Venger: Ka edhe më keq, mund të ishit tifozë të Liverpulit

4 Shkurt 2012, 12:21Sport TEMA

Trajneri i kritikuar i Arsenalit, Arsene Venger, i ka ngushëlluar tifozët e tij. U ka thënë se ka edhe më keq, nëse do të  ishin tifozë të Liverpulit.

“Jemi vetëm na janar, dhe vendi i katërt është mundësi reale. Por, ne jemi në garë me Liverpul, që nuk e ka fituar titullin prej 22 vjetësh, ndërsa më herët e kishin fituar 18 herë në 20 vjet. Mund të ndodhë”, ka thënë Venger.
Matematika e Vengerit gjithsesi ishte shumë e gabuar, sepse Liverpuli i fitoi 18 tituj brenda 89 vjetësh, hera e fundit në vitin 1990.

Por, përderisa tifozët e Liverpulit e kanë mbështetur gjithmonë skuadrën, tifozët e Arsenalit po planifikojnë që në ndeshjen me Blackburn të vendosin qese në ulëset e stadiumit dhe ta bojkotojnë atë, si pasojë e rezultateve të këqija.

Në 4 ndeshje Arsenal e ka fituar vetëm një pikë, me Boltonin këtë mesjavë, pasi  paraprakisht kishte humbur ndaj Manchester United, Fulham dhe Swanseas.

1 komente në “Venger: Ka edhe më keq, mund të ishit tifozë të Liverpulit”

  1. Argita_B says:

    Nese Arsenal do te luante keq, apo lojtaret nuk do te “djersisnin” fanellen ne fushe, do te ishte normale bojkotimi, po Arsenal ka luajtur mire ndeshjet e fundit e shume pak i ka munguar te mari rezultat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje