Turisti Basha vazhdon vizitën në SHBA, shpenzime luksoze nga paratë e taksapaguesve

6 Shkurt 2012, 10:57Politika TEMA

Bashkia e Tiranës nuk publikon asnjë njoftim për takimin e Bashës me kryebashkiakun e Uashingtonit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vijon të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Bashës pritet të përfundojë ndoshta sot në mbrëmje, ndërkohë që askush nuk ka folur për shpenzimet e saj. Disa gazetarë në emigracion raportojnë se Basha po bën shpenzim luksoze gjatë qëndrimi aty. Ata përmendin rastin e një feste në ‘Russian Tea Room’, restoranti super-luksoz i Nju Jorkut.

Ndërkohë në Tiranë këshilltarët socialistë të Bashkisë kanë kërkuar shpjegime nga Basha pse po qëndron kaq gjatë në SHBA me shpurën e tij dhe se cilat janë kostot e kësaj vizite. Basha, i cili ndodhet në SHBA po për të folur për një qeverisje ndryshe të Bashkisë, do duhet të shpjegonte së pari para amerikanëve se kujt i rëndon kjo faturë gjigante e vizitës së tij.

Ndërkohë që edhe pse u deklarua se Basha ishte në SHBA me ftesë të kryebashkiakut të Uashingtonit, Bashkia e Tiranës nuk ka shpërndarë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim. Natyrisht as bashkia e Uashingtonit nuk ka asnjë njoftim për shkak se siç ka bërë të ditur zëdhënësi i bashkisë, për Bashën nuk ka pasur asnjë ftesë.

13 komente në “Turisti Basha vazhdon vizitën në SHBA, shpenzime luksoze nga paratë e taksapaguesve”

  1. Ramy says:

    Hahaha, Eshte leht per te kuptuar se kush do e hane kete pilafe te gazetes tema , qe po mundohen ta shesin viziten e kryebashkiakut si vizite turistike ne Washington , pra tourkofagos , Berisha largohu , fule , kalorsi i zi , etj , te cilet do e falenderojen gazeten per kete publikim te sakte

    1. Mike says:

      Eh ta lumsha o vizionar. Po leni mer ata kamunistat e Temes, mos i ze ne goje. Leket Lulit ja kemi dhene te Tuneli Kalimashit, se 200 milion $ dem nuk avulluan, ata thone ku i gjen leket. Po nusen a nuk ja gjetem nga VEFA?

      Edhe dicka thojni Lulit se takimet nuk behen ne kembe. Ne e dime qe kot i ka, po te pakten behet me interesant se populli mbare qe ka kthyer sy e vesh nga keto takime.

    2. Gusmari says:

      He c’na kujtove sekretaret e partise, qe benin konkluzionet para mbledhjes o Ramy! Kam qene i ri, por ndonje mbledhje ne TVSH e kemi pare.
      Kush je ti Ramy qe paragjykon? Qe je analfabet e injorant duket nga shkrimi. Qe je komunist (pseudo-demokrat) dukesh nga gjykimi i ceket i lajmit dhe i bashkeforumasve. Duhet te mendojme te gjithe si gjykon ti?!!
      TemA, qe ti e shan, t’i boton komentet pa t’i korrektuar. Kjo eshte demokraci!
      Provo te shkruash tek 55 apo RD, p.sh. qe: Z. kryeminister m’u duk pak i zbehte mbreme”. Jo qe nuk do te botohet, por…
      Mos abuzo me lirine e votes/fjales qe te jep privati (TemA), por kerko lirine e votes/fjales qe te mohon pushteti! Sepse sot je popull pa lirine e votes/fjales, por neser mund te jesh skllav!

  2. amerikani says:

    ca faje ka luli qe eshte e shtrenjte amerika.lulka nuk do flej ne hotel me 2 yje kur vendi yne nen udheqjen e ekonomistit sali berisha ka ritje me te larte ekonomike.

  3. SHQIPERIA KA SHKU PER LESH. KJO SKQIPERI ESHTE BERE SOT SI PALMA ZHOZEFINES;MESILES;DHE SI FYTYRA MALLKUAR E SALI BERISHES. SOT ASNJERIT NUK I BEN ME PERSHTYPJE,SI VJEDH,VRET,QEVERIS,SHAN. vend rrugac.

  4. Albann says:

    E ka mare sekretaren me vete?Apo perferoi ndonj “shoqeruese hoteli” ?… hahahahaha.Rrini e kullosni syte se ato tru kini…E votuat…tani i paguani dhe muajin e mjaltit hahahaha…Popull injorant qe s ndan dot shapin nga sheqeri.

    1. Gusmari says:

      Sekretar deshe te thoshe? Duket se e ka sekretuar mire boll! Lulka duket qe eshte gore.
      Si cdo mafie, nuk i ka fituar, por vjedhur votat e popullit. Kjo nuk zgjat pergjithmone. Do lahen hesapet (u shkarkuan policet e tij).
      Po ti Albann, nuk ke si i kupton keto gjera, se ti nuk je popull, ne populli jemi injorante. Ti je elite:-)

  5. ana says:

    O Albann!! As kush s’e ka votuar Bashen..e ka mare pushtetin me vjedhje e me shantazhe! Jame studente ne Itali dhe vitin e kaluar, per zgjedhjet e kryebashkiakut, studentave nga jasht i dhurohej 1 fluturim vajtje ardhje per ne memedhe, per te votuar. Ti do thuash: wa c’shtet i ndjeshem dhe i kujdesshem! Ama per te fituar bileten e lakmuar kishte vec nje kusht te vogel: DUHET TE VOTOJE ZOTIN BASHA! Ti do thuash prap: po si mund ta kontrollojn voten tende?? Shume thjesht duke i kerkuar studentave qe te fotografonin voten e tyre me celular!!
    Nuk eshte legjend por realitet i frikshem i diktatures ipokrite qe na ka mberthyer.

  6. ervis says:

    duhet tju vi turp per shkrimet qe beni dhe qe keni shum vite qe genjeni kete popull tju vi turp dhe njher far jeni ju?gazetare apo cfar?se nuk po e kuptojm apo mos vall jeni ish punojes se bashkis se edi rames?

    1. Agim Llupo says:

      Aman ere Erviso, shkruaj edhe nonje gje te mire per mua! Aman e me qafsh se vajta per dhjame qeni! Lere Lulen se e ka ne rregull ai. Kur te vije ketu ku jam une nuk do t’i bejne pune as parate e as buzeqeshja. Prasin do haje!
      Aman e Ervis, thoji edhe Ramyzes, Albannes, Mikes e ndonje tjetre, se me la ne balte baca Sali bashke me Ndrea Panda. Qellova une, po ketu kam frike se edhe ne gjellen me pras ma japin te paprere prasin. Nuk mbaj dot me aman! E t’u befsha kurban!

  7. tironci says:

    krimineli lul basha …

  8. hahaha says:

    @ervis-basha, kujt t’i vije turp moj plere e lulit atyre qe vidhen e vriten apo atyre qe vjedhin e vrasin?

  9. Arditi USA says:

    Ju lutem shume vellezer, shikojeni me vemendje portretin e Lulit,servilizem me te peshtire nuk mund te imagjinosh.Nje njeri i bere pikepyetje duke u zgerdhir perball nje njeriu serioz.Imagjinoni qe shqipetaret te drejtohen neser nga nje specie e tille,specie qe ambasadori Arvizu e quan yll ne ngritje.Nuk ka tallje me te madhe,duket Arvizu na quan gomer,por mendoj se gabon rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje