Tadiç vë në gjumë Qeverinë

7 Shkurt 2012, 12:02Rajoni TEMA

Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim te Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë ndaj këtij propozimi, i cili ka disa ditë që është prezantuar me detaje edhe në mediet kosovare.

I vetmi reagim është ai i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, i cili i pyetur nga gazeta “Zëri” për mundësinë e dhënies së një statusi special për veriun, ka thënë shkurt nëpërmjet një sms-je “çdo zgjidhje për veriun do të jetë brenda Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaari-t”.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përmes një plani katër pikësh, tenton krijimin e një entiteti të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjes.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe liderët opozitarë, ndërkaq, kanë kundërshtuar ashpër të gjitha propozimet që vijnë nga Beogradi, apo edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për mundësinë e statusit special për veriu e Kosovës. Sipas tyre, zgjidhja e çështjes së veriut duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit…/zeri

2 komente në “Tadiç vë në gjumë Qeverinë”

  1. Lulzim Mucaj says:

    Eshte dashur te mendohet kur shkuan ne vjen per te pir viski tani shtvon se kosova eshte bosnizu ne vjen po kekesat e fashizmit serb gjithmon rriten sa her qe tju japish at qe sju takon.

  2. Udheheqesit tan kan dal krejt prej binareve,serbia fashiste ka bere luftera,ka bere gjenocid ndaj popujeve te tjere,dhe ka komoditet akoma te kerkoj territore,kjo eshte qmenduri per njerez normal,per shekullin 21 si ka mundesi ti lejohet nje hapesir e till nje shteti qe i beri gjithe keto veprime,qe evropa po punon qe 60 vite per ti futur ne praktik keto parime qe serbia i shkeli gati 10 vite.vall kta politikaj tane nuk shofin as para hunde se qka ndodh,si nuk marrin guxim dhe te thon ky popull liridashes,ky popull qe 100 vite eshte terrorizuar eshte copetuar eshte sakatosur fal politikes europiane qe na copetoi vetum e vetum qete ngop orekset shoveniste me troje shqipetare,si skan guxim te thon se ate padrejtesi, qe ju i ndimuat serbeve maqedonaseve te bjerni ne vend sepese ato parime nuk mund me ti vendosni me keto qe ju akoma mendoni ti praktikoni tek shqipetaret.sepese keto parime qe don ti zbatoj europa jan parime demokratike,bashkimi kombetar eshte proces demokratik,sjell stabilitet ne ballkan perfundon orekset sllavo greke ndaj territoreve shqipetare,dhe shqipetaret e bshkuar do te hyn ne ate bashkesi europiane te barabart me popuj te tjere dhe vetum ateher mund te thuhet se europa e qfajesoi veten me gabimet qe beri ndaj shqipetareve,por nje pjes te fajit sot kan klasat tona politike ,qe nuk u intereson in teresi i popullit te vet por interesi personal. Njeri takohet me fazliqin tjeteri deshiron te takohet me tadiqin kur dihet se tadiqi nuk eshte me i mir se millosheviqi se pikerisht ky tadiq kerkon akoma troje shqipetare ,vetum tash me nje politik perfide te mashtrimit se najemi demokrat,por qellimi eshte i njejt.vall ju klasa poltike,kur do vetedijesoheni, sa ma par aq me mir,se koha mnuk punon pa nderprer per ne,se nje dit kur ti vie popllit litari ne fyt pasojat doti paguani dhe ju.te shpallin projektin dhe platformen per bashkim kombetar,dhe te punojn ne ket drejtim edhe me miqt nderkombetar,duke jau terheq vrejtejen se viti 1913 tek shqipetaret nuk ka perfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje