Edi Rama në Austri, i ftuar nga ish-kancelari Franc Vranicki

2 Shkurt 2012, 21:04Politika TEMA

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndodhet në Austri i ftuar nga socialistët austriakë. Gjatë ditës ai ka postuar në faqet e tij sociale Twitter e Facebook impresionet nga takimi me ish-kancelarin austriak Franc Vranicki me të cilin ka pasur dhe një takim sot pasdite. Gjithashtu bëhet e ditur se nesër gjatë diskutimit për çështjet ndërkombëtare që kanë iniciuar socialistët austriakë, do të diskutohet dhe për Shqipërinë, rajonin dhe perspektivën tonë europiane. Rama shkruan pas takimit me Vranickin se “një orë mbresëlënëse me kancelarin Vranicki për të shkuarën e të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit tonë. Shumë inkurajues për programin e PS”.

Më tej duke ndarë detaje të bisedës, Rama bën të ditur se ajo është fokusuar tek propozimet konkrete që PS ka bërë në programin e saj. “Takim i ngrohtë dhe interes e gatishmëri e posaçme nga miqtë austriake për të mbështetur programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Funksionimi i demokracisë,taksa progresive, lufta me papunësinë e korrupsionin dhe reforma ne arsim e shëndetësi në qendër të bisedës”, shkruan Rama. Takimi zhvillohej në ‘Bruno Kreisky Forum’, shtëpia e madhe e pritjes dhe dialogut ndërkombëtar të socialistëve austriakë.

 

11 komente në “Edi Rama në Austri, i ftuar nga ish-kancelari Franc Vranicki”

  1. Realist says:

    Aha,paska shkuar te Politikani me “Ujk”,tek ai i cili ne 97 ne takimin Nano-Berisha tha:Nuk e kuptoj,kush eshte Djalli e kush eshte Engjelli.
    Kur te dy ishin te se njejtes “shtepi”.
    Po vjen rotacioni,takimi i dyte eshte Basha Vranicki.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      E ka thirrur Vranicki, Edin qe ta bindi per ta kandiduar Fatos Nanon per President.Per kete gje jam i sigurt.

      1. N.VJOSA says:

        I dashur Fred,
        Vizita e Rames ne Austri eshte thjesht ne kuadrin e shkembimit te pervojes midis partive qe i perkasin spektrit socialdemokrat.
        PSD Austriake ofron nje pervoje shume te suksesshme per ndertimin e nje shteti social, per zbutjen e diferences midis ekstrem te pasurve dhe ekstrem te varferve.
        Elektorati Austriak eshte kryesish i majt dhe kjo i detikohet socialdemokracise se ketij vendi qe qeverise me sukses Austrine, qe prej Luftes se dyte boterore, duke udhehequr koalicione te sukseshme me konservatoret e Partise Popullore, qe jane gjithashtu nje parti e sukseshme.
        Eshte mendimi im personal, ne mos qofsha i gabuar, por bashkpunimi me Parti te hapsires gjermanofolse, por edhe me laburistet angleze, socialistet franceze, te majten suedeze, finlandese, holandeze, daneze etj, eshte shume me i dobishem se sa me mafjozet greke dhe italiane qe kane interesa direkte ne Shqiperi.Ti e di, se jeton ne Gjermani, per korrektesine e gjermaneve. Pervoja e socialdemokrateve austriake eshte shume dobiprurese, sepse eshte nje Parti me shume pervoje dhe shume e sukseshme. Sa per Nanon, ai eshte nje figure e diskretituar dhe ben mire te merret me bizneset private te Xhoanes dhe po te doje le te ndihmoje PS-ne, por jo ta percaje.Kthimi i tij ne politike eshte idiotizem se shqiptaret e njohin mire ishkryeministrin bixhozxhi.
        Te pershendet Miku yt N.Vjosa.

  2. Korrekti says:

    Basha ka tjeter drejtim or mik e paski harruar . Basha shkon ke lidert e Arabise ne konferencen Islamike vetem atje eshte i pershtatshem transibasha ,ne Austri s’pranohen shkerdhata islamik me 700 vryma .

    1. ani says:

      Jo 700, po 1000 vrima të kanë pjesëtaret e familjes tënde,
      or analfabet injorant…

      1. GEZIM KULUFI says:

        Ani, po ti cfare je, se nuk po te kuptoj nga sa flet per vrimen.

    2. nasa says:

      c’te duhen te punet e tjetrit, shiko e fol per figuren e bashes apo edit direkt e s’ka mbetur ketu te gjykohet raca tjeter. Trego kulturen dhe formimin e duhun nese mund te keshe. Nejse, fatkeqesisht ka edhe te pavlere qe mundohen te fusin hundet ku nuk duhet.

  3. Realist says:

    O Fred.Dibrani nga Hamburgu,
    Nje gje ta kene te sigurte Shqiptaret,Nqs NANO me e pakta ofrohet per president,dhe aq me keq te zgjidhet,Shqiptaret qe jetojne jashte shqiperise,do ju thosha qe:mos ta cojne ndonjeher neper mend kthimin ne shqiperi !!!

    1. Mike says:

      Cfare eshte Vranicki tani???. Pensionist???

  4. ryan says:

    eshte bere corbe;co thone edi e ka propozuar nanon per prokuror ca thone per president por berisha nuk eshte dakord me pak fjale po vjen ere e keqe

  5. Leka says:

    Or shko ku te duash, por guximin qe te mungon fare, ta jep nena dhe babai.Dhe ky guxim i munguar ka bere qe te vihesh, krah sundimit sali-meta.Votuesi i ka dhene voten, qe dy here ja kane vjedhur dhe e kane lene me gisht ne goje(vete-kuban).Dhe cuditerish, kthehet dhe i thote votuesve:Une se mbroj dot, voten qe me dhate,ne daci,coheni deri ne fund vete,une do vazhdoj t ju bej sehir nga kolltuku i kulles se ps-es, atje ku me ka strukur banda e katundareve malok sali-meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje