Në debatin e organizuar me shqiptarë të Austrisë, Rama ka folur presionin mbi prokurorinë nga pushteti dhe tha se PS garanton pavarësi të institucioneve
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar dhe sot vizitën në Austri, ku ka folur për programin e PS-së për qeverisjen e vendit duke prekur çështje si prona dhe pavarësia e institucioneve në vend. Ai ishte në një debat të organizuar me shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Austrisë si dhe një numër i konsiderueshëm të ftuarish austriakë. Në “House of the European Union” Rama ka paraqitur pikëpamjet e tij për qeverisjen. Në këtë aktivitet, ai ka promovuar edhe librin e tij Kurban. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë PS-së, kryetari i Partisë Socialiste u është përgjigjur po ashtu pyetjeve mbi vizionin e tij dhe të Partisë Socialiste për çështjet që do zgjidhë PS në qeverisje. Çështja e pronave ka qenë një nga pikat ku Edi Rama është ndalur duke konfirmuar se, siç thuhet edhe në programin e PS për një Rilindje Shqiptare, për Partinë Socialiste nuk ka ish- pronarë, por vetëm pronarë: “Ne jemi shprehur shumë qartë për zgjidhjen e problemit të pronës, duke filluar që nga fakti se ne nuk konsiderojmë “ish pronarë”, por pronarë. Vetë koncepti ish- pronarë është një koncept, i cili për ne i takon të shkuarës. Ne jemi angazhuar solemnisht për zgjidhjen e problemit të pronës, sepse problemi i pronës dhe zgjidhja e tij nuk është as e majtë as e djathtë, por është një çështje që lidhet me drejtësinë mbi të cilën duhet të ngrihet e gjithë bashkëjetesa shoqërore”, ka thënë Rama.
Pavarësia e institucioneve
Rama ka prekur më tej një çështje që në Tiranë është debat i ditës, atë të pavarësisë së institucioneve duke thënë se Partia Socialiste në qeverinë e saj do të garantojë pavarësi të institucioneve dhe drejtësi për njerëzit e zakonshëm duke qeverisur me drejtësi. Duke komentuar në lidhje me faktet e dala në dritë pas ekspertizës së FBI-së, kryetari Rama u shpreh: “Nëse paskan zbatuar ligjin, pse ndërrojnë tytat?! Pse fshijnë provat në serverin e kryeministrisë?! Dhe pse pengojnë në mënyrë konstante hetimin duke bërë presione barbare ndaj Prokurorisë dhe personalisht Prokurores së Përgjithshme?! Ajo që ne angazhohemi është të krijojmë të gjitha kushtet që drejtësia të jetë realisht e pavarur, që prokuroria të jetë realisht e pavarur, dhe që i gjithë sistemi gjyqësor të ketë mundësi të bëjë punën e tij. Padyshim, që ne do të jemi në krahun e njerëzve të zakonshëm dhe do të bëjmë çmos për të qenë të drejtë, në radhë të parë duke qeverisur në mënyrë të drejtë, duke mos e përdorur fuqinë e pushtetit për të bërë padrejtësia, për të tjetërsuar pasuri kombëtare në funksion të njerëzve të qeverisë apo të klientëve të qeverisë, për të tjetërsuar prona që i takojnë qytetarëve në funksion të ortakëve në biznes të pushtetarëve, për të trajtuar qeverinë si një pronë dhe si një oborr ku çdo gjë është e mundur, por për shqiptarët jashtë oborrit çdo gjë është e pamundur, ky është vizioni im.”
Emigracioni, mbijetesa e ekonomisë shqiptare
I ndodhur në një ambient me shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Austri, Rama ka prekur çështjen e emigracionit, duke vlerësuar se dërgesa e parave nga jashtë për familjet në Shqipëri ndonjëherë është bërë dhe si mbijetesë e ekonomisë. Ai ka falenderuar shqiptarët në emigracion për kontributin e paçmuar që kanë dhënë e vazhdojnë në japin për mbijetesën e Shqipërisë në kushtet e keqqeverisjes. Rama u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Austri që të bashkohen për të dënuar me votë keqqeverisjen e pushtetit aktual: “Unë do ju them vetëm një gjë, të gjithë keni një histori të jashtëzakonshme për të treguar në rast se bie radha për ta treguar. Të gjithë keni marrë rrugën pa asnjë mbështetje, pa e ditur se çfarë do të gjeni, por të shtyrë nga ambicia për të jetuar më mirë dhe sot jetoni më mirë falë ambicies suaj, falë vullnetit tuaj, falë sakrificave të jashtëzakonshme që keni bërë dhe bëni përditë. Jo vetëm kaq. Por, me punën tuaj nga një anë shkollohen të reja dhe të rinj në kushte optimale dhe nga ana tjetër jeton normalisht, në kushtet e mbijetesës, vetë Shqipëria. Pa ndihmën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë Shqipëria nuk do mund t’i mbijetonte keqqeverisjes duke filluar nga kuptimi fare i thjeshtë i ekonomisë së përditshme. E pra, nëse keni marrë rrugën nga të gjitha shtigjet e mundshme, me anije, nëpër male, me lloj- lloj formash e mjetesh nga më aventurozet, për të realizuar qëllimin tuaj bëni çmos që jo vetëm ju, por të gjithë ata që mendojnë si ju, ta merrni rrugën mbrapsht për të votuar për një Shqipëri më të mirë në mënyrë që numri i votave të jetë i atillë që të mos ketë vjedhje që të mund t’i bëjë më derman pushtetit të sotëm.”
ti edi rama do ti leshe fjalet apo do flasesh ndonjehere me prova,,thuaj vetem nje hap sesi do ta nisesh kete zgjidhjen e pronave,,jo kote mashtrime,,se keshtu sic i ngaterroje sali berisha pronat,,jo ti qe as nuk behet fjale ti zgjidhes,,por as edhe nje bote e tere,,sa per refugjatet,,qe kerkon voten e tyre,,qe ta meritoshe me te vertete,,duhet edhe ti si kryetar opozite qe je,,te fillosh qe tani te kerkosh te drejtat e tyre ne bruksel,,ose neper takime andej nga shkon ti hellesh edhe si fjale perpara emisioneve publike ne shtetet ku shkon,,se me sa po kuptoj une,,ti andej nga shkon po ben biznes per te shitur librin tend,,jo se po te djeg shpirti per te miren e vendit apo per refugjatet shqiptare,,po qe per karagjoslliqe e kemi mire sali berishen,,ne nuk do ikim nga shiu dhe te biem ne bresher,,,,,,,,,,,,,,program bindes edi rama duhet te beshe,,llafet jane fukarallek…
Ore Edvin Rama,tani po perpiqesh te genjesh edhe Austrine.Te genjen mendja se do te hane austriaket genjeshtrat e tua.Cfare koncepton me fjalen “pronare” ti,more Edvin Rama?Pronare,ore Rame,ti i thua atyre qe fituan tokat me ligjin 7501.Je i zoti, per djallezi nuk ta kalon njeri.Ore Rame,pse nuk ngre problemin e mbrojtjeve te te drejtave te pronareve legjitime ti?Te atyre qe i eshte mohuar e drejta e prones ligjore qysh kur realizoi Enver Hoxha reformen agrare te vitit 1946?
Kushe eshte personi qe varrosi ceshtjen e pronave ne Shqiperi keto 20 vjet? Nuk kishte si te mos ishte dora e se njejtes monster: Sali Berisha
Nuk beri kur ligj, nuk vuri kur rregull, vetem zhyti sekseret e djalit te perfitojne ku te mundin. Tamam horr shpelle.
Falenderoj Edi Ramen per qasjen e re dhe dinamike edhe ndaj problemit te pazgjidhur te pronave.
S’ndalet roli i politikanit pa atdhe, që s’lë rast pa sulmuar racën e shtetin prej të cilit vjen. Në Austri, vendi që më shumë se të gjithë e njeh performancën e Shqipërisë, Edi Rama ka marrë rolin e paraqitjes së vendit tonë si bërthama e krizës, si vatra e së keqes, e cila po infekton jo vetëm atdheun, por edhe miqtë e tij helenë , ky eshte lider qe duhet te mburremi me te.
pronat qe flasin te gjith politikanet shqiptare para votimeve ashtu si dhe saliu qe griste bythen me thonje duhet nderuar emri (duhene quajtur tallje bythe me ish pronaret) nje terkuz qe s do kete te mbaruar sa pronaret te heqine dore ose te pranojne ndonje gure nga puna e tyre besoj se duhet nje ligje qe dikush qe eshte ber pengese te paguaj qeran e prones se penguar gjobe per ate qe ka penguare kethimin e prones kethimm fizik te pakten 70% te pronave ose kompesim ne pronat shteterore (PRONAT TE MOS NXIRREN NE SHITJE PA MBARUAR KTHIMI I PRONAVE)ne ish pronaret kemi akoma frik pse s po bejm nje protest te gjith ne bruksel me pronat tona po pasurohen politikanet, pronat tona jane vatra e korupsionit ,pronat tona po na fusin kancerin,ato po na nxjerrin mendjen me pronat po na ofendojen ,po na ulin burrerin po na bejne te pa zote ZOTERINJE ISH PRONARE S KA FAJ AS BERISHA AS NANUA AS RAMA E KEMI NE VETE ata kane gjetur shesh e po bejne pershesh JU LUMTE neve le te presim si laraska qe priste se mos binin koqet e dashit dhe do ti hante ajo
E ke shume mire. Pavaresisht se fajin dje e kishte diktatura dhe sot e ka Sali berisha dhe Edi rama qe pengojne zgjidhjen, por ne a kemi ndonje detyrim, cfar na pengon te mblidhemi te gjthe ne Strasbourg dhe Bruksel dhe te protetojme se MJAT ME me heshtjen tuaj ndaj shkejes se te derejte se prones ne shqiperi . Ku eshte demokracia dhe ku eshte solidariteti juaj europian ndaj dhune mbi pronen private ku 45 vjet diktature i shtohen dhe 20 vjet te maskuara si pluralizem qe Europa e quan demiokraci
ASHTU EDI KUR TI FITON ZGJEDHJET NE 2100 E ZGJEDH QESHTJEN E PRONAVE
Te jesh kaq i ceket o “EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE”. Apo e ke bythen ne vend te kokes! ne 92′, 96′, 97′, 98′ Edi nuk ishte fare ketu dhe shqiptaret u vrane e Shqiperia u shkaterrua prej Saliut , babes tend. QESHTJEN e pronave e mban mbyll Sala yt, se as ne Vicidol nuk ka prona, oooooor tunxh!
Shko ke 55 se mezi te presin, te te japin ndonje kocke!
Edi rama po thotë PS e jo unë. PS-ja ishte në pushtet, pse nuk e bëri. E sa për fjalët e ndyra mundohuni ti evitoni, ju lutem.
O Gusmari, a nuk e shikon qe eshte Kosovar. Pse merresh me te shkretin. Ai nuk e di qe ne Shqip shkruhet Ceshtje dhe jo Qeshtje. Lere te shkretin se aq di aq ben.
@Votues PS:
Po me shau o! Hajvani i derrit! ? …Sec m’u kujtua ky filmi
Prona zgjidhet kollaj po te duan,po keta sduan ta bejne se kane njerezit e tyre qe kane vjedhur e zaptuar dynjane. Se kur eshte puna per keto biznese i shikon bashke deputetet e te 2-ja kraheve neper kafenera e restorante duke thurrur plane se si te marrin sa me shume.Mjafton nje tapi per te marre pronen,jo si e kan ber deri tani qe kan vjedhur tokat me 2 a 3 deshmitare te paguar,a thua se jane gjyqe per agjitacion dhe propagande .Ne siperfaqet e gjelberta nuk duhet dhene leje ndertimi,dhe te ngrihet nje gjykate administrative,pa gjykates plepash per tu marre me keto ceshtje.
Premto Edvin, premto. Ti e di mirë se asgjë nuk do të bëhet, por rëndësi për ty ka të marrësh pushtetin, ta mbash 8 vjet, e pastaj të bëhesh president. E prap nuk do të jetë zgjidhur çështja e pronave.
Edi rama problemin e pronave e diskuton vetm per qellime te propagandes elektorale ,Si Edi dhe Saliu flasin per kompensime dhe legalizime por jo per kthim te prones tek i zoti , per kthim te prones tek pronari qe ka grabitur sistemi komunist. Grabitjes 45 vecare te diktatures i shtohet dhe grabitja 20 vhecare e Sali Berishes, ne fakt Edi dhe Saliu nuk duan ta zgjidhin pronen dhe perhapin idene fallco se zgjidhje nuk mund te behet . Zgjidhja eshte e thjeshte, behet menjehere dhe pa fature financiare , por keta dy persona qe drejtojne partite kryesore nuk kane interes, Politikes se klaneve do tu vije fundi edhe pse SHBA, per ti pasur nen komande, mbeshtet dhe pelqen politikane qe e din se jane te korruptuar ose te pa afte per te drejtuar. Prandaj shpejt a vone Saliu dhe Edi dhe ata qe pengojne respektimin e te drejtes se pronesise do gjykohen per tradheti kombetare.Demokracia do te vendoset dhe shqiperine nuk mund ta neperkembin njerez qe shesin parime dhe patriotizem per te maskuar egoizmin dhe interesat personale. I kerkoj redaksise se gazetes Tema, te behet tribune e debatit per pronen. Fitorja mbi hajdutet e majte dhe te djathte do te vije kur pronaret dhe te perndjekurit te bashkojne forcat per ta permbysur komunismin e maskuar me pluralizmin fallco
Une nuk besoj se nje njeri qe nuk mund te kete nje familje stabile dhe i nderron grate sa here ti teket te mund te drejtoje ose te rregulloje punet e popullit dhe te shtetit.
pop prisni more TRIMAT E SALIUT .pastaj shohim , nuk jam socialist dhe me kete kok qe kam as qe dua te behem , po as me ate bajgen e tropojes nuk mund te jem . edi mund ta zgjidhi kete pun , te pakten ketu ne durres ,tu prishi pronat te gjith malokeve qe kan zen me forc le te shkojne nga kan ardhur , nuk me rruhet fare , pastaj te kompesoj pronaret .dhe ai e ben se ka dhen prova , prandaj ju maloket se doni jeni te terrorizuar se do ju coj te gjitrheve ne male dhe do zbrisni ne tiron dhe durres me leje kalimi…
O cme ke ber per te qeshur mor “durrsaku” Ti ke shume te drejt per ato qe thua dhe jam me mendimin tend 100%
Po ajo nuk arrin kurre!!
Malsoret nuk kan faje qe e duan Sali trapin, se imagjinoje ky kan qen e ku jan e si jan!!!!
Durresaket ngelen ne pallatet e Xhaxhit Enver 1+1, molsort e pushtuan Durres e Tirane.
Tani edhe na i kan nxjer ne shitje ku duan 150mije euro per 300 metra kenet…….Pupupupupupuppupupupupu moj pike e zeze.
Durresi nuk jam malok eeeeeee (duhet te me kuptosh nga dialekti i shkrimit) myzeqar:)
Klm
Himariotet me sa di une, i kane derguar nje mesazh te forte Rames: ec edhe ti mer tokat e gjyshit tend nga mamaja, por bazuar ne pronaret e vertete trashegimtaret himariote dhe jo 7501 qe partia jote ka votuar ne 1991 me urdher te Ramiz Alise.
Arber!!!
Te lumte goja, se ke than te verteten.
Por nuk ka than nje gje:p.k.sh- na i pat marr pronat: por tokat jan aty: e nuk ka mundur ti shesin , as ti falin: Ma te randsishmen: Nuk ka mundur te na manipuloj e te na bajn per veti kurr, me cilin do c,mim, qe kemi pague.
Falnderojm Zotin!!!
te dy krahet ja kane vjedhur pronat qytetareve te vertete,dhe qytetaret e vertete votojne perseri,fajin e ka…….(qeveria)
”PS ZGJIDH CESHTJEN E PRONAVE”.Po keta politikanet tane(sidomos kur afrojne zgjedgjet parlamentare)na injorojne fare xhanem sikur po ju flete edukatorja ciliminjve te kopshtit.Vaj hall per shqiptaret cfar i ka gjet dhe cfar i pret ne vazhdim…
Edi mire ben qe premton sepse po nuk genjeve njecike mbetesh ne opozite.edhe une qe jam ish pronar e di qe kjo seshte me ne doren tende,dhe ti po tall s…n ,ska problem qellimi justifikon mjetin
Zoti Edvin, lexova fjalet e tuaja ne takimin me emigrantet ne Viene te Austrise, dhe prej saj kuptova se Ti perseri ke per ti humbur zgjedhjet e ardhshme. Arsyeja qendron se Ti nuk ke nje vizion te drejte dhe bashkekohor demokratik ne lidhje me pronen dhe ish-pronaret, Ti nuk ke nje formin politik-diplomatik, ku te besh lojen per te bindur diplomacine europiane dhe perendimiore, se formimi juaj ka arritur nje pjekuri politike, ideologjike dhe karieriste-drejtuese, pra Ti po bene lojen e Nanos-Berish dhe te Metes, kur ata drejtonin partine social-komuniste te dale pas pluralizmit te vitit 91. Ta drejtosh partine socialiste me programe komuniste-socialiste-vrastare te ligjit te te drejtes legjitime te pronesise, do te thote se perseri jeni po ajo parti e trasheguar nga e kaluara, dhe qe s’mund te largoheni nga ideologjia politike komuniste. Asnjehere s’ke per ti fituar zgjdhjet nese Partia qe ti drejton nuk do te kete nje program te qarte per te drejten e prones te ish – pronareve, dhe jo per te bere te ligjshem ata pronare te rinj qe me forma antikushtetuese zaptojne, okupojne, dhe rembejne me force pronat e ish-pronareve, dhe deputetet e partise tuaj votojne ligjin ne parlamet, per ti legalizuar keta zaptues, okupues, mashtruesa. Turp dhe zgjej fjale per te te shprehur, sepse ne asnje vend te botes demokratike nuk ka ndodhur qe nje individ kur okupon, zapton me forma te paligjshme pronen e dikujt, te deklarohet me ligj se eshte pronar i ligjshem. Ju dhe deputet e parlamentit shkelet cdo norme dhe cdo ligj. Shkelet ne radhe te pare Kushtetuten, une nuk po flas per politiken e mazhorances ne pushtet sepse ate e di fort mire, se si drejton, si vjedh, si koruptohet, dhe si genjen. Ata dhe Ju jeni nje fytyre, nje sozi, nje ideologji, premtoni se do t’jua ktheni pronat, vetem sa te merni votat dhe pastaj vjen genjeshtra e radhes, vjen ajo qe ju e keni perkrahur si ideologji- katovice-Ramisjane. Nuk do te beni kurre kariere te ndershme nese nuk do ti jepni fund njehere e pergjithmone politikave social-komuniste, genjeshtrave, dhe mashtrimeve. Nese nuk del me vizion te paster dhe te drejte, konform kushtetutes qe keni miratuar per te drejten e prones, dhe te deklarohesh boterisht se i jep zgjidhje ceshtjes se pronave ish-pronareve, Ti dhe ata qe do te pasojne dhe do te drejtojne partine socialiste, nuk do te keni kurre mbeshtetjen dhe perkrahjen e Europes dhe perendimoreve. Lojrat politike te dy forcave pozite-opozite tashme jane diskretituar ne aren diplomatike nderkombetare. Koha po ju tregon se sa keni ecur, ku jeni dhe deri ku do te perfundoj kariera e juaj. Nje politikan i ndershem respektohet nga populli, vetem kur ai i sherben me ligjshmeri popullit, dhe kariera e tij drejtuese rrezohet-degjenerohet, vetem kur politikani ben politike diskriminuese per interesa te fshehta, konspirative dhe antikushtetuese. A jeni JU zoti Edvin ne kete track, po deputetet e partise tuaj a jane politikisht me bindje anti-kushtetueshmerie ne zgjidhjen dhe venien e drejtesise per pronat e ish-pronareve. Pasi ti analizosh keto, hajde dhe na bind ne emigrantet per te dhene voten Ty dhe partise qe ti drejton. Reformim nuk eshte shprehje sllogane, ti e ke provuar dhe shijuar boten kapitaliste perendimore, por me fanatiker socialisto-komunist kur ti, nuk ke per te patur terren te shendoshe qe te besh reforma. Kjo eshte dhe pika me kryesore qe ti mund te vesh ne levisje jeten politike te partise qe po e drejton.Mirupafshim heres tjete, mendimet-keshillat i merni nga emigrantet dhe jo t’ju japesh keshilla-mendime atyre.
Pronat jane kthyer ne kancer per shqipetaret.Po te kthehemi ne vitet 1944 kur ne dolem nga lufta ishim afro 820000 vete nga keto pronare kane qene reth 100 ne ato pak toka per shfrytezim me politiken qe u ndoq u hapen toka te reja qe ishin shkure e me punen e te gjitheve u thane kenetat qe i dime,ne vite u rit popullsia e u bene bonifikime qe europa mund ti kishte zili,tani na dalin 100000 pronare duke perfituar mundin e djersen e tjetrit u prishen fermat fabrikat uzinat ne emer te demokracice ato ishin prone e popullit te cilen e moren besniket e PD.SHteti te kompesoj ne lek keta 100 pronare qe per 20 vjet akoma skane mbaruar po mbine dita dites ,por ne skemi shtet e skemi per ta bere tek ne cdo gje u voll e po vidhet cdo dite ne Shqiperi po dalin cifligaret e rinje te pa ngopur qe kure skane per te investuar ne token e tyre prandaj mbadhjani neper europe,ska len gje lena te haje prena.
Shqiptaret jane lodhur e mashtruar aq shume sa tani vuajne nga mos besimi.Sigurisht qe Rama si dhe ne shohim shume shtremberime qe duhen korigjuar.Nuk ve ne dyshim deshirat por si do te kaperxehen gjithe keto mangesi!Te le Saliu me trimat e tije ? Nuk kemi nje te keqe por jemi te zhytur brenda saje.Kur shtepia qelbet ajo duhet rrezuar e te ndertohet nga e para.Te ngreshe nje Shqiperi te re duhen burra te mencur e patriot.Kushdo, pervec Saliut, qe vjen ne pushtet duhet ta filloje nga kollonat e shtetit demokratik.Ka aq shtremberime sa vetem nje terapi e thelle do te na fusi ne rrugen qe deshirojme.Me kete nuk dua te fus frymen e pesimizmit.
1- Pra ashtu sic veproi Saliu me intelektualet para 93 te behet me keta te socmit.Kjo terapi eshte me e lehte se e para.Te paret u tulaten nga propaganda antikomuniste dhe nuk kane dhembe te dytet se kane per gje se jane te pasur.Kane ngrene ne keto 22 vjete sa per katet breza.Keta nuk duhen shpur ne gjyqe.Te lihen te lire te kullandrisen me dhjamin e tyre.
2-Ngritja e nje sistemi gjyqesor jo vetem te pamvarur por te besueshem.Gjyqsori per mua eshte nje nga shtyllat kryesore per te patur sukses.Shteti mund te gaboje .Por ne se kemi nje gjyqesor te shendosh gabimet korigjohen.A kemi ne kuadro te ketije niveli?Jo vetem te shkolluar, se dipllomat e Saliut nuk pine me uje,por te fiseshem.Nga familje qe e kane treguar te pakten 3 breza.Tu jepet me kushtetute force qe te mos kompromentohen nga politika e pushtetaret.Te kene kopetenca te marrin te pandehur kedo te shkel ligjin e kushtetuten .Te denoje pa meshire per tu prere rrugen abuzimeve qe cenojne integritetin kombetar.
3-Te rishikohen kopetencat.Te mos kete kopetenca te pagjukushme e te perqendruar ne shijet e nje personi.Cdo qelize e ndertuar te kete autonomi te komtrollushme e te testuar.Regullat e ngritjes se administratave te bazohen ne parime racjonale e teper te specializuara.Te kete administrat jo te emeruar nga politika por nga komisjone specialistesh qe kane dhene prava te besueshme.Te jene me status e jo top ne duar te titullarit.
Pa u zgjatur kemi aq shume per te korigjuar sa na duhen nete te tera pa gjume per ti veme ne vend.Ta fillojme te rrezojme kollona e shtrembta se te tjerat vijne nje nga nje.Sigurisht duan kohe dhe nuk eshte kollaje.22 vjete kemi trubulluar.Na duhet durim e mencuri per tu pastruar.Ndyshe do mbetemi ata qe kemi qene.Fundurina e rajonit deri sa te na asimilojne.