Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një interviste për “Kohën Ditore” është treguar autokritik për rolin që është duke luajtur opozita në Kuvend. Ka treguar arsyet e mosarritjes së unifikimit të zërit opozitar dhe për përgjegjësinë që mban opozita karshi mënyrës se si qeveriset sot Kosova. Është dukur i sigurt kur ka dhënë vlerësimin se qeveria do të mund të shkarkohej sikur opozita të jetë unike.
“Ne mundemi nesër ta rrëzojmë Qeverinë, në qoftë se bëhemi bashkë opozita, se kurrkush nuk i ka garantuar Hashim Thaçit që mund të mbetet, ose Qeveria e tanishme, kjo pozitë, deri në vjeshtën e 2013-s”, ka thënë Mustafa në këtë intervistë.
Por, sipas tij, aktualisht duhet përqendruar në procesin e reformës për zgjedhjet presidenciale dhe ato nacionale.
Mustafa ka thënë të mos ketë pretendime për të kandiduar për postin e presidentit, zgjedhja e të cilit, sipas tij, do të bëhej edhe në 2013-n nëse nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk garantohet pjesëmarrje e mjaftueshme e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ka folur edhe për zgjedhje nacionale. Nuk e ka përjashtuar mundësinë se në to do të mund të hyjë si koalicion parazgjedhor me AAK-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër. E, ajo për çka ka garantuar është se, kandidati i LDK-së do të bëhet kryeministër në rast se ky subjekt politik do të jetë në Qeveri.
Po shume mire ,rreohe qeverine
…… dhe bashke me Albinin krijoni nje qeveri te forte ku te kundershtohen ne menyre te vendosur te gjitha kekresat kriminale serbe
Kur qenka kaq i sigurte ky pse nuk e rezon nje qeveri te koruptuar dhe te degjeneruar, apo pret te beje dhe ca para akoma?
Po atehere pse nuk e rezoni qeverine e degjeneruar apo doni te beni dhe ca para?
Ky Mustafa me kujton nje deklarate te Ali Ahmetit te BDI-se qe thoshte se po te donim,me ate qe bene ne Blate maqedonasit, e kishim hedhur ne ere Maqedonine. Pas kaq vitesh Ali Ahmeti,ky antishqiptar i kallepit Esat Toptani, Sali Berisha, Ashim Thaci,u ka dhene palosllaveve maqedonas mundesine tu vene shkelmin ne fyt shqiptareve. Te njejten gje po ben Mustafa,duke i lene dore te lire Ashimit dhe asaj idiotes,Edites,ndaj shqipetareve te Kosoves,duke i dhene hapesire Tadicit dhe Stefanovicit te bejne c’te duan me Republiken e Kosoves.
Edhe sa vite mendoni ju, se LDK-ja do të paguhet nga jashtë për thithjen e të gjitha burimeve të kombit shqiptar nga krahina juaj?