rralla ne bote qe ka bere rivleresimin dhe nxjerrje-mesimin nga historia e saj barbare e viteve 1933-1945. Ne kete fushe te mesimeve nga historia as Italia (Abisini, Shqiperi, Libi etj…), as Greqia (vrasjet dhe debimet e shqiptareve ne vitet 1880-1917), as Franca (Luften e Algjerise), e shume shtete te tjera, nuk mund t´i afrohen fare Gjermanise. Denimi dhe perbuzja e regjimit hitlerian dhe kerkim-falja per krimet e shkaktuar nga Nazistet jane rezon shteteror ne Gjermanine e diteve tona. Per kete arsye, reagimet greke (ne media) te koheve, ku politikanet gjerman te ketyre diteve etiketohen e karikaturizohen si “naziste”, “hitler” e “kriminela-SS” etj… tregojne per nje vetedije dhe integritet te ulet kulturor. Shkurt, jane sjelle feminore.

  11. plaku says:

    Djema, qeveria gjermane ka bere te qarte se nuk ben asnje lloj demshperblimi per persona private nga kush vend qe te jene ata. Kete te drejte te qeverise gjermane e konfirmoi edhe nje here dje gjykata e OKB.

  12. Kristo says:

    Nuk eshte kjo Europa qe kemi enderuar.Deshem nje Europe te bashkuar dhe jo nje Europe gjermane.Gjykata mbrojti te fortin dhe jo te drejten dhe kjo eshte shume e rezikshem per te ardhmen e popujve.Perjetojme luften e trete boterore,luften ne permes euros.Asgje nuk po nryshon,cdo gje perseritet.Mjerr ai vend qe eshte i dobet,ivogel dhe i varfer.

  13. franko says:

    Dikush me lart pyeti pse u kujtua tani Greqia?
    Ceshtja e demshperblimeve gjermane ndaj Greqise nuk u mbyll asnjehere. Gjermania(Perendimore) gjer me 1990 justifikohej se duhet te kontribuoje dhe Gjermania Lindore dhe problemi do zgjidhet kur te bashkohen Gjermanite. Pas 1990 kur greket shtronin kete problem u pergjigjeshin se ju ndihmojne nepermjet paketave te Tregut te Perbashket Evropian. Keshtu qe Greqia s`morri asnjehere demshperblim dhe kjo nuk konsiderohet ceshtje e mbyllur. Gjithashtu ekziston dhe problemi i borxhit(te diktuar) qe morri Gjermania ne Tetor 1944 nga greket,qe nuk u kthye asnjehere.
    Keto probleme nuk kane te bejne me sa u gjykua ne Hage. Kam mendimin se keto probleme nuk mund te zgjidhen nga gjykatat, por me marreveshje ndershteterore.

    1. bobi says:

      Ore ju grekofilet ju qeket me te vertete psikopate Gjermania e ka mbajt Greqine me financa deri ne ditet tona dhe vazhdon akoma ta mbaj me buke apo kujtuat ju o pacavure se mirqenia e Greqise erdhi nga “ekonomia e fuqishme greke”me portokalle xaxiki e uzo a jeni ne terezi nga trute vetem qaheni te gjithe ju kan bere keq vetem ju jeni me te miret cohuni nga gjumi mjaft pate endrra se po beheni shume te besdisshem me ato denglat e juaja ka ardhur koha ta shikoni realitetin ne sy dhe mjaft me realitet bosh ku keni jetuar deri tani

  14. Armageddon says:

    por Greqia nuk duhet te paguaje reperacione per gjenocidin çam?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje