Kohë më parë, teksa rendisja fakte të rënda të sjelljes së pushtetit të sotëm me trevën e mirënjohur të Mirditës, përveç të tjerash spikaste edhe fakti se me të ardhur në pushtet në vitin 2005, demokratët u kujdesën që në të gjitha zyrat e pushtetit, sidomos atij qendror, mirditasit të ishin fshirë si me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom Nikoll Kaçorri ishte n/kryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, gjatë gjithë viteve pas 2005, nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv/ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie. Edhe në nivele të tjera më të ulëta, në drejtori të ndryshme nëpër ministri, të gjithë mirditasit u përcollën në shtëpitë e tyre. Madje edhe në Mirditë u reduktua në maksimum mundësia e emrave në administratë, teksa institucione të rëndësishme si komisariati, prokuroria dhe gjykata, por edhe të gjitha drejtoritë e tjera i larguan prej këtu, duke lënë pas vetëm zyra boshe teksa rrënohen.
Dikush nga lexuesit e atij shkrimi si për të dashur të më kundërshtonte, më thotë se nuk është plotësisht ashtu. Ja, tha bashkëbiseduesi, Berisha ka zgjedhur si më të besuarin një mirditas, Ndre Prendin, i cili kryeson drejtimin e gardës së Republikës, pra ka në dorë ruajtjen e personaliteteve, madje të vetë Berishës, por edhe të rendit kushtetues. Edhe pse nuk ishte kohë tensionesh e nuk kishte plasur 21 janari i parë, e për pasojë edhe ky i dyti, ndjeva një keqardhje, pse jo edhe një parandjenjë të keqe, teksa mendja më shkoi te mbreti Ahmet Zogu, dhe sjellja e tij me mirditasit.
Edhe Mbreti çuditërisht kishte prezantuar të njëjtën sjellje ndaj mirditasve, teksa gjithë pushtetin e tij ia kishte deleguar një farë Lal Krosi, dhe në axhendën e tij qeverisëse nuk kishte as edhe një mirditas, madje më të shquarit e tyre i pat përndjekur tej kufijve të vendit, pse jo edhe ekzekutuar. A nuk i ndodhi kështu dyshes së mirënjohur Marka Gjoni – Zef Ndoci që pas vitit 1922 e për tre vite me radhë, u detyruan të qëndrojnë të arratisur në ish-Jugosllavi? Por edhe pse me një dekret të tij, Zogu i fali të dy, Zef Ndoci e pagoi me jetën e tij mospranimin e propozimit të Mbretit, për t’u shkëputur nga miqësia me Marka Gjonin.
Por edhe pse mbreti Zog prezantonte një vijë të tillë sjelljeje me mirditasit, një tjetër mirditas, Llesh Topollaj ishte kryegardisti i tij, madje besnik deri në vetëmohim për ruajtjen fizike të mbretit. Tashmë të gjithë e dinë se falë këtij vetmohimi dhe besës së dhënë, kryegardisti Llesh Topollaj nuk e vuri në diskutim hilenë e mbretit, teksa i propozoi që kryegardisti Topollaj të vishej me kostumin e mbretit, dhe mbreti të vishej me rrobat e kryegardistit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fillimin e vitit 1931 në Vjenë të Austrisë, teksa mbreti ndodhej për kurim mjekësor në këtë vend. Po edhe pse Llesh Topollaj dha jetën, duke ia dalë mbanë të shpëtonte mbretin nga një vrasje e sigurt e ideuar nga Hasan Prishtina, vija e sjelljes mbeti si ndaj çdo mirditasi tjetër, ku servilët e mbretit e përjetësuan në këngë këtë ngjarje, duke ironizuar indirekt me vargjet: “bajm shyqyr që na shpëtoi mbreti, se majora ka sa deti”.
Ja pse shumë kohë më parë, kur mësova se pas spastrimit kudo të mirditasve nga nivelet e qeverisjes, një tjetër gjendej në krye të gardës pata një parandjenjë jo të mirë. Është e vërtetë se në ndryshim me mbretin, Berisha nuk e veshi me kostumin e tij Prendin, por siç po dalin fakte të cilat ende askush nuk i ka përgënjeshtruar, kanë qenë rojet e trupit të Berishës që e kanë detyruar deri edhe me dhune fizike (atë shenjën në sy askush nuk e ka sqaruar) të dalë jashtë natyrës së ligjit, jashtë natyrës së tij dhe të vetë origjinës.
Pra, as më pak e as më shumë janë dy mirditas në kohë të ndryshme që janë viktima të sjelljes së pushtetit, pushtet i cili i ka përdorur si dhe sa ka dashur, dhe më pas……….
A kërkon një zgjidhje ky realitet?
*respublica.al
Muhabet kot. E paskan rrahe rojet e Berishes Ndre Prendin dhe ky nga inati ka vrare demonstruesit!?!?
Jo mor zotni,nga inati malesor ai duhet te vriste ata qe guxuan te vene dore ne te,e jo te pafajshmit e paarmatosur diku ne bulevard.
ndre prendi di shume per saliun
po guxoi te trgoje te verteten vihet ne rezik jeta e tij dhe e familjareve
Viktor doda ka qene mimister socialist prej Mirdite.Ndre Legisi po ashtu.Minister shteti ne disa qeveri te socialisteve.Mark Nikolli ka qene drejtor i policise se ndertimit e plot te tjere prej Mirdite kane pasur pushtet ne kohen e socialisteve
ai burri eshte munduar ne cdo rast te nxjerre geshtenjat me mashe.dhe ne rastin konkret besoj se prendi ka viktmizuar veten ngjarjet mund te kene rrjedhur dhe keshtu.
ai i ka thene bodigardit shko thuj prenes qe ti qelloi lenes d,m,th popollit.bodigardi i thot prenes me tha ai burri qello lenen,kush je ti thot prerna une urdhra smarr nga ty por nga ai qe quhet sali.bodigardi sja perton por e grushyon i merr pistoleten dhe gjuan disa here vret njers te pa fajshem me duar ne xhepa,pasi kryen vrasjet i rras prenes ne brez koburen dhe i thote tani po deshe mos jep urdher.prena gjokon me mire ta kem me salen se ai te mbron ne cdo situate.po cte beje tani ishkreti sali punen e ka me nje qe i thone f.b.i
Pikerisht kete variant kam mendu dhe une,te cilin dhe e kam shprehe disa here ne komentet ketu te “TemA”:Ndre Prendi heziton,han nje grusht syve,qellohet me pistoleten e tij dhe i rraset perseri ne brez dhe pastaj i zene ngushte Ndre trimi jep urdher te qellohet dhe perpiqet te zhduke gjurmet e pistoletes se vet.
Ky eshte varianti me i logjikshem. Te tjerat i din Ndreu qe pret zhvillimin e ngjarjeve me vendose qe te flase apo jo.
Respekt per besen e mirditoreve,por Ndrea Prendi besen e ka me popullin e vet jo me Saliun.Le ti kerkoje mbrojtje prokurorise dhe Fbi-se ,e pastaj mendojne ata per ta sistemuar edhe ne Shba e kudo ne Europe.Kjo do jete tamam nje prove burrerie ,duke i lene nder popullit te Mirdites dhe jo turpin e perjetshem te bashkepunimit me Saliun e sllobodankes e te Fazlliçit. Saliu i pabese nuk meriton asnje bese nga askush,pasi ai vete ka prere ne bese si Prendin ashtu dhe gjithe shqiptaret.
E kane gjetur bukur shume shkrues, epitetin “shpellar”, me te cilin etiketojne kryeministrin e Zululandit !
Shqiperia eshte mbushur (ashtu si dikur nga merhumi Zog, me “postkomandante” nga Mati) ane e kend, me tropojane !
Jane besniket e Gardes Pretoriane te Familjes se Shenjte (Sacra Corona) …
Te na rroje sa malet e Tropojes, Kryministri Yne !
Nuk eshte asi burriNdrea qe e prek kush me dor.Ja fut prralla edi e com se nuk jane vet mirditore. Po ta kishte prek qofte dhe shqerusit , do kish honger ai ballit e jo Faiku shkret.Kjo eshte e thjesht.
Dua te bej nje replike me artikullshkruesin. Cdokush mind te merre penen dhe te shkruaj cfere te doje, por te krahasosh themeluesin e shtetit Zog I mr Berishen me duket dashakeqesi ese , me fal qe ta them injorance……
NUK KA PARE, DHE NUK KA PER TE PARE, BULLE ME TE PA BES SE SALA POPULLI SHQIPTAR, AS KOMBI ANEKAND BOTES KUDO QE NDODHEN,KY MOSTES U TALL ME SHQIPTARET 22 VITE,I RROPI ME FAMILJEN DHE HORRRRRAT E VET,DHE TANI E KA MOSHEN QE TREGON PERRALLA ME LUGEN BOSH,SE DIKUR I THA VENDIT VET DO HANI ME LUGE FLORIRI,E KA PAS FJALEN PER VETE DHE JUZEFIDHEN E CA SI MERSILA QE E KAN PALMEN E MADHE ,PO POPULLI CA KUSUR TA PATI QO SAL MOS GJEC DERMAN AS NE VARRR,TU MBUSHTE ME UJE VARRI CA I KE BE TI KETI VENDI……
Jo te nderuar lexues! E keni gabim.Nuk eshte se Z. Gjeneral Ndre Prendi nuk pranoi te qellonte protestuesit me 21 Janar, 2011. Jo, jo! Z. Gjeneral Ndre Prendi, vertete se eshte goditur ne fytyre, madje drejt e ne sy, por jo se nuk pranoi te vriste njerezit qe protestonin, por sepse deshtoi plani-kurth i Berishes, i gjeneralit, i shtabit drejtues te Policise se shtetit dhe i vete nderkombetareve ketu ne Tirane. A mund te mendohet se Sali Kriminel Berisha do te urdheronte te hapej zjarr kundrejt protestuesve, pa miratimin e ambasadorit kinez? Jo, kurre! Pra, gjenerali eshte goditur ne sy, dhe thuhet nga vete Z. Berisha. Asnje truproje e Bedrishes nuk do te guxonte te godiste nje gjeneral, komandantin e Gardes se Monarkise se Berishes, pervecse Berisha vete. Dhe kjo sepse plani operativ i hartuar ne zyren e Kryeministrit deshtoi. Proıtestuesit nuk u futen ne territorin e kryeministrise dhe garda nuk kishte asnje shkak dhe te drejte te qellonte ndaj njerezve qe protestonin, prandaj ata qe u vrane qene ne bulevard, jasht kryeministrise. Ja, per kete arsye, faqeziu behet njesh me syziun, apo synxirrin. Sigurisht, Z. Gjeneral do ta mbroje kryeministrin, sepse ndryshe i rrezikohet jeta e tij dhe e familjes (e gruas se tij dhe e femijeve, nese ka femije). Me mire disa vjet burg sesa i vdekur. Kesaj, po,i thone besnikeri ndaj udheheqesit te partise demokratike dhe te shteit, Z. Sali Berisha.
PABESIA E BERISHES ESHTE PROVUAR SHUME HERE .., NUK E KA PER HERE TE PARE KY KRIMINEL ME EMRIN SALI BERISHA ..
KESHTU COI EDHE AZEM HAJDARIN .. EDHE FAMILJET HAKLAJ .. EDHE GRAMOZ PASHKON EDHE TREBICKEN EDHE GAZIDEDEN ..
EDHE SOT E KANE RRALLEN NDER PRENDI ..
EDH EDHE EDHE EDHE SKANE MBARIM NE KETO 22 VJET DIKTATURE ..
POSHTE QEVERIA FASHISTE E sali berishes
Nese Enverin e hoqen zvarre te vdekur Salen me c’duket do ta heqin zvarre te gjalle.Drejtesia vonon por nuk harron
Shifeni ate pesticiden PUCER te buza e Sales, yyyyyyt i ben gojore Barosos dhe Obames qe t’mbaje pushtetin per mos me hy tek qelia e Aldo Bares…qe me shum gjasa do te sh’burreroheshin te dy e do dilnin nga burrgu..te dyja lezbike hahahaha
Une nuk jam dakort me artikullshkruesin, pasi Mirditor eshte edhe trimi Nikolle Leshi dhe Aleksander frangaj, mirditor eshte edhe Tome Ndreca i gjykates apelit, ma tradhetar se mirditoret nuk ka bota, Ahmet Zogu ja i ka pre kapelen, edhe Enveri po ashtu , prandaj sipas vendit behet kuvendi, vetem nje Zef Broz nxjerri Mirdita se Zefi pat ngjare diku andej nga dajat, Sala meriton te varet si Sadami ose me hu si Gadafi
mbrojtja eshte shume e dobet 25 vjet burg sepse ky polici kur qelloj nuk shikonte se ishte aksidentur me ombrelle ne syrin e djathte 25 vjet i mban ky trimi neqoftese tregon se kush i dha urdher lulu apo saliu 45 vjet do bej hahahhaahha
Fan S.Noli shkruante:
“…A do trima e sejmenë,
Kapërdisur kudo venë,
Gjumi pa i zënë, nuk flenë,
Pë tre mirditorë bëj benë…”
Trego origjinen tende dhe te gjej vargjet per ty. Uroj te mos jesh nga Elbasani se “Bullica qe lindin cdo vit, veq Elbasani i rrit”
Po te ishte patriot, i zgjuar dhe i ndershem, vriste salen dhe jo ata kater te pa fajshem. Pra eshte kriminel ordiner, mercenar,keshtu do perfundoj, si te gjithe ata qe vene dore mbi popull. Keshte e pesoi dhe Mirditori qe ishte roja personale e Ali Pashe Tepelenes. Lexoni librin e Sabri Godos. Mirditoret e permendur nga autori,jane besnik por vetem me kriminelet jo me popullin.
Emigranti
France
Komplimente per shkrimin Aleks ! Kur e lexova me erdhi ne mendje nje bisede qe krejt rastesish kemi bere 2 apo 3 dite pas ndodhise se 21-Janarit,te njejten vije paralele qe analizon ne shkrim,ma ilustrove si nje dukuri qe do te ndodhte…..me e rdhi habi,pervecse nuk e njihja faktin qe kishte ndodhur ne 1931,mendova se ishim ne 2011 e gjerat do ishin dryshe (Ne fakt vetem shpresojme ).Por me vjne hdhur ta pranoj.Duke nisur nga kjo,u dashka te them se shyqyr qe nuk vihen Mirditasit ne poste ,se gjithsesi ne cdo kohe ,do behen “dash kurbani”.Per zoterin ne fjale ,po me vjen keq,madje e meshiroj,sepse ne cdo rast eshte i humbur,si foli si nuk foli.Por me habit teper se ku qendron burreria e tij ,tipari qe me mburrje trumbetojme ne nga ana jone.Gjithsesi teper e veshtire per tu besuar qe ai vete e ka bere dicka te tille,preferoj te mos e besoj ….