Këngëtari i njohur pretendon se është ringjallur

6 Shkurt 2012, 21:01Lifestyle TEMA

Një person në Afrikën e Jugut- që pretendon se është një këngëtar shumë i njohur, i vdekur në vitin 2009, është arrestuar në pritje të analizave të ADN-së.

BBC thotë se personi, i njohur si Khulekani Khumalo- një këngëtar zulu, fitues i shumë çmimeve, vdiq në vitin 2009.

Por tani ai thotë se është rikthyer në familje pasi e kishin grabitur disa zombie.

Familja, përfshi dy gratë e tij, thonë se ai është i vërtetë, por policia thotë se do e padisë për mashtrim nëse testet e ADN-së tregojnë se po gënjen.

Rezultatet e ADN-së pritet të dalin në fundjavë. Në rast se ato përkojnë me personin e arrestuar, policia do të zhvarrosë trupin. Këngëtari u varros pas një ceremonie madhështore ku merrnin pjesë politikanë, media dhe fansa.

Kur u mor vesh lajmi se ai ishte ringjallur, mijëra njerëz vërshuan në banesën e tij. Policia përdori makina ujëhedhëse për të shpërndarë turmën. Këngëtari u tha fansave se ai nuk kishte vdekur, por e kishin mbajtur disa zombie duke e detyruar të këndonte për ta. Ai shtoi se kishte ngrënë baltë për të qëndruar i gjallë.

14 komente në “Këngëtari i njohur pretendon se është ringjallur”

  1. Aqifi says:

    Do te jete nga Malokistani ky kengetari se edhe ata kane perralla me njerez qe varosen e ringjallen…

  2. Horri i bulevardit says:

    Ke lexova kete ngjarje, me shkoi dicka neper mend, me kujtohet numri i pare i RD-se, ku vete kam qene nje nga ata qe e mundesuan kete numer, vume nje foto montazh, Enver Hoxhen ne arkivol me dy gishta te ngritur lart qe kerkonte edhe ai demokraci, sot mbas ketij lajmi te pazakonte, po mendoj me vehten time, se mos Enver Hoxha eshte ngritur nga varri dhe shpirti i tij eshte futur ne trupin e Sali Berishes?.
    Ju lutem vorraxhive te varrezave te Sharres qe ne bashkepunim me doktoret me te mire, te bejne zhvarrimin e tij dhe ti bejn ADN-ne.
    Mos kujtoni se nuk ndodhin mrekulli, ai i hershmi, na thoshte se M:L. do te jetoje pergjithmone dhe kete ne po e shohim se ajo ideologji akoma jeton me te njejtat metoda, por mos eshte ngritur edhe Ai?
    Tobestrafkullah.

    1. Kopenhagen says:

      Horri,
      lere ne paqe Enverin.
      Jo se e doja shume, po paska patur dhe me keq…
      Vucidolsi eshte nje kopje e shemtuar e Enverit, me te gjitha anet negative te tij te amplifikuara ne menyre te frikshme.
      Sa per RD, me kujtohet shume mire kur shtyheshim ne radhe per ta blere, dhe kjo me perforcon zhgenjimin.
      Mrekullite ndodhin, vetem jo per tufen e bagetive me emrin kombi shqiptar, pjese e te ciles per fat te keq jemi edhe ne, komentuesit e kesaj gazete te nderuar.
      Pershendetje nga Kopenhaga me -12 grade C.

      1. Horri i bulevardit says:

        E di o lali nga Kopenhaga dhe skam si te kundershtoj se thua ate qe esht e drejt, por….
        Por ndoshta i kemi ra ne qafe pak si shume ati qe iku, megjithse une vete u denova prej politikes se atij, por ishin spiunet e tipave te sojit Berisha qe me futen mren, se ai ndoshta folte atje neper plenume, por punen dhe spiunlliqet i benin berrishat me shoke, pikerisht ata qe sot na dolen demokrate, por qe u specializuan ne komunizem.
        Ndoshta i kemi rene ne qafe pak si shume se ka dhe me keq, dhe pikerisht se i kemi ra ne qafe si shume, na gjeti ajo qe cdo popull, sdo ta deshironte, por dhe zoti shef, nuk e solli kete pseudodemokrat ne ndonje shtet te fuqishem se atehere do ja shifte sherrin gjithe dynjaja, por si meshirplote zoti e solli tek ne qe aq te paket sa jemi, nuk sjell ndonje dem ne rafshin boteror.
        Ne duhet ta durojme se jemi ne ata qe e sollem dhe duhet ta mbyllim gojen.

  3. elinor says:

    Une i besoj dy grave te tij! ?

  4. Dean says:

    Imagjinoni sikur te VDES BARBARI i Vucidolit dhe te ngjallet prap.Atehere do jet gallate fare

    1. Gusmari says:

      Po e liroi vendin, e hengri me tere fis e soj! Ai e di mire kete ndaj po mbahet me cdo menyre, deri me vrasje, mashtrime skandaloze e bashkepunime te tipit Like Kryemadhi.
      Do talleshin edhe femijet e rrugeve me te. Keta qe e mbrojne do e shajne me keq!
      T’u realizofshin imagjinatat o Dean! ?

      1. Dean says:

        Jemi popull qe harojme ne,mo Gusmari.Ne te rruajm topet,se edhe po e ”liroi vendin” ai PSIKOPAT ne prape do zgjedhim 1 ndyresire tjeter.Dhe atehere do harrojme se sa i keq ishte BARBARI i Vucidolit pasi do jemi duke ”luftuar” me DIKTATORIN e radhes.
        Eshte e provuar ne 97-en kjo qe them,kur morem armet per te vrare BARBARIN dhe filluam te vrasim njeni-tjetrin.
        Por sido qe te jete puna,BOTA do te jete 1 vend me i mire kur ajo KERMA e Vucidolit te shkoj ne FERRRRRRRRRRRRRRRR

  5. Kanina says:

    I paska pallu per qejf ato grate…

  6. stone says:

    shtoni ne liste edhe djalin e Vladimir Kristo (anetar i gjykates kushtetuese), Olsi Kristo, ne ambasade ne Bruksel, nje idiot qe nuk ka punuar asnje dite, ne 4 vjet.

    1. Dean says:

      Komenti yt eshte per tjeter shkrim plako,jo per kete te mesipermin.
      Ketu jena mbledhe me diskutu per te vdekur qe ngjallen

    2. shqiptar says:

      ore STONE PA ASNJE LLOJ IDENITETI E KE AQ SHUME ZILI oLSIN TE KANE QERRUAR PER NDONJE HAJDUTLLEK DHE VASHDON TI BIESH LEGENIT O LEGEN I SHPIFUR

  7. Ton says:

    Me kujton nje doktor te famshem shqiptar qe vdiq ne 97 por populli i vet rrote ka..i e ringjalli prape.

  8. onni says:

    ore le te vdese njehere SALA pastaj le te ngjallet prape..po me sa shof une kete radhe do perfundoje si caushesku..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje