Rusia e Kina bllokojnë rezolutën për Sirinë

4 Shkurt 2012, 19:27Politika TEMA

Një rezolutë e mbështetur nga vendet arabe dhe ato perëndimore është bllokuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj rezolutës që dënonte shtypjen e dhunshme në Siri.

Dy anëtarët e përhershëm të Këshillit kanë hedhur poshtë rezolutën pavarësisht se presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar ashpër dhunën. Sipas BBC, votimi vjen pak orë pasi aktivistët akuzojnë forcat e sigurisë në Siri se kanë vrarë së paku 55 persona në qytetin Homs.

Presidenti Obama tha se një sulm i tillë të linte pa fjalë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pati kritikuar draftin duke thënë se në të flitet vetëm për presidentin Bashar Al Assad dhe nuk kërkohet asnjë masë kundër grupeve të armatosura të opozitës.

Amendimet e Rusisë në këtë draft- rezolutë ishin cilësuar si të papranueshme nga ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice.

13 komente në “Rusia e Kina bllokojnë rezolutën për Sirinë”

  1. Bekimi says:

    E di që shumica nga ju që lexoni këtë dokument do më hidheni në grykë, por e vërteta është se trazirat në Siri janë të paguara nga Mosad dhe CIA. Siria u prish shumë punë me Bashar Al Asad në pushtet. Realiteti në Siri është shumë çnjerëzor. Në rrezik është egzistenca e shtetit si shtet sovran dhe integral. Nuk dua bëj krahasime vulgare mes Asad dhe Berisha. Ky joni është thjesht një vrasës për të mbetur në pushtet, ndërsa Asad ka një popullaritet mbi 65% të popullsisë për politikat e tij të zhvillimit dhe drejtimit të vendit. Bashar sulmohet sepse ai ka politika integriteti në interes të Sirisë dhe jo të Izraelit dhe Amerikës.
    Pse jemi neve miq të Amerikës (a jemi vërtetë miq, apo thjesht i puthim bythën kot?) dhe të Izraelit (që nuk e njeh Kosovën shtet sikur nami të bëhet, edhe sikur Serbia ta njohë), nuk e bën Asadin një person të urryeshëm për ne.
    Lexoni më shumë lajme rreth Sirisë se sa ç’shikoni në median perëndimore.

    1. Epirioti II says:

      Ka pak rendesi se kush paguan per trazirat ne Siri, e se kush shtet fiton e kush humbet. Secili luan per interesat e tij. Ajo qe ka rendesi jane qe njerez me uniforme qe paguhen nga shteti torturojne dhe vrasin deri tek femijet e vegjel duke u prere madje edhe gjinitalet femijeve.

      KY ESHTE MAKABRITET. Cdo argument tjeter eshte irrelevant. Ti nuk mor Bekim nuk meriton te te hidhesh ne qafe. Ti meriton te te kapesh per qafe edhe te te leshosh ne Siri, edhe te shohim pastaj sesi do na japesh leksione gjeopolitike. I PAPERGJEGJSHEM

    2. Argita_B says:

      Si mund te pretendosh te njohesh te verteten kur as vete sherbimet sekrete nuk kane dhene informacione te tilla!
      Bashar Al Assad nuk eshte zgjedhur nga populli pasi froni ju dha peshqesh nga i jati, ish diktator miliarder.
      Qe Amerika aplikon politika ekpasnioniste ky eshte nja fakt i pamohueshem. Pyetja nuk shtrohet i lepijme apo jo ne bythen Amerikes, po nese Amerika nuk do te egzistonte, sot Shqiperia do ishte shuar, pasi ne dy momentet me kyçe te historise moderne shqiptare, ishte Amerika ajo qe vuri veton per egzistencen e popullit shqiptar.
      Nuk jam pro politikes Amerikane, po jam pro amerikaneve pasi per ne kane qen miq.
      Izraeli nese nuk e njef Kosoven, kjo nuk ka te bej me faktin se jane apo jo shqiptar, po me faktin se nese ben diçka te tille te njeten gje i kerkon dhe Palestina prej 50 vjetesh.
      Nese sot Rusia ka vene veton, kjo ndodh pasi ruset kane investuar mbi 15 miliarde dollare ne Siri, pra tghjesht pune interesash e jo drejtesie, e njeta gje ndodh dhe per Kinen.
      Dhe pse shoqerite perendimore nuk jane perfekte, dhe lene per te deshiruar, preferoj 100 here me mire shoqerite perendimore se sa ate ruse apo kineze.

    3. E verteta says:

      Izraeli i ka njohur Kosoven. Me cfare di une jane rreth 60-vende arabe dhe myslimane, te cilat nuk e kane njohur.

    4. Cfare eshte e habiteshme ne kete konflikt, ngjashmeria e formules qe perdor Rusia me ate te USA. Rusia thote; jemi dakort per te denuar Asad por te denohet dhe opozita ,,,,, Usa thote tek ne, jemi dakort te heqim Berishen per 21-janarin por duhet te denojme dhe opoziten,,,, e habiteshme ???
      JO. Sot bota ndodhet perballe nje lufte per shkak te interesave dhe demokracia e popujve eshte thjesht nje loje verbale.
      Pastaj, te zhdukim qeveri laike dhe te vendosim qeveri islamike !!!!
      Pyetja qe del eshte , A mund te drejtohet nje shtet demokratik vetem ne baze te Kuranit ? nuk besoj. Jo se kurani ka vetem gjera negative por vetevendosja e nje sistemi te vetem ne baza teologjike cenon pluralizmin dhe vendos nje sistem te ngjashem me komunizmin. Ku eshte interesi ?

    5. skerdi says:

      2 shtetet diktatoriale ne bote qe pengojne rezoluten kunder masakres qe po ben 1 kriminel i felliqur si Asad,, sepse duan te legjitimojne krimet qe bejne ne vendet e tyre,,,,

      te ishte per Ameriken o Beko, ishte me mire te rrinin ashtu sic ishin diktatoriale te gjitha vendet Arabe dhe Siria bashke,,, me diktature, qetesi, pa terrorizem dhe duke u lepire bythen Amerikes sic benin 30-40 vjet,,, po ate po e bejne njrezit e atyre vendeve qe kane 2 lek mend e 2 lek bythe per te luftuar per te drejtat e veta,,, te ishte per rob si ty qe shikojne konspiracione pas cdo gjeje,, sdo ndodhte as1 here as1 gje ne bote,, dhe bota do ishte nja 2000 vjet mbrapa,,,

  2. Sem Luma says:

    Siria eshte shteti i fundit arab qe ende eshte nen influencen ruse. Mjafton te permendim se anije te flotes ruse kane bazen e tyre ne Siri. Kryetari sirian Asad eshte nje vrases i tipit te Gadafit. Ky nuk ndalet dhe as nuk leshon pe. Per kete arsye, rruge tjeter per popullin sirian nuk ka, ose t´i nenshtrohet regjimit te gjakosur te Asadit ose te vazhdoje rezistencen edhe me tej, pavaresisht cmimit teper te dhimbshem, deri ne rrezimin e kukulles ruse nga pushteti. Perralles se perseritur shpesh, se SHBA-te qendrojne pas cdo revolte dhe revolucioni ne boten arabe i ka dale boja qe me rrezimin e Mubarakut ne Egjipt.

  3. Ilirida says:

    Elita e zez e cila mundohet ta sjell rendin e ri ne bot kan hartu plan ne te cilin parashihet menyra e vetme per ti dobsuar muslimanet eshte lufta, por jo si luft ndermjet nje shteti islam dhe jo islam, por ata thojn se na duhet tua imponojm luften muslimaneve, qe ata te luftojn ne mes vete me qellim qe te dobsohen, pastaj, opozita te kerkoj ndihm prej ndonje organizate nderkombetare sic esht okb-ja,dhe ajo tua sjell lirin popullit arab. Nese me te vertet shba-ja eshte ajo e cila e don te miren e popullit arab, pse nuk mundohet qe ne menyr paqsore te zgjidhen problemet, na e dim se ne konventa thuhet se lufta asht metoda e fundit per ti zgjedhur problemet, se pari duhet ne menyr paqsore, por shba-ja don intervenim ushtarak, ajo nuk mundohet ti ul ne tavolin kryengrytesit me ASSADIN qe ti shqitojn problemet e tyre. Prej kur palestina sulmohet nga ana e izraelit por amerika nuk mer masa, pse, a thua vall jetoj ne liri ata, jo ,ata ttorturohen nga ushtaret izraelit, por amerika shuan nuk shqetsohet, pse po ata kan qellime tjera mbi keto troje e jo tua sjellin paqen ketyre vendeve. Un nuk them se asadi eshte i mir apo i veshtir dhe nuk e permbaj ket njeri, por opozita duhet te vetdisohet dhe te ulet ne tavolin me asadin.shba-ja ben lufta sepse ekonomia e saj mvaret prej shitjes se armeve, trupat te cilet u terhoqen nga iraku tani mesojn ghuhen koreane se edhe koreja e veriut esht ne shenjester.

  4. enh says:

    e megjithese ngjarjet ne siri vijojne po ate rrjedhe qe kishin ne iraq e libi,dicka te ben pershtypje,vendosmeria e lindjes kete rradhe,si dhe armatimi i ketij shteti me armet me moderne qe disponon lindja si shitja e raketave stelth me reze treqind kilometra,kunder objektivave detare ne siri nga rusia,si dhe shitja e rraketave toke ajer te tipit elid po nga rusia drejt iranit kete rradhe qe nje muaj pas shitjes prune poshte aeroplanin stelth amerikan,si dhe shume sisteme te tjera pasi asnje sdi cshkarkojne anijet ushtarake ruse ne bazen e tyre detare ne siri,dhe sa specialiste ruse konsolidojne kete veprimtari.ne opinionin tim duket qarte,se lindja po shkon,o ti veje kufirin perendimit,deri ketu dhe jo me tutje,ose kerkojne te krijojne pretekst artificial,me shume komponente,qe te bazojne nje nderhyrje te pergjithshme,dhe stabilizimin e pozites se humbur ne gjitonine e tyre nje here e pergjithmone,dhe ne rastin konkret siria eshte preteksti ideal,megjithese ne rast se situata ne siri del jashte kontrollit,e logjikshme eshte shperthimi i shume vatrave ne rajon,si dhe implikimi i shteteve qe strategjia dhe qellimet e tyre gjeopolitike jane ne udhe pa krye si turqia,qe pa dashur do implikoje edhe gjitonet e saj,pikerisht ngjarjet e fundit midis turqise dhe izraelit pasqyrojne objektivat e turqise ne mesdheun lindor,dhe ngjarjet qe nga nderhyrja ne kosove e ne vazhdim,jane ne progres dhe zgjidhja e tyre,mund te shkaktoje lufte te pergjithshme.

  5. mucua i tanes says:

    TEXTI I EPIRIOTIT, ESHTE ME VEND. E KAM THEN DHE HERE TJETER, SHQIPTARET NGA PADIJA (KULTURA JO DJALLEZIA) NUK KUPTOJNE LOJERAT GJEOPOLITIKE, PERDERISA NUK DEMOSTROJNE SE NDERTOJNE SHTET DEMOKRATIK. U THA TE HYNE NE NATO, POR TE PLOTESOJNE KRITERET DEMOKRATIKE, DHE E FUTEN ASHTU BERNUT SIC ISHTE. KJO DO TE NDODHE EDHE PER NE EUROPE. PROBLEMI QENDRON Q

  6. mucua i tanes says:

    TEXTI I EPIRIOTIT, ESHTE ME VEND. E KAM THEN DHE HERE TJETER, SHQIPTARET NGA PADIJA (KULTURA JO DJALLEZIA) NUK KUPTOJNE LOJERAT GJEOPOLITIKE, PERDERISA NUK DEMOSTROJNE SE NDERTOJNE SHTET DEMOKRATIK. U THA TE HYNE NE NATO, POR TE PLOTESOJNE KRITERET DEMOKRATIKE, DHE E FUTEN ASHTU BERNUT SIC ISHTE. KJO DO TE NDODHE EDHE PER NE EUROPE. PROBLEMI QENDRON QE, SIRIA ESHTE DICKA TJETER, KOSOVA TJETER, SHQIPERIA TJETER, GREQIA TJETER DHE SERBIA TJETER. NE SIRI FORCAT USHTARAKO POLICORE DHUNOJNE QYTETARET, NUK KA STABILITET DHE OPINIONO FLET PER KAOS QE KERCENON VENDET E RAJONIT DHE INTERESAT E SUPERFUQIVE. NUK BEHET FJALE PER TE VRARE SE ME SHUME JANE VRARE NE 97 NE SHQIPERI SE SA NE SIRI, POR INDLUENCA FUQISH TE MEDHA. DHE PER KETE SHKAK, TE DREJTAT E NJERIUT GJITHMONE HYNE NE LOJE….

    1. Edi Detroit says:

      Maqo,eshte nje buton ne krah te majte qe quhet caps lock, perdore para se te shkruash per Epirin, ti je ai xanxiqi qe shkruan ate vjershen qe nga Shkumbini e poshte eshte greqi, Maqo lere gjeopolitiken se nuk eshte per ty, por bej ndonje gje me me leverdi per veten tende, hajde Maqke tashi lere ate pune.

  7. Realist says:

    Nga te gjitha komentuesit,Bekimi&Mirida jane me objektivet.
    Te tjeret kane mungese te theksuar informacioni.
    Se po te pyesesh se cfare eshte NRWO do te thone qe,eshte partia e re e Saliut ose e Edit,ose cfare eshte SOPA dhe PIPA,serisht do te thone qe eshte ndonje konference per sigurine boterore?

    Ne Shqiptaret,por shumica e atyre qe jetojne jashte Shqiperise dhe mundesite per informacione i kane me shume se ata qe rrijen ne shqiperi,jane per te ardhur keq ne nivelin e Arsyetimit dhe shume te tjera.
    Tung a tutti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje