Vetëvendosje: Thaçi nuk na ftoi në takimin me partitë

28 Janar 2012, 20:37Rajoni TEMA

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mohuar t’i ketë ftuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me të gjitha partitë politike, gjatë të cilit, kreu i ekzekutivit i njoftoi ato për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Thaçi nuk ka thënë të vërtetën kur është pyetur nga gazetarët nëse është ftuar Vetëvendosja. Arsyet për mosftesë në këtë takim, sipas tij, mbesin të panjohura për zyrtarët e Vetëvendosjes.

Ymeri ka shprehur bindjen se takimi kishte për qëllim nënshkrimin e një deklarate politike në mbështetje të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Në fakt, nga konkluzionet që vijnë nga ky takim, më mirë është edhe që nuk na ka ftuar. Aty u kërkua nga partitë dhe subjektet politike që të nënshkruhet një deklaratë, që do të ishte një mesazh gjoja konsensual nga politika kosovare, se ka mbetur edhe pak kohë për të përfunduar mbikëqyrja për pavarësinë dhe se partitë mbështesin përmbushjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit”, ka thënë Ymeri.

Në takimin e së premtes kishin marrë pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare.

Lidhur me mungesën e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, kryeministri kishte dhënë këtë deklaratë pas mbajtjes së takimit:

“Të gjithë kanë qenë të informuar për takimin, me përjashtim të tyre, të gjithë i janë përgjigjur ftesës”, kishte deklaruar Thaçi për mediat.

Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk dha ndonjë datë se kur mund të përfundojë faza e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës./rel/

2 komente në “Vetëvendosje: Thaçi nuk na ftoi në takimin me partitë”

  1. ALBAN DEGA says:

    KRYEMINISTRI I KOSOVES NA NDEROI ME MEOSFTESEN E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ky “Xhorxh Uashingtoni” i Kosoves,sic e pat quajtur Shkelzen Maliqi e bile edhe vete, Hashim Thaci po largohet perdite e me shume prej imazhit te nje politikani gjitheperfshires jo vetem ne kuadrin e Kosoves por bile edhe brenda partise se tij, PDK.
    Kane filluar ti duken deri edhe shoket e luftes qe me sakrificat e tyre e sollen deri aty ku ndodhet sot …. si miza ,si milingona ose bubrreca sic u thone ne Kosove !
    Me vjen keq qe nuk ka pare nje dokumentar shkencor te “Animal Planet” se si nje lukuni multimilioneshe milingosh iu versulen nje elefanti gjigand qe u shkeli ne fole . Brenda tre oresh nga ky gjigand nuk mbeten as kockat!
    Gjitheperfshirja e tij eshte kthyer ne perfshirjen ne poste kyce te gjithfare servili e myteberi pa asnje dallim vetem ne baze te servilizmit jo te meritave intelektuale, atdhetare, shkencore qytetare…
    Ky eshte fillimi i fundit te cdo politikani driteshkurter!
    Te lesh pa ftese partine me te re te Kosoves qe brenda tre muajve fushate arriti te rradhitet e treta ne votat e marra nga populli i Kosoves, eshte jo vetem driteshkurtesi por edhe frike per karriken e vet.
    Shume gabime po ben ky kryeministri i Kosoves! Gabime qe do te kushtojne shume e shume shpejt… Shume me shpejt se kujton ai . Deliri i madheshtise eshte semundja me e rrezikshme per cdo politikan. Pse!?
    Pas madheshtise vjen zbraztesia… Sapo te lekundet sadopak pema e pushtetit te tij, te paret qe do te marrin sepaten per te bere dru prej saj do te jene servilet qe ka grumbull rreth poltrones se tij. Si minjte ata jane te paret qe do te ndjejne futjen e ujit dhe fillimine mbytjes se anijes se pushtetit te Thacit.
    Ka nje kenge fantastike folku kosovar :
    Sa pata pula e qurana
    Pata miq edhe jarana
    Sa iken pulat quranat
    Iken miqte edhe jaranat… !
    Behet fjale per servile e jo miq. Behet fjale per jarana te karrikes e jo miq per koke, jo shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik !
    Ka filluar te kopjoje si teper Sali Berishen ky kryeministri i Kosoves ne te gjitha fushat. Nuk ka ku te gjeje model me te keq politik per te kopjuar!
    Ishalla nuk harron se eshte Kryeminister i Kosoevs dhe jo zevendes i Berishes! Ky do te ishte fundi i tij !
    Kete ia thoshte indirekte edhe deklarata e “Vetvendosjes”, qe e kam kritikuar disa here dhe do ta kritikoj prape po ta quaj te aresyeshme, sic po veproj edhe sot me Thacin qe e kam lavderuar aq shume here ne te kaluaren :
    Sidoqofte ata ia thane thelbin : “Në fakt, nga konkluzionet që vijnë nga ky takim, më mirë është edhe që nuk na ka ftuar”
    Me pak fjale ia than ate qe duhet t’ia thonin:
    – Kryeministri i Kosoves na nderoi me mosftesen e tij!

  2. mira says:

    Shprehje shume e bukur” Na nderoi me mosftesen e tij”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje