Vëllimi poetik i Preç Zogajt, “Ngjarje në tokë”, i cili më parë i është prezantuar lexuesit amerikan nën titullin “Occurrente on Earth”, u promovua ne sallën “Balsha” të Hotel Tiranës. Politikanë, gazetarë, artistë vlerësuan autorin dhe përmbledhjen e përzgjedhur poetike të shtrirë në 25 vjet kohë dhe në 9 vëllime poetike.
Këngëtari Frederik Ndoci, i cili me një kitarë këndoi një nga këngët më të bukura të fondit të muzikës së lehtë shqiptare, bazuar në poezinë e Preç Zogajt, “Sytë e tu”, me muzikë nga Ardit Gjebrea, theu monotoninë e kësaj ngjarjeje kulturore. Pirro Misha e vlerësoi poezinë e Zogajt si mur i pakalueshëm që ai ka ngritur brenda vetë qenies së tij. Ai mur që ndan Zogajn, poet të ndier dhe intim, nga politikani, i cili debaton, ngre zërin. “Nuk është aspak e vështirë të pikasësh sesa më i ashpër, i vështirë jopoetik të jetë realiteti, aq më intime personale njerëzore e bukur, e brishtë bëhet përthyerja e tij poetike”, tha Misha.
Gazetari dhe poeti Bujar Xhaferri e vlerësoi Zogajn në aradhen e poetëve shqiptarë, të atyre që përmes eksperimentimit trajtojnë tema të mëdha, universale.
Pirro Misha: Preçi e përballoi dhe politikën, dhe poezinë
“Mbaj mend që në kohën kur Preçi doli për herë të parë si emër, si poet, ishte një brez i tërë poetësh dhe prozatorësh që premtonin mjaft. Me kalimin e viteve dhe sidomos me ndryshimet që ndodhën në vitet ’90 me përfshirjen në politikë të shumë prej tyre, shumë nuk ishin në gjendje t’i përballonin të dyja bashkë edhe politikën, edhe jetën me sfidat e reja, poezinë dhe prozën, kështu që u zhdukën dhe u harruan, pavarësisht se mund të kenë lënë pas dhe shumë gjëra të vlefshme. Preçi është nga ata poetë që është zhvilluar, ka ecur e poezia nuk është ndarë kurrë prej tij”.
Bujar Xhaferri: Forma të reja për të sjellë universalen
“Preçi vazhdon të eksperimentojë mënyra të reja për përshkrimin e temave universale”, tha Xhaferri. Sipas tij, krijimtaria e dhjetë viteve të fundit të Preç Zogajt ia ka konsoliduar statusin si poet shqiptar.
Zogaj ,poet i shkeqyer–Ketu ne USA , Precin e pelqyen shume keta kritiket e artit
Ata u befasuan nga bukuria dhe inteligjenca e poezise se Precit –Dhe kerkuan qe te perkethehen sa me shume nga letersia Shqipe
Bravo Prec Zogaj ! Na ke nderuar ketu ne USA me poezine tuaj superbe…
Nuk duhen lene ne harrese edhe poet te tjere te letersise shqipe. Duhen perkthyer edhe autore te tjere bashkohor me Precin si Rudolf Marku, Bardhyl Londo, Bujar Xhaferri,Frederik Reshpja, Fatos Arapi etj. etj..etj..
njeri qe te ngjall respekt, edhe kur debaton ne tv.