Albin Kurti injoron “Kamishin”

8 Shkurt 2012, 11:41Rajoni TEMA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend që t’iu përgjigjet akuzave të deputetit të Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Haxhiu, i njohur si ”Kamishi”, i cili ka thënë se Kurti duhet të japë sqarime për të kaluarën e tij të dyshimtë dhe lidhjet me serbët.

Edhe pse 8 shkurti është caktuar si afat i fundit që Kurti të përgjigjet në pyetjet e shtruara nga ish-agjenti i SHIK-ut Bekim Haxhiu, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as sot në ditën e fundit.

Albin Kurti asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme që të deklarohet për medie dhe të japë sqarime lidhur me akuzat e “Kamishit”, porse reagime për këtë çështje kanë ardhur vetëm nga deputetë të partisë së tij, dhe një komunikate të lëshuar për medie.

Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, i cili njihet edhe për fjalorin e tij të ashpër për kryeministrin Hashim Thaçi dhe PDK-në, ka thënë se subjekti i tij politik nuk dëshiron të merret me spekulimet, siç ka deklaruar ai, të Kamishit.

“Nuk mund të merremi me rrenat e kamishave e të llullave. Nuk kemi kohë për këso gjërash, sepse nëse Vetëvendosja merret me deklarimet e deputetëve të PDK-së, atëherë ata do ta spekulojnë për diçka tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, ka bërë të qartë se nëse Kurti deri më 8 shkurt në orën 24:00 nuk përgjigjet në pyetjet e tija, atëherë më 9 shkurt do të dal publikisht me të gjitha faktet që posedon për të kaluarën e dyshimtë të Kurtit dhe lidhjet e këtij të fundit me një grua serbe.

“E ka për obligim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve se pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ta? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec, si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë më 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Millosheviqit”, janë pyetjet e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti./zeri

11 komente në “Albin Kurti injoron “Kamishin””

  1. Kopenhagen says:

    Albin,
    ben mire qe e injoron ate pacavure.
    Nese do qe te besh dicka humane, organizo nje mbledhje parash, per te financuar nje operacion plastik per ate pis.
    Na traumatizon femijet kur del ne tv.
    Pershendetje nga Kopenhaga

  2. FERDEROVA says:

    po apo jo forces?!
    ju per forcen -te tjere per penen!
    ME NJE ZE PER LIRINE KOMBETARE-DILNI NGA PARCELA E NGA KLANE!

    REND OR MARATONOMAK…REND ALBIN DREJT MISIONIT KOMB I LIRE PER SHQIPTARINE!
    REND E REND E MOS U NDAL…PARA DO DALIN SHTRIGAL E RRUFJAN,BUKUROSHE E TURLI,TE TE PENGOJNE PER LIRI!

  3. BERISHA LARGOHU. SHQIPTARET KANE NJE DEMOKRACI TALEBANSHE! says:

    Shkrut, shqiptaret nuk dijne te ndertojne nje shtet qe mund ti sherbente popullit dhe jo atyreve qe qverisin me rrena.

  4. çimi says:

    Albino, mos e rruj per kamishet se nuk i hajme rrenat e tij!

  5. Dasareti says:

    Po ky”patrioti”(Bekim Haxhiu),kur i paska patur gjithe keto informata per Albin Kurtin,pse ka pritur kaqe gjate dhe nuk e ka denancuar ne kohe ne organet kopetente te Kosoves menjehere,por n’a del tani pas 8 vjet?? Apo tani po i prish”pune”Haxhiut dhe ndonje tjetrin,se mundet t’i rrezikohet karrigia,prej Albinit dhe Vetevendosja!?”Mos i poshteroni njerzit e medhenj per nje apo dy fjalet te tyre,sepse diamanti,sado i prere shtrember te jete,eshte me i vlefshem se nje gur i zakonshem i prere ne formen me te persosur”.(Sami Frasheri).

    1. Prizrenasi says:

      Ku ka zë s’eshte pa gjë.

      1. zefi says:

        SHPIF-SHPIF,SE NUK NGEL PA GJE!!!Kjo eshte MENYRA KRIMINALE E MARRE NGA SERBI SALI BERISHA PER TE MBAJTUR POPULLIN NEN TERROR PSIKOLOGJIK!!!A KENI NDONJE PUNE PER TE BERE JU KOSOVARET,APO PUNON SHBA-ja PER JU????

  6. muhoci says:

    Shume e drejte,me u marre me “kamishat”eshte sikure me u marre me pune te kota,dhe ne e besojme forte se ju nuke keni kohe me u marre me gjera te tilla,sepse keni me qafre te angazhoheni.
    Nje livizje si VV,qe kryekeput angzhimin e saje e ka ne kauzen kombetare,nuke duhet te merret me ata,shanaxhi,hajna dhe matrapaze te paskrupullte.Dojne ta negociojne shtetin per ta mbajte pushtetin,per nje karrige,keta “edepesuze”shesin e shtershesin qdo gje edhe “prapanicen”.
    Me falni ne shprehje.

    1. profi says:

      BUKURE E KA KAMAISHI e njoh mire nese eshte ashtu pse u shpall bekim haxhiu qytetar nderi i mitrovices dhe pse Albin zotnia nuk u shpall po i ka me vete disa huligan e narkomana sidomos te gjilanit ai ka pas fam me ato floket kure ishte si tudente po lufat e bekim haxhiut e pirdhi patriotizmin e tij megjithate duhet me u pergjegj megjithate nuk e di pse nuk pergjigjet pse pse pse Albin Kurti eshte nje filozof i smure vlersimi ime

  7. liburn_8 says:

    Kamish dhe ju kamishat te tjere na tregoni se si u la mitrovica ne duart e serbeve,dhe si i vrat njerzit me te denje te luftes neper prita nje nder ta Ilir Konushevcin me mjekun nga tropoja

    1. xhemal says:

      pershendetje Libure- 8
      Mos ju drejto kamishit ti per punen e mitrovices se mitrovicen e kan nda fuqit e mdha e ska qka ben kamishi ai si kamish ka qen ne lufte ne prekaz kur ju liburnat se besoj se ti je nga presheva keni ppi kafe ne per kafiterit e prishtines po nese eshte ashtu pse albin kurti me narkomanat e tij nuk po del andej ures me protestu po po del aty ku eshte ma bute shum bukur ua spjegoj juve kamishi tha me pas dal une me protestue nuk isha terheq kurr po edhe ju tha se ju skeni ideal ju jeni msue me vo te zime me gjujte shtetin e me bo dizajna neper semafora per unmik kurse mbrapa i keni te gjith spiunat edhe narkomanat e kullerat asnje njeri serioz nuk eshte ne partin e juaj ju ishit ata qe dikur thonin ne nuk behemni parti dhe tash u bete eshte e veshtir per ta kuptuar filozofin tuaj po me mire me thone keni nje program te smure dhe ju nuk e keni asnje luftetar te ish uckes ne partin tuaj pra pershendetje nga gjilanasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje