Vrasje, plagosje, grabitje, aksidente: Po policia ç’bën?

3 Shkurt 2012, 14:23Politika TEMA

Diku rreth orës 7 të mbrëmjes së djeshme mediat raportuan për vrasjen e parë: një farmaciste e qëlluar disa herë më pistoletë vetëm pak metra larg shtëpisë. Vetëm pak më vonë u raportua për një tjetër vrasje dhe plagosje, po me armë, në Komunën e Parisit. Vajza e vrarë në këtë rast ishte vetëm 25 vjeç. U vra thjesht sepse po kalonte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. U raportua po ashtu brenda një harku të shkurtër kohor edhe për grabitjen e një pike karburanti diku në autostradë, ndërkohë, që në mëngjes mediat kishin raportuar edhe për grabitjen dhe plagosjen me armë të një argjendari në Vlorë. Aq shumë raportime për vrasje e plagosje pati dje, sa raportimi për një tjetër plagosje apo vrasje në Gramsh kaloi vetëm me disa titra në News24 dhe nuk po e llogarisim fare në këtë bilanc një aksident me pasojë vdekjen që ndodhi në Qafë Plloçë. Me një fjalë mbrëmja e djeshme kishte një bilanc lufte.

Është e vërtetë se numri i lartë i incidenteve të dhunshme në një hark aq të shkurtër kohor përbën një përjashtim. Por është po aq e vërtetë se vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i vrasjeve, grabitjeve me armë, atentateve me eksplozivë e të tjera incidenteve të dhunshme dhe praktikisht nuk kalon ditë pa dëgjuar për ndonjë të vrarë a të plagosur. Po policia ç’bën, mund të pyesë dikush? Nëse lëmë mënjanë fjalimet dhe raportimet ku krerët e saj të lartë flasin për rritjen e zbulueshmërisë dhe arritjet e papara në luftën kundër krimit, nuk duket sikur po ia del të bëjë ndonjë gjë të madhe.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/2/3/vrasje-plagosje-grabitje-aksidente-po-policia-cben

14 komente në “Vrasje, plagosje, grabitje, aksidente: Po policia ç’bën?”

  1. mallakastrioti says:

    po vrasim njeri tjetrin per nje cope buke duhet nje edukate me e sakte qe ne moshe te vogel ne familje dhe ne shkolle dhe politika duhet te japi shembuj pozitiv dhe jo shembuj negativ qytetareve..po vemi drejt gremines mungon pak ti therrasim mendjes te gjithe,sidomos politika ti gjej dhe ti krijoj vende pune njerzve dhe te luftoj krimin …

  2. Bajlozi detit says:

    Polica fushatash, ca te presim aman. Shume po bejne qe po punojne se as te punojne nuk dine :(((

    1. rrupaqe says:

      kur shteti fuksionon me militant partie ne cdo institucion jo vetem ne polici dihen rezultatet turp turp jan futur ne polici me kurse dymujor te gjithe cobente qe kan nje teser e u bene oficer policie ata qe kishin mbaruar shkollen katervjecare te policis u debuan per ti hapur rrugen injorancec te pa afteve te pazoteve . flm

  3. juliano says:

    pse paska police rendi ketu ne shqiperi?! une e dija se jane te mirembajtjes se rrugeve dhe lulishteve teksa i sheh kafeneve qe ne mengjes ne ore zyrtare,keta jane veshur police per te marre rrogen dhe jo per te bere punen sepse ajo nuk u intereson shume as te perballen me njerez me pushtet as me gangestera por merren vetem me njerez qe ne te drejten e tyre ua shkelin keta kallon,sa per ata te rendit sduan tja din fare se kush u vra apo kush u vodh sepse tek e fundit kemi pare polica te pine kafe me te burgosur te lire me leje apo si ata policat shoke me dritan dajtin apo etj,shkurt ktu nuk ka rend dhe per rrjedhoje paguhen kot njerez qe nuk duhet te ishin police.

  4. EDMOND says:

    NE ALBANISTAN KESHTU KA QENE QE ME 1990 DHE KESHTU DO TE VAZHDOJE ME VRASJE DHE GRABITJE DERI NE SHPARTALLIMIN E KRYE-ISLAMIKUT TE XHIHADIT sali berisha :

    1. ferdi says:

      fiks edmond jena ba si ne islamabad e po i kthehna shum islamizimit te komit shihni edhe kosoven si asht ba si rrepublik islamike.

  5. Fatmir says:

    Nga Italia, gjatë stinës së verës, të rrinjtë pijnë hashash, në sytë e policave, e këta béjnë sikur nuk shikojnë! Po policia ç’bën, mundë të pyesë ndokush? Policia Italiane futën në burgë, një qytetar të varfër, se vodhi një copë me mish, në supermarket, dhe e dënuan 1 vitë. Këto ditë, Policia zbuloi, që një nga politikanët e PD, quhet Lussi. Kishte vjedhur 13.000.000 EU nga arkat e partisë, e thuhet në media, se mundë të dënohet 1 vit, ose hiç fare.

  6. nigo says:

    Z Mero
    A mund te na shpjegoni pse tani qe shtohen 1000 police shtohen krimet, vrasjet,vjedhjet.

  7. Luli says:

    Po policia c’ben?Keshtu eshte pyetja ne artikull.Po te ta them une se c’ben policia:”Policia bashkepunon me hajdutet e kriminelet,ndan parate me to,u merr”taksen e ahengut”,ja se c’ben policia.”

  8. Saranda says:

    Po cte presim tjeter ne tani kemi qen,jemi dhe do te jemi nje popull mjeran.Kte mendje kemi ne e pak me shume na i nxisin edhe vet rrethanat ku jetojme.Nuk ka shpetim per ne kto gjera do degjojme gjithmone,ktu po ha njeriu njeriun ne presim te mblidhen te gjithe ne nje mendje e te ndajme kush eshte e mira dhe e keqja per ne si popull.Kshu qe zoti na ruajt keq me vjen po do degjojme e shume te tjera akoma.Nejse te tille jemi po marrim ate qe meritojme…

  9. labi says:

    besoj te gjith qe votuan per PD shpresoj qe te jen bere pishman

  10. USA says:

    maloku i vucidolit kupton qe i ka mbaruar limiti..pregadituni shqiptare per situta me te veshtira…kafshet primitive te Saliut do ti keni ne rruge per te terrorrizuar popullin

  11. popi says:

    Kur krye familjari vjedh ,vret ,perdhunon e ben gjithe poshtersit c’far presim nga familjaret etjere?Duhet ta pranojme se si popull duam te na drejtoj cubi,hajduti,vrasesi,krimineli e AI qe ka gjithe te zezat.Ndrysho o popull e mos prit nga fryma e shenjte.Zoti ndihmon ate qe ndihmon veten.

  12. juzefidhja says:

    MERR RROGEN DHE BEN SEHIR,CA MUN TE BEJ ME SHUM KUR NUK KA URRDHER NGA LART…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje