Falimenton Malev, linja ajrore hungareze

3 Shkurt 2012, 11:51Politika TEMA

Linja ajrore kombëtare e Hungarisë, Malev, ka shpallur falimentimit. Në një deklaratë thuhet se pas 66 vitesh veprimtari të vazhdueshme, Malev nuk do ngrihet më në ajër.

Vendimi erdhi pasi Komisioni Europian urdhëroi kompaninë të paguante paratë që kishte marrë në formë ndihme shtetërore nga viti 2007 deri në 2010. Shuma shkonte deri në 130 milion euro, aq sa të ardhurat e vitit 2010.

Kompania kishte rreth 2600 të punësuar dhe 22 avionë. Falimentimi bëri që dy avionë të Malev në Irlandë e Izrael të mos ngrihen dot në ajër. Për sot ishin planifikuar 64 fluturime të Malev, ndërkohë që gjysma e trafikut ajror në aeroportin e Budapestit janë pezulluar.

Malev është një linjë e njohur në Shqipëri si një ndër më të hershmet që kanë operuar në vendin tonë dhe që kanë lidhur Tiranën në mënyrë të përditshme me destinacione të shumta europiane përmes Budapestit.

Lajmi për falimentimin e “MALEV”-it vjen disa ditë pasi kompania spanjolle “Spanair” shpalli gjithashtu përfundimin e operacioneve, pas ndërprerjes së subvencioneve qeveritare, për shkak të krizës ekonomike.

12 komente në “Falimenton Malev, linja ajrore hungareze”

  1. Petro says:

    Shume trishtuese ne kete atmosfere gri qe mbreteron ngado.

  2. Horri i bulevardit says:

    Ne janar udhetova nga Tirana-Budapest-Frankfurt, ishte udhetim i kendshem, me vjen keq qe ka falimentuar se kam pare dhe kompani ajrore, me kushte mizerabel dhe akoma mbijetojne.

  3. net says:

    avash avash, fillimi eshte ky…

    1. dritani says:

      Keto lloj ngazellimesh pas nje fatkeqesie nuk di se pse me kujtojne reagimin e disave me 11 shtator. Sot humben punen qindra baballare dhe nena femijesh dhe nuk kuptoj se c’ka per tu ngazellyer…

      Gjithsesi nuk besoj se hungarezet do t’i rikthehen gamileve si mjet transporti!
      Apo nuk do te ishte keq?

      1. net says:

        sa per dijeni:

        1. un nisa nga tirana per ne budapest nje her dhe pagova 345 euro per nje fluturim 1 ore 10 minuta me MA 434 ne mos gabohem.

        kusheriri im ne te njejten rralle me mua ne avion nga tirana u nis ne suedi dhe pagoi 230 euro

        2.malev u ble nga abramovic bossi i madh qe mbase eshte pas tij edhe mafia ruse…

        pasi e “perdori” mir, ela ne borxhe malev dhe ja shiti shtetit hungarez…
        shteti hungarez e mbrojti por keshilli europian futi hundet duke thene se qenka jo e ligjeshme mbrojtja qe ben shteti hungarez firmes se vete…
        merre me mend sa thelle fusin hundet europianet, por nuk i kutpon ti dot keto, nejse.

        gezimi im me 11 shtatorin ska lidhje pasi 11 shtatorin e beri vete qeveria usa, pra ja beri vete popullit te vete.
        puna e tyre nuk me intereson…
        ajo qe me intereson eshte dobesimi i antiislamisteve ne nje menyre ne nje tjeter.

        Pse, ashtu sic gezohen disa kur vdesin me mijra musliman femij gra pleq te pafajshem edhe ne gezohemi kur i Madhi Zot i dobeson antiislamistet ne nje menyre ne nje tjeter.

        shum formule e thjeshte eshte kjo nese ke sadopak sinqeritet dhe arsyetim te paaneshem.
        KAQ

        1. dritani says:

          Arsyetimi im mban anen e atyre qe vuajne (ne rastin ne fjale te punonjesve qe humbasin punen dhe te ardhurat), kurse arsyetimi yt eshte si ai i gruas calamane e cila mendon (jo pas shkak) se te gjithe ne rruge po shohin difektin e saj dhe probabilisht jane duke folur keq.

          Juve shihni kudo antiislamiste qe ia u kane me te futur dhe po ju behet stres!
          Por me duket se ju behet me shume stres po te mos flasin per ju…Nuk po gjeni derman!

          1. net says:

            faleminderit dritan.

    2. shqipetari says:

      Korbi ferkon duart dhe gezohet…ai dic di me shume se ne, sec lexon me shume se ne dhe e kupton ate qe lexon… e gezon vdekja…cfare lexon valle me kaq endje …ky djalke i pafajshem dhe shume i sinqerte ?

    3. net says:

      harrova te shtoj se mafia ruse dhe disa politikane,
      kishin bere monopol malev’in dhe per te diskreminuar edhe shqiptaret jo me kot ishte e vetmja linje budapest tirane dhe me cmimet me te medhaja te mundeshme,
      pra te rrjepin sa te munden shqiptaret, nje rrace e urryer nga sllavet serb deri tek ata rus…
      jan gjera te thella keto sic te tashe me siper po jeni pa intuite ju ti kuptoni…

      ju vetem se dini te talleni me tjeterin vetem se eshte musliman dhe kaq…
      juve edhe nese ju tregon dikush te verteten nuk e pranoni pa e kuptuar se e verteta eshte ne te miren tuaj.

  4. shperthyesi says:

    me vjen keq, ishte shume kompani e mire dhe serioze, nderkohe me thoni pak se si mbijeton bellair?!

  5. Gazi says:

    Malev ishte nje linje e mire (normale)

    Persa i peket komentit tend “shperthyesi” une mendoj se kompania “bellair” eshte nje kompani me e digjeneruar qe kam pare deri me sot. Kam mbi, 10vjet qe udhetoj/fluturoj neper evrop dhe kompania “bellair” eshte shume e keqe, duke filluar qe nga punonjesit e biletarive/kontrolli/nisja etc etc.

    Mgth ne prap fluturojm me “bellair” se kane bileta te lire jo se eshte i mire (sidomos Tirane London Stansted)

  6. flori says:

    me vjen keq per kompanine MALIEV se eshte kompania ime e pare qe kam bere udhetimi ajror me nje nga avionet e saj nga BUDAPESTI ne TIRANE dhe per ironi te fatit ate here ndryshimet ishin kolosale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje