"Kthemani burrin në shtëpi"

4 Shkurt 2012, 13:40Rajoni TEMA

Administrata “Obama” është duke marrë parasysh lirimin për njerëzit të cilët – sipas ligjeve amerikane të imigracionit – kanë qenë të etiketuar gabimisht si “terroristë”.

Ky është rrëfimi i çekes Julie Hysenaj, i botuar në “Huffington Post”.

Arbeni është nga Kosova. Kur u martova me të, ai ishte duke aplikuar për azil në Shtetet e Bashkuara. Kur i thanë se duhet ta lë vendin, ne sapo kishim blerë një shtëpi. Jam shtetase amerikane, e avokati jonë na ka rekomanduar që Arbeni të largohet nga SHBA-të dhe të aplikoj për vizë emigrimi, gjë të cilën ai e bëri.

Kjo ka ndodhur katër vjet e gjysmë më parë.

Në intervistën e tij të fundit në ambasadën amerikane në Maqedoni, në nëntor 2010, Arbenit i thanë se viza e tij ishte refuzuar. Ambasada nuk ka dashur të shpjegojë pse. Njoftimi i mohimit i referohej “nenit 212 (a) (3) (B)”. Askush nga ne nuk e dinte se çfarë thoshte kjo. Kur bisedove me një avokat në New York, i cili kishte përfaqësuar shumë shqiptarë, atëherë e kam kuptuar problemin.

Departamenti i Shtetit thoshte se Arbeni ishte një terrorist, sepse për dy muaj, në verën e vitit 1998, kishte qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (KLA), apo UÇK si e quajnë atje. Unë isha e tronditur pse SHBA-të e trajtonin burrin tim si një terrorist. Shtetet e Bashkuara e mbështetën pavarësinë e Kosovës.

E kontaktuam ambasadën e Kosovës në Washington, dhe një përfaqësues më tha se kjo nuk ishte e mundur, sepse UÇK nuk është listuar si një organizatë terroriste. Nuk është. Por, kjo nuk ka rëndësi, sepse përkufizimi i një organizate të “papërcaktuar” terroriste në Aktin e Emigracionit dhe Kombësisë (INA) është aq i gjerë sa që kap qindra organizata, përfshirë UÇK-në të cilën SHBA nuk e konsideron “terroriste” në asnjë kontekst tjetër.

Arben i ishte bashkuar UÇK-në në një çështje të mbijetesës. Forcat serbe kanë sulmuar fshatrat e shqiptarëve të Kosovës. Arbeni dhe shumë të rinj u larguan në Shqipëri, ku kanë qëndruar deri në fund të luftës. Arbeni nuk kishte të bënte asgjë me UÇK-në pas kësaj. Ne e morëm një letër nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që e konfirmon këtë. Dosja policore dhe ushtarake e Arbenit është e pastër. Ne kemi dhënë prova për këtë te ambasada amerikane.

Arben i ka shpjeguar të gjitha faktet e gjendjes së tij – përfshirë anëtarësimin e tij në të kaluarën në UÇK – në aplikimin për imigracion. Ai ia tha të vërtetën autoriteteve të imigracionit, dhe ndjej se ai është duke u refuzuar për shkak të ndershmërisë së tij.

Arbeni nuk është kërcënim për askënd. Ai është një punëtor i vyeshëm, i ndershëm, i kujdesshëm, zbavitës, i besueshëm, person që i bindet ligjit, dhe unë e ndjej tmerrësisht mungesën e tij. Kam bërë tri punë për të mbuluar pagesat e kredisë dhe jam përpjekur që të kursej paksa që të mund ta vizitoj së paku një herë në vit. Por, situata ekonomike ka qenë aq e vështirë saqë nuk kam qenë në gjendje për ta parë për dy vjet e gjysmë. Unë jam e vendosur për ta mbajtur shtëpinë tonë, por është e vështirë nganjëherë të rri në shtëpi, sepse e shoh kudo atë.

Nuk di çfarë tjetër të bëj. E kam ndjekur aq shumë rastin e Arbenit sa që shpeshherë rojet e sigurisë në zyrën e emigracionit në Dallas e dinë emrin tim, e po ashtu edhe stafi konsullor në ambasadën amerikane në Maqedoni. U kam shkruar kryetarëve të të gjitha agjencive qeveritare të përfshira në rastin e tij, si dhe të dy senatorëve të mi.

Kur viza e Arbenit ishte mohuar, një anëtar i stafit në një zyrë më tha se mundësitë e mia të vetme jam që të shkurorëzohem me Arbenin dhe të shpërngulem në Kosovë. Nuk mendoj se duhet ta bëj asnjërën nga këto dy gjëra. Jam martuar me Arbenin për të mirë e për të keq. E marrë seriozisht këtë zotim, dhe dua ta bëj jetën time me të.

Jam qytetare amerikane. Familja ime dhe unë u zhvendosëm këtu si refugjatë nga Çekosllovakia, kur unë isha një vajzë e vogël. Jam rritur në Teksas. Prindërit e mi dhe vëllai janë këtu. Unë nuk flas shqip. Situata në fshatin Arbenit në Kosovë ende nuk është e mirë: shtëpia e tij ende ka vrima plumbash në tavan, dhe ka ende dhunë. Ai e ka një punë dhe një familje që e pret këtu.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare është duke e konsideruar një përjashtim që do të lejonte njerëzit si Arbeni për t’u marrë parasysh për vizë. Lutem që kjo të ndodhë, sa më shpejtë, në mënyrë që burri im të mund të vijë në shtëpi. /Telegrafi/

2 komente në ““Kthemani burrin në shtëpi””

  1. net says:

    Ehh moj moter e nderuar!!

    :((

    Kur don “elita” te bejn terrorist me dhune don apo nuk don ti, kan te drejte apo nuk kan te drejte ata, pyetet apo nuk pyetet burri yt.

    Zoti na ruajt moter nga keto sprova.

    Nuk eshte vetem burri yt qe vuan nga lojra “cunter-strike”.
    Ka me mijra qe te tjeret luajne me fatin e tyre.

    Por dije moj moter, nje dite te madhe, Dita E Gjykimit, do te marresh hak ndaj dhunuesve per dashurine qe ta kan marrur.
    Amin.

    Keta njerez moj moter jan njerez qe flasin ne emer te drejtave te njeriut ne emer te lirise dhe demokracise por jan vete dhunuesit dhe zullumqaret qe i shkelin keto te drejta ashtu sic thuhet ne Kuran:

    Surja Bekare:

    10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
    11. E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqesore)!”
    12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.

    Pra moter e dashur, ata vete SHKATERRUESIT, mu ashtu sic i etikon Zoti ne ajetin e 12.

  2. TONI_JON says:

    Shyqyr qe ne Shqiperi kemi Arvizune qe na i zgjidh hallet ………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje