Për interes më madhor, kemi një porosi nga Beogradi që të heqim dorë nga referendumi, ka deklaruar të enjten i ashtuquajturi kryebashkiak i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, bën të ditur korrespondenti i Kohës Ditore. Interesi më madhor në këtë rast është statusi special për veriun e Kosovës, njoftojnë burime, të cilat citojnë burimin nga Beogradi e që dëshirojnë të mbesin anonime.
“Kemi marrë një porosi nga një funksionar i lartë i qeverisë në Beograd që serbët e veriut të heqin dorë nga mbajtja e referendumit, sepse në vjeshtë të këtij viti na pret një vendim tjetër më i rëndësishëm. Kemi marrë një porosi që të heqim dorë nga referendumi dhe të mbledhim forcë për një gjë shumë më të rëndësishme, që do të mund të mbahet në shtator, kur do të vendoset për statusin special për veriun e Kosovës”, ka nënvizuar Pantiç. Oferta për status special në kuadër të Kosovës së pavarur mund të pasojë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ka thënë ai.
Nje milion Kreshnika nje milion Albina,
KORRUPSIONI NGORDH DHE LIRINE E KOMBIT FITOJME SOT!
VETEM ME VOTE NE REFERENDUM EUROPIAN,
PA DERDHUR ASNJE PIKE GJAK!
mire e ke ti po te duhet nje bekci i mire per votat se saliu dhe hashimi jane kusar te zgjuar!
Me sa duket, Serbet ngagale dhe me zgjuarsi, po i arrijne objektivat per interesat e tyre! Bravo ju qofte dhe hallall, se dine qe ta luajne. Kurse ne ketu, te na rrojne Albinat dhe Spahinjte bashke me dy milion gomeret.
mbasi qeverisemi nga analfabetiket ndodh edhe kjo ne lufte fituam ne paq me analfabetet po humbim
paradokse, shqiptaret bejne shantazhe per bashkime trojesh (cetem me fjale pa merite) duke terrorizuar ate pjese qe nuk eshte dakort, dhe harrojne faktin qe ne cdo sistem te historise njerezore, tokat fitohen vetem nepermjet luftes dhe jo “dhuratave, si ca nodhur me fashizmin dhe shembullim me klasik lufta italo greke”. dhe kjo per te vetmen arsyje “ne se nuk ke kellqe te besh shtet dhe te luftosh, atehere je i destinuar te falimentosh pa kushte”.