Lëvizjet e fundit në policinë e shtetit u bënë për shkak të dosjes së 21 janarit

4 Shkurt 2012, 22:58Politika TEMA

Para dy ditësh, gazeta Tema paralajmëroi në shkrimin e saj editorial se klani i Bashës në Policinë e Tiranës janë më të rrezikuarit për tu bërë kokë turku pas mbylljes së dosjes për organizatorët e protestës së 21 janarit. Të shtunën janë bërë të ditur ndryshimet në polici, që kanë në qendër pikërisht njerëzit e vendosur nga Basha në krye të Policisë së Tiranës, e cila kreu hetimet për 21 janarin. Drejtori Sajmir Muça dhe dy nëndrejtorët Dorian Muça dhe Gjergj Jorgo, janë larguar nga Policia e Tiranës për të kaluar në detyra të tjera. Ata ishin sjellë në atë detyrë nga vetë Basha, madje drejtori ishte vendosur aty në shkelje të hapur të rregullave pasi nuk plotësonte kushtet.

“Duket se më i frikësuar në polici është “klani” i Lulëzim Bashës, i cili mund të bëhet kokë turku për mbylljen e dosjes. Edhe pse e kanë bërë atë me urdhër dhe dëshirë të ish- Ministrit, ata janë sot në shënjestër të nevojës që ka Berisha për të ripërdorur policinë për luftë politike. Në këto kushte ata po rrjedhin në shtyp detaje të dosjes apo veprimtarisë së mëparshme të tyre, si dhe hetimet e SHKB ndaj tyre. Pozita në të cilën gjenden këta zyrtarë të policisë sot është qesharake, pasi do të duhet të rifillojnë një hetim, të cilin e kanë pezulluar me kërkesë të tyre. Mjafton kaq që ata ose të spostohen nga ajo detyrë që kanë, ose hetimin ta marrë një grup tjetër “ad hoc” i policisë shqiptare, që përfaqëson direkt Berishën,” shkruante gazeta Tema në shkrimin e saj editorial të para dy ditëve.

Si justifikim për këto lëvizje janë përdorur dy vrasje femrash në Tiranë, por në të vërtetë viti që kemi mbyllur ka shënuar nivele rekord të krimit dhe nuk ka pasur lëvizje. Aq më tepër të bie në sy edhe një tjetër lëvizje me karakter të hapur politik në polici. Kështu, është vendosur të largohet Shemsi Premçi, si drejtues i forcave lëvizëse operacionale, i cili është dërguar si drejtor policie në Dibër. Premçi pati përplasje më zv/ministrin e Brendshëm kur iu kërkua të dërgonte forcat speciale për të ‘shtypur’ një protestë të opozitës në fushatën e shkuar elektorale.

Ndërkohë që në krye të Policisë së Tiranës ka ardhur Bernard Çaushaj, i cili më parë ka drejtuar, qarqet e Korçës, Shkodrës dhe Beratit.

Ylli Metko ka marre drejtimin e policisë së Korçës dhe Artan çuku drejtimin e Policisë së Vlorës. Dy nëndrejtoret e rinj të policisë Tiranë, do të jenë Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj.

 

11 komente në “Lëvizjet e fundit në policinë e shtetit u bënë për shkak të dosjes së 21 janarit”

  1. Gusmari says:

    Nuk cuditem, larje hesapesh, tipike mafjoze! Ama kur plas, hane njeri-tjetrin.
    Populli t’u rrije larg se behet viktime.

  2. Bernard Caushaj eshte njeri shume i mire profesionalisht dhe i ndershem i pa perzier i panjollosur deri tanime, Eshte pinjoll i Prof. Eruditit Isuf Luzaj, Urime e Suksese i uroj ne detyren e re. Por ne kete rrokade shkarkimesh me ben pershtypje pse nuk shkarkohet apo nuk i preket “qimja” Agron Kulicajt???!!!

    1. LORA says:

      Sepse Agron Kulicaj eshte pjese integrale e krimit qe dekonspiroi dhe i coi ne plumb kater oficere policie ne ndjekje te Dritan Dajtit ne Durres.Sepse Kulicaj eshte mbrojtesi me “dinjitoz” i pushtetit kriminal te dr.brekedhjerit.

    2. Jani says:

      Le te promovohen njerez te tille me integritet. Keshtu i bejme nje sherbim te vyer kombit tone.

  3. Flohe says:

    Ish nëndrejtori i drejtorisë së policisë së Tiranës Gjergji Jorgo ishte në ballë të terrorit më 21 janar 2011. Ky kriminel, sa herë që Berisha është në pushtet, ushtron dhunë kanibale kundër opozitarëve. Edhe në kohën e sundimit komunist ky ishte komandant policie në Tiranë. Jorgo ka masakruar kaq shumë qytetarë në Tiranë e gjetkë, prandaj dhe ky duhet të përgjigjet para drejtësisë për krimet e bëra.

    1. Salisuma says:

      Shenoheni ne liste. Plumbin edhe ketij per sa ka bere. Ka burra sot qe ta marrin gjakun ne vetull, ka edhe qe e bejne si sherbim per pak para.

  4. Agron jorgo says:

    Kuliqi dhe Jorgo jane tipat kriminele ne armen e policise keta krijojne ne popull urrejtjen qe kur shperthen merr shume jete dhe fatkeqesisht perseri jo nga keta gangstere por mish per topin, kjo eshte ironia e ngjarjeve zakonisht.Nuk u pergjigjen edhe 97 kriminelet por u vrane 3000 vete kotsikoti.

  5. durrsaku says:

    po nuk e heq kulicajn baca se kulicaj ka vra x pushtetin e baces , nga tropoja ne tiran dhe x ata qe kan qef sportin e gjahut ……

  6. Treviso says:

    Shpresojme se nuk jane te gjithe si ai kafsha me shkop ne dore.Mbi 70% e policise duhet nderruar por jo me hajvana.Polici ithjeshte duhet te jete me shkolle te mesme.Nje polic i ardhur nga Viçidoli ne Durres dhe ti kerkoje llogari nje turisti qe nuk kuptohet kur flet.Nuk dua te ofendoj tropojanet por injorantet pa bere as nje klase shkolle,Vetem qe jane besniket e berishes, Polici duhet te jete me i qytetru se qytetaret,

    1. AS says:

      Nuk e kane fajin njerezit, por sistemi. Do te habiteshim po te studionim kete fakt, pra se si njerezit adaptohen me nje shpejtesi te mahnitshme sistemit. Ne se nje polic duhet te paguaje cdo dite nje sasi te caktuar lekesh tek kapo ( banda ) i tij i cili paguan edhe ai nga ana e tij zinxhir njeri pas tjetrit deri tek ministri ( keto fakte jane denoncuar me video ne TV ) , cfare pret qe ky polic apo funksionar te mbaje rregull apo te beje drejtesi ? Ose shembulli tjeter ; ne se nje drejtor policie ( rasti BASHA – KLANI i tij ne policine e shtetit ) zgjidhet ne baze te tarafeve apo interesave politike, a nuk do ti jete mirenjohes ai ministrit per kete “nder” ? Si mund te kafshoje ai doren qe e ushqen ?

  7. hakmarja e popullit mbi ty says:

    une kam nje mendim ,ma mbeshtesni po u duk e arsyeshme , keta kriminela ti cojme te zonja PALME,qe ti vari ne deget e saj ,se ja ka mare doren e mban disa ne nje kohe ne deget e shtrydhura te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje