Këshilltarët e majtë: Basha t'u tregojë shqiptarëve të Amerikës për vrasjet e 21 janarit

3 Shkurt 2012, 19:01Politika TEMA

Vizita e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në Amerikë dhe deklaratat e tij atje kanë ngjallur indinjatë tek grupi i këshilltarëve socialistë në këtë bashki. Në një deklaratë të mbajtur nga kreu i grupit të këshilltarëve, Aldrin Dalipi, i kërkohet Bashës që të mos jetë cinik me të vërtetën dhe të mashtrojë shqiptarët e Amerikës apo zyrtarët amerikanë duke folur për bëma në krye të bashkisë, kur në të vërtetë në bilanc ka vetëm shkatërrimin e disa punëve të mira të nisura më parë. Duke iu referuar një takimi që Basha ka sot në konsullatën shqiptare në Washington me shqiptarë që banojnë atë, Dalipi i “këshillon” Bashës të jetë i sinqertë për 21 Janarin dhe për karrierën e tij politike që i ka shpëtuar gjykimit për vjedhjen e miliona eurove.

“Kryetari i emëruar i bashkisë së Tiranës së bashku me gjithë stafin e tij po bëjnë turizëm. Jo vetëm që nuk janë në krye të detyrës, por mbi të gjitha po bëjnë reklamën e punëve të pabëra apo të prishura që nga themelet që kur Basha rrëmbeu mandatin me votat e grabitura brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po shpërdoron taksat e qytetarëve dhe në mënyrën më të turpshme, ai që do u dëgjonte zërin nuk denjon as të japë llogari për abuzimin miliona euro me sheshin “Skënderbej” apo me “shthurjen” e planit urbanistik të hartuar nga studio me përvojë dhe të njohura ndërkombëtarisht, shqetësim ky edhe i Presidencës së Bashkimit Europian”, thotë Dalipi. Sipas kryekëshilltarit socialist, Lulzim Basha duhet të gjejë guximin e t’u shpjegojë atyre shqiptarëve që do të mblidhen për ta dëgjuar në konsullatë sesi i shpëtoi gjykimit për vjedhjen dhe abuzimin prej 200 milion eurosh në rrugën Durrës – Kukës me procedurë, pasi nuk pati guximin që të përballej me këto akuza. “Por mbi të gjitha le t’u shpjegojë atyre akuzën më të rëndë që i rëndon mbi supe: sesi, në 21 Janar 2011, në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm, Garda Republikane nën urdhrat e tij dhe të Sali Berishës, hapi zjarr dhe vrau në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm”, thekson ai në deklaratën për shtyp mbi vizitën e Bashës në SHBA.

 

22 komente në “Këshilltarët e majtë: Basha t’u tregojë shqiptarëve të Amerikës për vrasjet e 21 janarit”

  1. aa says:

    cfare pune keni me bashen kur arvizu i beri nje vleresim maksimal?
    do ishte me e sakte t’i drejtonit nje proteste trajnerit te lulit
    qe rri te rruga e elbasanit.po ja u mbajti “verra” drejtohuni atij
    mos beni gerr-gerr me bashen qe eshte vecse nje manekin marka “udb”

    1. d.ademi says:

      ti AA nuk e din sesa $ jane hedhur nga lobet qe financon berisha ne USA sepse ai luli bukuroshi ka shkuar atje per te zbutur ata xhentelmenet me padronin e tij

    2. Gusmari says:

      Kot eshte lodhur deri ne USA Luli. Ate qe do e gjen ne Kavaje. Shkonte atje, bente sikur i binte celulari, ulej ta merrte dhe…

      … ose vetedorezohej ne burg. Aty pastaj do behej miss burgu!

      Kujton se mund te dale palagur nga vjedhjet dhe vrasjet e tij?!

  2. sorge says:

    Opozita duhet t’u jape informacione te PLOTA bashkeatdhetareve tane ne SHBA nepermjet shoqatave te tyre atje!!!Te kishte organizuar TAKIME DHE PROTESTA per te denoncuar SUNDIMIN KRIMINAL te Sali Berishes!!!Dikur kosovaret,ku kishin emigracion(kjo pune behet edhe me 5 vete),organizonin manifestime proteste per te drejtat e tyre para ORGANIZMAVE NDERKOMBETARE duke u dhene informacion MEDIAS BOTERORE!!!VETEM ME ORGANIZIME TE TILLA DO TE DAMKOSEN .BASHKE ME BERISHEN EDHE NDERKOMBETARET,QE E MBESHTESIN ATE!!!Nuk mjaftojne vetem takimet me shqiptaret ne Athine apo Prishtine,por ne te gjitha KRYEQYTETET E BOTES ku ka qofte edhe 5 shqiptare!!!Ne se nuk vihet me SHPATULLA PER MURI,SOT,SALI BERISHA,QE KA BERE KAQ E KAQ KRIME,KURRE NUK KA PER T’U SHKULUR NGA PUSHTETI!!!AI DO VAZHDOJE TE TALLET ME NE!!!

    1. Mike says:

      Amerika eshte kunder social_ komunistave,po ashtu edhe shqiptaro_ amerikanet.Ktheni syte nga Greqia, se Amerika ju di cfare soji jeni.

  3. BERISHA LARGOHU. ME KETE QEVERI SHQIPTARET JANE TE MALLKUAR! says:

    Eshte shume e vertete qe nderkombetaret po mbrojne krimin qeveritar. Nuk eshte ide e keqe te protestojne kunder ambasadorit amerikan qe po behet pjese e krimit Berishjan e Bashjan.

  4. Ramy says:

    Zagaret e Rames po lehin gam gam kunder nje ylli ne ngjitje

    1. rudina says:

      Me vjen keq more Zoti Ramy se nuk e di nga je dhe nga flet por vetem nje dicka te dish e bardha eshte e bardhe dhe e zeza ngelet e zeze qe nuk ka sylesh qe te mohoje se cu be ne 21janar dhe nuk ka budallenj se si e mori bashkine Zoti Luli se fale zotit qe cdo gje jepet ne TV dhe duken qarte por si duket qenke i verbuar ose nuk te le hunda te shikosh me shume. me fale por nuk mund te rija pa te thene dy fjale sa per dijeni une nuk jame me asnje parti se jame e larguar por shikoj dhe klanin dhe top chanel dhe di ti dalloj ngjyrat dhe jame ne gjendje te analizoj dhe te reagoj.

    2. shpati says:

      A ka me ZAGAR se ty,o Ramy,qe nje here leh per Ramen dhe dhjete here LEH PER BERISHEN!!!Je i pa fytyre dhe kelysh fashisti!!!Per cfare ylli e ke fjalen ti o pjelle e VDEKJES???Ne se yll keni Bashen atehere u takon te jeni FASHISTE TE TERE ME Berishen ne krye!!!Nje njeri qe VRET,QE VJEDH MILIONA,qe SPIUNON KOSOVARET,kur paguhej per ta,si mund te jete yll,ky felliqesire,vecse meriton URREJTJEN ME TE MADHE NGA TE GJITHE SHQIPTARET???Te tille yje keni ju demokrastiket FASHISTE,prandaj po e SHKATERRONI SHQIPERINE ME THEMELE!!!MALLKUAR QOFSHI!!!

    3. Gusmari says:

      A thua te jesh kaq budalla o Rammy, apo ben vete?
      Basha eshte si njeriu qe qesh i Viktor Hygoit. Kukull qe flet fjale pa lidhje.
      Kur t’a haje thelle, do t’me kujtosh.
      Ruj veten e lerja drejtesise. Po te jete yll ne ngjitje, nuk ka nevoje per ndihmen tende:-) A e di qe ka qene ylli i rruges se pexhereve te kuqe ne Hollande?

    4. BERISHA LARGOHU. ME KETE QEVERI SHQIPTARET JANE TE MALLKUAR! says:

      Ramy, une e bera nje koment, por gazeta tema nuk e shkoj te arsyeshme botimin e kometit qe ishte i adresuar pe ju. Jeni nji person i pakulturuar dhe tregon edukaten qe ta kane dhane prinderit tuaj!

  5. xhoni says:

    DEKLARATA TE TILLA,KU I KERKOHET BASHES SE CFARE T’U THOTE SHQIPTAREVE TE AMERIKES eshte sa PA VLERE ,AQ EDHE PAQ SENS!!!Pervec zhurmes mediatike ne Shqiperi,nje deklarate e tille nuk ka per te ndihmuar per asgje!!!Basha nuk do t’i degjoje!!!Emigrantet tane,jo e jo,pra kjo u be per konsum te brendeshem,per te thene se “JA,NE JA DHAME PERGJIGJEN BASHES”!!!TURP I MADH PER OPOZITEN,!!!DERI TANI BERISHA ESHTE NE SULM(me gjithe ato krime) dhe opozita ne mbrojtje!!!NUK SHOHIM ASNJE STRATEGJI VEPRIMI,POR VETEM LLAFE BOSHE!!!Nga protestat u hoq dore dhe askush nuk dha llogari pse u ndalen,ose “PSE U BENE KOT GJITHE ATO PROTESTA,QE VRANE 4 PROTESTUES?!!U be bojkot,ndersa tani u nderpre!!Askush nuk dha llogari se cfare u arrit nga bojkoti,pervec llafeve boshe!!!OPOZITA DUHET TE JETE NE SULM TE VAZHDUESHEM DHE T’I DALE BERISHES DHE BOTES ME KERKESA TE REJA!!!SHKURT:NJE BOKSIER,QE I KA SHKAKTUAR KUNDERSHTARIT PLAGE VDEKJEPRURESE,NUK DUHET TA LEJOJE ATE TE MARRE FRYME PER ASNJE CAST,NDRYSHE HUMB NDESHJEN!!!TA GRUSHTOJE PA PUSHIM DERI SA TA HEDHE NOKAUT!!!!OPOZITA PO BEN TE KUNDERTEN,VETEM NE SE PRANOHET SE POLITIKEN NE SHQIPERI E BEJNE TE HUAJT DHE PARTITE TONA JANE SA PER IMAZH!!!

  6. emigrantja says:

    Nje replik me z.MIKE e ke gabim une jam dhe do jeme nje socialiste deri ne fund dhe po te besh nje sontazh ti dhe sporua jote do te dali qe llotaria dhe kriminelve te saliut,dhe ne uashington atje ku ka vajte ai lulka juaj te siguorj qe 90% e shqiptareve nuk e duan ate vrases.

  7. Rudina says:

    Sa per dijeni ju zoterinjt e PS ne qe jetojme ne Amerike e njohim mire Lulin e Saliut se jemi me fat qe kemi stacione televizive qe shikojme lajmet dhe cdo emison qe jepen tek klani dhe top chanel dhe nuk na mashtron dot neve se e njohim mire Lulin e Saliut dhe ne nuk duam tja dime fare se vjen apo iken ai. Tju them te drejten u be nje kohe e gjate qe jame larguar dhe nuk jame me asnje Parti por te miren e vendit time e dua por nuk mund ta pranoj per ato femrat e Pd kur dalin dhe flasim neper emisionet tv dhe thone per gardistet qe jane heroj nu munk ta imagjinoj qe flasin me ate gjuhe.Turp te kene keta njerez qe i perdor Saliu dhe Luli.

  8. valbona says:

    Rudina dhe une jam nje nga ato qe jetoj ne amerik prej shume vitesh,dhe ashtu sic thoni ju mendjen e kemi ne vendin tone ,ka ardhur nje kohe qe lajmet i marim ne moment se cfare ndodhe dhe na vjene keq qe atje edhe ose 20 vjete demokraci nuk po behet asnje gje ,dhe mundohemi qe televizorin kur e hapim mos te kemi afer femijte ,niper dhe mbesa qe mos te degjoime ate fjalor rugacerije qe ekziston aty.Po te doj LULI le te vije ne cdo shtet te Amerikes per ta pare se sa e duan shqiptaret.
    Te gjithe e dine se sala ,luli,iliri dhe me rradhe jane kriminelet e atij vendi,dhe besoj se fundi do jete i afert.

  9. bashkekombs USA says:

    shqiptaret e amerikes e dine mire qe vendi jone eshte shitur nga nje neanderthal vucidoli .saper kete pederastin Bosha ne nuk komentojme se e shofim si nje qelbesire,,, ajo qe shqiptaret e vertet te Amerikes kerkojne ..eshte nje qeveri vertet demokratike dhe larg malokeve …..qe shqiptaret dhe vendi yne tju akopjohet vendeve europiane..por kjo nuk mund te realizohet deri sa ne qeveri te jete nje malok i peshtire ..nje felliqsire qe i sherben cdo agjenture vetem per perfitime monetare…shqiperia nuk mund te shkoje drejt europes kur mediat shqiptare (Ariana Cani)harxhon ore me nje imbecil si Lek Plepi duke anashkaluar problemet jetesore te nje vendi te nje populli…sot shqiptaret jetojne ne fantasy land por shume shpejt do ballafaqohen me realitetin dhe do jete me e hidhur se 97..mos harroni ..Maloku i vucidolit paguhet dhe ne Beograd

  10. tironci says:

    ska cfare tregon ky kriminel .. po qe per SHQIPTARET E AMERIKES ky moster do e kishte vendin ne burg ..
    POSHTE QEVERIA FASHISTE E sali berishes

  11. devolli says:

    Nuk ak nevoj te na i tregoj luli se cfare ka bere me 21 janar,se shqiptaret e amerikes jemi te informuar per cdo gje ,per ne le te roj sa malet MERO BAZE qe na furnizon me ushqim cdo dite,luli,sala,iliri nuk jane gje tjeter vecse kriminel ,vrases te kombit.

  12. labi says:

    se me ke me ngjan ky basha. sikur eshte djali i atij te bukrit te 8 nedorit 1941.

    1. lali says:

      labi labi labi he he he labi labi !!!Sme njeh nga “zeri” e e e ??? Pa merrja nje me isoo , pa fillo te me kendosh ! MORE PRIMITIV QE UNE TE NGRITA VLERAT
      TE BERA USHTARAK ,ARSIMTARE dhe INXHINJER vetem me shkolle ideologjike . Por kam bere gabim me ty, se emancipimi i ketij populli nuk vjen me komunizem as me socializem POR VETEM ME DEMOKRACI
      KU TE MOS QEVERRRISIN NJEREZ SI UNE DHE USHTARAK ,ARSIMTARE, E PROKUROR INJORANTE SI TI. NE DJALL VAFSHIM SOJI JONE KOMUNISTO-SOCIALITO-MAFJOZ.

      1. Gusmari says:

        O lali, ca ke pire vella, na e trego edhe neve! Nuk te mora vesh asnje fjale. Te beka dem shume. Mos ngaterron ndonje buton ne tastjere dhe e nis shkrimin tek FBI e te piu e zeza pastaj, do keqkuptohen:-)
        Futja me mire ndonje pershesh me kos. Po s’pate, se eshte krize, te dergoj une nja dy qillo qumesht pluhur.

  13. ALBAN DEGA says:

    “YLLI NE NGJITJE” BASHA HUMBET SHKELQIMIN EDHE NE NJU JORK

    – Shqiptaret e Amerikes nuk paten kohe te humbnin me
    fotokopjen e Sali Berishes …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nga “burri i shtetit” tek “ylli ne ngjitje”

    Jo vetem ne Uashington, ku ka fare pak shqiptare, por as ketu ne Nju Jork, ku eshte kryeqyteti i mbi 80 per qind te tyre, shqiptaret e Amerikesa nuk kane kohe te humbin me “nje yll ne ngjitje”… nga kusaria tek vrasja, nga hajnia tek terrori te Aleksander Arvizut!
    Nuk e di a ka pasur kohe Zoti Ambasador te lexoje tregimet e llahtarshme te viktimave te gjalla te arrestimeve, lincimeve torturave ala nazi- komuniste te qindra protestuesvve te 21 janarit 2011 te urdheruara nga Lulezim … Berisha!?
    Nuk e di a e ka informuar Zoti Ambasador Departamentin e Shtetit dhe Shtepine e Bardhe per torturat e “Xhuponeve te Zi” dhe Ton Ton Makuteve te Sali Dyvaljes dhe Lulezim Baba Dokut!?
    Nga “Burri i Shtetit” vjet ne kohe zie e lemerie sivjet po orvatet tu shese shqiptareve “nje yll ne ngjitje” nga kusaria qindra milioneshe e Autostrades se Hajnise se Kombit ne ekzekutimet ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku as nazi-fashizmi dhe as komunizmi gjaksor nuk kane pase ekzekutuar asnje shqiptar!
    Nje “yll ne ngjitje” i politikes se vjedhjes se votave e me karrike te vjedhur ashiqare ne sy te shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe vete ambasadoreve, perfshi Zotin Arvizu !

    … jane tejngopur me origjinalin

    Kjo eshte aresyeja kryesore qe shqiptaret e Amerikes braktisen kete figure te spanuar nga servilizmi i skajshem dhe shpirti prej skllavi i shitur tek Berisha, nga kusaria dhe vrastaria e tij barbare !
    Ne takimin me te ne nje mejhane ruse moren pjese te njejtet biznesmene shqiptare e armerikane qe presin e duartrokasin pa kushte Berishen, te njejtet persona.
    Fjale te medha per investime! Premtime marramendese sikur amerikaneve u plasi menderja per te investuar ne tramin, ne zbukurimin e Tiranes…kur kane sot mbi 11 milione amerikane te papune dhe kriza eshte gati ne mesin e saj .
    Shqiptaret e Nju Jorkut, braktisne fotokopjen e Sali Berishes. U ka dale per hundesh origjinali!

    Nga “Ceku i Bardhe” e “kuota zero” tek nje kazino !

    A ju kujtohet “Ceku i bardhe” dhe kuota zero e Sali Pashko Rulit ne fillimin e viteve 90-te !? E njejta estrade! Te njejtat hajgare!
    Bir Selamn i nenes
    ke te qaje me pare
    Keta palo rrenca
    Kusare e vrastare!
    A e dini ku jane perqendruar pjesa me e madhe e investimeve te shqiptaro- amerikaneve apo te amerikano- shqiptareve ne Tirane e mbare Shqiperine keto dy vjetet e fundit !?
    Ne kumar e bixhoz shkojne rreth 60 per qind e tyre! Pse !? Fitimi eshte i garantuar! Fitimet e kesaj “industrie” mashtrimi dhe rjepjeje per se gjalli te shqiptareve jane dyfishuar gjate dy vjeteve te fundit!
    Jane dhjete- fishuar taksat qe vjel prej tij qeveria e Sali Berishes qe pat premtuar ne fushaten e veres 2005 se do ta godiste kete dukuri vrastare te fakirave shqiptare, qe po lene jo vetem breket por edhe jetet neper kazinote e Vicidolit!
    Pervec rrenimit ekonomiko- financiar, kjo industri ne sterlulezim e Sali “El Dorados” po shkaterron edhe familjet dhe eshte sot aresyeja kryesore e divorceve ne Shqiperi!

    Shqiperia per shitje …. Gjithkush e gjithcka !

    Pse!? Qeveria me e korruptuar , me kusare ne historine e Shqiperise me Sali Berishen ne krye e ka kthyer krejt Shqiperine ne nje superkazino ku shiten e blihen qe nga ai vete e deri tek katundari me i humbur, qe nga Otrantoja e deri tek hidocentralet, qe nga ilacet e popullit e deri tek shperndarja e energjise elektrike ku drejtori i Cezit paguhej me rreth 60 mije euro ne muaj… Gjithkush e gjithcka !
    Pse!? Pergjigjen e ka dhene nje nga baballaret me te shquar te demokracise amerikane Abraham Linkoln:
    – Cdo popull ka qeverine qe meriton!
    Cdo popull ka aq demokraci e aq liri, aq drejtesi e aq begati sa c’lufton per to!

    Babezi ne vend te ” cekave te bardhe ”

    A i pate ne Klan, ABC, RTSH, e telalle te tjere te Berishes si RD, Gazeta 55. Koha Jone … se kush e priten ne Nju Jork delfinin, te perkedhelurin e tij dhe te familjes se tij Lulezim Bashen!?
    Biznesmene te njohur!!! … Po prisja te shihja “cekat e bardhe ” te tyre ne tavolinen e “Yllit ne ngjitje”!
    Si do ti transportoje i gjori, mendova per nje cast duke ia qare hallin! Cfare me pane syte !?
    Iu versulen piatave sikur te mos kishin ngrene tash nje jave! Po pershkruaj cfare kemi pare te gjithe , sepse jane te njejtat kamera, te njejtat rrjete TV…
    Te babezitur megjithese nuk ishte as vakt dreke e as darke! Nuk dinin te mbanin as lugen e pirunin per te mos shkuar me tutje… Perveshen lleret e duart…

    Beme baba te te ngjaj !

    Cfare humanizmi me kamarieret e bas bojsit! Nuk paten nevoje te fhsnin as pisatat e as tavolinat… Me vjen per te vjelle kur kujtoj ato skena ! Kam ndot…
    Ky ishte “shkelqimi” i “yllit ne ngjitje ” Lulezim Basha edhe ne Nju Jork! Nje shkelqim krejt i munguar!
    A nuk ndodhi vjet ne shtator e njejta gje edhe me bosin e tij Berisha. Pershkroi 10000 milje ajrore per tu takuar me kolegun e Butanit!
    Nuk thote kot sovrani: beme baba te te ngjaj ! Cilin te te qesh e cilin te te qaj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje