"Dorëzoj krenar imunitetin, Berisha do vijë me barela në gjykatë"

2 Shkurt 2012, 13:21Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Kam dy ndjesi krejt të kundërta në këtë ditë:

E para, ndjehem realisht mirë që emri im është përfshirë në këtë listë të pjesshme të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme, për heqjen e tre imuniteteve parlamentare dhe për t’i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme për protestën e 21 Janarit.

Në të kundërt, do të më duhej të pyesja veten, t’u përgjigjesha zgjedhësve të mi dhe atyre qindra mijëra shqiptarëve që protestuan atë ditë të zezë në Bulevard apo që ndoqën me dhimbje tragjedinë nga ekranet e televizioneve, se ku ndodhesha unë vetë atë ditë.

Nëpërmjet heqjes së imunitetit tim parlamentar, sot e mot, do të kem krenarinë politike, morale, qytetare dhe njerëzore që të them: po, unë isha në Bulevard.

Ndodhesha përballë zyrës së kryeministrit, i mbushur me zemëratën e qytetarit, në përmbushje të detyrës së politikanit për të denoncuar qeverisjen e tij tribale, të korruptuar në rrënjë e degë, tek e cila janë dhe rrënjët dhe degët e korrupsionit mbytës, keqqeverisjes, paaftësisë rrëqethëse.

Më 21 janar isha në Bulevard përballë zyrës ku ndodhet gjithë rrënja e helmuar dhe degët e atij sistemi gjigant manipulimi që nga zgjedhjet e deri tek vrasjet politike për hir të pushtetit politik. Të pushtetit të një pakice politike që përfundimisht mori mbi vete dhe mburravecërinë e fshehjes mbas armëve të krimit. Po! Unë isha në Bulevard, një nga ata dhjetëra mijëra shqiptarë që ëndërrojnë dhe meritojnë një jetë ndryshe, një jetë më të mirë, një jetë normale në një vend normal.

E dyta, ndjehem keq që edhe pasi kemi kapërcyer dy dekada pluralizëm, stili komunist i fabrikimit të armiqve, i fabrikimit të grupit armiqësor që kërkon ndryshimin e pushtetit, i fabrikimit të fajit dhe mëkatit, është ende gjallë, si mendësi, si jetësim, si vetë stili komunist i komunistit Sali që thotë se vdes, por nuk dorëzohet.

I njëjti stil komunist që protestën e qytetarëve që nuk e duan e konsideron rrethim, që vrasësit i bën heronj dhe që heronjtë e vërtetë, qytetarin e thjeshtë, kërkon ta lerë pa kohën e tij, pa shpresën e tij, pa të nesërmen e tij.

Por nuk ka asnjë problem. Aq më pak unë nuk kam asnjë problem. Sepse unë e di mirë se qytetarët mbeten. Maskarenjtë, nuk harrohen. Maskarenjtë kujtohen me turp!

Grupi im parlamentar më ka autorizuar të them se vota e tij dhe vota ime vetjake është një: do të votoj për heqjen e imunitetit tim parlamentar dhe të dy kolegëve Baraj dhe Doshi, sepse si politikan dhe qytetar jam tërësisht i hapur për të qenë nën hetim nga organi i prokurorisë së vendit tim, për të bashkëpunuar me organin e akuzës dhe për ta shfrytëzuar dhe njëherë këtë mundësi që të deklaroj: edhe një mijë herë të dalin qytetarët në Bulevard në protestë, unë do të jem aty duke bërë në mënyrë identike atë çfarë bëra në 21 Janar!

I vetmi ndryshim, ndoshta do të ishte se nuk do të isha më pranë me Hekuranin, me Faikun, me Ziverin, me Aleksin sepse dje, sot dhe nesër, unë, deputeti i Librazhdit Taulant Balla, bashkë me kolegët e mi, jemi njëkohësisht edhe Hekurani, edhe Faiku, edhe Ziveri, edhe Aleksi. Sepse jemi larg këtij regjimi. Mes të qenit pjesë e regjimit dhe viktimë e plumbit të tij, unë do të zgjidhja gjithmonë të dytën.

Kolegë,

Një vit më parë, në natën e 21 Janarit, autobusat që kthenin në shtëpi protestuesit e Librazhdit, u ndaluan në Krrabë nga policia. Një pjesë e të rinjve u rrëmbyen dhe u rikthyen mbrapsht në Tiranë, u mbyllën në dhomat e burgimit të komisariateve të policisë, u torturuan, ju mohua e drejta për mjekim dhe mbrojtje ligjore dhe u konsideruan fajtorë, por pa qenë aspak të tillë.

Disa prej tyre ju afrua liria me kusht që të firmosnin deklarata se ishin të paguar nga unë për të marrë pjesë në demonstratë. Një djali i ri nga një fshat i Librazhdit, Fatbardhi, kishte ardhur vetë në Tiranë atë ditë, pasi kishte shitur tre dele në treg në Elbasan. E rrahën dhe e torturuan që të pranojë se ato para që kishte në xhep i kish marrë prej nesh. E liruan kur kasapët pa emër të policisë gjetën kasapin që kishte blerë delet në Elbasan.

Nga dimri i vjetshëm deri në verë, policia kërkoi për prova kundër meje si dhe ndaj shumë prej kolegëve të opozitës, por nuk mundi të gjejë asgjë. Jo për paaftësinë e saj që e karakterizon, por thjesht kërkonte diccka që nuk ekzistonte. E megjithatë, sot, respektoj deri në fund dhe refuzoj të komentoj arsyet se pse prokuroria e ka firmosur një akt të tillë. Në të vërtetë, ndjehem i nderuar që së paku në gjykimin e policisë dhe dyshimin e prokurorisë, qenkam identifikuar si organizator i asaj demonstrate popullore. Do ta bëj sërish.

Kohë më parë, nga kjo tryezë babëzie që kam pas shpinës dhe që uroj ta lemë një orë e më parë si popull mbas shpinës dhe në listën e turpit, jam kërcënuar me vdekje. Autori? I njëjti. Ai që urdhëroi të dalin nga këllëfët dhe të shkrehen armët e vdekjes më 21 Janar.

Ai që hodhi nga goja si gur fjalën fatale: hapni zjarr dhe që tani kërkon të fshehë dorën dhe fajësinë me presionet që i bën prokurorisë.

Qoftë dhe ky detaj, më bën që të shoh në sy dy vajzat e mitura të Aleks Nikës, dy fëmijët e Hekuran Dedës, më bën të shoh në sy Anën dhe vëllain e saj, fëmijë të Ziver Veizit, që më bën të mos ul sytë para djalit të mbetur të Faik Myrtajt, kur t’i çoj lule në varrin e parakohshëm të vëllait të tij.

Sot, kam një kërkesë për grupin e deputetëve të partive në pushtet. Ju lutem! Votoni për heqjen e imunitetit tim dhe të dy kolegëve të tjerë. Ne nuk na trembni, por ndoshta i trembni disi frikën Sali Berishës të mbetur pa imunitet përpara historisë. I pëshpërisni në vesh, në netët e vetmisë së tij të gjatë, në netët e ankthit të tij makbethian, se ka edhe krim të pandëshkuar. Se ai është përjashtimi dhe jo rregulli universal, se në një mënyrë apo një tjetër, e vërteta bëhet para se të kalohet në botën tjetër të së vërtetës së përjetshme.

Sali Berisha!

Ne nuk jemi si ti dhe si matroshkat e tua politike. Dje dhe sot, ne nuk u përngjajmë atyre që kanë mbyllur në gojë lidhjet tua familjare me tragjedinë e Gërdecit. Nuk u përngjajmë as atyre që për të mbuluar vjedhjen e 220 milionë eurove, mbrohen me procedura. Nuk u përngjajmë as atyre që për të mbuluar fytyrën reale të qeverisjes tënde, që bën pazare mu në zyrë të shtetit me zë dhe me figurë për miliona euro, dhe më pas për pesë minuta hedhin poshtë ekspertizat perëndimore duke shpikur ekspertiza nga fusha e druve në Tiranë.

Ne jemi ata që të dalim përballë ty. Makthi yt nuk buron nga imuniteti jonë, por nga krimet e tua. Një popull i tërë të akuzon për vrasës dhe kush vret njëherë, qëllon sërish për të vrarë sepse hyn në ciklin e kriminelit që nuk ka më qetësi. Nëse dikush mendon se duke lënë ne imunitetin, do të trembemi, gabon. Kurrë nuk e kemi konsideruar imunitetin si kullë ngujimi. Por nga ana tjetër, nuk do të ketë kullë politike që do të shpëtojë nga dora e shtetit ligjor ata që vranë në 21janar dhe ata që urdhëruan ekzekutimet në 21 Janar.

Sot, edhe mes kolegëve të pozitës, ka shumë prej tyre që ndjehen të turpëruar dhe pse me gojë të mbyllur, kur kujtojnë se qëndrimi i tyre në politikë ka vlejtur për të prodhuar miliona për Fazlliçin dhe avokaten e tij, babai i së cilës është avokati i vrasësve. Ndjehen të turpëruar sepse e shohin veten që janë bërë mjet në dorë të rrahmanëve, që kanë shok çunin e babit, që janë në një krah me Lul milionerin dhe familjen e tij.

Sali Berisha!

Merre këtë copë letër që e quan imunitet parlamentar. Mos na e kthe kurrë! Njerëzit e lirë i mbron vetë liria, zgjedhja e tyre për të qenë të lirë. Dhe kur them liria, kam parasysh edhe tokën e madhe të njerëzve të lirë dhe të fortë të përtej Atlantikut, të njerëzve të lirë e të fortë të Perëndimit, që mendojnë se duhet të vendoset drejtësia, edhe nëse përmbyset bota. Sepse na kanë mësuar se një botë pa drejtësi, është një botë e përmbysur. Ndaj, ne kemi mirënjohje të fortë që sot nuk jemi vetëm.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Komisionin Europian edhe presidentin Sarkozi që dënuan të parët vrasjet në Bulevard. Ne nuk do ta harrojmë kurrrë mbështetjen që qeveria amerikane i dha hetimit që ditën e parë dhe që falë saj, sot ty të ka ikur zëri dhe figura. Falë zotit je bërë i lexueshëm për perëndimin, po aq sa dhe për ne në Shqipëri.

Në fund të fjalës time dua të të them se jam shumë i ri për të bërë llogari që të mbrohem me imunitet ndaj një krimi që nuk e kam kryer. Jam krenar për çfarë kam bërë më 21 janar dhe ndjehem keq që nuk shpëtova dot nga plumbat e tu ata katër qytetarë shqiptarë.

Ne nuk kemi ccadra pistoletë për të fshehur, nuk kemi tyta pistoletash që t’i ndërrojmë me shoferët, nuk kemi servera për të fshirë dhe as grushta për të nxirë sytë. Nuk kemi gjak në duar dhe as makthe në shpirt.

Kam një këshillë për ty, Sali!

Merr kurajën, dorëzo edhe ti imunitetin tend dhe eja me mua para prokurorisë. Je ende në moshë për të përballuar disa seanca pyetjesh. Më vonë, do ta kesh të vështirë, mosha kalon. Sepse e ke të pamundur të shpëtosh pa kaluar disa seanca pyetjesh kur të vijë ora e të vërtetës.

35 komente në ““Dorëzoj krenar imunitetin, Berisha do vijë me barela në gjykatë””

  1. salistalin says:

    Mire e ke z. Balla, por, te zhvishesh vete nga imuniteti dhe te perballesh me gjykatesit apo grupet e hetimit berishiane jane dy gjera te ndryshme.

    1. fule says:

      Sali Berisha eshte tashme kufome politike, packa se mbetet gjithmone i rrezishem ne cekuilibrin e tij mendor. Askush nuk i ben te tilla ndere nje te vedkuri te gjalle – aq me pak gjykatesit qe do ta kene ne dore Saliun ne te ardhmen.

      Taulant Balles bravo i qofte.

      1. Dean says:

        Dead ”man” Walking.
        Ja se c’a eshte ai PSIKOPAT dhe INFERIOR.

  2. Genti says:

    Shume mire, me se fundi PS po flet me gjuhen e duhur per 21 janarin.

  3. koli says:

    bravo taulant, halla qumshti nones.

  4. sa do te vuajme me kete pushtet ne, e pa drejtesi me keta malok qe ka ky vend me kto ekstremista te berishes apo jo?

  5. kujdesnuni dhe per popullin mar berishjan

  6. Zhaneta spahaj says:

    Bravo Balla! Keshtu duhet folur por me shume keshtu duhet vepruar pasi Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ku nuk po gjykohen politikanet kriminele per sa kohe jane ne pushtet…Nuk duhet vepruar si me Enverin, qe njerez me mllef, vene e ia shkulin varrin here pas here…te vdekurit, duhet te lihen te prihen ne paqe..kushdo qofshin, por kur jane akoma ne jete, kriminelet duhen ndeshkuar, dhe aty varet edhe forca e nje sistemi apo e nje demokracie, ne qoftese ajo jon mund te quhet e tille!!! Kush lufton me guret e varreve, te kujton mitin e Sisifit…Saliu duhet gjykuar tani dhe jo ne pleqerine e tij kur e keqja te kete zene rrenje te pashkulshme!

    1. ana says:

      Katunari i sat’eme !!!!

    2. tirona says:

      ti mos i qaj hallin balles se ai as nuk ka vjedhur ,as nuk ka vrare ,ti qaj hallin atyre qe jane ne buze te gremines .

    3. elinor bahiti says:

      Sa shume ka fillu t’u djege muhabeti ketyre Mike-ve te forumit! Shenje e mire kjo.

    4. Horri i bulevardit says:

      Maksuti ka te dhena per spiun se i di te gjitha, spiun-profet.

  7. tradita says:

    Bravo, Balla je trim, pse nuk po shkon tani para Kryeministrisw, shko… shko…

    1. Shefqet Cela says:

      Pse, mos ka frike nga kuçedra ne rreze te palmes?
      A e ke pare sa klufoma ka vrare kjo biushter qe hakerrehet televizioneve qeveritare?

      1. Cfurku says:

        Cfare Palme! E kam merak palmen e Mesiles. E ka si liqeni i Ohrit.

  8. Mos valle ketij populli nuk i mjaftoi koha diktatures kur terhiqej zvarre nga diktatori HOXHA? Megjithese ky i beri me drita.Mos valle nuk mjaftuan gjygjet qe ju bene atij brezi i cili donte SHQIPERIN DEMOKRATIKE? Mos valle nuk mjaftoi viti 97 ku shqiperia nuk ndryshonte me bagdatin? Nuk mjaftoi gerdeci apo 21 janari per keto qeveritare te qelbur qe shkateruan shqiperin? Edhe sa kohe do shohin nje parament; ku deputetet kurre nuk flasin per hallet e popullit,por per korrupsjon:KUR DO SHOHIM NJE KRYETAR APO KRYETARE PARLAMENTI QE TA MERITOJ VENDIN E TE PARIT TE KUVENDIT,BOLL ME NJE KRYEKA.E E CILA SILLET SIKUR PARLAMENTIN E KA PRONE PERSONALE.NE SHQIPERI SDO KETE KURRE LIRI TE VERTETE DERISA SALI QENI TE DALE PARA GJYGJIT:

  9. los indignados says:

    Sa bukur flisni ju opozitaret kur vjen era kolltuk ta kepusni shpretken fare………..,mbaj mend dhe Sal Malokun qe qante per popullin qe vuante e qe merte buke me liste,po qau dhe u betua se do ribej gjyqin per Azemi e skish per te len hajdut pa fut ne burg….pash zotin se na ka dal pija me kohe, lejini keto se jena ngop.Ju te gjith jeni te kuq,keni dale nga e njejta fabrike…….vetem nji gje do populli nga ju merni pistoleta,granata e antitanke e filloni e vrituni me njoni-tjetri ……shfarosuni. komplet nqs doni ti beni nji sherbim Shqiperise

    1. iliri leeds says:

      ne momentin qe ti i sygjeron shqiptareve te vriten me njeri tjetrin per bindje politike ti duhet te heshtesh dhe te mendosh se cfare babe po i rrit femijet e tu dhe sa gjynah per to qe kurre nuk do kene mundesine per tu edukuar nga ty

      1. los indignados says:

        O lili vagabondi pse nuk shkon te besh cicin, ti bibilush i xhaxhit

    2. Erjoni _tr says:

      Mos fol me shoku se i ke thene te gjitha.

  10. Zani Burimi says:

    Ju lumte te dyveqe as qe e ccani koken per Salen! Bravo Mero Baze qe i botove ne gazeten tende,sepse te gjithe te tjeret e humben pusullen!
    Pershendetje!

  11. Che'G says:

    Rrespekte Balla,dhe tu kishe be te gjithve nga nje cader dhurate..Tenden ja dhe per “ekspertize” dhe te tjerat te jua dhuroje ti fusnin ne cdo vrime qe te kishin qejf,si prove materiale qe cadra jo vetem “vret”.

  12. Delli USA says:

    Ajo dore qe gjakosi dikur Teodor Kekon,Edi Ramen,masakroi vajzen e Gramoz Pashkos,theu dhembet e Arben Imamit etj.etj vrau dhe kater njerz te pafajshem ne 21 Janar.Kjo pjell e keqe eshte i njejti, dhe e ka emrin Sali Berish Krimineli, dhe per kete nuk dyshon asnje shqiptare duke perfshir dhe ata qe ka rreth vetes si mender ministri i mbrojtjes ish dhembe thyeri i Saliut Arben Imami.

  13. zombie of Vucidol says:

    maloku eshte vetem nje kufome e pa kallur tani por ne ikje e siper do ti vere zjarri shqipereise,,,nuk ka felliqsire me te ndyre se kjo pjelle incesti..por dhe vete e di se do jete ne bangat e te akuzuarve nje dite dhe do marri ate qe kerkoi per 20 vjet

  14. Lida says:

    Sali Berisha ka shume kohe qe merret me politike dhe e ka mesuar aq mire politiken sa qe po na xhiron te gjitheve sipas qeifit.
    Jemi 3 milione qe flasim vetem per politike dhe eshte politika e vetmja gje qe nuk funksionon ne Shqiperi.

  15. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Mike klyshi
    Mike zagari
    Edhe miku me i ngushte i Sali serbit te ishe, vetem per hir te gjakut te martireve te 21 janarit duhet te pakten te kishe heshtur, o bir bushtre, jo i nenes tende, se kam respekt per nenat por i nenes qe ka pjelle Saliun si spiun i Serbise. Sa te ka paguar mor qen sahan lepires, krimineli agjent i Serbise, sa i detyrohesh, merri borxh ,dhe laja por asnjehere borxh mos i ngelesh ketij populli qe eshte mashtruar tash e 21 vjet nga padroni yt.
    Flas me ton e fjale t te tilla jo se e kam zakon te fyej njerzit por flas me ate urrejtje qe ngjall krimi antipopullor dhe antishqiptar qe ti prej kohesh kerkon te marresh ne mbojtje dhe nuk ke guximinb te heshtesh te pakten per respekt te 4 viktimave te 21 janarit.
    Po nuk heshte , kam pershtypjen se edhe ti rrugen e m… do ndjekesh se ditet e numeruara i ka padroni jot.

  16. tironci says:

    kjo eshte DIKTATURA KU E KA FUTUR SHQIPERINE KRIMINELI sali berisha ..
    shume shpejt do japesh llogari sali zageri cfare te keqijash i ke bere popullit ………….
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  17. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    MIRE ORE Z:BALLA TE HIQET IMUNITETI E TE PERBALLESH ME NJE PROKURORE TJETER E JO ME KRYEDASMOREN E KING JONG RAMES SE ME KETE PROKURORE EDHE RAMA KERKON TI HICET IMUNITETI KUR E DIN QE INA RAMA ESHTE KUKULLE E TIJ

  18. albani says:

    Ore qenke nje trap ti qe se paske shokun , kaq e veshtire eshte per ty te kuptosh qe ky salinuci eshte nje kriminel qe se ka shokun !? Nje gje ndodh me ty ose s’ke mendje te mendosh ose je nje lepirse .

  19. elona says:

    ju lutem injorojini deficentet,imbecilet,debilet e sal farehumburit.them farehumbur se dhe “quni” qe do ja trashegoje mbiemrin ka pjella me kusheriren e vet,dmth probabilitet i larte te jene down ose me crregullime te tjera gjenetike.edhe “lum baba argiti” nje downe e ka…jo per gje po te gjitha lahen ne kete dynja!!!

  20. Vasel Malaj says:

    Ne se Diktatoret do tja njihnin Forcen LIRISE kurre nuk do ta dhunonin ate. LIRIA eshte vdekja e Diktoreve dhe Diktaturave!!!!!!!! Poshte DIKTATORET!!!!!!!!

  21. ALBAN DEGA says:

    HALLALL GJIRI I SHKODER LOCES O TOM DOSHI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Te lumte mendja e te lumte goja o Tom Doshi!
    Hallall gjiri i Shkoder Loces o Tom Doshi!
    Jam krenar si shqiptar per qendrimin tend burreror diten e 21 janarit ku te kam ndjekur drejtepersedrejti ne cdo hap nga komoditeti i zyres sime ketu ne Nju Jork nepermjet ekraneve qeveritare te Sali Kadafit dhe ato jo qeveritare si Top Chanali i famshem e kudondodhur, krenaria e mediave shqiptare!
    Kam ndjekur edhe nje “shkrimtar e poet te madh” nga vendlindja ime perballe pyetjeve rrenuese te Sokol Balles ne studio kur ky e ballafaqonte me dhunen Kadafo- Dyvaljerane te Ton- Ton – Makuteve dhe strukturave paralele, “xhuponet e zinje” te Sali Kadafit.
    Te veshur civile me xhupa e me maska te zeza ata qellonin me shkelma ne fytyre, ne koke me doreze hekuri protestues paqesore te rrezuar per toke, pra krejt te neutralizuar e paralizuar pa asnje rrezik!
    -Cfare thua Zoti M… per kete dhune krejt te panevojshme e te ster- tepruar!? e pyeti Sokoli i Top Chanalit Sokol!?
    – Ligji eshte ligj. Ata po zbatojne ligjin, pergjigjej M…
    O Zot cfare inetelektuali! O Zot cfare turpi intelektual! O Zot cfare turpi njerezor…O Zot cfare cnjerezie e turpshme!
    Po cili ligj ne Bote, qofte edhe diktatura me e eger urdheron ose lejon te qellohet ashtu nje protestues i rrezuar, qe nuk bente asnje rezistence, qe ishte jo vetem i neutralizuar por edhe i paralizuar fizikisht!
    I njejti “shkrimtar”, “poet”, “diplomat”, “mbrojtes i te drejtave te njeriut” te dhjetorit 1990 ka paburrerine te na e paraqese si hero, si shqiponje… ne kujtimet pacavure e te rreme Salen e 1990-es, per te dale hero edhe vete, pasi edhe ai ndodhej aty! A doni me per Belulin !
    Ate dite ai intelektual, ai njeri, ai “protektor” i te drejtave te njeriut vdiq…. Vdiq pergjithmone si i tille bashke me kater protestuesit deshmore te 21 janarit! Bile edhe me keq: vdiq per se gjalli!
    Per kete aresye nuk po i permend as emrin! Nuk flitet keq per te vdekurit!
    E kam ndjere veten ate dite te turperuar si tropojan! Jo vetem per Kadafin tropojan qe urdheronte te hapej zjarr nga pas xhamat e blinduar te qeverise se tij kusare vrastare! Por edhe per cirakun e tij tek Top Chanal qe bente protektorin e dhunes e terrorit shteteror pa iu skuqur faqja!
    Ia moren fytyren Tropojes do faqezinj te pabese e te paburra sic ua bere pretencen e shkelqyer sot nga Altari i demokracise- Kuvendi Populor ti Tom Doshi, por edhe Taulanti!
    Ia keni lehtesuar punen drejtesise sot! Shtetit ligjor do ti mbetet vetem caktimi i mases se denimit ligjor per keta vrases e kusare !
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse jam deshmitar i gjalle, sepse jam deshmitar okular se si luftove ne tym e flake, ne gaz lotjselles e uje te piste per te parandaluar dhunen. Tani e mora vesh prej gojes tende se per pak e pagove me jeten tende kete akt qytetar e teper demokratik kunder dhunes!
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse jam eyewitness deshmitar sy me sy se ate dite ti Tom Doshi, Taulant Balla…shpetuat jeten e kushedi sa protestuesve qe do te ishin masakruar po te mos ishte thirrja juaj burrerore !
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse je nje shembull per te gjithe politiken shqiptare.
    Ti nuk u fute ne politike per tu bere i pasur, per tu bere milioner e multimilioner me politiken si Sali Kadafi, Ilir Meta, Lulezim Basha, Fatos Nano, Fatmir Mediu…. e krejt “banda e ganstereve” te tij!
    Shqiperia dhe Kosova jane i vetmi rast ne historine boterore qe partite, politikanet, lideret krijojne klasen e te pasurve duke nisur nga vetvetja, ne vend qe klasa te krijoje partine, te zgjedhe politikanet dhe lideret!
    Jane i vetmi rast qe lideret futen ne politike si te mjere e brenda dy-tri vjetesh behen milionere e pse jo edhe miliardere! Si!? Qysh!?
    Pyeteni Sali Berishen, Ilir Meten, Lulezim Bashen, Fatos Nanon, Fatmir Mediun… e krejt klanin e tyre !
    E kunderta ndodh me ty Tom Doshi! Ti u fute ne politike si milioner per te pasuruar politiken dhe drejtesine shqiptare!
    Eshte nje shembull i larte jo vetem per politiken shqiptare, por edhe per ate boterore! Jane te ralle milioneret qe marrin pjese ne protesta popullore kunder kusarise dhe vrastarise se nje regjimi faqezi, te pabese e te paburreri si vet bosi, si vete Padrinoja i tij!
    Jam krenar per ty Tom Doshi sepse je radhitur ne anen e drejte te politikes dhe se ardhmes.
    Je radhitur ne anen e popullit , me popullin e per popullin qe ka emrin e shenjte demokraci!
    Je radhitur kunder dhunes e terrorit te nje regjimi pa te ardhme, me nje fund te turpshem ne bankon e te akuzuarit e para drejtesise si despotet Ben Ali, Hosni Mubarak, Muamar Kadaf, Salih Saleh, Beshir Al Asad… Sali Berisha e co.
    Drejtesia vonon por nuk harron o Tom Doshi! Secili do te matet me metrin qe mat tjetrin o Tom Doshi … Ne kete dynja paguhen te gjithe te mirat e te keqijat qe ben secili prej nesh!
    Mjere ai qe radhitet ne anen e gabuar te historise dhe ardhmerise! Do ti vije keq edhe gurit edhe drurit per cka e pret jo vetem ate por edhe klanin e tij!
    Hallall gjiri i Shkoder Loces o Tom Doshi!

  22. ryan says:

    zoti balla allall per ato lojra llafesh apo edhe per ate ombrellen qe dorezove po kur saliu te shante nga gruaja motra e nga deshi ti cme rrije si legen ne vend qe ta godisje me cmendje e hiqe ate kepucen dhe e qelloje morrr tani te hoqi dhe imunitetin te fut ne burg dhe te heq dhe breket po ju te ps ashtu jeni te tere se po te ishit tamam e kishit shporrur sali-qenin

  23. hawk999 says:

    Jeni “kokrrat” e legenave te dyja palet!!!!!!!!!!!!!!! Sa here vijne votimet,nxirrni nganje te fshehte per palen tjeter.Me kujtoni lisharesen qe luajne femijet…rrine ne ekuiliber vetem kur jane te zena te dyja anet,se po iku “njeri”,”tjetri” perplaset ne toke.Keni ngjarjet e 97,ngjarjet e Gerdecit,ngjarjen e 21 Janarit…C’prisni t’i coni ne ICC(Gjykata e Hagues)??I kam cuar vete si privat dhe avvocat dhe m’i kane pranuar si ceshtje,po JU ku jeni??E ka mire “dokt-horri” qe ju thote “ciu-ciu”….Quheni dhe parlamentare…E dini nga vjen fjala PARLAMENT??PARLA LA MENTE,qe s’ka lidhje fare me rastin tuaj.Do imunitet Berisha,ja lini…aq me mire,pasi giurisdizionin si shkalle e pare per ata me imunitet e ka Gjukata e Larte,keshtu qe dhe ceshtja shkon me shpejt ne Strasbourg(kur s’ka lidhje me krime kunder njerezimit),sado qe te kryesh krime kunder njerezimit duhet perpara te kuptojme a i quani dhe shqiptaret HUMANE,apo mbeshteteni te thenia e Aristotelit qe “njeriu eshte kafshe sociale”….Do vije vertet dita qe shqiptaret do ndergjegjesohen,por sigurisht jo nga ju,dhe e kam per te dyja palet.Programet tuaja jane si “religionet”! Po c’tu thuash shqiptareve?!?!Kane 200 vjet qe dhe me vjershe u thone:- cohuni shqiptare prej gjumit,dhe ata po ne gjume…E drejta e revoltes ndaj atyre qe “prishin kontraten” me publikun per menyren e qeverisjes eshte jo vetem kolektive,por dhe individuale.Ajo rrjedh nga e drejta natyrore qe ne raport me ate pozitive eshte si kushtetuta me ligjin.Lexoni BILL OF RIGHT te James MADISON-it o “kokrrat e pordhilikaneve”.Te kesh maxhorancen ,s’do te thote qe ne emer te saj te shtypesh minorancen,perndryshe i bie qe jo te gjithe jane te barabarte para ligjit.Ehhhh,ne gjithe kete bote kaq te madhe,ne kete “hale” e gjeta te lind une?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje