Më 8 shkurt Apeli vendos për masën ndaj Ndrea Prendit

3 Shkurt 2012, 18:49Politika TEMA

Gjykata e Apelit do të vendosë më 8 shkurt nëse do të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-komandandit të Gardës, Ndrea Prendi, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt më 21 janar.

Prokuroria kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie, në arrest me burg për tre të akuzuarit në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, por Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke i lënë tre të akuzuarit në arrest shtëpie.

Trupi gjykues do të kryesohet nga Artan Broci, ndërsa anëtarë do të jenë Gjin Gjoni dhe Edmond Gega.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës rrëzoi apelin e prokurorisë që të ndryshonte masën e sigurisë ndaj Prendit, për ta dërguar atë në burg, duke thënë se kjo kërkesë po shqyrtohet nga ana e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, kërkesa për rishikimin e masës së sigurisë për Armando Kasajn, specialist i IT-së në kryeministri, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në 10 shkurt.

9 komente në “Më 8 shkurt Apeli vendos për masën ndaj Ndrea Prendit”

  1. USA MEN says:

    me shprehjen e arvizuse se ish ministri i brendshem i bulevadit MENDER BASHA eshte “yll ne qitje” mbaroi defakto gjyqi i 21 janarit ku u vrane 4 protestues qe donin te rrezonin me dhune pushtetin legjitim te monstres sali berisha te caktuar nga filoserbi rajerson ne 1991 dhe te graduar nga “nenpunesi i pallatit te endrrave” arvizu 20 vjet me vone ne 2011.
    lavdi heronjeve te 21 janarit !
    mallkuar per jete te jeteve
    .vrasesi ………lulzim saliberisha
    .tradhetari…….edvin gramoz ruci
    .mashtruesi…….rajerson arvizu

    1. Te lumte goja eke thene tamam .nuk nale te shtonim asnje fjale.jam plotesisht dakort

  2. luis says:

    Kuptohet per mungese provash ato do te lihen ne gjykim te lire.
    Kur pashe dhe nje mirditor me Gjin Gjoni mu forcua kjo bindje sepse mirditoret jane me bythlepiresit ndaj pushtetit se cdo krahine tjeter ne Shqiperi.
    Keta dikur thurnin kenget me te lavdishme per diktatorin Enver Hoxha.

  3. Tirona "Zogu i Zi" says:

    Nuk ka nga e lu bothen Prenda Ndrea.

    Shih:
    http://youtu.be/VsRiwFZOJ6c

    Shnet e bothe te forta o Ndrea Panda! A do e majsh gjate???

    1. Gusmari says:

      Ha ha ha!
      Sa do e kete marre malli Agim Llupon per Ndrean, mezi po e pret!
      Plotesojani deshiren, t’i nderrojne vendet me Salen!Amin!

  4. Shkodrani patriot says:

    Harrojeni se shqipria do te bahet nejher sepse vazhdon testamenti komonist,ne duhet ta rrezojm diktaturen ne vazhdim me qdo kusht e menyr si 90-en bojkot total me studenta me puntor e me fshtar n.q se duam nje te ardhme te komit sepse kyt dhoj mafie nuk e ka pas as italia e viteve 60-70 pranj cohuni e mos flini gjum se shqipja na iku nga duart.

  5. me ka cu nona me la gojen says:

    Po bjen ora e Gjin Gjonit,ai qe shpetoi trafikantin turk kesaj rradhe duket se e ka pisk punen,Te gjithe e dine sa qef e ka Mero Baze,a thua do ta shpetoje dot edhe Ndre Prendin

  6. Gjon Gjini says:

    Perseri ky Gjin Gjoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje