Kryeministri i mban të fshehta vendimet e tij

25 Janar 2012, 13:14Rajoni TEMA

Asnjë vendim i kryeministrit Hashim Thaçi nuk është publikuar gjatë gjithë mandatit qeverisës. As qasje nuk lejon në to.

Në uebfaqen e Qeverisë publikohen vetëm vendimet e marra në mbledhjet e rregullta javore. Aty janë kopjet edhe të ligjeve në fuqi, si dhe të akteve nënligjore dhe të dokumenteve strategjike. Ka edhe disa udhëzues.

Po kështu, është vënë së fundi edhe regjistri i akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria dhe nga ministrat. Por, edhe këtu mungojnë titujt e vendimeve të kryeministrit.

Bazuar në Rregullore për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, kryeministri merr vendime përtej atyre që i firmos në emër të Qeverisë. Në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, kryeministri, mund “të nxjerrë vendime, urdhra, rregullore dhe lidh marrëveshje mirëkuptimi/bashkëpunimi”.

Midis të tjera vendimeve, janë edhe ato për emërimin e zëvendësministrave. Në asnjë nga to nuk i është lejuar qasje publikut në linjë zyrtare. Madje, as kryeministri Thaçi nuk ka treguar deri tash numrin e zëvendësministrave që ka emëruar, pavarësisht se disa herë është përballur me pyetje që kërkonin këtë numër. Kjo, ngaqë në mandatin e ri ka rritur numrin e zëvendësministrave, i cili për dikastere të veçanta qeveritare ka shkuar deri në tre. KD

1 komente në “Kryeministri i mban të fshehta vendimet e tij”

  1. vlora says:

    Trokit nji Therre e lige ne nji dere te shtepise, dhe dera cilet,…
    Po me le mrena zotri se jam i lig…
    pronari i shpise e shikon Therren dhe mendon dhe i fole vetevetes, pernjime te’k osht i lig, i thot ky vetevetes, po ta la per nji kohe te shkurt sa te mere veten, prap e keshillon ky veteveten, po edhe une dali i mencem dhe xhumer dhe dot kem respekt nga te tjeret, i thot ky prap vetevetes, me lavdrojn kojshite dhe me marin lakmi, i fole ky prap vetevetes,…
    Po mire Therre je valla i lig, dhe une jam njeri fisnik, hi dhe rri qaty ne at qoshe deris sa ta marish veten …i thot ky Therres
    Therra hin dhe rrin ne nji qoshe te dhomes me nji kujdes te perditshme xhumere te pronarit te shpise… Aaa e bona nji pune zemerbardhe e perkujton ky veteveten…
    Therra u pertri dhe u zgjanua, ja zyni frymen pronarit te shpise, dhe ky mole me fole me Therren…
    bo bo booooo more Therre po ti u bocite dhe u zgjanove, ma zune frymen, vallaj eshte koha qe ti te kthehesh ne vendin tot se sje i lig ma, je shume mire… i thot ky Therres
    Po cka thua o njeri?, po une e kom shume mire k’tu, i leshova rrenjet dhe lulzova k’tu, k’tu eshte vatani im, z’do dal kurr.. i pergjigjet Therra
    Jo more Therre se ky eshte veni e shpija ime … s’ke ti ven k’tu.. mundohet ky me bind Theren…
    Vallaj sje tue kuptua ti hic, por une po te thom shume thjeshte e shkurt, une e kom shume mire k’tu ne venin tim, po nuk te pelqen ty atehere ti ik… i pergjigjet prap Therra
    Po si more k’shtu ? nise me fole me veteveten prap ky, prit te dal te kojshit te shoh se cka pom thojn ata per kete problem, e keshillon ky veteveten…
    Oj kojshi bre, po qysh je si pot shkon puna, fol ky me kojshin nga gazepi…
    nom nom, po ti qysh je si i ki senet. s’te kom pa ne obor per nji kohe te gjat valla u bo ma shume se nji mot… i pergjegjet kojshija….
    Po mire jom more burr por e kom nji hall te madh, i thot ky kojshishe….
    S’je mire me shendet aa ? e gvete kojshija….
    Jo jo shyqyr jom mire por me ka hi nji Therre ne shpi dhe spo don me dal, spo don me shkua prej ku ka ardh, ma ka zan frymen, problem i madh si t’ja boj?…i drejtohet ky kojshis…
    Po po e pash, qe sa kohe qe far buçe hardhije ka mare oborin tot…i thot kojshia ktij…
    Aiii mos gvet ka mar turr si vreshter z’di si t’ja boj…i thot ky kojshise…
    Po valla ti ke kujdes mos po vreshton ma larg ajo Therre prej oborit tot, se dot kesh edhe nji problem ma te madh me kojshi…i thot ktina kojshija….
    Mos more burr mos ma thauj k’shtu se jom ne hall…i thot ky kojshish…
    Kete hall qe ke ti tash, eshte mire ti thrasim keshilltart tu te zgjedhim kete problem tot, me kend ke fole?.. e pyet kojshija…
    Paj nuk kom fole me kurkon perpos me veteveten dhe as se ka dite kush perpos vetvetja ime…pergjegjet ky…
    ke fole vec me veteveten ti ?… e gvete prap kojshia…
    Po, vec me veteveten… i thot ky kojshis…
    Po a e more vesh ti kur fole me veteveten sa veshtire eshte mu marr vesh me budallen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje