As Atifete Jahjaga, njëjtë si dy ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, nuk do të mund ta çojë deri në fund mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës.
Madje, ajo qysh tani ka filluar t’i numërojë ditët e qëndrimit të saj në krye të shtetit, për dallim nga dy paraardhësit që ishin “rrëzuar” nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin së shpejti, Jahjag mund të qëndrojë në krye të shtetit më së shumti edhe për gjashtë muaj pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.
Anëtarët e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës thonë se në këtë formë ata do të respektojnë marrëveshjen mbi bazën e së cilës është zgjedhur presidentja dhe e cila e përcakton se pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese brenda gjashtë muajve do të shpallen zgjedhjet.
Anëtarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, thotë se deputetët e angazhuar për amendamentimin e Kushtetutës nuk do t’ia shkurtojnë mandatin presidentes Jahjaga, por do ta përcaktojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të mbahen brenda gjashtë muajve… /Zeri
a kta te kosoves me sdine se cte bejne.vetem ne kosove u ndroka presidenti cdo 6 muaj.kosova eshte vend me i koruptuar se shqiperia,thaci eshte me mafios se saliu
Sa do i dali pensioni kesaj GAGARES
Ahtifete Jahjaga do të mbahet në mend në historinë shqiptare si vendimmarrëse që Kosova të mos quhet republikë, por krahinë, sepse kjo i ofendon qeveritarët nënshtrues të shqiptarëve nga Beogradi.
oh do iki jargaqja?
…..eshte seksi kjo jahihaga,…. presidente e ,,thyer,,.