Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, me të cilën zotohet se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, në mënyrë që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë të përfundojë në fund të këtij viti.
Rezoluta është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur nga të gjitha subjektet, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Për miratimin e rezolutës kanë votuar 83 deputetë, 13 ishin kundër, kurse 1 abstenoi.
Teksti i harmonizuar i rezolutës është lexuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Rezoluta e lexuar nga deputeti Grabovci fton edhe Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë për të kompletuar zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe fillimin e ndryshimeve kushtetuese për bartjen e përgjegjësive nga Zyra Civile Ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës.
Rezoluta është mbështetur nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se me këtë vendim, Kuvendi po miraton përfundimin e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe fillimin e pavarësisë së plotë të Kosovës. /rel/
Si është e mundur për përfaqësuesit e një kombi të shtypur, të varen nga pakoja e një ministri me pasuri disa milionë nga Suedia?
Luani
nese e ke fjalen per presidentin Ahtisari,ne nuk varemi nga personi
Ahtisari,ai ishte perfaqsues i sekretarit te pergjitheshem te OKB propozimin e tij per statusin e Kosoves e perkrahen fuqite perendimore SHBA,BRITANIA E MADHE,FRANCA,GJERMANIA dhe ITALIA,keto shtete plus Rusia ishin anetare te grupit te kontaktit qe merrej me ish jugosllavin,Rusia ne fund kercnoi se do te perdor veton ne KS OKB .
Pakoja e Ahtisarit ne fakt eshte pako e fuive perendimore,ne takimin e Vjenes 24.01.2012 fuqite perendimore kan vendos qe ti japin fund pavaresis se mbikqyrur deri ne fund te 2012,me ket mbyllet ICO qe drejtohet nga PEETER FAITH i cili esht nje lloje princ VIDI i Kosoves.
Perfundimi i pavaresis se mbikqyrur eshte sukses per Kosoven dhe partneret nderkombetare,gjat kesaj periudhe qeveria e Kosoves asnjehere nuk eshte konfrontu me zyren e ICO e as ICO nuk eshte perzier vend e pa vend.