“Vrasësi i pabesë Sali Berisha, do gjykohet një ditë!”

2 Shkurt 2012, 13:53Politika TEMA
“Vrasësi i pabesë Sali Berisha, do gjykohet një

Nga Tom Doshi

Sot unë dot votoj për heqjen e imunitetit tem. Ju kerkoj të gjithëve të votoni njësoj si unë. Jo sepse jam fajtor. Po sepse du me kontribu me gjithçka di për zbardhjen e plotë të krimit qeveritar të 21 Janarit.

Pa asnji dyshim asht kamngulja kryesisht e Sali Berishës, e realizume me te tana mjetet qe ai asht msu me përdorë, përfshirë ktu edhe ndërhyrjen tek ndërkombtarët, që unë patjeter dhe me çdo cmim të përfshihem në hetimin e organit të akuzës.

Kam kenë aktiv në organizimin e demonstratës si çdo deputet i Partisë Socialiste. Kam mobilizu protestues ne qarkun e Shkodres për me ardhë në proteste paqësore…

Të nderum kolege,

Dëshiroj t’ju shpjegoj ju, shqiptareve dhe ndërkombtarëve kryesisht, rolin që unë kam pasë më 21 janar.

Pas thirrjes për demonstrate, pika e takimit për zonat që përfaqësonim ishte lanë te Stacioni i Trenit, për arsye parkimi. Jemi nisur të gjithë bashkë, rreth 10 deputetë, në krye të protestuesve. Kur mrrime te Ministria e Transporteve, janë bashku edhe grupe të tjera që kishin ardhë prej rretheve e prej Tiranet.

Në bulevard protestuesit ecën me shpejt se na, dhe kur unë arrita tek kordonat e policisë, pashë njerëz të gjakosun. Në këtë moment turma ishte duke gjujtë policinë me çadra. U futa mes policisë dhe turmës e arrita të krijoj një korridor mes tyne. Në këtë moment erdhën makinat me ujë dhe me gaz lotsjellës që morën mbarë policë e protestues. Njerëzit u frikesun dhe morën drejtimin mes 2 kullave dhe godinës ku asht Gjykata Kushtetuse.

Kur pashë që njerëzit po shkelnin njeni- tjetrin, hypa te 2 kolonat e godinës duke ju kam ba thirrje njerzve që të qetësohen. Në momentin që po ndihmoja disa njerëz që ishin të rrezum përtokë, më plasi një granate me gaz lotsjellës tek kamët. Sa kalova në trotuar para 2 kullave, më hodhën edhe një granatë tjetër. Në këtë moment fillova të kem vështirësi në frymëmarrje dhe në shikim. Kur shkova tek kabina e telefonit, para 2 kullave, gjendja jeme u randu. Dhe aty me ndihmën e disa shokëve kalova tek lulishta para ambasadës ruse. Ktu fillova me e marr vedin e kalova tek ura që të lidh me Tajvanin.

Me pas u ktheva prapë ne Bulevard. Policia kishte ikë krejt. Nji grup njerzish vazhdonin e gjunin me gurë, nji grup tjetër kishte hypë te muri i kryeministrisë, pa tentu të futeshin në kryeministri. Një polic kam pa që ka hapë derën e kryeministrisë. Dhe me pas erdhi një makinë që goditi dyert që ishin pothujse të hapura.

Turma po shpërndahej, kur dëgjuam krisma armësh. Kolegët më thanë që janë fishekë manovër, por unë u thashë që nga krismat më duken fishekë luftarakë.

Pas disa minutash, Gjok Jaku më tha se kanë vra Aleksin prej Lezhet… Më thanë që asht vra edhe nji shkodran. Jam nisë menjëherë me taksi që e morëm tek Tajvani, bashkë me Gjok Jakun e Armando Prengen për të shku në Spital Ushtarak. Aty pyta se kush asht vra prej Shkodret. Për fat të mirë nuk kishte të vramë prej Shkodret. Më pas morëm vesh se kush ishin te vramët. Aleksi ishte ala gjallë……

Në këtë kohë erdhi nji djalë prej Lezhet dhe më tha qe ka dalë Mesila Doda në televizor e ka thanë që vrasjen e ka ba Tom Doshi bashkë me nipin e vet.

Pyeta për Aleksin nëse skaneri ishte ba ala, takova doktorin e i kërkova diskun e skanerit dhe kartelën e tij. Sepse nuk kisha besim tek doktorat që po mundoheshin me zhdukë gjurmët.

Pas kësaj kam ikë tek PS-ja, ku pashë në televizor Doktorin që doli e tha që vrasja ishte bërë nga afër. I thashë kryetarit të Partisë Socialiste: Ja ku është disku që tregon drejtimin e qitjes.

Në këte kohë dolën edhe pamjet e Neës 24, ku dukej qarte gardisti që gjuante drejt demonstruesve. Mas ktyne pamjeve filmike nuk doli kush ma nga PD-ja me thanë që protestuesit janë vra mes njeni- tjetrit….

Në këtë video shihej qartë edhe roli jem në ato momente, mes policisë dhe protestuesve. Pra qëllimi, si përfundim nuk ishte me goditë kryeministrinë apo me hy në kryeministri.

Nga sa thashë deri tesh, tregon se unë kam kenë bashke me ta përballë kryeministrisë në 21 Janar. Do jem bashke me ta në çdo proteste deri kur Sali Berisha të largohet nga kryeministria. Sepse asht kriminel. Asht i pabesë me popullin….

Atë dite kam ba çmos me qetsu konfliktimin e tyne me policinë. Jam goditë me gaz njësoj si ata. Kam ba çmos deri në fund me i rujtë nga plumat e Sali Berishës. I kam vizitu të plagosunit e të damtumit në spital e nëpër shpia. I kam ndihmu me mjekë e me ilaçe kur s’kam kenë deputet. I kam ndihmu sa kam mujtë kur jam ba deputet. I kam ndihmu edhe mas 21 Janarit. Do t’i ndihmoj tan jetën njerëzit e varfën dhe miqtë e mi.

Kurrë nuk i kam folë kujt për dhunë dhe për asi moment ne 21 Janar nuk kam nxit kënd për dhunë. Kërrkush prej tyne s’ka ardhë në Tirane me ba dhune. Kane pas veç çadra, parulla dhe mllef për qeverinë e për Sali Berishën. Po të mos i kishte sulmu policia me gaz, nuk do kishin gjujtë as me gurë.

Sali Berisha me ka akuzu se desha me u ba Ministër i Mrendshëm mas 21 janarit. I tham Sali Berishës se as kam dashtë, e as nuk du me u ba najherë ministër. Arsyeja e futjes teme në politike dhe e marrjes së 2 mandateve deputet nuk ka te bajë me ambicien me u ba ministër.

Sali Berisha ka shkrujtë mbi 100 artikuj në gazetat e veta duke me qujtë kriminel. Te tana shpifje. Ka qysh në vitin 2005 që mbush veshët e ndërkombëtarëve me akuza monstruoze kundër meje. Në mënyrë sistematike ky njeri ka organizu një lumë trillimesh kundër meje.

Ka fut veglën e vet Agron Kuliqin, bashkë me do kriminela të tjerë në polici, tuj torturu njerëz nëpër burgje për me nxjerrë dëshmitarë të rremë për krime që unë nuk i kam kry kurrë. Doli Mesila Doda me 21 janar tuj thanë që bashke me nipin tem paskam vrare protestuesit. Olldashi tha qe kisha pru makinën me automatike, Berisha çadra pistoleta.

Por e vërteta sot ka dalë hapur, se pavarësisht mercenarëve që ka përdorë, vrasësi ktu asht Sali Berisha. Edhe mas 21 Janarit ka ba të njëjtën gja! Janë masakru në polici protestues shkodranë duke i’u thanë pranoni që Tom Doshi ju ka pagu me ba dhunë.

Po pse e ban Sali Berisha tan këtë lufte me mu? Pse e ka inatin kaq shumë me mu, tuj shpif e akuzu sa here i teket?! Përgjigja asht e thjeshtë: Sepse e kam mujt 2 herë në zonën e Shkodrës ku ka kujtu se i ka njerëzit kamikazët e vet. Sepse PD-ja, pavarësisht vjedhjeve,

sot ka veç 1 deputet ma shumë se PS–ja, sepse ne 20 vjet asht msu me e pa PS-në në Shkodër me 1 ose 2 deputetë. Ky asht inati ma i madh i Sali Berishës me mu. Asht nji ndër andrrat e tij që unë të mos jem aktiv në politikë.

Jam tesh 7 vjet në opozite me kolegë të tjere dhe kam pranu damtimin e madh të biznesit tem nga gjobat që m’i ka pre Sali Berisha. Ta harrojë Sali Berisha se mund të mposhtin me kto shantazhe që vetëm nji burracak si Berisha kryeministër mund të përdorë kundër kundërshtarëve të vet politik. E vetmja fuqi që i druhem asht Zoti!

Sali Berishen e njof për frikacakun ma të madh që ka Shqipnia. Vetëm një frikacak asht i pabesë.

Dhe vetëm nji i pabese si Sali Berisha munet me vra popullin e vet të paarmatosun, që proteston për të drejtat e veta, kundër një qeverie të korruptime, siç i ka vra ne 21 janar.

Ai që çoi kriminelët e SHIK-ut me vra Remzi Hoxhen.

Ai që shkatërroi Shqipninë në 97-tën.

I paburrë e i pabesë ma i madh nuk ka dale najherë në historinë e Shqipnisë.

E bani rrugen e Kukësit dhe mushi thasët me lek si hajdut ordiner.

Ai që u fali grekëve 300 km det Shqipnie, ma zi s’e ka ba çdo tradhtar i ktij kombi.

Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e turmës më 21 janar.

Sali Berisha e ka fajin edhe për pushkët që u qiten kundër turmës.

Sali Berisha e ka fajin edhe për tytat e ndrrume të armëve.

Sali Berisha e ka fajin edhe për serverin e Kryeministrisë që asht fshi.

Sali Berisha duhet me u hetu i pari për krimet që i ka ba popullit vet.

Po të ishte burrë s’do i kishte ba këto faje.

Po ai burrë s’asht dhe pranej burrnisht unë i tham sot se nji ditë do përgjigjet për gjithë të zezat që i ka ba ktij populli.

Gjakun e atyne 4 burrave pa armë, prej të cilëve edhe pa bukë në shpi, Sali Berisha s’ka me mujtë me e ba ujë. Si tanë diktatoret e Arabisë, ai ka me perfundu aty ku e ka venin, para gjyqit të popullit. E drejta vonon, por s’harron.

Sa për mu, unë kam kenë në prokurori për 21 janarin edhe kur kisha imunitet. Pa imunitet ndihem ma i qetë s’e nuk thotë dot kush që Tom Doshi asht deputet pranej nuk hetohet.

Biznesi jem ka kenë për nji kohë të gjatë me ilaçet, por ilaçi ma i mirë në këtë botë asht drejtësia. E unë shpresoj që ky popull ta pijë nji ditë këtë ilaç e të shërohet nga padrejtësia masi të hjekin qafe të paburrin e pabesë, Sali Berisha!

82 komente në ““Vrasësi i pabesë Sali Berisha, do gjykohet një ditë!””

  1. plaku says:

    Pushka top o trimi TOM DOSHI.

    1. Vlora says:

      bravo TOM DOSHI,,,

      keta jane djemte trima te shqiperise qe po ja trondisin token nen kembe kriminelit

    2. sshaban arusha says:

      TE gjitha te zezat e Berishes
      nje gje eshte e vertete BERISHA e beri rrugen Kukes
      KOSOVE realitet prandaj ne Kosovaret duhet ti jemi
      mirenjohes
      Ju pacavurat e temes ne krye me plak camin qe nuk ka
      fe as vatan dhe me tourkofagoset e tjere ketu kur te
      ju vie dita juve prishne se spo na duhet as neve

      1. armand says:

        O Shaban Arusha,ju kosovaret duhet ti jeni mirenjohes popullit Shqiptare.Ato leket e rruges qe te çon ne Kosove miku im do i paguaje populli Shqiptare.Per Saliun tuaj rruga ishte vetem nje menyre per te vjedhur me shume kete popull.Se sa ju do Saliu juve kosovareve ne Shqiptaret e dime shume mire.Fillo qe me shitjen e naftes ne kohen e embargos kunder jugosllavise se milosheviçit.Tanket e ushtrise jugosllave furnizoheshin me nafte nga Saliu juaj dhe ja çuan flaken ne qiell kullave tuaja.Ne ditet e veshtira kur serbet ju vune perpara ishte populli Shqiptare qe ju hapi dyert e shtepise dhe jo Sala juaj.Sot eshte po ky popull qe do ta largoje kete kafshe antishqiptare dhe ju kosovaret me vjen keq miku im por s’keni shume ze ne kete kapitull.Urrejtjen tone ndaj kriminelit Sali mos e merrni si urrejtje te Shqiptareve ndaj malesoreve o kosovareve.Njefare Isa Boletini ishte krahu i armatosur i Ismail Qemalit dhe ishte nga kosova miku im.Ne Shqiptaret e Shqiperise i kemi respektuar dhe i mbajme ne zemrat tona burrat trima dhe atdhetare te kosoves qe jane flijuar per çeshtjen Shqiptare.Prendaj miku im eshte koha qe edhe ju te hapni syte dhe ti njihni meritat e verteta Saliut per çeshtjen Shqiptare.

      2. DESO 74 says:

        o arush,ti dhe Berisha yt,pervecse me shit troje shqiptare e me vjedh,s’jeni per gje tjeter,te kam kthy nje pergjigje,po spo ma botojne,nje fjale kisha per ty, SERB QE FLET SHQIP,njelloj si baba yt Berishovici,,,

      3. mikel says:

        ne rast se nuk i jep pergjigje “armand” do te thote qe ti je serb.

      4. burreli says:

        Te drejtohem ty o shaban arusha ;Nuk e kuptoj se çfar ju shtyn te gjykoni e komentoni per problemet tona ne shqiperi?Ju keni shtetin tuaj qeverine tuaj merruni me problemet e juaja dhe mos i futni hundet ne problemet tona.Pergjigen per koston e kesaj rruge e ke mare nga komentues te tjere,por une do te thonja merr nje foto te sales dhe vendose tek dhoma e gjumit ne qofte se e doni kaq shume.Populli yne perdor nje shprehje ;”Mire qe ngordhi kali por ste lene rehat mizat”.Po na lerni ne punet tona o kosovare se ju as nuk e keni kuptuar dhe as qe do ta kuptoni ke keni mik dhe ke armik.

      5. drejtesija says:

        Rri urte or koqe kanari se skena nevoje per mesimet e tuaja persa i perket Sali Protopapes se kur i shiste nafte serbeve ne kohen kur tere europa kishte vene embargon ndaj saj atehere duhet ta njihje mire Sali protopapen

      6. kl says:

        por ju dhe vetem qe ska cka ju duhete me fole p[er basghkim kombetare ju bani me ju perul flamurit te atisarit, ju bani me qen me dinjitet, e bravo ju qofte qe e doni kq forte rrrofte e qofte per ju sali brisha

      7. inf says:

        O SSHABAN ARIU O SALLAV E BIR GABELI QENKE TI OR TEJ.

        1. shaban arusha says:

          Pershendetje Inf
          Komenti im nuk kishte qellim qe te provokoj askend
          UNE nuk i kam merak folkloristet politike mbas kompjuterit
          une shof veprat RRUGA eshte Fakt
          INF pyt mamin tend me ke te ka ngjizur po sta tha
          te tregoj une e ke ne MEDIN afer MEKES
          HAJT TUNG

          1. inf says:

            o Shaban kari o horr por une nuk te permnda te teme o te qifsha gruan e bijat e tuja .rrugen nuk e beri Dhandrri dhe derri i Serbise por e bene Paret tona qe e futen ket Shqipri ne borxh te perjetshem o bir sllavi o nevojtore e horrit salih.Salija jot vetem i vodhi ashtu siç po ti vjedh thaqi ty ne Kosove o pizeveng qeke ti .
            Po je burre dil me adrese dhe te tregoj une ty ngjizjen o qen e bir gabeli dil se del ti je trim jo per gje por per te pare se çfare lafaraku je .e sa per Plaken time qe ze me goje ti un ty te shkerrdhej pragun e shpise dhe oxhakun qe te ka prodhu ty FARA e SERBISE O QENEF E SHKERRDHATE O PIS MILET PTU TE QIFSHIN SHQIPTARET E SHQIPNISE TY ROPT E TUJ KU TI KESH O SERB I GJALLE PTUUUUUUUUU QELBESIRE O BYTHQIRI I SALI BYTHQIRIT JE TI O ARIU I KOSOSVES.
            Moderatori do ta postoje ket Koment se me ke prek Nonen time o te shkerrdhefsha rracen tate o plere .ptuuuuuuuuuuuuu

            1. armand says:

              Info mos u merzit dhe mere me qetesi.Ketij ose i kane hedhur trute e gomarit ose eshte thjesht provokator.Per mua nuk eshte as kosovar.Do jete ndonje mercenar si ata te 97-es qe lane leshte ne Shqiperi.Argumenti i tij me i forte eshte rruga per ne kosove.Lere se s’ja vlen te merresh me nje njeri te tille.Ka per te rene viktime e budallallekut dhe idiotesise se vet.Sa per ty o Shabe here tjeter leri nenat Shqiptare jashte fjalorit tend te ulet dhe te varfer.Hajt ja kalofsh mire dhe zoti te ruajt nga serbi.

      8. ADRI says:

        Vodhen leket e rruges se kukesit, i shiten token detin Grekut, bene 1997, vrane protestuesit e lire dhe te paarmatosur ne mes te bulevardit.
        atyre duhet tu behet gjyqi publik ne sheshin skenderbej.
        kupa u mbush.

      9. mali says:

        Per rrugen qe thua ti, nje firm gjermane afroi ta bante per 400 miljon euro, por sala e pa se nuk vidhte dot dhe rruga kushtoi ma shum se 1 miliard euro,
        Cuditem me disa nga kosova, ju folet mir per enverin kur ai po vriste vllaznit tuaj shqiptar ne kjofte se mund ti quaj kshtu, tash i delni zot saliu anadollak qe ne shekullin e 21 e man pushtetin me force, si do tju duket sikur nga shqipnia te thon se miloshevici nuk ishte i keq. Ishte saliu qe i furrnizoj me nafte miqte e vet, apo harruat se i ka dajat ne serbi(te gruas)

    3. Shkelzeni says:

      Koken lart Shkoder locja,me trima si Toma s’ke me u korit kurre ! Poshte komunisti i paburre e i pabese Sali tradhetari!

  2. shqiptaret says:

    E verteta do fitoje,rrofte populli Shqiptar i ndergjegjsuar per dredhite qe i luhen mbi kuris 65 vite diktature dhe demon-kraci.

    ERDHI DITA
    Ngrihuni or shqiptare
    Erdhi dita per liri
    Me mire vdekjen se te rojme
    Pa drejtesi, pa demokraci.

    Shqiptaret.

  3. salistalin says:

    Ju te drejte keni z. Doshi, por tani per tani shumicen e shqiptarve i ka katandisur shpellari si mize pa koke.

  4. Dean says:

    Hallall ta befte ZOTI.
    Shyqyr qe doli 1 nga Shkodra t’a shikoje te verteten ne sy.
    Dhe sikur e di edhe ti Tom vete,PSIKOPATI i Vucidolit eshte 1 Frikacak dhe Burracak i PABESE.
    Ball per ball ai BARBAR te rruan topet.

  5. fule says:

    I madh je o Tom Doshi. E c’burrerove edhe perpara oborrit te tij Sali Berishen.

  6. traditas says:

    veç burre malesie nuk je o Tom Doshi, kur rrethohet burri duhet me prite se edhe ai do te rreagoje.Ai foli si burrat, ishte hera e pare dhe shpetuat, urdheroni edhe nje here po ua mbajti. shko edhe nje here dhe mos fol si grue e keqe, ata protestues ishin ne besen tande, shko e laj veten ose vesh fustan.

    1. Arbri says:

      Ti do jesh nje nder ata qe vrane dhe gjakosen ne 21 jana, burreria nuk tregohet me thik pas shpine or taj, or shpellar dem baba dem!!!

    2. Odiseu says:

      shko vishja atij baces tend qe ata “heronjte e tij” i shet tek ata qe ju urdheroi vrasjen… Vishja ketij liderit tend Kurv qe vetem prapaskena dhe intriga pabesie ka thur ketu e 22 vjet kunder jo vetem kundershtareve por me teper atyre qe i perdor si prostituta vrasese e percarese e pastaj ju fut nga nje koqe plumbi pas kraheve e i shpall heronj kombetar e ju ngre monumente.. U pika qe sju bie mu ne lule te ballit para se tju bjere shpellari ne parg te deres.. Hajvaner qe dini vetem YSH…. dje te Enverit e sot te saliut e nuk keni nje koke tuajen te shikoni e mendoni si njerez…

      Tom Doshi e dy te tjeret bravo ju qofte me burrerine qe treguan, dhe qe te gjitheve na ben te besojme qe nuk kane asnje grime faji e perzjerje ne halucinacionet e te Cmendurit pervers kufomash.. Te jete BUrre i Pafajshem e qe Ska frike te dali Sali bushtra le te dorezoj Mandatin, pushtetin ai e ka, se ka opozita…Pse kruhet me endrra e me fantazira pucesh…te shkoj njehre te respektoj ligjet per te cilat ka 22 vjet qe na can trapin.. Monster perfundosh te hash mutin tend e te pish shurren tende o SALi Ram rrumpalla

    3. Gusmari says:

      Sigurisht qe eshte burre malsie e burre zakoni, o traditas (traditore= italisht tradhetar-tradite shqip=tradite). Nuk u fsheh si frikacaku sali pas xhamave te blinduar, por ishte ne mes te popullit e do tope qe te dalesh ashtu. Sala nuk ka se ja kane tredh ne kohen e Enverit, ustait te vet. Sala nuk doli ne 98′, u fsheh pas Izet Haxhise, pas arkivolit te Azem Hajdarit etj. Njeri u vra e tjetri jeton mes arrestit e burgimit ne dhe te huaj.
      Ti e shikon kryeministrine si kulle ngujimi. S’ke faj, je per te ardhur keq! Aty emerohesh kur fiton vota me drejtesi e jo kur ta len baba trashegimi!
      Laj gojen kur te permendesh Tom Doshin. I doli ne shesh i del ne parlament ne foltore, do i dale edhe naten ne gjume Saliut tend!
      Zoti te ndihte se qenke per te ardhe keq!

    4. iliri leeds says:

      o tradhi-tas me cfare guximi i thua ti shqiptareve ta provojne edhe njehere te protestojne tek zyrat e shtetitte tyre?? kusht ta ka bo kryeministrine ty jot eme apo sheqerja e saliut ik ore plehre se keni shit nderin per nji cope buke

    5. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

      Mos u merzit se sala per bythen e tij do bej kurban edhe miqte e vet madje edhe ty vete. Kur beri hajdarin, per te tjeret as do tja dije. Esht specia me e pabese qe njeh historia.

    6. adi says:

      fustani i takon atyre qe hedhin gurin (vrasin me arme )e fshehin doren,(ndrojne tyten,zhdukin serverin)ose atyre qe qesin pushke me femra qe fjesht kryejne detyren qe i kane caktuar vete te bejne!

  7. mondi says:

    Te lumte goja o Tom Doshi,sali berisha lufton kunder tejet se ti je i paperkulur para tij,se ti e ke provu persekutimin e komunizmit te salise,se me ty i ka hase sharra ne gozhde e me shoket si ti ai nuk mundet kurre me ba pazare.Zoti ta prifte mbare o Tom e shpresojme qe nji dite ju djemte e ndershem te ketij kombi ta veni para pergjegjesise kete kriminel e mos tja falni kurre bamat e tij.

  8. tepelenasi says:

    Duhen me shume se nje shkodran.Duhen shume me teper shkodrane,per arsyen e vetme se do te jeni Ju,me te besueshmit.Ka shume prej Jush,qe u ka mbetur ora ca mbrapa,e nuk doni te shihni se cili eshte tradhetari i vertete i ketij kombi,jo vetem krimineli.Ju,shkodranet.duhet nje moment te rrini e te merni fryme thelle se vendit e Shkodres suaj te dashur po i shkaktohen deme me pasoja te pariparueshme ne çdo leme te jetes.Ju,duhet te mesoni nga te paret e medhenj e te pazevendesueshem;Fishta,Mjeda,Gurakuqi,Zefi(Pellumbi) e shume e shume te tjere.Duhet te mesoni te vleresoni e i gjykoni njerezit e ketij vendi edhe ashtu siç e ka gjykuar Catin Paskal Saraçi,Ahmet Zogun ne vitet ’40.E ka quajtur;tradhetar,hajdut e vrases.Nuk eshte larg atij vleresimi(ahtu siç po e ben Tom Doshi) sot Sali Berisha.Shume shkodrane patriot te vertet e realist do te ishin me te besueshem se edhe nje opozite e tere.E pershendes diskutimin me guxim te Tom Doshit, se largu.

  9. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Tom Doshi, je Burre dhe trim jo vetem i malsise , por je djali me fisnik i gjithe shqiptareve te ndershem dhe patriot! Baxhellat dhe laviret qe provokojne me komente kurvash , jane nga ajo kategori baxhellash qe kane qellu mbi pupullin duke majt maska n’fytre te tarraca e kryeministrise, po te jete kaq trim ky baxhella me emrin traditas le te vij perpara teje e ta thote … po meqe eshte kurv njeri po kerkon te te provokoje ty dhe te gjithe ata qe jane ne krahun tend , ne ate krah te se drejtes!
    Nderime dhe rrespekte te pafund Tom Doshi!

  10. Che'G says:

    Rrespekte o Tom Doshi,keshtu e do burracaku i pabese Sali legeni..Keshtu duhet te jete sjellja e te gjithe opozites,KRIMINELI SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA PARA DREJTESISE DHE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME.Kjo duhet te jete motoja opozitare qe sot e kesaj dite.

    1. Mike says:

      Po mor maloku Tom, ke te drejte, kush ta ka shkru ket fjalim mor tehu, se kam ndigju qe ke 6 klase shkolle, hajde more bur prej malcie, se kur ta morrim ne kamunistat kena me te ba minyster te perbrendshem, se i ploteson kriteret, i pasun, pa shkolle, prej malcie je.

      1. Tirana Re says:

        mike ku e ke bere shkollen fillore ,,ne shpellat e vucidolit,,apo ne vatrat e kultures Titos

    2. shkembi says:

      Te lumt Tom Doshi.Vetem e drejta te ben te fort. Ne vidjon e 21 Janarit te demostrates duket kjarte shqetesimi jot per dhunen qe u provokua nga disa protestues. Pozicionimi jot midis policeve dhe demostruseve, dhe me fytyre nga demostrueset si dhe levizjet e shpejta lart e poshte ne kete vije kontakti ,jane fakte te pa diskutushme, qe Ti decizove qe perplasja midis forcave te policise dhe protestuesve mos te merte permasa me te medha,ne ate sektor.Kjo eshte detyra e udheheqsit.
      Trasparenca eshte vendimtare per te dale e drejta ne cdo konflikt ,i
      cdo permase qofte. Vriten 4 burra te pa fajmesh, me duar ne xhepa, dhe
      qeveria, ne vend qe te behet pjese e zgjidhjes, i quan “heronj” vrasesit. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.
      Shpresa dhe ndergjegjiaa e popullit rritet me te till bij e bija si ju ,Tom Doshi. Ata qe ja kan me hile ketij populli do ken nje fund te temerrshem.

  11. Ton says:

    Si nuk u ndalua njehere ky Sali qelbesira per 97-n apo 98-n?

  12. Delli USA says:

    Tom, te falenderoj qe ja the troc ne parlament te gjitha krimet qe ka krye krimineli i shqiptareve Sali Berisha.Saliu e filloj pushtetin me krime qe ne 92-ishin dhe e vazhdon dhe sot e kesaj dite,por cdo gje e ka nje fund,Sadami sundoj 30 vjet po perfundoj ne litar.Rregjimi i Asadit ne Siri i kaloj te 40 vjetet por po i vjen fundi,dhe rregjimit gjakatar te Saliut, qe krimet e tij do me ja faturuar te tjereve po i vjen fundi.Toma ka te drejt kur thot se nje dite Saliu do pergjigjet per krimet e tij.

  13. Resuli says:

    Tom Doshi eshte njeriu me trim dhe me i ndershem nga te gjithe polotikanet e ketij vendi, Sali Berisha eshte i pabes dhe i paburrerri, Tom Doshi do te fitoj jo vetem nga kjo akuze e pabaze e Saliut por do te fitoj te gjithe betejene e tij politike kunder regjimit te Sali horrit.

  14. LABI says:

    I nderuar z.Tom sapo lexova shkrimin tuaj ,po me ngjan me nje fllusk sapuni burreria dhe trimeria jote.Ne shkrimin tuaj na kujtoni disa krime te krye banditit dhe krye tradhetarit SALI BERISHA,te cilat i dime.Po perment vetem nje FALIA E TERITORIT TON GREQIS.Pse z.Tom se ngritet popullin ne protest gjer saa qeveria te jepte dorheqje por organizuat 21 jenarin dhe vrat 4 te mjer duke i len ne meshir te fatit pa organizim.Ju jeni baashk fajtor ne kete vrasje dhe mos u justifikoni isha ketu dhe isha atje .Ju z.Tom [te gjith si politikan] jeni te gatshem te beni gjithshka per pushtet dhe mos ja hidhni te gjitha TRADHTAARIT BERISHA,mbani dhe dicka per vete.Po te permend nje rast te kryetarit tuaj z.EDI ne nje koferenc te partis se tij z.VANGJEL DULE eshte shprehur CESHTJA CAME ESHTE CESHTJE FANTZEM dhe shoku edi e ka duaartrokitur.Po te ishte pak pak pak patriot do ja thyente tavolinen ne kok.Dhe ju po te ishit pak pak pak pak pak patriot tradhetari nuk do ishte kryeminister.Keshtu i nderuar Tom nuk presim ndonje gje te mire nga ju si kelas politike.Boll e lodhet kete popull.

  15. adi-ny says:

    Bravo dhe respekte per Tom Doshi. Me kete kriminel qe e ka marre peng Shqiperine prej 20 vjetesh vetem me kete gjuhe mund te perballesh. Dicka kisha per gazeten tema: Qe kur gjuha e folur (me dialekt) eshte bere dhe gjuhe zyrtare ne te shkruar ne Shqiperi??

  16. ai Burri says:

    Pak TOMA ka Shqipnia, i duhen edhe disa, e Salia ja fut vrapit noten.

  17. Heron says:

    Sec ka nje ndjenje me te forte goditese fjalimi kur perdor shkodrancen !

    1. adi says:

      JO vetem por eshte edhe kuptimplote ,ne gojes e shpellarit ky dialekt ka marre trajtat e percartjes ,duhej vene ne gojen e Doshit te merte trajten burrerore qe nevoitesh per te transmetuar emocionin.Nuk eshte vetem Tom Doshi qe artikulon kete frazeologji ndaj shpellarit ,jane shume por ngaqe vazhdimisht vjedh vota i duket sikur vertet veriu eshte i gjithi me te !

  18. luis says:

    Te lumte goja o trim i Shkodres Tom Doshi.
    Sali Berisha do mbahet mend si njeriu me i poshter i ketij kombi.
    Ky eshte me i lig se vete Enveri qe e quan diktator.
    Jam krenar me ty o Tom si bashkqytetar i imi dhe e ndjej se me shume shkodrane jane sot me ty dhe shpresoj se ne shkodranet dime ta hedhim ne koshin e plehrave te historise kete komunist te felliqur ashtu sic e dermuam diktaturen komuniste por qe per fat te keq perfitoj ky pleh komunist duke na u hequr si antikomunist.
    Na shkodranet jena pak naiv dhe besojme shume,besuam shume te ky maskara se duke kene burre malsiet do e drejtoj vendin me drejtesi dhe me ndershmeri ashtu sic e ken tradite malesoret,por ne paskemi kene te gabuar se nuk e di se cfare mut rrace e qelbun paska kene ky mut i pabese.

  19. elinor says:

    Me duket se ky paska kopju ato qe kemi shkru ne poshte e lart ketyre forumeve, haha. Bravo Tom!
    Kjo pjesa tjeter eshte per Dean-in e forumit: ja pra se ka edhe “maloke” shkodrane qe flasin me drejte e me me guxim se ti edhe une bashke.

  20. Gjon Marku says:

    Burr Malcie, me bes t’Madhit Zot e me nder Shqiptari t’vertet !
    Me ksi djelmosha ka me ken Shqipnia e bame e e nerume!

  21. Dilni bijt e vertet te Shqiperis mos e fshihni nderin ,ai tregohet ne shesh te burrave e nuk fshihet si borish pi.dh putana e kombit .Dilni e shpetoni ate qe nuk ka ngel pa ushit akoma sot neser eshte teper vone .

    Rrespekt Tom Doshi ngrini njerzit se Shqiperia mori fund.

  22. idhnaku says:

    Ne zakonin e maleve,dhe me kanunin e Leke Dukagjinit,nuk qellohet nje burre i cili nuk mban arme ne krahe, edhe kur ai te ka gjak borxhe.Jo vetem trima dhe burra nuk jane treguar Saliu me mercenaret(gardistet) e vet,por per turpin e tyre kane qelluar me dashje mbi protestuesit me duar ne xhepa ,kur thuajse protestuesit ishin shperndar dhe larguar,duke mos perber asnje rrezik per askend.

  23. LORA says:

    Une e besoj kete premtim te Tom Doshit.Koha do te me tregoje nese kam te drejte.

  24. Ardiani says:

    Bravo Tome, keshtu i don mushka drute… Je ndera e fisit dhe e bajrakut, per burra si ti ka nevoje Shqipnia per me dale prej robnise se tradhtarit dhe hajdutit Sali Ram Berisha.

  25. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

    Kjo esht opozita qe kam pas nevoj ta degjoj jo disa kerma si gjinushi qe shkumbezojn gojen me jarge me te njejtat terma e majta e majta e djathta e djathta. Tom Doshi nese ka 1 arsye te vetme qe ta dua shkodren ajo je ti. Na prij o burre dhe mos na kurse. Fjala jote 1 milion shqiptare ne kembe duhet te ngrej. Respekte.

  26. Ramy says:

    To be or not to be that is a question?

    1. gallata says:

      To be or not to be, mu ne koke te Sales do te bi!

  27. morgu says:

    BRAVO TOM BURRI, JE I MADH O TOM DOSHI ! JENA ME TY E HAKUN KENA ME IA MARR ATIJ KRIMINELI,E DREJTA VONON POR S’HARRON !!!

  28. Ramy says:

    Tome Doshi ne kete rast nuk eshte maloke sepse po u del zot bythzinjeve greke

    1. Se mos ja tregove ti mo Ramy boothen tate te “bardh” PeDer e stu drejtu ty ai !

    2. Gusmari says:

      O Ramy: “To be or not to be, that is the question”. Keshtu eshte thenia e Shakespeare nga Hamlet. Mos e deformo edhe kete si gjithshka qe pergojon.

      Ku hyjne greket ketu, vetem ne koken tende jane. Ah po, edhe ne te Sali-Nano-Meta. Keta e shiten gjithe Shqiperine tek Greku e tek Serbi. Ndaj sillen keshtu.
      Kur ta kuptosh na njofto, por do te jete vone!!!

  29. tironci says:

    rrespekte TOM DOSHI..
    kriminelit sali berisha po i vjen fundi regjimit te tije DIKTATORIAL..

  30. Emigranti_UK says:

    Sali Millosheviqi vret njerez te pafajshem pas shpine. Ai eshte turpi i Tropojes dhe gjithe Shqiperise

  31. skypetari says:

    po lexoja shkrimin e deputetit dhe si gjithmone me pelqen te lexoj dhe komentet me poshte . mund te jete e vertete ajo qe thote deputeti per ngjarjen , por kjo nuk te ben te pafajshem ty dhe te gjithe ato qe organizuan ate proteste dhe ate qe bene vrasjet ….. por i nderuari deputet e di shume mire se cfare vendimi ka gjykata ashtu sic ishte ne dijeni dhe nje tjeter deputet para nja 2 javesh . u ngopem me keto djem trima (por jam i mendimit , se trimat po bejne 100 vjet qe sjane dukur , dmth rrace ne zhdukje) dhe me keto deputete qe dita dites u shtohet pasuria ….. per mu , rrofte shqiperia ne zemrat e shqiptareve , se shqiperia reale eshte krejt dicka tjeter . resp

    1. Thuj drejten nga c’mal ke rreshqit ktu ti skypetari , rruga per ne shpull kalo diku tjeter or taj .

  32. billi says:

    ju poshihni ander mesy qel otemjer se nje juthem se nese preket berisha dojav dridhim temelet ket tadini

    1. hidrauliku says:

      birisha nuk do preket or taj…do shkrihet me soj e sorollop or billi pi pertej kufinit.

    2. Turp! Test analfabetizmit ne Shqiperi = billi says:

      Po si nuk ke turp e komenton o bili?! Po ty te mungojne te tere vitet e shkolles fillore! Te tjerat i ke pare vetem ne TV. Mjere femijet qe do lindesh/ke lindur! Injorant si ti nuk ka jetuar qe nga koha e Haxhi Qamilit!

    3. Tirana USA says:

      billi…. give me a blow job ashtu si i ka hije malsorve ashtu si e merr serbia jote

      1. Tirona "Zogu i Zi" says:

        Ha ha ha!! Kom qesh me lot. I modh fare o Tirana USA ?
        Po ne nga anet tona bile i themi i gjoje tjeter. Po ky e paska me qejf te modh per emer modern. Do jete ndonji kokrra e bq ky bili bolja!
        Me krahe te lehta Tirana USA e gaz pac!

  33. vali says:

    Te lumte goja TOM DOSHI me njerez si ju ka nevoj Shqiperia.

  34. Kumarxhiu says:

    Me llafe jemi me trimat ne bote ne shqiptaret! Saliu na ka vrare e cnderuar per 20 vjet dhe ne vazhdojme te llomotisim dhe behemi trima pas pilafit. Shiko historine te lutem! Populli i fundit qe u shkeput nga Perandoria Osmane dhe vetem kur u shperbe, i erdhi vdekja vete. Ahmet Zogu u detyrua te ikte nga pushtimi italian, se po te mos ishte per Luften e dyte Boterore do ishte Leka (ose i biri) sot mbreti i shqiptareve. Merr Enver Hoxhen,sa ishte gjalle na e beri rrup-sup, edhe kur vdiq e qame me lote. Komunizmi u permbys ne te gjithe lindjen, pa i erdhi vdekja edhe ne Shqiperi. Ama mbas vdekjes, kur nuk perben me rrezik,ne shqiptaret te bejme “namin”, te rrezojme bustet ku ti kesh, aq trima jemi!
    Kujtoni ju lutem egjiptianet vjet qe flinin dite nate ne zinxhirat e tankseve, me muaj te tere derisa e qeruan ate kermen, Mubarakun.
    Me nje fjale, diktatoret shqiptare dhe tradhtaret, me perjashtim te Esat Pashes, kane vdekur nga dora e perendise, se te ishte per ne, e kane jeten e gjate.

    1. Baçi says:

      *Kumarxhiu* Ke folur tamam si burrë! Ne shqiptart e sotëm jemi trima vetëm me germa në “internet” !!!

  35. Kreshnik Laberia says:

    Një fjalë që, me siguri, do të skedohet nga më të fortat e më të jashtëzakonshmet e mbajtura në Parlamentin shqiptar gjatë këtyre 20 e ca vjetëve të fundit. Hapur, ballë për ballë, pa ju dridhur qerpiku.
    Ka edhe një të veçantë, jo pa rëndësi, kjo fjalë, kur mëson se është mbajtur nga një depudet i Shkodrës me emrin Tom Doshi. I Shkodrës me histori, kulturë e qytetari të madhe… që kurrë s’u është nënështruar diktaturave.
    Hallal, votën dhe respektin, Tom Doshi !

  36. iliri says:

    Ky Berihsa duhet hequr njehere e mire nga

    pushteti. kjo thjeshte edhe per faktin se ka

    100 vjet ne pushtet. Por nje gje besoj se

    eshte turpi i turpit te shqiptareve. Rrugaci

    dhe analfabeti Tom Doshi qe ka qene edhe

    zuzar i Berishes del sot dhe e shan. Te

    gjithe e dine se si i ka vene paret Toma.

    trafiqe, armesh, hidrokarburesh, droge. Nje

    nga shpellaret me leke ne albanistan. Atij

    nje kostum armani i merr trajten e veshjes

    se nje punetori rrugac. Nje parti, e majte

    apo e djathte duhet ta ndje si turp

    gjenetikko-historik pasjen aetar te Tome

    analfabetit. Po gjithsesi ustai i tij i

    vjeter Berisha eshe me i zi se vete Toma.

    Turpi i turpit. kriminel dhe rrugaxh qe nuk

    pen as me te voglen perpjekje per ta fshehur

    kete gje. Biseda e tij me paqedashese eshte

    nje kercenim me vdekje qe i ben dikuj.

    1. Shqipja says:

      (Ilir , se ti kerkon te injorosh Tom Doshin ktu kjo duket hapur ,ashtu si duket qarte se sapo ke dal nga haleja berishjane.)

      Un nuk di se cfar Diplome e arsimi ka i nderuari Shqiptarve z.Tom Doshi .
      Por edhe sekur per nji moment te besonim idiote berishiane si ty , un do deklaroja ;
      Me mir nji Atdhetar me gjak te paster Shqiptar qe lufton si i ka hije burrit per Shqiperi , sesa pseudointelektuale diplomuar ne zyrat blu te shkerdhatokracise e turpit te kombit qe snjohin e skan per Atdhe kte toke qe ju lindi kjo Shqiperi.

      Ky fjalim i ktij burri te vertet Shqiptar To Doshi eshte fjalimi i pare prej burri e pse jo politikani Deputeti Shqiptar qe mbron interesat e kombit ne kte parlament te turpit e antishqiptare. Lavdi Tome Doshi , je shembulli me i mire per cdo Shqiptare cdo Deputet .

    2. emiljan says:

      saliu duhet vra sa ma shpejt

  37. adriana says:

    Ti mor zagar ‘ilir’ me pseudonim a emer te vertete …qe nuk din as te shkruash , me analfabet se ti sma do mendja se eshte ndonje nga komentuesit ketu…nese ke pak dinjitet, shkruaje emrin tend hapur , kur ben komente te tilla per Doshi-in..Pasurine e tij e ka vene me zotesine e tij , dhe jo ne poste shteterore duke vjedhur popullin …
    Kostumet Armani , me mire se i rrine atij , nuk i rrine te tjereve,…qe gjoja marrin vec 2ml leke rroge … apo te vjen inat se dukej i veshur shum bukur…Legenat si ti po e marrin ne qafe Shqiperine …por mire t’ju behet ..Zagare si ju e meritoni Berishen..Urime …

  38. Niko Maloku says:

    Pershendetje Tome! Faleminderit per ato qe i ke thene me guxim. Mbi dy te tretat e shqiptareve mendojne ashtu si ti, por shume nuk kane “bythe” t’i thone hapur. Personalisht, te kam ndjekur nepermjet TV, diten e ngjarjes dhe pas saj. Ne te vertete, ti je indivdi qe e ke te provuar (filmuar) jo pafajesine, por kontributin shume te madh moral qe ke dhene ate dite, per te parandaluar pasojat qe erdhen. Madje, me shume ngjaje me nje oficer policije ate dite se sa me nje organizator proteste. Eshte fatkeqesi qe banditi Sali Berisha ka perballe disa individe (kolege tuaj) qe iu shan nenat dhe motrat ne parlament, qe i kercenon se do i vrase, dhe nuk kane guximin, te pakten, ta godasin me kepuce krese.
    Une te pershendes dhe jam i sigurt se ti nuk ke kurrfare fajesh.
    Nga Baxhua ( matane oqeanit)

  39. zeqo pilafi says:

    kur do vij ajo dite kur secili te mar reston e duhur….jan ber kata politikane tane si ato zagaret qe zihen per klientet nje nivel dhe nje bagazh kane..te jem si ty doshi i kerkoj llogari edhe atij kirurgut servil qe genjeu,,,populli jon koktrsh e ha spunin per djath ai ka qen dhe eshte pd i flakt dhe kryetari i pd ne 97 ne tepelen,,,si mjek kirur,,,,normale qe do genjente do mbulonte shoket e tij te partis

  40. Vasel Malaj says:

    Une personalisht nuk jam Socialist as qe munde te behem me Socialista pasi jane te dale nga PPSH dhe Gramoz Ruçi,. Te verteten duhet ta themi se, Sali Berisha eshte nje Monster e krimit dhe nje Legen Frigacak. Nje burre i ulet i pa karakter nje prostetute politike, por Ai duhet ta dije se SORRA qe eshte munduar te qendroje ne TRE HUNJE njeri nga ata i ka hyre ne PRAPANICE!!!!!

  41. ALBAN DEGA says:

    HALLALL GJIRI I SHKODER LOCES O TOM DOSHI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Te lumte mendja e te lumte goja o Tom Doshi!
    Hallall gjiri i Shkoder Loces o Tom Doshi!
    Jam krenar si shqiptar per qendrimin tend burreror diten e 21 janarit ku te kam ndjekur drejtepersedrejti ne cdo hap nga komoditeti i zyres sime ketu ne Nju Jork nepermjet ekraneve qeveritare te Sali Kadafit dhe ato jo qeveritare si Top Chanali i famshem e kudondodhur, krenaria e mediave shqiptare!
    Kam ndjekur edhe nje “shkrimtar e poet te madh” nga vendlindja ime perballe pyetjeve rrenuese te Sokol Balles ne studio kur ky e ballafaqonte me dhunen Kadafo- Dyvaljerane te Ton- Ton – Makuteve dhe strukturave paralele, “xhuponet e zinje” te Sali Kadafit.
    Te veshur civile me xhupa e me maska te zeza ata qellonin me shkelma ne fytyre, ne koke me doreze hekuri protestues paqesore te rrezuar per toke, pra krejt te neutralizuar e paralizuar pa asnje rrezik!
    -Cfare thua Zoti M… per kete dhune krejt te panevojshme e te ster- tepruar!? e pyeti Sokoli i Top Chanalit Sokol!?
    – Ligji eshte ligj. Ata po zbatojne ligjin, pergjigjej M…
    O Zot cfare inetelektuali! O Zot cfare turpi intelektual! O Zot cfare turpi njerezor…O Zot cfare cnjerezie e turpshme!
    Po cili ligj ne Bote, qofte edhe diktatura me e eger urdheron ose lejon te qellohet ashtu nje protestues i rrezuar, qe nuk bente asnje rezistence, qe ishte jo vetem i neutralizuar por edhe i paralizuar fizikisht!
    I njejti “shkrimtar”, “poet”, “diplomat”, “mbrojtes i te drejtave te njeriut” te dhjetorit 1990 ka paburrerine te na e paraqese si hero, si shqiponje… ne kujtimet pacavure e te rreme Salen e 1990-es, per te dale hero edhe vete, pasi edhe ai ndodhej aty! A doni me per Belulin !
    Ate dite ai intelektual, ai njeri, ai “protektor” i te drejtave te njeriut vdiq…. Vdiq pergjithmone si i tille bashke me kater protestuesit deshmore te 21 janarit! Bile edhe me keq: vdiq per se gjalli!
    Per kete aresye nuk po i permend as emrin! Nuk flitet keq per te vdekurit!
    E kam ndjere veten ate dite te turperuar si tropojan! Jo vetem per Kadafin tropojan qe urdheronte te hapej zjarr nga pas xhamat e blinduar te qeverise se tij kusare vrastare! Por edhe per cirakun e tij tek Top Chanal qe bente protektorin e dhunes e terrorit shteteror pa iu skuqur faqja!
    Ia moren fytyren Tropojes do faqezinj te pabese e te paburra sic ua bere pretencen e shkelqyer sot nga Altari i demokracise- Kuvendi Populor ti Tom Doshi, por edhe Taulanti!
    Ia keni lehtesuar punen drejtesise sot! Shtetit ligjor do ti mbetet vetem caktimi i mases se denimit ligjor per keta vrases e kusare !
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse jam deshmitar i gjalle, sepse jam deshmitar okular se si luftove ne tym e flake, ne gaz lotjselles e uje te piste per te parandaluar dhunen. Tani e mora vesh prej gojes tende se per pak e pagove me jeten tende kete akt qytetar e teper demokratik kunder dhunes!
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse jam eyewitness deshmitar sy me sy se ate dite ti Tom Doshi, Taulant Balla…shpetuat jeten e kushedi sa protestuesve qe do te ishin masakruar po te mos ishte thirrja juaj burrerore !
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse je nje shembull per te gjithe politiken shqiptare.
    Ti nuk u fute ne politike per tu bere i pasur, per tu bere milioner e multimilioner me politiken si Sali Kadafi, Ilir Meta, Lulezim Basha, Fatos Nano, Fatmir Mediu…. e krejt “banda e ganstereve” te tij!
    Shqiperia dhe Kosova jane i vetmi rast ne historine boterore qe partite, politikanet, lideret krijojne klasen e te pasurve duke nisur nga vetvetja, ne vend qe klasa te krijoje partine, te zgjedhe politikanet dhe lideret!
    Jane i vetmi rast qe lideret futen ne politike si te mjere e brenda dy-tri vjetesh behen milionere e pse jo edhe miliardere! Si!? Qysh!?
    Pyeteni Sali Berishen, Ilir Meten, Lulezim Bashen, Fatos Nanon, Fatmir Mediun… e krejt klanin e tyre !
    E kunderta ndodh me ty Tom Doshi! Ti u fute ne politike si milioner per te pasuruar politiken dhe drejtesine shqiptare!
    Eshte nje shembull i larte jo vetem per politiken shqiptare, por edhe per ate boterore! Jane te ralle milioneret qe marrin pjese ne protesta popullore kunder kusarise dhe vrastarise se nje regjimi faqezi, te pabese e te paburreri si vet bosi, si vete Padrinoja i tij!
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse je radhitur ne anen e drejte te politikes dhe se ardhmes.
    Je radhitur ne anen e popullit , me popullin e per popullin qe ka emrin e shenjte demokraci!
    Je radhitur kunder dhunes e terrorit te nje regjimi pa te ardhme, me nje fund te turpshem ne bankon e te akuzuarit e para drejtesise si despotet Ben Ali, Hosni Mubarak, Muamar Kadaf, Salih Saleh, Beshir Al Asad… Sali Berisha e co.
    Drejtesia vonon por nuk harron o Tom Doshi! Secili do te matet me metrin qe mat tjetrin o Tom Doshi … Ne kete dynja paguhen te gjithe te mirat e te keqijat qe ben secili prej nesh!
    Mjere ai qe radhitet ne anen e gabuar te historise dhe ardhmerise! Do ti vije keq edhe gurit edhe drurit per cka e pret jo vetem ate por edhe klanin e tij!
    Hallall gjiri i Shkoder Loces o Tom Doshi!

  42. Drini says:

    I dashur Tome!! Ju lutem pranoni kosideraten time.Urime!! Trimi e ka te ardhmen me vete

  43. real says:

    padyshim qe vete gjesti juaj qe vetem 9 persona votuan kundra heqjes imunitetit keshtu qe ju jeni me te miret//sa per ata qe thane toma eshte pasuru ne pushtet nqs ju kujtohet toma ka deklaru pasurine perpara se te behej deputete se e dinte qe keshtu do thonin legena si ju …e sa per qe nuk ka shkolle …ne radhe ne pare boll eshte mundu saliu me vertetu por genjeshtra nuk provohet keshtu qe mos flitni ca nuk dini por ato qe dini dhe si te sigurta ……………………………………deputeti qe e ktheu shkodren nga nje bastion te pd ne vetem nje deputet me pak keshtu qe mos flitni kot ……..toma nderi i kuventit te shqiperise

  44. Oso Kuka says:

    Te lumte goja o Tom Doshi. Je bashi i burrnis. Vazhdo se ani pse populli sot po e ka frike hienen Sali Ram Berisha, prap kur te vije dita nuk ka me i lane vend ku me e fut koken….Ka me gjete ndpnji bire a tun ku me fut koken por shkopit nga pas si Gadafi nuk i shpeton. Bash ate fund ka me pas ai qen qe turperon edhe shqiperine e shqiptaret, u shofte rraca e tij. Dhe ka me u shue kete ta dije sepse keshtu ka ndodh me gjithkend qe e ka luftue popullin e vet. Kur te thej qafen prej kalit ky Sali Zagari ka me u shporre e mallkimi ka me e ndjek nga pas.Burr ma pis, ma i lig, nuk ka ne histori te Shqiperise. Me gjeni nje tjeter si ai…A e dini se ka fut ne burg Hysen Shoshorin dhe ka kerkuar ne gjyq ku ka dal deshmirat per ta denuar me vdekje sepse Hysen Shoshori kishte shpernda trakte kunder diktatures se Enver Hoxhes.Ky esht pa Sali spiunu, per te mban prane vetes spiun e renegat, e ka nenkryeminister pikerisht te birin e nje deputeti te Enver Hoxhes, nje ideologu te Partise se Punes se Shqiperise si stefanaqi i pollareve, ky grekofon i pabese. Me te tilla felliqesira e drejton kete vend. Ky Sali Plehu nuk ka ku shkon vec ne shpellat e Vicidolit ku do te vdes si qen me nje hu ne bythe….e do ti kujtohet miku i tij Gadafi me te cilin do te pije kafe kur te piqet nga djajt e sketerres

  45. Oso Kuka says:

    qe pasi e voli mire pushtetin e berishes, tani i del perskal e ben karrshillek por edhe ai eshte me nder nje mut i ndare pergjysem me Sali Gadafin. Te dy nga Tropoja, te dy ujq vec njeri me dhemve e tjetri ky Besnik Mustafa pa dhemb ne goje e flet ashtu se e ka frike se e kafshon Sali Ujk Berisha ne bythe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje