Jeremiç: Fuqitë e mëdha po blejnë pavarësinë e Kosovës

26 Janar 2012, 18:21Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se po vazhdon të ushtrohet presion mbi shtetet afrikane, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, kombinimi i presionit, shantazhit dhe parave, kanë bërë që një numër i shteteve afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën, ta ndërrojnë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje.

Ai ka thënë për “Tanjug” se fuqitë e mëdha dhe para të mëdha janë investuar që Kosova të ndahet nga Serbia.

Jeremic është shprehur i kënaqur që nga 54 anëtaret e Unionit afrikan me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike, vetëm 16 e kanë njohur Kosovën, ndërsa 38 nuk e kanë bërë këtë. /telegrafi/

12 komente në “Jeremiç: Fuqitë e mëdha po blejnë pavarësinë e Kosovës”

  1. brace says:

    Skane ku te shkojne pa njojtur Republiken e Kosoves,miqete tane,pra fuqite e madhaja jane me te fuqishem se ju kriminelte serbe,miqte tuaj jane ruset qe edhe sote ata marrin me lista nji these me miell,kta jane miqte tuaj o te pa udhe,thirni mendjes me trojet tona ju zdo te keni me pune.Thyeni qafen ore magjupe te ndyre,ju falim edhe dhendrin tuaj.

  2. plaku says:

    A mund te me thote njeri se kur i ka Serbia zgjedhjet politike ?
    Bej kete pyetje se kohet e fundit shof se udhehqesit serbe po i bien shume brimes patriotike te fyellit. Kuptohet qe, eshte e drejta e tyre qe te luftojne me te gjitha menyrat qe te rizgjidhen. Pra qe te marrin vota edhe nga krahu nacjonalist serb. Ne fund te fundit ky eshte profesjoni i tyre dhe ne se duan te mbijetojne duhet te thone shume gjera qe nuk i besojne as vete vetem per konsum te pergjithshem populist. Jam i bindur se ky minister nuk eshe budalla se, treni i Republikes se Kosoves eshte nisur dhe nuk kthehet me prapa. Ne fund te fundit ky minister e din se nuk humbet asgje ne se ben pak bla bla dhe Bashkimi Europjan e kupton populismin e tij sepse ben pjese ne rregullat e lojes politike ne Europe.
    More mik, kanzelarja e Gjermanise Merkel ju tha kjarte gjate vizites se saj ne Beograd se rruga e Serbise per ne BE kalon nga Kosova. Njifni Kosoven dhe pastaj mund te pretendoni statusin per kandidat per ne BE.

    1. Zigur Qarri says:

      More mik, kanzelarja e Gjermanise Merkel ju tha kjarte gjate vizites se saj ne Beograd se rruga e Serbise per ne BE kalon nga Kosova.Plaku.

      Ky eshte paradoksi i popullit serb.
      Kerkonte te ishte lidershipi i Jugosllavise,e shkermoqi.
      U nda nga Mali zi qe eshte vendi me i lidhur historikisht me te.
      Humbi Kosoven,rasti i vetem ku nje krahine autonome shkeputet.
      Pastaj i vjen rradha Vojvodines dhe Sanxhakut.
      Pershendetje.

    2. vlora says:

      @Plako, gagagagaga do ti kete Serbija zgjedhjet noshta kur i thua ti, at besohet kjo? se zgjedhjet e tyne jan formule e nji dekade funkcion i zhdervjelle, koklavitje, dhe rremuje
      Se vdiqa tue qesh kur e lexova reshtin e pare te komentit

  3. easter.island says:

    A te ka marre malli per ndonje gojore?

  4. Zigur Qarri says:

    Nese mjeti e justifikon qellimin,perse jo.
    Pastaj,Serbia e rrenuar ekonomikisht nuk eshte me ne gjendje ta subvencjonoi Kosoven ne asnje drejtim.
    Kosova jeton ne memorien e brezit te vjeter serb se brezat e rinj do pyesin,perse duhet te paguajm ne per diçka tashme te humbur.
    Pokeri politik serb per te perfituar nga KE me çeshtjen e Kosoves pesoi fjasko.Vuk Jeremic u formua si intelektual nga kundershtaret e sotem te Serbise,prandaj e kupton se si kundershtare i tyre do jete sigurt i humbur.Perendimoret ate qe kan vendosur do ta arrijne me çdo çmim.Sepse i kan te gjitha mjetet.

  5. Luani says:

    Një shtet i vogël nga Ballkani po jep hua ushtarë kriminelë për të vrarë popullin e qeverive gjakpirëse në Afrikë. Natyrisht se qeveria atje është kundër pavarësisë së një kombi të shtypur nga serbët.

    Serbia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me këto shtete vrasëse, sepse njëra tjetrën e plotësojnë me qëllimin e tyre.

  6. plaku says:

    kosova,
    Faleminderit. Edhe une te uroj ty gjithe te mirat dhe pershendetje.

  7. bujar hoti says:

    Serbia nuk e ka ‘humb’ KOSOVEN ,sepse kurre nuk e ka pase ‘PRONE’ te saj.Serbia e ka administruar politikisht per ma se 70 vjet,qe nuk jane shume per lashtesine e kombit tone.. Serbia e di shume mire se kujt i peket ne menyre natyrale Kosova,por po mundohet ta vonojne sa me shume procesin..Sa do te ja arrijne???? Nuk e di ..POR shqiptaret duhetb te punojne ma shume……

    1. ABC says:

      Rrofte populli i kosoves! Nese kosova eshte ajo qe eshte sot.kjo eshte merite vetem e popullit te kosoves dhe e askujt tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje