Schieder-Ramës: Taksimi progresiv, rruga e duhur

3 Shkurt 2012, 17:00Politika TEMA

Kryesocialisti Edi Rama merr mbështetje nga zyrtarë të lartë austriakë sa i përket taksës progresive që PS synon të vendosë në qeverisjen e saj. Gjatë një vizite në Austri, lideri i opozitës zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Financat, Andreas Schieder, i cili e ka cilësuar taskën progresive si rrugën më të drejtë të një modeli ekonomik.
“Së pari jam i lumtur që munda ta ritakoj z.Edi Rama, të cilin kam vite që e njoh, prej funksionit të tij si një Kryebashkiak i suksesshëm i Tiranës dhe si lider i Partisë Socialiste. Sot ne folëm për ekonominë, në veçanti në lidhje me krijimin e një sistemi taksimi më të favorshëm e më të drejtë. Unë besoj se aplikimi i një takse të sheshtë në nivel të ulët nuk është një ide e mirë, pasi vetëm favorizon të pasurit dhe i merr paratë njerëzve të varfër. Sistemi i taksave duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm,kjo do të thotë: taksa progresive”, tha Schieder.
Ndërkaq edhe sekrertarja e grupit parlamentar socialist për politikën e jashtme, Christine Muttonen e ka vlerësuar si shumë të frytshëm takimin me liderin e opozitës shqiptare, ndërsa tha se korrupsioni duhet luftuar përmes një sistemi ligjor funksional.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të luftohet korrupsioni për të patur një sistem ligjor funksional, por gjithashtu është shumë e rëndësishme që të ndihmohen të rinjtë për t`u punësuar dhe në këtë drejtim ju duhet të fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja”, u shpreh Muttonen.
Kreu i PS Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Vjenë, ku ka marrë pjesë në disa takime të organizuara nga Partia Socialiste austriake. Gjatë takimit me përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist austriak u fol mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit europian. Duke u ndalur në këtë çështje të rëndësishme, Rama u kërkoi deputetëve austriakë një mbështetje sa më të gjerë për Shqipërinë në proceset integruese./ora-news

 

8 komente në “Schieder-Ramës: Taksimi progresiv, rruga e duhur”

  1. FAK says:

    ne qofte se ka njeri qe po i cmend me shume shqiptaret sot per sot
    ky quhet EKR.
    NUK E KUPTOJ KUJT I HYN NE PUNE TAKSIMI PROGRESIV???? PER ARRORET E KE FJALEN????
    jam dakort qe te merret me kete takse leshi por me pare duhet
    TE MERRESH ME ATE TAKSEN E GJAKUT QE U DERDH NE BULEVARD..
    i panderuar edi rama:dukesh hapur qe ke bere marreveshje me kryeminstrin arvizu per te falur komandantin faktik te gardes NE 21 JANAR me emrin sali berisha.
    dhe kjo quhet pshurrje qe i ke bere 4 heronjve .
    HAPI I PARE QE DUHET TE BESH ESHTE TE KERKOSH DOREHEQJEN PA KUSHTE
    TE BERISHES DHE NJE QEVERI TEKNIKE..
    RRUGET E TJERA TE COJNE NE NJE TRADHETI ME “MIREKUPTIMIN” E ARVIZUSE
    DHE PRAPE KA PER TE NA FUTUR NEVE..SE TI QENKE DORZUAR SI NANO DIKUR

  2. Mirej says:

    i adashur Edi! Po te kujtoj qe PS po mbush 8 vjet ne opozite.Me kete teorine e takses progresive kam pershrypjen qe nuk do marresh as gjysmen e votave qe more ne zgjedhjet e kaluara.
    Berisha eshte shume i sinqerte kur thote qe eshte superkomod me nje kundershtar si ty.

  3. ELENA GJIKA says:

    PO MIRE KY PSIKOPATI RAMA PSE NUK E BERI 12 VITE SA ISHTE KRYETAR BASHKIE

    1. feder says:

      E ben dot dallimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal? E ben dot dallimin mes kryeministrit dhe kryetarit te bashkise? Me mire kishe pj… se fole, ti e shume si puna jote…

  4. rrapi i celos says:

    Nuk dua qe te debatoj me komentuesit te cilet i vleresoj per mendimet e tyre , por dua te shpreh opinionin tim. Edi Rama eshte me kembe ne toke dhe me mendje ne koke . Ne se bejme nje paralelizem (mos me paragjykoni) ATI yne i shenjte ,ISMAIL QEMALI bashke me ktyetrimin e kosoves IS BOLETININ ,ne VJENE e moren bekimin e pare per te shpallur SHqiperine te lire dhe te PAVARME. Duhet te dime nje gje qe vatani yne sot ndodhet ne udhekryq historik ne se arrijme qe ta kuptojme .Nuk dua te them se Austria ka ndonje peshe te madhe por nje mendim nga i MADHI VRANICKI do te ishte me vlere. Edi Rama ja tregoje dhembetpushtetit dhe pushteti ja “shperbleu” mundin.EDI RAMES ja kane vene koken ne preher dhe po mundohen ti hapen gojen me zor qe ti fusin lugen me corbe te prishur qe pastaj ta vjelle derisa te jete gjalle. Por per ata qe nuk e njohin ,ai nuk eshte nga ai sua dhe nga ajo rrace. Fitili eshte gati por duhet vetem shkrepsja. Pse nuk del ndonje “trimosh ” tjeter ne vend te Edi Rames dhe ta udheheqe popullin drejt F I T O R J E V E. Derisa te kemi “MIKUN E MADH” por te vogel dhe tinzar si nje SHQARTH apo si KUNADHE marsi qe i kane rene dhe qimet e bythes, mos prisni gje . Atij ti rroje “BURRI I SHTETIT ” DHE YLLKA LULEZIME. Nuk dihet se cfare planesh ka DAJ SAMI.

  5. Militanti says:

    Kush eshte ky kokeqethuri prane Rames?Mos valle keshilltari i madh i pa emer qe ka per taksen progresive?Boll me eksperimente z.Rama!Taksen progresive do e bej nga e keqja edhe Sala, se duhen pare ne buxheti,por Rama nuk duhet te insistoj me kete teori se dp bej kunder bisnesin qe nuk i do taksat e larta.Ne nuk jemi Amerika ku vet te pasurit po e nxisin kete takse per te shpetuar ameriken dhe bisneset e tyre.Politika do dipllomaci,por Rama nuk e njeh as dipllomacine as ekonomine.As keshilltaret qe mban nuk dine me shume dhe nuk njihen si te suksesshem.Ata jane pergjithesisht te rinj pa eksperience me keq se vete Rama.Kjo mendesi me ben pesimist per fitoren.

  6. Rruzhdia says:

    Se kuptoj se duhet mos te kembenguli per taksen progresive kur shumica e popullit eshte nen gjendjen ekonommike mesatare, e biznesmene ne shqiperi ka shume pak. Dhe ska pse ti bej kundershtare kur ne fund te fundit secili biznes do taksohet per ate qe ai fiton dhe asgje me shume. Njerez lerini ofendimet sepse keto na kane lene ne kete gjendje qe jemi. Ne duhet te shohim politikat qe na pershtaten si popull, e jo kush politikan flet me bukur. Gjynah qe e leme vetem te perdoremi ne kete gjendje.

  7. rexha says:

    Taksa progresive qe kembengul Rama eshte taksimi me i drejte per te gjithe, se keshtu ne me rroga mesatare u rropem, mos flasim pastaj per cmimet qe gjoja do ti mbante ne kontroll ky lulezimja qe ka vene Berisha ne kry te Tirnaes. Jo! Une jam ok me taksen progresive, qe ata qe skane mos paguajne takse fare, dhe bisnesi te paguaje aq sa i takon
    Sa per mllefin e FAK, i them se taksa e gjakut eshte tani ne duart e drejtesise se nuk mjafton per vrasesin Berisha vetem 3 zagaret e tij prapa hekurave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje